Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Arrestohet në Itali “Ramboja i hajdutëve”, Zef Tirtja, grabiti mbi 27 shtëpi

    Arrestohet në Itali “Ramboja i hajdutëve”/ Shqiptari që grabiti mbi 27 shtëpi

    Emri:  yujyu.jpg

Shikime: 549

Madhësia:  34.4 KB

    Karabinierët e Genoa në Itali njoftuan arrestimin e një 48-vjeçari shqiptar të akuzuar për një sërë vjedhjesh në këtë zonë. Ai është identifikuar si Zef Tirtja që mediat vendase e kanë identifikuar me nofkën “Ramboja i hajdutëve”.

    Kjo vjen jo vetëm për shkak numrit të madh të vjedhjeve që mbajnë firmën e tij, por edhe për mënyrën si ai kacavirrej natën nëpër banesa duke hapur dritaret dhe më pas zhdukej pa lënë asnjë gjurmë duke jetuar në një çadër kampingu në një pyll.

    Pikërisht këtu arritën ta gjenin edhe karabinierët pas një pune të gjatë të mbikëqyrjes së kamerave të sigurisë së zonës ku ishin raportuar vjedhje. Vetëm në këtë zonë atij i adresohen 27 vjedhje, por pasi bënë krahasimin e shenjave të gishtave, Tirtja rezultonte të ishte dënuar në mungesë në vitin 2004 me 1 vit e 3 muaj burg për vjedhje në zonën e Cuneo.

    Ai ishte shpallur sërish në kërkim në vitin 2015 pas raportimit të disa shtëpive në zonën e Friuli-Venezia Giulia, por nuk ishte bërë e mundur gjetja e tij. Gjatë kontrollit në çadrën e tij u gjetën mjete të punës, rrobat që përdorje gjatë vjedhjeve dhe një shumë e madhe parash.

    Mes përgjimeve policia ka publikuar edhe një telefonatë që ai bënte me të afërmit në Shqipëri ku mburrej për “punën” që bënte. “Në Itali nëse punon (nënkupto vjedh) mirë, bën shumë para. Unë duhet të bëj shumë që të kthehem për të jetuar në Shqipërinë time”, – thoshte në një nga telefonatat e përgjuara nga karabinierët.

    Lapsi
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  2. #2
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Për: Arrestohet në Itali “Ramboja i hajdutëve”, Zef Tirtja, grabiti mbi 27 shtëpi

    Hajdut qe len shenjat e duarve,gishtave ne shtepite e vjedhura???Vetem kaq te len te kuptosh qe ka qene komplet gomar.

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 19-04-2016, 11:03
  2. Në Itali, emigrantëve nuk u japin shtëpi me qera
    Nga jonisni në forumin Emigracioni
    Përgjigje: 46
    Postimi i Fundit: 14-11-2012, 16:53
  3. Në Itali, emigrantëve nuk u japin shtëpi me qera
    Nga jonisni në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 46
    Postimi i Fundit: 14-11-2012, 16:53
  4. Mbyt gruan në shtëpi, arrestohet bashkëshorti
    Nga Davius në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-08-2005, 18:28
  5. Arrestohet pronari i Shijak TV ne Itali
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 28-04-2004, 15:07

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •