Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,641

    Si u zhdukën shqiptarët e Kosturit në Greqi? - Gjurmë Shqiptare

    Si u zhdukën shqiptarët e Kosturit në Greqi? - Gjurmë Shqiptare
    Apr 17, 2021


    Dikur Kosturi dhe fshatrat e tij jetoheshin masivisht nga shqiptarët...Por gjërat ndryshuan pas vitit 1913 më parë dhe 1923 më pas.... Një marrveshje shkembimi popullesie mes Turqise e Greqise, i konsideroi shqiptaret myslimane te ketyre aneve, si turq… Kjo donte te thoshte se ata duhet te zhvendoseshin ne Turqi, ndersa ne kembim te tyre, ketu do te vinin banore greke....Si u boshatis qyteti i Kosturit, por edhe fshatrat nga shqiptaret ? Ku shkuan te larguarit dhe perse kjo histori ka mbetur gjithmone ne hije ?

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,641

    Për: Si u zhdukën shqiptarët e Kosturit në Greqi? - Gjurmë Shqiptare

    linku.https://www.forumishqiptar.com/threa...rit-Multietnik

    DËSHMI HISTORIKE PËR SHQIPTARËT E KOSTURIT MULTIETNIK

    Arben LLALLA

    Qyteti i Kosturit ndodhet afër kufirit greko-shqiptar, në jug-lindje të Shqipërisë. Ky qytet shtrihet buzë liqenit me të njëjti emër. Në këtë liqen derdhen lumenj të vegjël nëntokësor dhe mbi tokë. Klima e zonës është me dimër të ashpër dhe verë të freskët.
    Sipas të dhënave qyteti është themeluar nga Perandori Justiniani në mes të shek.VI, me emrin Justinianopoli.
    Me pushtimin e Ballkanit nga sllavët u ndryshuan edhe shumë emra të qyteteve, fshatrave, maleve etj., duke i riemëruar me emra sllavë.
    Justinianopoli në shek. VIII quhet me emrin Kostur, fjalë sllave. Ndërsa disa shekuj më vonë diku në shek, XI historianët Bizantin e shënojnë qytetin dhe liqenin me emrin Kastorias. Për emrin Kastorias ka shumë teori rreth prejardhjes së fjalës. Disa studiues thonë që kjo fjalë lidhet me fjalën latine Castra (kështjellë) që në greqisht pëson përshtatje në Kastro. Një teori tjetër që duket edhe për e kapshme është se fjala Kastorias rrjedh nga fjala greke Kastor duke patur parasysh që ndër shekujt në këtë qytet gjenden punishte të përpunimit të leshit, kastorëve, gunave të ndryshme që shiten nëpër vendet e ndryshme të botës.
    Kosturi dhe fshatrat e tjera përreth tij për shumë vite kanë qenë sunduat nga shqiptarët, në fillim nga Despot Andrea II Muzakët. Pas vdekjes së tij e trashëgojë këtë qytet djali Stojë Muzaka(në kishën e Shën Athanas Muzakë të ndërtuar në sheku.XIV në Kostur janë shënuar emrat e vëllezërve Teodor dhe Stojë Muzaka). Muzakajt e morën Kosturin pasi mundën Marko Kralin. Pas Muzakajve Kosturi ka qenë në zotërimet e Ballshajve të cilët nëpërmjet lidhjeve të martesave futën nën sundimin e tyre vise nga Lezha, Mati, Kosovën, Dibrën, Ohrin, Kosturin etj. Në vitin 1385 qyteti ra në duart e osmanëve të cilët e zotëronin deri në fundit të vitit 1912, kur grekët e çliruan atë.
    Prefektura e Kosturit në fillim të shek.XIX udhëhiqej nga bejlerët shqiptar mysliman të cilët gëzonin mbështetjen e fortë të Ali Pash Tepelenës. Në vitin 1870, Korça u bë Prefekturë e cila kishte nënjuridiksionin e saj edhe nënprefekturat e Kosturit, Bilishtit e Kolonjës. Pas luftërave të ndryshme Botërore dhe Ballkanike grekët përfituan më shumë, ata kryen masakra kundër minoriteteve më të vogla të cilat ishin të pambrojtura duke djegur e shembur shtëpitë dhe objektet e ndryshme fetare si xhamitë, teqet, medresetë dhe sinagogat.
    Me nënshkrimin e Marrëveshjes së Lozanës më 1922 për shkëmbimin e popullsisë greke dhe turke, grekët spastruan Greqinë e sotme nga elementi shqiptar që banonin ndër shekuj në tokat e tyre në Çamëri, Kostur, Follorinë, Edesa etj..
    Pas viteve 1922, pamja e qytetit të Kosturit me fshatrat përreth ndryshojë, nga një qytet multietnik që banorët i përkisnin etnive dhe besimeve të ndryshme fetare, ai u kthye në qytet që i përkiste tashmë vetëm grekëve. Dhe pak ato familje shqiptare që i shpëtuan
    dëbimeve masive u asimiluan dangadalë me dhunë. Ndërsa hebrenjtë gjatë luftës së dytë botërore ju dorëzuan gjermanëve të cilët i zhdukën nëpër kampet e shfarosjes, bullgarët dhe sllavomaqedonasit u dëbuan gjatë luftë qytetare greke 1946-1949. Sot ka disa fshatra të braktisura ku gjendet vetëm shtëpi bosh dhe pronarët e tyre nuk kanë mundur të rikthehen asnjëherë, qoftë edhe si turistë.
    Sot, ky qytet i përket Prefekturës me të njëjtin emër me rreth 55 mijë njerëz të cilët janë të deklaruar zyrtarisht 100% grek të fesë ortodokse. Por në të vërtetë siç e thamë më lart në fillim të shek.XX në Prekturën e Kosturit banoni mijëra qytetar të kombësive dhe sekteve fetare të ndryshme. Për fat të keq nuk janë ruajtur asnjë objekt fetarë qoftë edhe për muze për vlerat e lartat historike dhe kulturore.

    Kazaja e Kosturit sipas regjistrimeve osmane të vitit 1886 ka patur 52.000 mijë të krishterë, 24.000 mijë mysliman dhe 4.000 bullgarë, të cilët jetonin në 100 fshatra të krishtera dhe 34 fshatra myslimane.
    Në qytetin e Kosturit jetonin më 1900, 1.600 mysliman, 3.000 grek të krishterë, 300 bullgarë, 300 shqiptar të krishterë, 750 hebrenj dhe 240 ciganë.
    Sipas disa të thënave bazuar në regjistrat greke thuhet se qyteti i Kosturit më 1925-1926, kishte 1.100 shtëpi greke, 430 shtëpi ku banonin mysliman turq dhe shqiptar, 140 familje hebrenj, të cilët jetonin të bashkuar në një lagje ku kishin një shkollë, një bibliotekë dhe një banjë për femrat. Ndërtesa e shkollës hebrenj u prish më 1960 për të zhdukur tashmë çdo gjurmë të kulturës së saj, ashtu siç u zhdukën vite më parë edhe ndërtesat fetare e shkollore turke, shqiptare dhe bullgare.
    Kosturi ka pasur rreth shtatë xhami, ndër to përmendim xhamia Kursum, xhamia Tambaxhane, xhamia Hasan, xhamia Kulla, xhamia Mehmetit si dhe Teqe me emrat Ali Baba, Ajdin Baaba dhe Qazim Baba. Ka patur një shkollë urbane dhe një Medrese.
    Në regjistrimin e vitit 2001, qyteti i Kosturit kishte 14.813 banorë, të gjithë grekë.

Tema të Ngjashme

  1. SHQIPTARET e vrarë nga policia GREKE në GREQI - Gjurmë Shqiptare
    Nga Akuamarini në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-03-2021, 18:28
  2. Gjurmë Shqiptare - Si po zhduken shqiptarët e Tivarit...?!
    Nga Akuamarini në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 08-02-2020, 17:41
  3. Dëshmi Historike Për Shqiptarët E Kosturit Multietnik
    Nga EDLIN në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 05-02-2012, 02:39
  4. Në bjeshkët e Prizrenit, ku serbët zhdukën shqiptarët
    Nga Xhuxhumaku në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-11-2010, 22:25
  5. Gjurmë dhe simbole shqiptare në Greqi
    Nga Pyrrhus_Mollos në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 02-09-2009, 00:24

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •