Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 1
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Dita Botėrore e Artit

    Mė pak politikė, sharje dhe fyerje, mė shumė art dhe buzėqeshje

    Ilir Muharremi, kritik i artit


    Sot ėshtė 15 prilli Dita Botėrore e Artit. Artistėt mundohen qė nė kėtė ditė tė gjejnė pajtueshmėri ndėrmjet idesė dhe materies, ta konkretizojnė, ta bėjnė tė prekshme, tė ndjeshme idenė e materializuar, ose e kundėrta, materien ta vlerėsojnė se si ka rrjedhur nga ideja. Artistėt nė krejt botėn e festojnė kėtė ditė duke shprehur krijime tė reja, forma tė reja, gjetje tė reja, themelime tė lėvizjeve tė reja nė art, gjithnjė me atė se vepra artistike qetėsisht tregon ndryshimin e idesė nė materie, pra syri i brendshėm artistik ėshtė i aftė ta paraqesė shkėlqimin e sė bukurės nė hapėsirė tė jashtme, pra arti dhe bukuria kanė burimin nė njė dėlirė dhe ekstazė tė veēantė.

    Pasi qė artistėt ballafaqohen tėrė jetėn me kėtė luftė (bukuria dhe materia), atėherė qenėsisht na del se estetika ėshtė shumė subjektive sepse fillin e ka nė thellėsinė e shpirtit. Guri gdhendet nga zanatēiu nuk e pėrjashtoj edhe artistin sepse arti dhe zanati bashkėveprojnė, atėherė kur bėhet formė e rreshtohet nė hapėsirė nėn shkėlqimin e diellit dhe hijet e hėnės, krijohet njė refleks i brendėsisė pra artistikes sepse kėtu ėshtė baza.

    E bukura ėshtė shumė e thjeshtė na pėrket vetėm neve, na bėn tė ndjehemi mirė, ta pėrjetojmė, tė pėrhumbemi, pra dehje e Dionisit, kurse e shėmtuara dhe e keqja ėshtė shumė neveritėse dhe e kundėrta e personalitetit tonė. Andaj, me tė drejtė nė botė festohet Dita Botėrore e Artit, datė kjo qė lidhet me ditėlindjen gjeniut tė artit Leonardo Da Vinēi. Arsyeja ėshtė se Da Vinēi ėshtė artisti mė i njohur nė histori tė artit dhe veēohet me arritje humane simbol tė paqes, tė hulumtimit, zbulimit, shkencės, tė tolerancės dhe tė bashkimit. “Nėpėrmjet eksplorimit tė artit, shumė probleme nė botė do tė zgjidheshin”, thotė Mary Ann F.Kohl.

    Fatkeqėsisht nė mediat tona mė prioritet janė debatet politike, fyerjet, sharjet se sa Dita Botėrore e Artit. Mė tė famshėm bėhen disa individė pėr deklaratat e tyre fyese, pėrbuzėse, gallata se sa ndonjė vepėr e artistit. Populli jeton me kėnaqėsinė e shtypjes dhe ofendimit se sa arritjet e ndonjė artisti. Mė shumė klikime marrin kėto qė i pėrmenda se sa promovimi i ndonjė ekspozite, shfaqje, filmi vallėzimi… Madje, politika bėhet mė tėrheqėse kur plasė debati me sharje, kacafytje, rrahje, ofendime familjare dhe mediat plasojnė imazhe mė tė detajuara (fyerjet nė korridor jashta kamerave), e tėra kjo pėr arritje tė biznesit tė tyre pra komercializmit pėrmes klikimeve.

    Pse kjo ditė gjithnjė kalon nė heshtje nė Kosovė? A ėshtė arti nė rėnie, a kanė njerėzit pak njohuri pėr artin? Institucionet tona a e dinė qė ekziston dikund arti te ne, ndonėse i strukur nė atelie? Mund tė mendohet se arti ka shėnuar rėnie si pasojė e komercializmit, por e tėrė bota po komercializohet, pra vlera dhe shpirti po blihet me para sepse nė Kosovė mė shumė besohet nė krizėn ekonomike se ne vlerėn artistike. Arti duhet ta nxjerr veten nga kriza ekonomike, ta pasqyroj ēdo krizė ose ta vetėdijėsoj popullin qė jeton nė krizė, pra kjo i bie qė arti qėndron ombrellė sipėr ēdo antivlere dhe vlere.

    Urime 15 prilli Dita Botėrore e Artit! Sot nė kėtė kohė pandemie ndonėse nuk mund tė vizitoni ndonjė Galeri, Teatėr, sallė koncertrale, kinema, pėr ta shėnuar kėtė ditė tė madhe tė krijimit dhe shprehjes artistike. / KultPlus.com


    https://www.kultplus.com/lajme/me-pa...he-buzeqeshje/
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 15-04-2021 mė 08:24

Tema tė Ngjashme

  1. Dita Botėrore e Teatrit
    Nga sirena_adria nė forumin Kulturė demokratike
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 27-03-2022, 22:01
  2. 7 Prill - Dita Botėrore e Shėndetit
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Mjeku pėr ju
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 07-04-2014, 18:51
  3. Dita Botėrore e shėndetit
    Nga Florim07 nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 11-04-2009, 05:50
  4. Dita Botėrore E Popullėsisė
    Nga NEOLK nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 11-07-2007, 19:47
  5. 22 Mars, Dita Boterore e Ujit
    Nga Hyllien nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 23-03-2005, 18:27

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •