Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Shpopullimi: Si tu rikthejmë shqiptarëve besimin në një të ardhme më të mirë në vendlindjen e tyre?

    E hapa këtë temë, për të diskutuar me të gjithë ju antarët e forumit, se çfarë duhet të ndryshojë në Shqipëri/Kosovë/Mal të Zi/Maqedoni që shqiptarët që kanë zgjedhur rrugën e emigracionit të rikthehen në vendlindje dhe të kenë besim në një të ardhme më të mirë në vendlindjen e tyre.

    - Çfarë duhet të bëjmë që rinia jonë të mos zgjedhi emigracionin por jetën në vendlindjen e tyre?
    - Cilat janë idetë tuaja konkrete për ti dhënë zgjidhje këtij problemi kaq të frikshëm?

    Në këtë temë, nuk dua që të ndalemi duke trajtuar zgjidhjet e mundshme, dhe jo të ringrejmë të njëtin problem, pasi të gjithë e njohim problemin në fjalë dhe e kemi përjtuar edhe vetë atë.

    Diskutim të këndshëm!

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Shpopullimi: Si tu rikthejmë shqiptarëve besimin në një të ardhme më të mirë në vendlindjen e t

    Shkelmin në fyt shtresës së mesme!

    Ka disa vite që shqetësimi në lidhje me klasën e mesme të shoqërisë shqiptare ngrihet vakët. Fillimisht debati dhe opinioni politik-mediatik ka qenë tek-tuk i shqetësuar në lidhje me tkurrjen e kësaj klase në vitet e fundit, për t’u ankoruar së fundmi tek të rinjtë dhe ikja e tyre masive.

    Po! Të rinjtë dhe ikja e tyre përbën një shqetësim të madh (tashmë raportet e shumta e kanë faktuar: Si? dhe Pse?), dhe nuk është një fenomen normal si në Europë, apo shembuj vendesh të tjerë që merren rëndom, pasi, po të ishte ashtu, edhe vendi ynë tashmë duhet të ishte futur në një rrjedhë të stabilizuar, normale dhe integruese në shumë aspekte, edhe për sa i përket të drejtave të njehsuara, që ky fenomen të konsiderohej normal.

    Të flasësh për të rinjtë që edukohen dhe arsimohen dhe ikin jashtë, ku shumica shkëlqejnë, sepse asgjë nuk i mungon të rinjëve shqiptar për t’u integruar në jetën universitare, sociale apo intelektuale – ky është një fakt i ditur. Këtu beteja dhe lufta e nervave për t`u përshtatur, ujdisur dhe integruar në një rrjedhë aktive universitet – punë e më pas vetëm punë e profilizim, me të ardhura të kënaqshme e të qëndrueshme, është provuar të jetë sfilitëse.

    Por ç`i lidh të rinjtë pikërisht me shtresën e mesme, aq sa kur flitet për njërën palë, bëhet një gabim i madh dhe harrohet pala tjetër. Në fakt është shumë e çuditshme që njëra çështje të ngrihet më shumë, duke harruar thelbin e një dukurie ciklike, që ka vite që thellon këtë plagë.

    Siç do traumë dhe vuajtje që shtypet, ashtu është kthyer edhe shtresa e mesme në Shqipëri. Në fakt – termi – që nga fillesat e epokës industriale, ka një tendencë të përkufizohet me disa ndryshime. Këto ndryshime mund të variojnë duke ju referuar mirëqenies ekonomike në raport me kufizimet e tjera që mund të ekzistojnë në një shtet të caktuar, si dhe nivelet e konsumit, nivelet e të të ardhurave për frymë, në raport me ekonomitë në zhvillim ose ekonomitë e avancuara. Sidoqoftë – sërish ka përputhje në njëmendesimin e përgjithshëm të kritereve që përcaktojnë këtë kategori. Këto kritere duhet të jenë në gjendje për të ofruar një lloj komforti, mungesa e të cilave ka çuar në një prishje bilanci dhe një tronditje themelesh ndërmjet klasave:

    Strehimi i sigurt, një shtëpi në pronësi, me kredi te bute,ose me interesa favorizuese;
    Aftësia për të paguar të gjitha faturat në fund të muajit, (në shumicën e rasteve edhe shtëpinë me qera, ose kredinë);
    Shërbime të sigurta dhe cilësore, si…shëndetësia, arsimimi;
    Mbulimi i nevojave bazë pa kokëçarje të mëdha;
    Një pension i kënaqshëm – përballë çmimeve të pabërballueshme që rriten çdo ditë;
    Aftësia për të përballur sfida të paparashikuara ekonomike;
    Konkurrencë e lirë dhe mundësi për të bërë karriere të ndershme, që kanë në bazë aftësinë, cilësine e shërbimit, etj.
    Klasa e mesme posedon një potencial të madh në lidhje me forcimin e shoqërisë, që ndan vlera përparimtare, të cilat theksojnë rëndësinë e arsimit, punës, konsumit, inovacionit, forcës së ideve, reformave, kursimit, si dhe një preferencë dhe mbështetje për institucionet demokratike. Kjo klasë presupozohet se gëzon një stabilitet dhe siguri financiare e për këtë edhe kushte të mira jetese që me sakrifica e punë paramendohet që t’i trashëgojnë tek pasardhësit.

    Në Shqipëri, po t’i referohemi profesionistëve e të arsimuarve që kryejnë punë të kualifikuara ose gjysëm të kualifikuara kundrejt përpjekjeve për një jetesë më të mirë dhe për një siguri ekonomike, kjo tashmë duket si një mision që ka shtuar vuajtjet dhe përpjekjet, duke ulur gjithmonë e më shumë mirëqenien, sepse shtresa e mesme është në kufij të mbijetesës, ndërsa tendenca e kësaj ekonomie informale në vendin tonë nxit edhe më shumë sfidat dhe pakënaqësitë sociale.

    …E meqë rrjedha logjike të çon tek pasardhësit, kjo situatë nuk dekurajon vetëm këtë kategori, por edhe bijtë e tyre, që kishin dhe kanë ëndërr të hidhen në këtë nivel, duke u arsimuar, punuar e profilizuar më tej. Kjo është lidhja e pashmangshme që rinia ka me shtresën e mesme, si shëmbëlltyrë të vetes, për modelin e mirë dhe të ndershëm, e nëse ikën kjo rini, pikërisht me këto aspirata, shterpësia shkon përtej panikut të plakjes së popullsisë.

    Prindërit tanë na rritën me idealin e shkollimit, profesionit, punës së ndershme për të gëzuar këto “gjoja” privilegje që duhet të japin atë komfortin, i cili gjenerohet kur individi kapërcen mbi këtë shkallë. Ndërkohë, ne rrisim fëmijët me pasigurinë e madhe dhe mllefin që megjithëse përpiqemi dhe vazhdojmë luftën, arritjet janë thuajse dështake, përkundrejt kushteve dhe standartit që ofrohet.

    Për të mos u zgjatur shumë, mjafton të shohësh kategorinë e mësuesve dhe punonjësve/nëpunësve publikë (punonjës të administrates publike, policë, ushtarakë, (mjekë infermierë – para pandemisë). Në pothuajse një dekadë rrogat e mësuesve u rritën diku në 7-10 përqind.

    Mos harrojmë, mësuesit edukojnë breza, dhe me kaq pak nuk mund të vlerësohet puna e tyre.

    Gjithashtu edhe rrogat e punonjësve në administratë publike dhe kategoritë e lartpërmendura të sektorit publik, diku tek 10%. Ndërkohë kjo rritje kundrejt rritjes së taksave dhe çmimeve te mallrave konsumit që rriten çdo ditë është “si me mbush pusin me pikatore”. Por edhe në sektorin privat, kanë dështuar, sa e sa biznese, të cilat nuk janë në gjendje të paguajnë taksat.

    Vetëm në vitin 2020, në prag zgjedhjesh dhe duke pare vështirësitë që hasën disa nga kategoritë e lartëpërmendura në periudhë pandemie, qeveria u kujtua për të artikuluar një rritje “historike”, ku përfituesit kryesore ishin bluzat e bardha (40%) dhe mësuesit (15%). Patjetër e mirëpranuar, po të tjerët?

    Apo, mos të analizojmë përpjekjet profesionale, kur një nëpunës administrate mund të shërbejë me vite të tëra në kategori të ulëta dhe të mesme (nëse nuk ka fatin e keq të fluturojë nga vendi i punës nëse ndrrohen qeveritë), sepse politikat e ngritjes në detyrë janë sipas orekseve të pushtetit, pavarësisht sa vlera dhe përgatitje mund të ketë një nënpunës. Pa gëzuar mbështetjen e partisë apo të klanit – (sepse nuk është as kultura minimale e të ndarit të pozicioneve nga “junior’ në senior’ ”), sipas eksperiencës dhe kualifikimeve – asgjë nuk mund të bëhet. Pa përmendur dhe abuzime dhe pazarllëqe të tjera që bëhen për zënien e një vendi “pellumbash” në administratë.

    Ja pra shtresa mesme …me fare pak shembuj….

    Këto gjëra janë kthyer në objektiva të pamundura për këtë klasë, nga fillimi i karrierës , deri kur një individ arrin në moshë pensioni!

    Tashmë diktati politik ka arritur në atë masë sa fushata “s`do ju mungojë buka e gojës” e “ju kam shpëtuar jetën” duket sikur do zgjidhë gjithë hallet e shoqërisë.

    Demokracia nuk është e përsosur, por me mekanizmat që ofron, ku përfaqësimi qendron mu në zemër të saj, ajo le vend për përsosje. Sot shumë demokraci janë në rrezik nga qasje dhe tendenca autokratike. Në Shqipëri ndodh i njëjti fenomen, për sa kohë është në dorën e atyre që mendojnë, se bënë diç më mirë se pasardhësit e tyre, me një mazhorancë që ka shkelur të gjitha balancat dhe pushtetin e ka bërë një dhe të vetin, në një kohë që mirëqënia e njerëzve merret peng me vite të tëra, dhe shoqëria gjendet në udhëkryq; me të varfërit që u erren sytë për bukën e gojës, me të mesmit që me zor mbijetojnë e janë shpesh në të njëjtën varkë me të varfërit, dhe të pasurit që në dorë duket sikur mbajnë parullën, “Ju s`keni shans’ të jeni dhe as të jetoni si ne”.

    Ndarja sociale nuk është vetëm ndërmjet dy skajeve, por tek turma e varkës, farkëtohen ndarjet në bazë polarizimit politik, që vjen si pasojë e mundësive në zbritje, rënies ekonomike, mungesës së konkurencës, meritokracisë dhe paanshmërisë.

    Në këto kushte, në një mungesë të shtresës së mesme në teh të medaljes, (që kushdo mund ta parashtrojë këtë edhe si një çështje e trashëguar që nga komunizmi, por kjo hap tjetër debat), kemi nga njëra anë një shoqëri të antagonizuar, e cila është gati të shqyhet brenda llojit (se në këtë pikë kemi arritur, kemi harruar që pikë së pari jemi human-njerëz), dhe nga ana tjetër një diktat politik të pozicionuar në llogoret ideologjike-tradicionale, që në praktikë preket lehtë si luftë për pushtet. Në këtë vorbull, nuk fiton as i varfri, as i mesmi, as uniteti social. Fitojnë ata që nuk duan demokracinë liberale. Atë lloj demokracie që vërtet nuk arriti të shpallë fundin e historisë siç e cilëson Fukuyama, me përfundimin e valës së 4-t të demokracisë, por i orientoi vendet totalitare drejt kësaj rruge. Për atë lloj demokracie në epokën ku jetojmë, që thërret për një pajtim, që i shkon në zemër çështjeve që është vështirë t’i pozicionosh në vija ideologjike, siç janë klasat e shoqërisë (në rastin tonë) pa status, çështjet e ambjentalizmit, shtetit të mirëqenies, rinisë aktive që gjeneron perspektivë, europianizimit, anti-autokracisë, mosnëpërkëmbjes të të drejtave themelore. Apo, orientimit kundrejt një kontrate të re sociale që kujdeset për rishpërndarjen, pabarazitë e thella që në rastin tonë janë horizontale dhe veritkale dhe ngushtimit të margjinalizimit.

    Ashtu si politika në pushtet ka harruar se ka një rrugë të mesme për zgjidhje, gjithashtu ka vendosur të mos gjenerojë më një shtresë të mesme – një qeverisje e cila ka harruar se dinamikat ndërmjet brezave lidhen nga përvojat dhe pritshmëritë, dhe prandaj të rinjtë ikin, sepse nuk kanë një model të sukseshëm para syve të tyre. Dhe ne si prindër të rinj kemi ushqyer veten deri tani që do ti nisim fëmijët që të mos përpëliten si ne, në amullinë e parregullsisë, e paligjshmërisë dhe të individëve apo shtresave pa një status të mirëfilltë social.

    Të rinjtë janë lënë pa këtë model! Modeli është, forcimi, stimulimi dhe konsolidimi i shtresës së mesme! Duhet bërë kjo, që më pas të kthehen, e të mos ikin të rinjtë!

    *Elira Luli, Pedagoge në Albanian University

  3. #3
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Për: Shpopullimi: Si tu rikthejmë shqiptarëve besimin në një të ardhme më të mirë në vendlindjen e t

    Teme e goditur dhe shume aktuale per momentin, ku shpopullimi i njerzve eshte nje semundje qe e bejne te gjithe shtetet jo vetem ne, qe te jemi te qarte ne kete pjese. Njerezit sot jane te prirut tek me e mira per veten e tyre, dhe e gjejne veten neper shtetet me te fuqishme sot per sot, Amerike/Gjermani/Suedi etj. Ne kemi treguar qe sado forte te punojme e te jetojme jasht, do jemi po ne ata qe do vije nje dite do rikthehemi ne vendlidje pasi e tilla eshte rrenja per kedo.

    Per mendimin tim sado propagande te behet nga politika, me idene se ne do rikthejme shpopullimin, askush ska per ta bere pasi asnje nuk ka kapacitetin e mundesine te behet si nje shtet perendimor.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,489

    Për: Shpopullimi: Si tu rikthejmë shqiptarëve besimin në një të ardhme më të mirë në vendlindjen e t

    Ka vetem nje mundesi qe ti kthehet shqiptareve besimi dhe eshte vleresimi i njeriut te ndershem . Nuk egziston mundesi tjeter,si persa i perket drejtesise dhe po ashtu edhe per zhvillimit.

    Arsyeja kryesore qe komunizmi ne Shqiperi prishi moralin e njeriut ishte mos vleresimi i njeriut te ndershem. Nje tradite dhe trashgmimeri qe vazhdon dhe eshte bere model pothuajse per te gjithe shqiptaret qe jetojne ne Shqiperi,sepse per te mbijetuar je i detyruar te behesh i pandershem.
    Tek kjo pike,sidomos direkt mbas rrezimit te komunizmit,siç mundet te ishte hapja e dosjeve qe do te krijonte nje mundesi qe te behej jo vetem njefare analize mbi njeriun shqiptar por edhe nje ndarje apo vleresimi midis njeriut te ndershem dhe atij te pandershmit.
    Ndryshuar për herë të fundit nga SERAFIM DILO : 18-04-2021 më 09:39

  5. #5
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,453
    Postimet në Bllog
    1

    Për: Shpopullimi: Si tu rikthejmë shqiptarëve besimin në një të ardhme më të mirë në vendlindjen e t

    Para, para, para, gjithe lufta behet per mireqenje. Si mund te rrohet ne vendin me te varfer te evropes??? Levizja emigracioni eshte term me i sakte jo "shpopullim", qe duket sikur po i shperngul me force.
    Duaje te afermin tend si veten

Tema të Ngjashme

  1. Discipuli Aquilae- Nje e ardhme me e mire per liderat e rinj te kombit tone.
    Nga DiscipuliA në forumin Grupmoshat e komunitetit
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-08-2015, 17:38
  2. Cila eshte menyra me e mire per te predikuar fene/besimin tend?
    Nga Matrix në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 22-12-2009, 16:10
  3. Emrat e shqiptareve myslimane nuk kane lidhje me besimin perkates.
    Nga Korbi999 në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 126
    Postimi i Fundit: 25-07-2009, 14:27
  4. E ardhme e sigurt apo dashuri e pa te ardhme?!
    Nga Andres në forumin Në kërkim të romancës
    Përgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 02-09-2005, 15:06
  5. Kthimi i shqiptarëve të emigruar në trojet e tyre.
    Nga drini_në_TR në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 11-01-2004, 00:15

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •