Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Sulm me thikë në një xhami në Tiranë, 5 të plagosur, ja kush është autori

    Rreth orës 14:30, në Rrugën e Kavajës, një shtetas është futur në ambientet e një kulti fetar (xhami) dhe në rrethana ende të paqarta ka plagosur me mjet prerës 5 shtetas.

    Falë reagimit profesional dhe të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë është bërë i mundur neutralizimi dhe prangosja e autorit të dyshuar, shtetasi Rudolf Nikolli 34 vjeç, nga Burreli, i cili po shoqërohet në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

    Ndërkohë, shërbimet e Policisë iu kanë dhënë ndihmën e parë shtetasve të lënduar, të cilët janë transportuar në spital, për ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

    Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.

    Emri:  auto_uuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuu1618838973.jpg

Shikime: 122

Madhësia:  24.2 KB

    (Kosova Sot Online)

  2. #2
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Plagosja e qytetarëve në xhami/ Çështja i kalon për hetim antiterrorit

    Emri:  aaa-5.jpg

Shikime: 133

Madhësia:  36.8 KB

    34-vjeçari, Rudolf Nikolli, nga Burreli hyri dje në xhaminë “Dine Hoxha” në rrugën e Kavajës dhe qëlloi me thikë 6 besimtarë.

    Ngjarja e rëndë ka ndodhur pikërisht gjatë aktit të lutjes dhe pasi doli nga xhamia, autori tentoi të godiste edhe njerëzit në rrugë, por më pas u neutralizua nga qytetarët.

    Burime për gazetarin e Top Channel, Andi Bora, bëjnë me dije se ky rast i rëndë do të hetohet tashmë nga Drejtoria e antiterrorit, sepse kualifikohet për veprën penale më të rëndë. Megjithatë, rasti mund të ndryshojë rrugës në varësi të hetimeve. Deri tani nuk ka arsye për ta konsideruar këtë akt, një sulm terrorist.

    Nga 6 të plagosurit, njëri prej tyre është i dëmtuari më rëndë, pasi mori goditje në pjesën e mesit. Pesë të tjerë, të identifikuar si Donald Koçi, Mariglen Konja, Kleon Jaupaj, Anri Tola, Saba Peposhi ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

    Top Channel

Tema të Ngjashme

  1. 6 të vrarë, 8 të plagosur në një xhami në Quebec
    Nga Neteorm në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 30-01-2017, 15:55
  2. Sulm terrorist ne Amerike, 14 te vdekur dhe 21 te plagosur
    Nga Qyfyre në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 10-12-2015, 02:59
  3. Kryhet sulm vetevrases ne xhami ne Damask, Siri
    Nga mesia4ever në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 24-03-2013, 07:09
  4. Do të ndërtohet xhami e re në Tiranë
    Nga Renea në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 22-12-2010, 07:51
  5. Rama: Do të ndërtojmë një xhami të re në Tiranë
    Nga Disa në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 46
    Postimi i Fundit: 18-11-2010, 16:14

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •