Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Përgjimi: Rama gënjen shqiptarët për legalizimet, do t'iu shkatërrojë shtëpitë pas zgjedhjeve

    Gazetari investigativ publikon përgjimin/ Drejtori i Kadastrës jep ‘direktivat’: Po i the 100 mijë vetëve s’të legalizohet u bënë ‘mish për top’ për palën tjetër, t’i mbajmë varur


    Emri:  Artan-Lame.jpg

Shikime: 200

Madhësia:  24.8 KB



    TIRANË
    Një audiopërgjim i drejtorit të Kadastrës, Artan Lame është publikuar nga gazetari investigativ Artan Hoxha ku dëgjohet të japë direktiva të qarta, gjatë kësaj fushate elektorale ndërsa flet për çështjen e legalizimeve.

    Në audio përgjimin, të cilin gazetari Hoxha e ka publikuar në facebook, Lame thotë se nga 170 mijë dosje legalizimesh, vetëm 60 mijë bëhen, kurse për mbi 100 mijë të tjerë situata duhet mbajtur varur.

    Sipas tij, qytetarëve që kanë 100 mijë dosjet e legalizime nuk u duhet thënë se do skualifikohen apo nuk u bëhet legalizimi pasi kthehen më pas me palën tjetër, prandaj duhet të mbahen varur.

    Audio e zbardhur:

    ‘’Është bërë një takim tek kryeministri para rreth nji muaji për procesin e legalizimeve në vijim.

    Në këto 320 mijë, ëëë objekte që, që kanë bërë vetëdeklarim pra që janë fizikisht dosje reale, janë mbyllur rreth 150 që do të thotë kanë mbetur 170 tjera, në këto 170 të tjera vetëm rreth 60, se sapo diskutonim që parë që kjo 60 mijëshe për sa kohë i mbyllim, vetëm rreth 60 mijë bëhen.

    Të tjerat janë të pabëshme ose që nuk duhen bërë se janë kriminale që do të thotë që në këtë moment na dalin rreth 100 mijë leje, 100 mijë objekte të cilët ne me vetëdije do vazhdojmë ti mbajmë se janë njerëz po i the që nuk të bëhet ja hodhe palës tjetër, u bënë mish për top për palën tjetër, pra do vazhdojnë të trajtohen, do shikohet, do ta trajtojm, do ta diskutojm, do ta rishohim, atë, kur të rishihet legjislacioni.

    I hodhe në krahun tjetër dhe me një herë në qoftë se legalizimet nuk u përdoren nga PD-ja nuk u zunë në gojë këto katër vjet, nuk u zunë pikërisht se e konsideruan betejë të humbur, kudo që do ta përmendnin menjëherë ne do ti thonim njerëzve që po këta se bënë ndërsa këta e bënë, dhe zgjodhën këtë mënyrë heshtën fare, në momentin që ti shkon iu gërmon vetë tani edhe iu thua 100 mijë unë do i skualifikoj se nuk ju legalizohen këta i ktheve në mall për palën tjetër, atëherë u ra ndakort në këtë takim që llogjika është që ne do vazhdojmë ta mbajmë situatën varur për këtë pjesë, pra do vazhdojm të bëjmë këtë 60 mijëshe dhe do vazhdojmë ta mbajmë situatën varur duke sepse mund të ketë ndryshime nesër ligjore, sepse do ta rishohim dhe njëherë e keshtu me rradhë, por kjo bën, ka bërë, bën dhe do bëjë që shumë nga këta do të thonë më erdhën një herë më erdhën dy herë pse sma bëni, më kan ardhur në shtëpi, prapa kësaj të jeni të bindur që në shumicën në shumë raste qëndron kjo arsyeja pra që neve nuk duam ti themi ëë që shtpija jote nuk legalizohet dhe ti do prishesh.

    Millosheviçi ti thoj që ta legalizoj unë ai bëhet me Millosheviçin, në rregull, se ka shtëpinë, të jeni të qartë, kjo nuk përjashton faktin që ne po përgatisim nja 40 mijë objekte me bashkitë, kryesisht me Bashkinë e Tiranës të cilat do ti nxjerrim për skualifikim masiv. Edhe unë po të isha kandidat, do iu thoja që ditën e parë pas zgjedhjeve do ju bëhen të gjithë legalizimit. Edhe iku ai, pra çfarë i intereson atij politika, ai do të shpëtojë shtëpinë.”– tha Lame.

    Balkanweb

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Përgjimi: Rama gënjen shqiptarët për legalizimet, do t'iu shkatërrojë shtëpitë pas zgjedhjeve

    Përgjimi i Artan Lames, Meta: Tronditës, drejtësia të nisë hetimet, policia mos fshehë provat. Mos e detyroni popullin të arrestojë të paudhët!

    Presidenti Ilir Meta reagon pas publikimit të përgjimeve nga gazetari investigatv, Artan Hoxha, për drejtorin e Kadastrës, Artan Lame, ku mes të tjerash në audio dëgjohet të thotë se “nga 170 mijë dosje legalizimesh, vetëm 60 mijë bëhen, kurse për mbi 100 mijë të tjerë situata duhet mbajtur varur”.

    Meta e cilëson tronditës audio-përgjimin e Lames, që sipas tij, provon se për “Rilindjen” shqiptarët janë “mish për top”, ndërsa i bën thirrje drejtësisë “të zgjohet dhe të nisë menjëherë hetimet për këtë skandal të rëndë”.

    Reagimi i Metës:

    Një audio-përgjim tronditës, që provon se për “Rilindjen” shqiptarët janë “mish për top”, ndërsa zyrat e shtetit, që paguhen me taksat tona, janë kthyer në strofulla të fuksave, banditëve, të korruptuarve, shkelësve të ligjit dhe “taksidarëve” të biznesit kriminal të votës.
    Pres nga Drejtësia të zgjohet dhe të nisë menjëherë hetimet për këtë skandal të rëndë, që meriton ndëshkim.
    I bëj thirrje Policisë së Shtetit, të bëjë kujdes dhe të ndalë përpjekjet për manipulimin e provave të flagrancës të krimit zgjedhor.
    Mos e detyroni popullin të arrestojë të paudhët!

    Emri:  Screen Shot 2021-04-20 at 10.04.30 AM.jpg

Shikime: 295

Madhësia:  53.4 KB

    Balkanweb

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Përgjimi: Rama gënjen shqiptarët për legalizimet, do t'iu shkatërrojë shtëpitë pas zgjedhjeve

    MEGA SKANDALI/ Dash Shehi-Ramës: Legalizimet falas të sollën në pushtet, legalizimet do të largojnë o mashtrues

    Nga Dashamir Shehi

    Premtimi për legalizime falas në fund të fushatës të solli një bum votash në vitin 2013, çka solli dhe rrotacionin.

    Legalizimet falas rezultuan mashtrimi më i madh në tetë vite, ashtu siç ishin premtimet për shëndetësi falas, për arsim falas dhe për rritje ekonomike.

    Skandali i fundit ku kreu i Kadastrës Artan Lame, flet ne emër të kryeministrit se si ti mashtrojnë qytetarët për legalizimin i vë vulën shkërmoqjes shtetit, i vë vilën paturpësinë dhe hajnisë së këtij shteti që për tetë vite talli dhe rrënoi shqiptarët.

    Me 25 prill shqiptarët nuk do t’ja falin poshtërimin Edi Ramës dhe shpurës së tij. Shqiptari gjithë jetën punon për një pronë, vlera e së cilës ka rënë nga paratë e krimit të injektuara në ndërtim.

    Për të legalizuar këtë pronë të ndërtuar me djersë shqiptarit i duhet të poshtërohet nga shteti, nga Lame nga Rama dhe sekserët e tyre. Fytyra e vërtetë e kësaj qeverie janë ato fjalë të Artan Lames dhe jo video me mesazhe në Facebook të Ramës e kukullave të tij.

    Me 25 prill votojmë së bashku për t’ju rikthyer dinjitetin. Paturpësia dhe rrënimi i shtetit kanë emër, ai është Edi Rama!

    Syri

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Përgjimi: Rama gënjen shqiptarët për legalizimet, do t'iu shkatërrojë shtëpitë pas zgjedhjeve

    “Akt kriminal”-Basha komenton audion e Lames: Me porosi të Ramës! Qëllimi t’u marrë votën e t’ua prish shtëpitë pas zgjedhjeve

    Kreu i PD Lulzim Basha e konsideroi një akt kriminal audion e Kreut të Kadastrës, Artan Lame, i cili në një takim me vartësit e tij i kërkon atyre që të mbajnë me shpresë pronarët e 100 mijë ndërtimeve pa leje.

    Duke folur nga Kamza kryedemokrati tha se premtohen legalizime kur në fakt qëllimi është marrja e votës dhe prishja e shtëpive pas zgjedhjeve.

    “Skandal pas skandali. E dëgjuar se si drejtori i përgjithshëm i Kadastrës me porosi të Edi Ramës, pranon, në fakt udhëzon që të shkojnë derë më derë e t’u thonë familjeve që do t’ua bëjmë legalizimet pasi të na jepni votën, por në fakt ne nuk do t’ua bëjmë por s’mund t’ua themi tani.

    Ky është një akt kriminal sepse çdo shtëpi, nga ato qindra mijëra që ai do të prishë pas 25 prillit është sakrifica e jetës, sakrifica e familjes, sakrifica e bijve dhe bijave tuaja në emigracion. Premton legalizim kur në fakt qëllimi është që t’ua prish pas zgjedhjeve pa dëmshpërblim vetëm që t’u marrë votën me mashtrim.

    Ky është Edi Rama i vërtetë. Ky është Edi Rama i këtyre 8 viteve që vetëm pak metra më tej firmosi legalizimet falas. Ky është njeriu që kërkon edhe 4 vite të tjera. Le ta marrë përgjigjen nga Kamza, nga Paskuqani, nga Zall Herri dhe gjithë Shqipëria. Në 25 prill ne do ta largojmë duke votuar numrin 9”, tha Basha.

    Panorama

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Përgjimi: Rama gënjen shqiptarët për legalizimet, do t'iu shkatërrojë shtëpitë pas zgjedhjeve

    Emri:  cc22cbe7-3faf-421c-92e5-13af0dc01ec3.jpg

Shikime: 259

Madhësia:  57.8 KB

    mapo

Tema të Ngjashme

  1. Përgjimi i Babales/ Si po çmontohen alibitë e çiftit Rama – Xhafaj
    Nga Duke_Of_Arberia në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 03-10-2018, 17:41
  2. Ku gënjen Rama për skenarin rus në Tiranë
    Nga Duke_Of_Arberia në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 13-03-2018, 15:16
  3. Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 10-11-2015, 12:18
  4. Bruksel: Shqiptarët e presin me protesta Ramën, "Na prishi shtëpitë!"
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 22-02-2015, 01:40
  5. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 13-10-2014, 13:07

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •