Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 6
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Frika nga vota e emigrantëve: Qeveria Rama fut 2 javë karantinë për emigrantët nga Greqia

    Karantina 5 ditë para zgjedhjeve, emigrantët: Po na mohohet e drejta e votës

    Emri:  asd-5.jpg

Shikime: 235

Madhësia:  26.5 KB

    Komiteti Teknik i Ekspertëve vendosi dje që të gjithë udhëtarët që do të vijnë në vend nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut do duhet të karantinohen për dy javë. Por ky lajm duket se i ka zënë të papërgatitur emigrantët, të cilët informacionin e kanë marrë me të mbërritur në pikat kufitare

    Raportohet se emigrantët që janë futur përmes pikës së Kapshticës nuk kanë qenë në dijeni për vendosjen e karantinës. Ata janë shprehur se nuk janë dakord me vendosjen e kufizimit pasi kanë ardhur për të festuar Pashkët, dhe thonë se janë privuar nga e drejta për të votuar.

    “Përderisa erdha do votoja. Shqipëria e ka kaluar më mirë se greku, dhe kjo na erdhi e çuditshme. Ka diçka këtu, po megjithatë kjo është kot, ne populli jemi kot,” u shpreh një qytetare.

    “Ka një kleçkë këtu, të rrojnë të fuqishmit ne të vdesim,” u shpreh një tjetër. Të njëjtën situatë raporton Orgest Sako nga pika kufitare e Kakavijës. Edhe këta emigrantë, lajmin e kanë marrë pasi kanë mbërritur në kufi ndërsa thonë se kanë ardhur për Pashkë dhe për të votuar.

    MAPO

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Frika nga vota e emigrantëve: Qeveria Rama fut 2 javë karantinë për emigrantët nga Greqia

    Një javë pas votimeve, qeveria heq karantinën për qytetarët që vijnë nga Greqia

    Afro një javë para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, Komiteti Teknik i Ekspertëve mori vendimin për vendosjen e karantinës dy javore ndaj të gjithë emigrantëve që hynin në territorin e Shqipërisë nga shteti i Greqisë apo Maqedonisë së Veriut.

    Ky kufizim, i apeluar edhe në Gjykatën Administrative nga Lëvizja Socialiste për Integrim, që nga mesnata e 3 majit do të hiqet. Kështu, të gjithë emigrantët e Greqisë dhe RMV-së do të munden të hyjnë dhe të qëndrojnë pa pengesë në vendin tonë.

    Në kohën e vendosjes së karantinës, Komiteti Teknik i Ekspertëve e arsyetoi kufizimin si një masë parandaluese ndaj shtimit të rasteve të reja me Covid-19 në vendin tonë.

    Megjithatë, nëse do të shohim rastet e reja të raportuara nga këto dy vende fqinje nuk tregohet një rënie në kurbën epidemiologjike.

    Përkundrazi, para një dite Greqia ka shënuar 1,389 raste të reja, ndërsa Maqedonia e Veriut 104 raste ditore.

    Syri

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,488

    Për: Frika nga vota e emigrantëve: Qeveria Rama fut 2 javë karantinë për emigrantët nga Greqia

    Kjo puna qe u ndaluar emigrantet nga Greqia qe skandal,por nuk kuptohet se perse opozita nuk kundershtoi !

    Po ashtu opozita prap nuk donte voten e emigranteve apo te shqiptareve qe banojne jashte vendit,gje qe vetem mendjet e semura te PD mundet ta kuptojne dhe ta shpegojne. Vertet mbase emigrantet nuk do votonin per PD (pra PD do kishte perqindje me te ulet),por e sigurte ishte qe as PS nuk do kishte maxhorancen. Me shume propabilitet do kishim deputet edhe nga partite e vogla.

  4. #4
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,453
    Postimet në Bllog
    1

    Për: Frika nga vota e emigrantëve: Qeveria Rama fut 2 javë karantinë për emigrantët nga Greqia

    Partia Socialiste i shtrin doren e bashkepunimit Pd-se, per distancimin nga krimi dhe njohjen e rezultatit te zgjedhjeve, megjithese nuk ka shenja reagimi pozitiv nga opozita.

    https://www.balkanweb.com/distancohu...r-bashkepunim/
    Ndryshuar për herë të fundit nga ilia spiro : 04-05-2021 më 06:59
    Duaje te afermin tend si veten

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Frika nga vota e emigrantëve: Qeveria Rama fut 2 javë karantinë për emigrantët nga Greqia

    Citim Postuar më parë nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    Kjo puna qe u ndaluar emigrantet nga Greqia qe skandal,por nuk kuptohet se perse opozita nuk kundershtoi !

    Po ashtu opozita prap nuk donte voten e emigranteve apo te shqiptareve qe banojne jashte vendit,gje qe vetem mendjet e semura te PD mundet ta kuptojne dhe ta shpegojne. Vertet mbase emigrantet nuk do votonin per PD (pra PD do kishte perqindje me te ulet),por e sigurte ishte qe as PS nuk do kishte maxhorancen. Me shume propabilitet do kishim deputet edhe nga partite e vogla.
    Ke shume te drejte per ate qe thua qe opozita duhet ta kish ngritur ne qiell kete problem. Votat e emigracionit, jane votat e opozites. Dhe po te kishin lexuar forumin shqiptar, do te kishin kuptuar qe si lojrat e kopilit Rama me aeroportin edhe me kufijte, ishin per te mbajtur emigrantet jashte votimeve.

    Jo vetem qe opozita duhet te ngreje zerin per perfshirjen e votes se emigranteve ne zgjedhje, por ne Kuvendin e ardhshem, ligji i pare qe opozita duhet te shpier ne Kuvend eshte ligji per mundesimin e votes se emigranteve ne mbare boten. Emigrantet shqiptare jane garantet e demokracise ne ate vend. Emigrantet nuk e shesin voten e tyre per 50 euro apo nje leje legalizimi.

    Opozita ta shpier kete ligj ne parlament, e le ta shohin shqiptaret dhe mbare emigrantet shqiptare ne bote, nese Rama dhe socialistet jane pro apo kunder votes se emigranteve shqiptare. Parate tona i duan qe tu shkojne ne ekonomine shqiptare, por voten tone nuk e duan ne politiken shqiptare.

    Fatkeqesia e Shqiperise eshte se truri dhe njerezit e ndershem jane te paret qe e kane braktisur ate vend si emigrante, dhe ata qe kane mbetur ne Shqiperi jane fukarenjte dhe maskarenjte.

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 05-05-2021 më 00:17

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,488

    Për: Frika nga vota e emigrantëve: Qeveria Rama fut 2 javë karantinë për emigrantët nga Greqia

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Ke shume te drejte per ate qe thua qe opozita duhet ta kish ngritur ne qiell kete problem. Votat e emigracionit, jane votat e opozites. Dhe po te kishin lexuar forumin shqiptar, do te kishin kuptuar qe si lojrat e kopilit Rama me aeroportin edhe me kufijte, ishin per te mbajtur emigrantet jashte votimeve.

    Jo vetem qe opozita duhet te ngreje zerin per perfshirjen e votes se emigranteve ne zgjedhje, por ne Kuvendin e ardhshem, ligji i pare qe opozita duhet te shpier ne Kuvend eshte ligji per mundesimin e votes se emigranteve ne mbare boten. Emigrantet shqiptare jane garantet e demokracise ne ate vend. Emigrantet nuk e shesin voten e tyre per 50 euro apo nje leje legalizimi.

    Opozita ta shpier kete ligj ne parlament, e le ta shohin shqiptaret dhe mbare emigrantet shqiptare ne bote, nese Rama dhe socialistet jane pro apo kunder votes se emigranteve shqiptare. Parate tona i duan qe tu shkojne ne ekonomine shqiptare, por voten tone nuk e duan ne politiken shqiptare.

    Fatkeqesia e Shqiperise eshte se truri dhe njerezit e ndershem jane te paret qe e kane braktisur ate vend si emigrante, dhe ata qe kane mbetur ne Shqiperi jane fukarenjte dhe maskarenjte.

    Albo
    Po deshe e vejm me bast Albo, qe edhe kete legjislature opozita (po te jete Basha kryetar eshte e sigurte)nuk ka per ta vendosur voten e emigranteve as edhe si diskutim . Edhe PS nuk e do voten e emigranteve por te pakten nuk tregon friken nga kjo vote qe ka PD. Rama do kishte nje trysni tjeter po te kishte nje opozite qe i kerkonte voten e emigranteve dhe listat e hapura,sepse e dinte qe po u hap vota dhe shtohet numuri i votueve "te jashtem" nuk do kishte maxhorancen... Fati i Rames,kam vite qe e them,eshte kjo PD e sotme qe ja ka bere fitoret shume e me shume te lehta.
    (Me fjaline e fundit qe ke shkruar jam plotesisht dakort.)

Tema të Ngjashme

  1. Frika nga votat e emigrantëve: Qeveria Rama pezullon fluturimet në Rinas
    Nga Neteorm në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 14-04-2021, 15:25
  2. Gjermania si dikur Greqia, sot nis “Fshesa” ndaj emigrantëve shqiptarë
    Nga Wrangler në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 02-08-2015, 16:21
  3. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-10-2014, 17:13
  4. Qeveria urdhër: Drita 24 orë, 1 javë para zgjedhjeve
    Nga brooklyn në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 15-02-2007, 18:35
  5. Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 11-10-2003, 23:49

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •