“Mjekët janë shëndrruar në kasap”, këngëtarja: Çfarë dua që Albin Kurti të bëjë së pari në Kosovë

Emri:  morena-750x375.jpg

Shikime: 574

Madhësia:  35.3 KB

Këngëtarja shumë e komentuar, Morena Taraku ka shprehur shqetësimin për gjendjen e spitaleve në Kosovë. Ajo ka reaguar pas rastit me doktorin në spitalin e Podujevës, ku nuk i kishte ofruar ndihmë mjekësore, pasi e kishte përfunduar orarin e punës.

Përmes një postimi në Instastory, Morena shprehet se mjekët janë shndërruar në kasapë dhe veprojnë kështu vetëm për shkak të pozitës që kanë.

“Keq qe ligji Hipokratit nuk e ka dhe nje nen me shume…se shumica e doktoreve jane shendruar ne kasap dhe kan humbur ndjenjat…Por ja qe te shkretit pleq duhen me duru edhe britmat e tyre se ata kan pozit … turpi ndryshe nuk eshte…”, shkruan ajo.

Më tej, këngëtarja thotë se shpreson që gjëja e parë që kryeministri Albin Kurti do ta bëjë është të rregullojë spitalet dhe të rrisë pensionet.

Emri:  w1-3.jpg

Shikime: 591

Madhësia:  42.8 KB

Emri:  w2-3.jpg

Shikime: 677

Madhësia:  31.2 KB

AbcNews