Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Top kandidatet e Ramës në Tiranë: Votoni Ramën që Shqipëria të buzëqeshë

    Emri:  luljeta-nahada-1140x570.jpg

Shikime: 106

Madhësia:  25.7 KB

    Luljeta Bozo dhe Najada Çomo, janë kandidatet për deputete të PS-së që kryesojnë listën e qarkut të Tiranës, ku sot kanë bërë thirrje në një takim, që të votohet PS-ja dhe kryeministri Edi Rama. Çomo tha se gratë shquhen nga mencuria dhe se i duhet dhënë vota Ramës për që një qeveri të që shqipëria të buzëqeshë.

    ”Ne të gjithë gratë shquhemi nga mençuria dhe durim për të bërë gjëra të mira. Në emër të gjithë stafeve mjekësore jap suportin dhe mbështetjen time maksimale. T’i japim kryeministrit Rama votën për qeverinë e re, për të bërë Shqipërinë të buzëqeshë”,-tha Çomo.

    Kandidatja Luljeta Bozo, tha se PS-ja është forcë që beson fort në misionin veçantë që ka gruaja dhe se ka kontribuar që të shtohet numri i lindjeve e që të mos plaket kombi.

    ”Ne motra dhe shoqe jemi gjysma e shoqërisë. PS është e vetmja forcë që beson në forcën tonë jo me fjalë por me vepra. Bëri të mundur që në parlamentin tonë të ketë një kuotë përfaqësimi nga gra dhe vajza. Në qeverisje ka kaq shumë gra ministre. Ka ndërmarrë gjithë ato politika lehtësuese për gra dhe vajza që duan të futen në tregun e punës. Është kjo forcë që beson fort në misionin veçantë që ka gruaja. Ka kontribuar që të shtohet numri i lindjeve që të mos plaket kombi. Ju ftoj që të dalim të gjitha në votime dhe të votojnë për PS”,-tha Bozo.

    Koha Jonë

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Top kandidatet e Ramës në Tiranë: Votoni Ramën që Shqipëria të buzëqeshë

    Databaza e ‘patronazhimit të PS-së’: Najada Çomo preferon LSI-në, por voton PD-në! Kush janë ministret dhe kandidatet e Edi Ramës që kanë votuar kundër tij!/ LISTA ME EMRA

    Emri:  Edi-rama-najada-como-votimet.jpg

Shikime: 80

Madhësia:  52.9 KB

    Zbulimi i databazës së famshme të të dhënave të Partisë Socialiste, me sistemin e ‘patronazhit’ ka nxjerrë në pah dhe preferencat e kandidatëve dhe funksionarëve të vetë selisë rozë.

    Nga patronazhimi nuk kanë ‘shpëtuar’ dhe vetë kandidatët për deputetë, apo ministrat e qeverisë Rama.
    Një prej kandidatëve e prezantuar si risi në këto zgjedhje, shefja e Spitalit Infektivit, Najada Çomo, në databazën e Partisë Socialiste, figuron si votuese e Partisë Demokratike në zgjedhjet e vitit 2013.

    Emri:  Najda-como-ok1.jpg

Shikime: 122

Madhësia:  17.9 KB

    Në bazën e të dhënave të PS-së, patronazhistja, Vjola Sterjo shkruan se Najada Çomo, nuk është votuese e ‘sigurtë’ e PS, ajo ka si preferencë Lëvizjen Socialiste për Integrim, ndërkohë që sipas censusit të 2013-tës ajo ka votuar për Partinë Demokratike.

    Emri:  Najda-como-ok.jpg

Shikime: 62

Madhësia:  17.7 KB

    Veç Najada Çomos, edhe kandidatja e PS-së, Klodeta Dibra rezulton në databzën e selisë rozë, se ka preferencë Partinë Socialiste, por në censusin e 2013 është regjistruar nga patronazhisti i saj se ka votuar Partinë Demokratike.

    Listës së kandidatëve të PS-së, që kanë votuar PD-në në 2013 sipas databazës së sistemtit të patranozhit, figuron edhe Dallëndyshe Bici, drejtoresha e IKMT.

    Emri:  Etilda-Gjonaj-ok.jpg

Shikime: 81

Madhësia:  17.7 KB

    MINISTRET E PS QË VOTUAN PD-NË

    Votuese të Partisë Demokratike sipas të dhënave të sistemit të patronazhit rezultojnë edhe dy ministret e kryesore të qeverisë së kryeministrit Rama. Në të dhënat e vendosura në sistemin e PS-ë, patronazhisti i ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj, cilësohet si votë e “sigurtë” me preferencë Partinë Socialiste, por në censusin vitit 2013, ajo është regjistruar si votuese e Partisë Demokratike.

    Emri:  Etilda-Gjonaj-ok1.jpg

Shikime: 74

Madhësia:  18.5 KB

    Gjonaj u emërua si ministres e Drejtësisë në vitin 2017 nga kryeministri Rama, post që mban dhe sot e kësaj dite. Ajo është renditur e 7-ta në listën e kandidatëve të Tiranës.

    Ndërkohë që një tjetër prurje nga radhët e teknikëve është dhe ministrja e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj.

    Edhe kjo e fundit në databazën e Partisë Socialiste ka një patronazhues, me emrin Malo Hizdi, cili e ka regjistruar se të ‘sigurtë’ dhe me preferencë për PS-së, por që në zgjedhjet e 2013 ajo ka votuar Partinë Demokratike.

    VOTUESIT E PD-SË

    Në listën e kandidatëve për zgjedhjet e 2021, janë dhe katër emra të cilët u ‘importuan’ në Partinë Socialiste, por që sipas sistemit të patronazhit rezultojnë si votues të Partisë Demokratike.

    Ndër emrat e listës së re të selisë rozë, patronazhistet janë kujdesur të shënojnë emrat e Halit Valterit, Tahir Muhedinit, Ylli Shehut dhe Alqi Bllakos. Këta të fundit, dikur pjesë e koalicionit dhe listave të opozitës, tashme të ‘konvertuar’ dhe pjesë të majtës.

    Panorama

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 18-04-2018, 05:12
  2. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-04-2016, 17:25
  3. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 03-12-2015, 11:25
  4. Mitomania e Ramës për një Stalingrad në Tiranë
    Nga mesuesi_1 në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 11-05-2011, 10:26
  5. PD dhe PS bëjnë publike kandidatët për deputetë në Tiranë
    Nga XY3005 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 19-03-2005, 05:08

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •