Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 9
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    President Meta: Edi Rama është i çmendur dhe pjesë e mafies që po shkatërron Shqipërinë

    Emri:  unnamed.jpg

Shikime: 242

Madhësia:  26.4 KB

    -Presidenti Ilir Meta kërkoi dje kontroll mjekësor për kryeministrin Edi Rama, lidhur me gjendjen e tij mendore dhe kontroll për përdorimin e lëndëve narkotike. Deklarata e fortë e kreut të shtetit u bë mbrëmë në emisionin “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu. “Rama është një i çmendur psiqik që e di e gjithë Shqipëria. Kartela e tij mjekësore është publike”- tha Presidenti Meta.

    Deklarata e kreut të shtetit për kryeministrin vjen pas një fushate disa mujore që Kryeministri Edi Rama dhe zyrtarë të lartë të PS kanë nisur për të denigruar kreun e shtetit dhe vjedhur zgjedhjet. Pothuaj çdo ditë dhe sidomos gjatë fushatës, Edi Rama sulmon me fjalor të ulët kreun e shtetit duke e akuzuar personalisht dhe duke aluduar për insinuata nga absurdet. Ndaj kreu i shtetit i është përgjigjur dje me të njëjtën mënyrë kreut të qeverisë duke kërkuar verifikim për gjendjen emocionale dhe jo vetëm të kreut të qeverisë. Në emisionin “Opinion” kreu i shtetit ka bërë akuzë të forta ndaj kryeministrit lidhur dhe me vendimet që ka marrë në dëm të interesave të shtetit dhe qytetarëve. Presidenti tha se kryeministri është pjesë e aferave kriminale dhe lidhjeve mafioze që e mbajnë atë në pushtet. Presidenti Ilir Meta denoncoi në emisionin “Opinion” me emra zyrtarët që po kërcënojnë qytetarët në Durrës me paratë e marra nga aferat qeveritare. “Unë e di që te inceneratorët shqetësohen të gjithë, dhe ta dëgjojnë të gjithë qytetarët e Durrësit dhe të gjithë ‘dashnorët e drejtësisë’ se mafia e inceneratorëve, anëtarët e se cilës janë sot kandidatë të Rilindjes në Durrës, po kërcënojnë djemtë dhe vajzat e Durrësit. Në krye qëndron ish-ministri i LSI që sot kandidon për Rilindjen. Këta mafioze po bëjnë fushate në Durrës me paratë e inceneratorëve. Doni ta dini pse vajta në Durrës para disa muajsh, sepse shtabi i inceneratorëve kërcënonte vajzat dhe djemtë e Durrësit të Lëvizjes Socialiste për Integrim”,- tha kreu i shtetit. Presidenti Meta foli me emra konkretë duke denoncuar zyrtarë të PS në Durrës që bëjnë presione ndaj qytetarëve; Lefter Koka, Arben Seferi, Arbër Shtylla, Juri Meraj, Skerdi Bello, Arbër Koka. Presidenti u shpreh se gjithë zyrtarët e aferave korruptive do të japin llogari para ligjit.

    “Edi Rama është koka e gjithë aferave të ineciatorëve. Presidenti angazhohet në zgjedhje sepse në Shqipëri situata nuk është situatë normale. Kryeministri aktual ka bërë leckë Kushtetutën e miratuar në vitin 1998, me ligje antikushtetuese. Kryeministri të heq dorë nga manipulimi i zgjedhjet, skenari i vjedhjeve të zgjedhjeve në Dibër dhe Shijak nuk do të ndodhë më. Në gjithë aferën e inceneratorëve, ka një seri veprash të rënda penale Koka e kësaj afere është Edi Rama dhe Engjëll Agaçi”,- tha kreu i shtetit. Lidhur me zgjedhjet e 25 prillit, kreu i shtetit deklaroi se qytetarët duhet të vendosin të lirë dhe se ai institucionalisht është i angazhuar që votat të mos preken. Presidenti u shpreh se personalisht nuk ishte për “për rotacion, por për përmbysje demokratike”. Meta shtoi se roli i tij në zgjedhje nuk është në funksion të asnjë partie, por vetëm të ruajtjes së votës së qytetarëve. “Presidenti nuk kishte arsye pse të ngrinte zërin nëse do ishim në një proces zgjedhor normal. Kryeministri të heqë dorë nga përpjekjet e tij për të provokuar zgjedhjet. Jemi në këtë situatë prej zgjedhjeve të 2017 si dhe prej zgjedhjeve të Dibrës dhe të Shijakut. Edi Rama ky pro amerikan kaq i jashtëzakonshëm sa që u shndërruar dhe në gruan e Bilalit për një foto, tani le të ftoje në bashkëpunim dhe ‘agjentin rus’. Vetëm të na e thotë nëse është apo jo ‘agjent i Rusisë’”, deklaroi kreu i shtetit.

    Intervista e kreut të shtetit mbrëmë në emision, sipas kompanive serioze që masin audiencën reale dhe jo Facebook, rezulton është ndjekur nga shumica e shqiptarëve.

    Mili Xhani

    Koha Jonë

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: President Meta: Edi Rama është i çmendur dhe pjesë e grupeve kriminale që po shkatërrojnë Shqip

    “Na u çmend kryeministri”. Ironia e gazetarit: Spartak Braho kaloi prapë me LSI…



    Ish-deputeti i LSI-së, Sparak Baraho, i cili në këto zgjedhje kandidon për PS në Tiranë, ishte pjesë e takimit të Edi Ramës sot në Çorovodë të Skraparit. Braho ka marrë përsipër sulmet ndaj ish-mikut të tij, Ilir Meta dhe në Skrapar e sulmoi Presidentin më shumë sesa vet Edi Rama.

    Por në zellin për të sulmuar Ilir Metën, Braho ka bërë dhe një gafë. Duke dashur të sulmojë ish-mikun e tij, në mendje ka pasur Edi Ramën dhe tha gjatë fjalimit: “Na vjen keq, por na është çmendur kryeministri…”.

    Pas kësaj deklarate ka reaguar gazetari Ylli Dylgjeri, i cili shprehet me ironi se Braho ka kaluar prapë me LSI.

    “Baba Taku kthehet prapë në LSI: Tu thaftë goja! Ke rrjedhur…Kryeministri është smart”,- shkruan Dylgjeri në një postim në Facebook.

    Koha Jonë

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,488

    Për: President Meta: Edi Rama është i çmendur dhe pjesë e mafies që po shkatërron Shqipërinë

    Keta kane 30 vjet qe akuzojne njeri-tjetrin. Rames ju vrane kater vete ne proteste per Ilir Meten dhe te nesermen beri qeverine me te. Vetem ne Shqiperi ndodh qe e akuzon tjetrin per krime dhe pastaj ben ose kualicion me kriminelin ose pazar me te !
    Kjo nuk tregon vetem se çfare politikanesh kemi por edhe çfare populli kot qe jemi. Jemi popull qe votojme ose kriminelin ose bashkepunuesit e kriminelit.



  4. #4
    not exist Maska e skender76
    Anëtarësuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,784

    Për: President Meta: Edi Rama është i çmendur dhe pjesë e mafies që po shkatërron Shqipërinë

    O Sero, “ta thom une”, ke nuanca artisti!
    Pse do thuac ti...

    Sepse ti me fjale te tjera thu qe jane nje m... te gjithe.
    Dhe vetem nje artist i shef me ket lloj kendveshtrimi...




    Kurse baba jem ishte ma elegant”, i qute “hajdute xhepash”
    Un qysh i vogel e deri sa pati jete, i kam pas nejt si rrodhe babes.
    E un ngjojsha, e naj gjo e msojsha (shum pak, mundsia ishte ma e madhe...)
    Te t’regoj nje”:
    Besoj qe ka qene viti 2001-2002. Ishim tu pa bashke Opininion te Fevziut, ku po u thureshin LAVDE disa “politikuajve” (sic i quan i madhi Agim Doci).
    E une, si degjues qorr”, ne njefare mnyre po i jepsha te drejte.
    Baba m’pa, nezi cigaren e rradhes, e m’tha:
    Kto jane hajdute xhepash, o Skender. Heronjt e vertet jane Kadareja me “Ca pika shiu rane mbi qelq” dhe shkodranet me “Kunati i shokut Xhemal”

    Ai besote qe artistet i kuptojne gjerat me pare se te tjeret.
    paqen, e sjell vetem drejtsia

  5. #5
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,326
    Postimet në Bllog
    7

    Për: President Meta: Edi Rama është i çmendur dhe pjesë e mafies që po shkatërron Shqipërinë

    Edhe gjithe fjalori shqip nuk mjafton ti komentosh keta politikane qe kemi ne, llumi mbi ta eshte aq i madh sa nuk ju ben me pershtypje dhe gjithmone ne raste zgjedhjesh dalin si engjelloret qe ne jemi ne dore te tyre e sipas tyre vetem ata mund ta bejne Shqiperine.

    Ky llum politik nuk e meriton me voten e as mundimin te meresh me ta, shume here me mire nje vote dem sesa tja japesh ketyre.

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: President Meta: Edi Rama është i çmendur dhe pjesë e mafies që po shkatërron Shqipërinë

    Serafimo, e kemi thene qe ty te pelqejne revolucionaret, jo pune-mbaruarit pragmatiste. Nese do te mbytesh ne deshperimin tend, eshte e drejta jote te mbytesh. E ti ngrysesh gjithe ditet e Perendise duke u ankuar per klasen tende politike. Nuk eshte aq e keqe si klase politike sa mendon ti. Sherbimi i madh qe nje psikopat klinik si Edi Rama i beri politikes, qe na e beri peshqesh shoku Nano, eshte se me ligesine dhe keqqeverisjen e vendit ne keto 8 vjet, i detyroi edhe "militantet socialiste" te kthjellohen nga mendja. Militantet e djeshem qe votonin qorazi, sot kane kuptuar qe vota e tyre per Ramen eshte arsyeja perse femijet e tyre jane kthyer ne trafikante droge e jo njerez te respektuar; kane zgjedhur rrugen e mergimit ne kerkim te nje jete me te mire, ate jete qe Rama ua beri te pamundur ne vendin e tyre me keqqeverisjen e vendit. Shqiperia nuk ka me "militante partish", ka njerez qe kane vuajtur aq shume mbi kurrizin e tyre ne keto 30 vjet, sa sot jane me te kthjellet se kurre per te dalluar te miren dhe te keqen ne drejtimin e vendit te tyre. Fatkeqesia e Shqiperise eshte qe u deshen 30 vjet qe te arrinim ne kete dite, por e rendesishme eshte qe ia arritem.

    Te pelqen te akuzosh Ilir Meten si hajdut e te korruptuar. Nuk eshte engjell, Meta veta ta thote kete gje. Por si te tha shoku Nano qe e ke nga anet e tua: "Dallimi mes Ilir Metes dhe Edi Rames eshte si nata dhe dita. Meta eshte njeri familjar, mund te besh nje bisede si njeri me te. Kurse me Ramen....." Dhe ne keto 30 vjet, Ilir Meta eshte i vetmi "socialist me k.qe", pasi eshte i vetmi qe diti te krijoje partine e tij, kur drejtuesit e PS e injoruan dhe nuk i krijuan hapesirat e duhura ne parti. Sa socialiste te tjere ne keto 30 vjet njeh qe ia kane dale te krijojne partine e tyre e te prishin bi-polaritetin e politikes PS-PD?! Dhe fakti qe partia e tij ka qene ne pushtet edhe me PS edhe me PD tregon se ke te besh me nje njeri pragmatist, qe zgjedh ate qe eshte me e mira per vendin, jo detyrimisht ate qe eshte me e mira per ambiciet e tij politike.

    Dhe dalim tek Lulzim Basha, qe nuk i perket as brezit te Nanos e Berishes, as brezit te Ilir Metes e Edi Rames ne politike. Basha i perket brezit te ri te shqiptareve te shkolluar jashte vendit. Nuk ka vetem nje njohje teorike se si funksionon nje sistem demokratik, por edhe nje pervoje jete se ka jetuar per disa vite me rradhe ne nje shoqeri te tille. Basha eshte ministri me i suksesshem i te gjitha qeverive shqiptare ne 30 vitet e fundit. Ai ishte minister transporti kur u projektua Rruga e Kombit. Ai ishte minister i jashtem kur Shqiperise iu liberalizuan vizat me BE dhe kur Shqiperia u pranua ne NATO, dhe kur Kosova shpalli pavaresine e vete. Une isha ai qe kisha dyshimet e mia per te, si shume shqiptare, por koha tregoi se ai eshte nje njeri me nje kulture perendimore dhe qe di te punoje fort. Kjo duket me se mire edhe ne fushaten qe ai po ben ne Shqiperi sot, fushata me e mire elektorale qe Shqiperia ka pare ne 30 vjetet e saj. Kjo duket si ne tonin e fushates, si ne stil, si ne strategjine e ndjekur prej tij per tu rikthyer ne pushtet me vote pas 8 vjetesh. Nje kontrast i thelle ky me stilin dhe strategjine e paraardhesit te tij Berisha.

    Ne 25 prill shqiptaret kane nje test per te bere. Eshte testi i qytetarise. Qytetaria duket tek vleresimi i lirise e dinjitetit si njerez, mosshitja e votes. Qytetaria duket edhe tek pjesmarrja masive ne zgjedhje, si nje menyre per te mos u kthyer ne viktima te perjetshme te politikes, por si qytetare sovrane te vertete te atij vendi. Qytetaria duket edhe tek zgjedhja dhe besimi qe shqiptaret do te bejne me voten e tyre: do zgjedhin mafien perballe shtetit ligjor; narko-oligarkine perballe kapitalizmit te tregut te lire; çmendine e perditshme apo qytetarine e perditshme; nje shoqeri ku qytetaret trajtohen si skllever te shtetit apo nje shoqeri ky qytetari punon per vete dhe familjen e vete e nuk mban shtetin mbi kurriz tere kohen; nje qeveri qe punon per interesat mafies se droges apo nje qeveri qe punon per interesat e qytetareve te atij vendi.

    Shqiptaret nuk jane nje popull budalla apo i pashprese. Ata thjeshte jane me te duruar se shumica e popujve te tjere, por kur i prek atje ku nuk mban me, gjej vrime miu ku te futesh. Edhe Edi Rama ben mire te gjeje nje vrime miu ku te futet pas 25 prillit.

    25 prilli nuk do te sjelle vetem opoziten ne pushtet. 25 prill do te cliroje edhe Partine Socialiste nga narko-psikopati Edi Rama. Qe edhe socialistet te mund te fillojne te rizbulojne identitetin e humbur politik, e te nxjerrin udheheqes te rinj te denje ne krye te partise se tyre.

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 16-04-2021 më 16:22

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,488

    Për: President Meta: Edi Rama është i çmendur dhe pjesë e mafies që po shkatërron Shqipërinë

    Citim Postuar më parë nga skender76 Lexo Postimin
    O Sero, “ta thom une”, ke nuanca artisti!
    Pse do thuac ti...

    Sepse ti me fjale te tjera thu qe jane nje m... te gjithe.
    Dhe vetem nje artist i shef me ket lloj kendveshtrimi...




    Kurse baba jem ishte ma elegant”, i qute “hajdute xhepash”
    Un qysh i vogel e deri sa pati jete, i kam pas nejt si rrodhe babes.
    E un ngjojsha, e naj gjo e msojsha (shum pak, mundsia ishte ma e madhe...)
    Te t’regoj nje”:
    Besoj qe ka qene viti 2001-2002. Ishim tu pa bashke Opininion te Fevziut, ku po u thureshin LAVDE disa “politikuajve” (sic i quan i madhi Agim Doci).
    E une, si degjues qorr”, ne njefare mnyre po i jepsha te drejte.
    Baba m’pa, nezi cigaren e rradhes, e m’tha:
    Kto jane hajdute xhepash, o Skender. Heronjt e vertet jane Kadareja me “Ca pika shiu rane mbi qelq” dhe shkodranet me “Kunati i shokut Xhemal”

    Ai besote qe artistet i kuptojne gjerat me pare se te tjeret.
    Ne krahasimin e politikaneve shqiptar me hajdutet e xhepave ka pasur plotesisht te drejte,sepse hajdutet me pa moral jane hajdutet e xhepave,njesoj si polikanet tone.
    Fatkeqsisht persa i perket heronjve pothuajse se nuk kemi fare,mjafton te shikosh politikanet e partive qe jane te gjithe si dele. "Ah me fal se gabova nje politikan hero e kemi,eshte Fatmir Xhafa. E perzuri Rama si minister te brenshem me shkelma bythesh dhe shoku Fatmir nuk hapi as gojen,nuk beri as gék e as mék !" Imagjino se me çfar race kemi te bejme !

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,488

    Për: President Meta: Edi Rama është i çmendur dhe pjesë e mafies që po shkatërron Shqipërinë

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Serafimo, e kemi thene qe ty te pelqejne revolucionaret, jo pune-mbaruarit pragmatiste. Nese do te mbytesh ne deshperimin tend, eshte e drejta jote te mbytesh. E ti ngrysesh gjithe ditet e Perendise duke u ankuar per klasen tende politike. Nuk eshte aq e keqe si klase politike sa mendon ti. Sherbimi i madh qe nje psikopat klinik si Edi Rama i beri politikes, qe na e beri peshqesh shoku Nano, eshte se me ligesine dhe keqqeverisjen e vendit ne keto 8 vjet, i detyroi edhe "militantet socialiste" te kthjellohen nga mendja. Militantet e djeshem qe votonin qorazi, sot kane kuptuar qe vota e tyre per Ramen eshte arsyeja perse femijet e tyre jane kthyer ne trafikante droge e jo njerez te respektuar; kane zgjedhur rrugen e mergimit ne kerkim te nje jete me te mire, ate jete qe Rama ua beri te pamundur ne vendin e tyre me keqqeverisjen e vendit. Shqiperia nuk ka me "militante partish", ka njerez qe kane vuajtur aq shume mbi kurrizin e tyre ne keto 30 vjet, sa sot jane me te kthjellet se kurre per te dalluar te miren dhe te keqen ne drejtimin e vendit te tyre. Fatkeqesia e Shqiperise eshte qe u deshen 30 vjet qe te arrinim ne kete dite, por e rendesishme eshte qe ia arritem.

    Te pelqen te akuzosh Ilir Meten si hajdut e te korruptuar. Nuk eshte engjell, Meta veta ta thote kete gje. Por si te tha shoku Nano qe e ke nga anet e tua: "Dallimi mes Ilir Metes dhe Edi Rames eshte si nata dhe dita. Meta eshte njeri familjar, mund te besh nje bisede si njeri me te. Kurse me Ramen....." Dhe ne keto 30 vjet, Ilir Meta eshte i vetmi "socialist me k.qe", pasi eshte i vetmi qe diti te krijoje partine e tij, kur drejtuesit e PS e injoruan dhe nuk i krijuan hapesirat e duhura ne parti. Sa socialiste te tjere ne keto 30 vjet njeh qe ia kane dale te krijojne partine e tyre e te prishin bi-polaritetin e politikes PS-PD?! Dhe fakti qe partia e tij ka qene ne pushtet edhe me PS edhe me PD tregon se ke te besh me nje njeri pragmatist, qe zgjedh ate qe eshte me e mira per vendin, jo detyrimisht ate qe eshte me e mira per ambiciet e tij politike.

    Dhe dalim tek Lulzim Basha, qe nuk i perket as brezit te Nanos e Berishes, as brezit te Ilir Metes e Edi Rames ne politike. Basha i perket brezit te ri te shqiptareve te shkolluar jashte vendit. Nuk ka vetem nje njohje teorike se si funksionon nje sistem demokratik, por edhe nje pervoje jete se ka jetuar per disa vite me rradhe ne nje shoqeri te tille. Basha eshte ministri me i suksesshem i te gjitha qeverive shqiptare ne 30 vitet e fundit. Ai ishte minister transporti kur u projektua Rruga e Kombit. Ai ishte minister i jashtem kur Shqiperise iu liberalizuan vizat me BE dhe kur Shqiperia u pranua ne NATO, dhe kur Kosova shpalli pavaresine e vete. Une isha ai qe kisha dyshimet e mia per te, si shume shqiptare, por koha tregoi se ai eshte nje njeri me nje kulture perendimore dhe qe di te punoje fort. Kjo duket me se mire edhe ne fushaten qe ai po ben ne Shqiperi sot, fushata me e mire elektorale qe Shqiperia ka pare ne 30 vjetet e saj. Kjo duket si ne tonin e fushates, si ne stil, si ne strategjine e ndjekur prej tij per tu rikthyer ne pushtet me vote pas 8 vjetesh. Nje kontrast i thelle ky me stilin dhe strategjine e paraardhesit te tij Berisha.

    Ne 25 prill shqiptaret kane nje test per te bere. Eshte testi i qytetarise. Qytetaria duket tek vleresimi i lirise e dinjitetit si njerez, mosshitja e votes. Qytetaria duket edhe tek pjesmarrja masive ne zgjedhje, si nje menyre per te mos u kthyer ne viktima te perjetshme te politikes, por si qytetare sovrane te vertete te atij vendi. Qytetaria duket edhe tek zgjedhja dhe besimi qe shqiptaret do te bejne me voten e tyre: do zgjedhin mafien perballe shtetit ligjor; narko-oligarkine perballe kapitalizmit te tregut te lire; çmendine e perditshme apo qytetarine e perditshme; nje shoqeri ku qytetaret trajtohen si skllever te shtetit apo nje shoqeri ky qytetari punon per vete dhe familjen e vete e nuk mban shtetin mbi kurriz tere kohen; nje qeveri qe punon per interesat mafies se droges apo nje qeveri qe punon per interesat e qytetareve te atij vendi.

    Shqiptaret nuk jane nje popull budalla apo i pashprese. Ata thjeshte jane me te duruar se shumica e popujve te tjere, por kur i prek atje ku nuk mban me, gjej vrime miu ku te futesh. Edhe Edi Rama ben mire te gjeje nje vrime miu ku te futet pas 25 prillit.

    25 prilli nuk do te sjelle vetem opoziten ne pushtet. 25 prill do te cliroje edhe Partine Socialiste nga narko-psikopati Edi Rama. Qe edhe socialistet te mund te fillojne te rizbulojne identitetin e humbur politik, e te nxjerrin udheheqes te rinj te denje ne krye te partise se tyre.

    Albo
    Edi Rama eshte nje psikopat,por nuk eshte as me shume e as me pak psikopat se Meta apo Berisha. Problemi jot Albo eshte se ti nuk e kupton qe keta jane nje bande e perbashet psikopatesh.
    Me 25 prill,natyrisht qe shqiptaret kane nje test per te bere,qe kush voton per keto tre parti me dashje eshte hajdut dhe kush voton pa dashje eshte budalla.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,488

    Për: President Meta: Edi Rama është i çmendur dhe pjesë e mafies që po shkatërron Shqipërinë

    Citim Postuar më parë nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    Edi Rama eshte nje psikopat,por nuk eshte as me shume e as me pak psikopat se Meta apo Berisha. Problemi jot Albo eshte se ti nuk e kupton qe keta jane nje bande e perbashet psikopatesh.
    Me 25 prill,natyrisht qe shqiptaret kane nje test per te bere,qe kush voton per keto tre parti me dashje eshte hajdut dhe kush voton pa dashje eshte budalla.
    Edhe diçka per europianin e ri Bashen e nuk po i permend,me vrasje bulevardi,shitje deti dhe vjedhje rrugesh (dhe aq i ri per gjithe keto skandale nuk qenka!) por po te kujtoj qe si kryebashkiak i dogjen shkollen Kosova,dhe europiani i ri mbas djegjes se shkolles dha me duket lejen e ndertimit,apo te pakten nuk deshi ta kthente prap ne shkolle.


    Vetem per kete ka pasur te drejte Berisha qe lejonte Universitetet private dhe shit-blerjen e dipllomave,kur ka bere shkolle dhe eshte dipllomuar edhe Lulzim Basha mos ngelte shqiptar edhe analfabet pa u dipllomuar.
    Ndryshuar për herë të fundit nga SERAFIM DILO : 16-04-2021 më 16:43

Tema të Ngjashme

  1. Zheji ngre alarmin/ Rama është çmendur, ta mbyllim në spital
    Nga Duke_Of_Arberia në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 15-06-2017, 23:54
  2. Ilir Meta president!
    Nga {A_N_G_E_L_69} në forumin Votime dhe sondazhe
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 28-04-2017, 19:26
  3. Berisha ambasadorit britanik: Rama po shkatërron shtetin ligjor
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 15-01-2014, 20:37
  4. Përgjigje: 315
    Postimi i Fundit: 18-02-2010, 10:27
  5. Ilir Meta deklaron: Rama nuk ka plan dhe nuk eshte i gatshem
    Nga REALIST në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 25-06-2009, 17:45

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •