“Pasi u stėrvita nga amerikanėt nė periferi tė Romės, u hodha me parashutė nė Shqipėri nė njė mision sekret”, kujtimet e panjohura tė “diversantit”

Emri:  David-Smajli1.jpg

Shikime: 918

Madhėsia:  35.9 KB

Publikohet historia e panjohur e Zef Lukės nga Shkodra, i cili nė 1946 u arratis nga Shqipėria pėr nė Greqi, ku qėndroi pėr disa vite nė kampet e azilantėve politikė. Njohja e tij me Alush Lleshanakun, stėrvitja nė njė qendėr zbulimi tė financuar nga amerikanėt nė periferi tė Romės dhe zbarkimi me parashutė nė malet e Mirditės nė 1949. Tė gjitha peripecitė e “diversantit”, qė u bė tmerri i Sigurimit tė Shtetit deri nė vitin 1953, ku emri dhe veprimtaria e tij pėr vite me radhė tregohej si nė legjenda nė qytetin e Shkodrės dhe nė gjithė Veriun e Shqipėrisė, bėhen publike sipas kujtimeve qė ai ka lėnė tė shkruara nė SHBA, ku ai kaloi pjesėn mė tė madhe tė jetės si emigrant politik deri nė shembjen e regjimit komunist.

Bashkė me dimrin e egėr dhe tė acartė tė dhjetorit 1944 e janarit tė ‘45-ės, i cili nuk ishte parė prej kohėsh, pjesa mė e madhe e shqiptarėve, atė kapėrcyell vitesh tė trishta u pėrballėn edhe me njė dhunė e gjenocid tė padėgjuar ndonjėherė. Regjimi komunist i porsaardhur nė fuqi, intensifikoi nė shkallėn mė tė lartė goditjen ndaj kundėrshtarėve tė tij politik, me arrestime, burgosje, internime dhe ekzekutime nė masė, gjė tė cilėn nė njė farė mėnyre e kishte filluar qė pa mbaruar mirė lufta. Si rezultat i kėtyre reprezaljeve dhe pasigurisė qė mbretėronte nė vend prej terrorit tė kuq, i cili sa vinte dhe bėhej mė i egėr, asokohe u shtuan sė tepėrmi arratisjet e shqiptarėve jashtė shtetit. Madje, nė Jug tė vendit, ku mundėsitė ishin pak mė tė mėdha, pati dhe largime masive nė drejtim tė kufirit me Greqinė, ku komunistėt dhe nacionalistėt helenė vazhdonin tė vriteshin me njėri-tjetrin, pėr shkak tė “llogarive” ende tė pambyllura qė nga koha e luftės. Ndėr ata shqiptarė qė morėn nė sy rrezikun dhe rrugėn e panjohur drejt kufirit me shtetin fqinj, nė atė fillim janari tė akullt tė vitit 1945-sė ishin edhe disa tė rinj shkodranė, qė kryenin shėrbimin e detyrueshėm ushtarak nė njė repart nė rrethinat e qytezės sė vogėl tė Delvinės. Organizatori dhe udhėheqėsi kryesor i atij grupi qė po ndėrmerrte atė aventurė tė rrezikshme, ku “luhej me kokėn”, ishte Zef Luka, njė djalė i ri qė nuk i kishte mbushur ende tė 20-at. Por a mundėn ata ta kalonin brezin kufitar dhe cili ishte fati i tyre i mėtejshėm? Kush ishte Zef Luka, cila ishte e kaluara e tij dhe pėr ēfarė arsyesh ai dhe shokėt e tij i kishin hyrė asaj aventure tejet tė rrezikshme? Pėr tė gjitha kėto na njeh ditari i panjohur i Zef Lukės, i cili pas njė sėrė peripecive nėpėr kampet e azilantėve politikė nė Greqi, Jugosllavi e Itali, si dhe aventurės sė tij, duke u endur pėr tre vjet me rradhė si diversant nėpėr malet e Veriut tė Shqipėrisė, nė vitin 1956, u vendos pėrfundimisht nė SHBA, ku ka jetuar deri para disa vitesh nė njė moshė tė thyer. Nga ditari i Zef Lukės, tė cilat ai i ka daktilografur, ne kemi pėrzgjedhur pėr botim vetėm disa pjesė, qė ai na i ka pasur dėrguar pak para se tė ndėrronte jetė pėr t’i bėrė ato publike nė shtyp dhe po i japim ato pa i bėrė asnjė ndryshim (vetėm nėntitujt janė redaksional) dhe nė dialektin gegėrisht, ashtu siē i ka shkruar dhe pėrjetuar ai plot gjysmėshekulli mė parė.

Emri:  David-Smajli.jpg

Shikime: 898

Madhėsia:  43.9 KB

Emri:  20200409_235152.jpg

Shikime: 891

Madhėsia:  37.1 KB

Ditari i Zef Lukės
9 Maj 1945


Me shkodranėt qė ishim ushtar nė Delvinė, bisedojshim shpesh herė pėr me ikė (me u arratisė), por nuk e caktojshim ditėn mbasi pritshim se po ndėrron situata. Hamit Sait Toshi, ishte prej katundit Villgarė tė Anės sė Malit, nė kufi me Jugosllavi. Nanės sė tij i thoshin File. Ajo kishte motrat tė martueme nė Ulqin si dhe njė vėlla. Hamiti ishte trim e besnik dhe e njihte babėn tim kur vinte nė pazar me shit ndonjė gja. Unė dhe Hamiti e kishim lanė me ik tė dielėn mė 16 maj 1945, kur ishte liri-dalje prej orės 13 deri nė orėn 20 tė mbramjes. Do t’u takoshim nė orėn 13 tek Kroni i Delvinės. Hamiti mė thotė se vjen dhe Osman Dervishi qė ishte oficer. Unė i thashė: Hamid, unė nuk i besoj Osmanit. E ai m’u pėrgjigj: Ti me beson mue? Osmani ka probleme, hasmin e ka nė Brigadė. Ky na ndihmon me nxjerr disa armė. Te Kroni i Delvinės na kishim mshehun 12 bomba doret. Kur ushtria ishte me liri-dalje, skuadrat zbuluese ishin patrullė se mos tė ikshin nga ushtria. Pra u donte qė tė kalohej Ura e Bistricės, ajo kambsore, e cila ruhej fort, para se tė bėhej apeli nė orėn tetė tė mbrėmjes. Nė kėtė kohė vjen Osmani, i cili kishte sjellė automatikun e vet dhe revolen “Beretė” qė ia dha Hamidit. Unė mbeta me 12 bomba doret qė i kisha tė lidhuna nė njė facoletė, tuj mbetė kėshtu i pakėnaqun e i pambrojtun. Pėrpara se tė vishem tė Kroni, i thashė shokut tim, Angjelin Zojzit, se: jam tuj ikė. Aty pashė edhe Fofon me shoqe. Asaj i dhashė njė napolon arit qi kisha, mbasi nuk mendojshe se kalojshėm gjallė nė Greqi. Fofo nisi me kja, ndėrsa unė vazhdova rrugėn tuj kalu rrugė pa rrugė deri sa dolėm te Ura e Bistricės, pra te ajo qė ishte kambsore prej drunit, e ngushtė sa me ecė vetėm njė njeri.

Arratisja nga Delvina nė Greqi
Ecėm gjithė natėn, kaluem Konispolin e Bamadatin, katunde moderne me vila. Thuhej se tė gjitha familjet kishin njerėzit e tyre nė SHBA qė i ndimojshin. Vijuam rrugėn dhe kaluam lumin e Bistricė duke u lidhur dora dorės. Pak mė tej dėgjuem disa kumonė delesh, u avitėm dhe pyetėm ēobanin: A asht Greqi apo Shqipni kėtu? Por ai nuk u pėrgjegj me asnjė fjalė. Tuj ec shtegut, shohim se shpijat ishin shumė larg njena tjetrės. Nė njė qoshe tė malit shohim njė plakė me dhi, e cila na dha djalin e vet me na pėrcjellė te posta e kufirit grek. Vijuem rrugėn nė njė shteg tė ngushtė qi shkonte teposhtė. Te njė kaēubė u ndalėm me hangar atė bukė e voe (vezė) qė na kishte dhėnė njė ēikė qė patėm takue rastėsisht rrugės. Nuk zgjati shumė dhe njė patrullė prej ma se 7 vetėsh qi ngitshin nė drejtimin tonė. Vetėm kambėt ju shifshim. Mos tė ishim ndalė me hangar, do t’u vritshim me ta. Zoti na shpėtoi. Kur u avitėm afėr postės sė kufinit grek, i thamė Osmanit: Ti shko i pari brenda, nė rast se janė komunista, vraju me ta, edhe na po vritemi kėtu jashtė. Osmani doli nė penxhere tė asaj kulle dhe na thirri. Unė kur ju afrova rojes te dera, pashė se kishte kunorėn mbretnore tė Greqisė nė kapelė. Kur hina brenda nuk mujshem me hangėr se na ishte tha fyti, pimė vetėm pak tamėl. Kambėt na ishin ba shika gjak sa qė mezi me ecė. Na vunė nė tre mushka dhe prej Kakavije u nisėm pėr nė Delvinancion. Atje ishte rruga e makinės e na nisėn pėr nė Duljana, ku pėr njė javė rresht na morėn nė pyetje grekėt e inglezėt, qė prej asaj dite qė kishim le, e deri m’atė ditė.

Nė Janinė, pėr gjashtė muaj
Nė mjedis tė Janinės kishte kazerma pa derė e pa penxhere, qė u thėrritshin: Strate Pedon. Flejshim ndėr do kartuēa qė i pėrdorshin pėr shtrojė. Pėr me hangar na nepshin ēka tepronte prej kazanit tė ushtrisė. Korēarėt qė kishin ikė prej Brigadės sė 15-tė, punojshin me pagėn e shtetit dhe flijshin aty. Janina ishte qytet i bukur dhe mė ēonte mallin e Shkodrės: Kalaja, liqeni me njė ishull tė vogėl midis qė e thirrshin Mesopotamo. Edhe klima ishte si nė Shkodėr. Qyteti i Ali Pashė Tepelenės. Grekėt kėndojshin kangėn; Ali Pasha gimat e kamena, dhen navate. D.m.th. Ali pasha flen dhe ska frikė kėrkėnd. Aty mė thirri Jani Dhamanti qė ishte kryetar i Vorio-Epirit. Ma vonė pata ndie se e kishin vra spiunat e Shqipnisė. Aty banonte edhe familja Ali Nivicės me vlla e kushri. Seidi Baja, Haki Gaba, Bardhok Gjeta, Xhaferr Luka, Veledin Bobi me tė vllanė, qė e vranė ma vonė kur doli nė terren prej grekėve nė Shqipni. Ma vonė erdh dhe Muēo Ēaprati prej Vlonet dhe Selim Daci qė ishte oficer celule i Brigadės sė 15-tė Sulmuese nė Delvinė. Vjen aty edhe Tahir Reēi, Isuf Luma e Hasan Spata. Ato mblidhshin bisha cigaresh nėpėr qytet dhe fusha sportive, i dėlirshin dhe i pijshin me ēibuk. Pėr me kenė ma tė sigurtė, na ēuen nė burgun e Janinės. Nė Athinė dhe Pire, sidomos nė Rrugėn e Kuqe (Adhos Kocinja) u luftote derė mė derė dhe mėhallė mė mėhallė, ndėrmjet zervistave dhe EAM-it.

Nė kampin e Kretės dhe Athinės deri nė 1947
Nga kampi i Iriaklionit nė Kretė ku qėndruam deri mė marsin e 1947-ės, u nisėm pėr nė Pire tė Athinės nė kampin Haxhi Qiriakon. Ai kamp ishte vendosur nė majė tė njė kodre afėr limanit tė Pireut. Aty afėr ishte dhe marina greke. Po atė ditė gazeta greke “Athina” botoi njė lajm ku thuhej se nė qytetin Jera Pjetra tė Kretės, komunistėt grekė kishin vra 12 kosovarė. Mbas kėsaj ngjarje qeveria greke i tėrhoqi tė gjithė emigrantėt qė ndodheshin nė atė ishull. Pėrsėri nė mars 1947 jemi nė kampin Haxhi Qiriakon tė Pireut. Nė njė dhomė tė katit tė dytė, ishim: Muharrem Bajraktari me djalin, Fiqėri Dine me djal e vėlla, Hysni Dema, profesor Miftar Spahija, Abaz Ermeni, Tako Baqi dhe Alush Lleshanaku. Gjeneral Preng Pervizi kishte njė dhomė mė veten kamp dhe vinte tek ne vetėm kur kishte ndonjė inspektim. (Pervizi jetonte nė mes tė Athinės, nė hotel “Bancion”, e rrinte nė kafen “Janatis” te rruga Omonia Kantes nė qėndėr tė Athinės). Nė katin e parė banojshin Asllan Zeneli me tė nipin, Ramazan Cena, Dem Ali Pozhari, Bik Pazari me tė vėllanė, Dedė Pepa, Lek Martini dhe Pal Marku. Dauti qė ishte prej Tiranet, kryente detyrėn e guzhunjerit. Kampi u mbush prej atyne qė erdhėn prej Kretet. Ishin edhe shumė gra gjermane me fmij, tė cilat ishin martue me grek, qė kishin kenė rob lufte nė Gjermani. Muharrem Bajraktari pėr ditė nadje herėt ecte rreth kampit qė ishte i rrethuem me pisha tė vogla dhe fliste me vete ku mund ta ndijshe 10 hapa larg. Po aty banonte dhe Hazis Biēaku me djal, tė cilin Intelixhens Servisi Anglez e merrte nė pyetje nė lidhje me nji oficer tė tyne qė kishte ra me parashutė nė Shqipni pėr me ndihmue komunistat. Por Hazizi ua kishte dorzu gjermanėve. Nė atė kamp u takova me Alush Lleshanakun, i cili kishte lind nė vitin 1913, nė katundin Bradashesh tė Elbasanit dhe mbasi kishte mbarue Normalen nė atė qytet, kishte dalė mėsues. Babės sė tij i thoshin Shuaip.

Biseda me Lleshanakun pėr tė zbarkuar nė Shqipni
Alushit i thashė: “Je dhimbtė tanė rinisė sė Shkodrės edhe komunistave qė ishin nxanėsit tuej, kur “Zani i Popullit” nė dhjetor 1944, pat shkrue se ke ra nė pritė e je mbytė nė Dri dhe se kanė gjetė automatikun tand nė trap”. Alushi pėr gjith herė nadje na ēonte me ba gjimnastikė. Kur vinte oficeri i Policisė nė orėn 9, i paraqitshe njė listė tė vogėl tė rinjsh e bashkė me Alushin, pėr me na dhanė leje pėr me shkue e me u la nė det. Njė ditė nė plazh, Alushi mė thotė: “Zef, me u ba puna me ra nė Shqipni me parashutė, a vjen me mue?” Si jo mor Alush, i pėrgjigjem unė, na tė gjithė atė ditė presim, edhe i pata dhanė besėn. Nji ditė e pyes: Alush, ēka kishe me ba me Enver Hoxhėn me tė ra nė dorė? Ai m tha: “Kishe me e futė nė njė kafaz e me shėtitė nė tė gjithė Shqipnin, por jo me e vra, qė tė shofin gabimin e vet”.

Nė kampin Santa Fara nė Itali
Mars 1949

Me njė anije transporti greke nisemi prej Pireut pėr nė Bari (tė Italisė), nė kampin Iro Santa-Fara. Porsa arritėm na paisėn me indeks-kart dhe kontroll book. Nė kėtė kohė vjen prej Romet, Eduart Liēo dhe na ban fotografina nė kamp. Ky ishte i dėrguem prej Bllokut Indipendent Kombėtar. Ai ishte njė kamp transiti ku bashin pjesė: Komiteti “Shqipėria e Lirė”, ashtu dhe Blloku Indipendent Kombėtar, qė ishte jashtė komitetit. Kėto tėrhiqshin grupe vullnetarėsh qė i hidhshin nė Shqipni. Grupi i parė ishte ai i Et’hem Ēakos, vet i tretė i cili u zu gjallė. Ma vonė kėta u vranė njeni pas tjetrit nė Llogora tė bregdetit shqiptar. Ma vonė Hamit Toshi (Saiti) mė thotė se ishte tuj shku vullnetar nė Shqipni, por pa Osman Dervishin. “Po ti”, mė tha. Unė iu pėrgjigja: Unė jam tuj shku me Alush Lleshanakun se i kam dhanė fjalėn qė nė Greqi. Kėshtu u damė na tre shokėt qė patėm ikė prej Greqijet. Osman Dervishi emigroi pėr nė Australi, ndėrsa Besim Kusi, nė kamp, kishte nji dhomė nė veti dhe punonte si rrobaqepės. Nji ditė ky mė thėrret dhe mė thotė: “Zef kam ndie se don me shkue nė Shqipni”?! Kur unė i thashė: po, ai m’u pėrgjigj: “Mos u ban i marrė”, dhe mė tregoi atė historinė me mullisin qė veshi rrobat e gjeneralit dhe u vra i pari nė luftė. Kur ishte nė prag tė vdekjes, dy ushtarė qė ishin afėr, thanė: “Plumbi i ka rėnė nė krye”. Mullisi duke dhėnė shpirt tha: “Krye kish pasė ai qė qėndroi tek mullini”.

Stėrvitja ushtarake nė kampin Monte Mesala
Roja e derės sė kampit mė lajmėron se nji person mė kėrkonte te dera. Kur dal, shoh nji person me nji makinė tė zezė, nji sahat e byzylykė ari tė trashė. Mė pyet: “Si e ke emnin”?, i them: Zef Luka. Mė tha: “Lajmro shokėt qė tė vini nė hotel ‘Delle Nacioni’ nė Via Lungo Mare Bari”. Si shkuem atje, na shtinė nė njė sallė, na thėrrasin emnat tuj na dhanė gjithsecilit nga 40 mijė lire. Sa u errė na futėn nė njė kamion e na nisėn drejt e nė Golfo di Taranto, njė fortesė ushtarake nė Monte Mesala. Kamioni ishte i shoqėruem nga mbrapa prej atij personi qė u thėrritej Conte Caropio. Nė kėtė takim, Pal Marku prej Puke, megjith qė e thirra, nuk erdh. Nė Monte Mesla gjetėm: Gjon Gjinajn, Pashko Letajn, Kol Ēunin, Kol Bib Mirakajn, Alush Lleshanakun e Xhevdet Blloshmin. Grupi i Mirditės dhe i Shkodrės pėrbahej nga: Kol Ēuni, Gjon Gjinaj, Pjetėr Gjoci, Bardhok Gjeta, Ndue Frisku, Mirash Marku, Nikoll Marku, Pashko Letaj e Zef Luka. Grupi i Elbasanit pėrbahej nga: Alush Lleshanaku, Halil Hoxha, Rexhep Kaso, Zenel Cela, Nuri Plaka, Abedin Xhango, dhe grupi i tretė i po kėtij rrethi nga: Xhevdet Blloshmi, Shyqėri Biēaku, Isa Kallo dhe Kamber Alla. Kol Ēuni ishte i kualifikuam pėr radio, pasi nė kohėn e gjermanit ishte kenė nė shėrbim si radiofonist. Por edhe Alush Lleshanaku mėsonte pėr radio. Ai na mėsonte si me ra me parashutė dhe si me qitė nė shenj me armė. Nė muejin dhjetor 1949, na veshėn si marinarė dhe na nisėn prej Monte Mesala-Taranto, me njė autobus pėr nė Romė, nė Fraskati, Via Violata, Vila Rossa. Kėtu njė herė nė javė vijshin me na pa Ismail Vėrlaci, Gjon Marka Gjoni, Ndue Gjo Marku, Lin Shkreli, Xhaferr Deva dhe Ernest Koliqi. Grupi i parė qė do tė binte nė Shqipni, ishte ai i Mirditės dhe i Shkodrės. Njė ditė Ernest Koliqi mė thirri veēmas dhe mė tha: “Unė ta njoh babėn tand dhe me tė gjetė gja, nuk kam se ēfar me i thanė. Nė mos e ndiesh vetin tė aftė me shkue, mė thuaj se tė ndali kėtu, e tė nxjerri ndonji bursė pėr shkollė”. Unė i thashė: Jo, se i kam dhanė fjalėn Alushit qė nė Greqi. Luigj Ferri ishte pėrgjegjės i grupeve. Njė ditė tuj qeshė me tė e pyeta: Me ba mos me t’u ēilė parashuta, ēka duhet me ba?” E po tuj qeshė, ai mė thotė: “Eja e mė difto”.

Veprimtaria e Zef Lukės nė arkivat e Sigurimit tė Shtetit
Veprimtaria dhe aktiviteti antikomunist i Zef Lukės nė Shqipėri nuk ėshtė i pasqyruar vetėm nė fletėt e ditarit tė tij, por ai ėshtė dokumentuar edhe nė mjaft raporte e materiale tė shumta arkivore tė Sigurimit tė Shtetit, i cili e ndiqte atė hap pas hapi. Po kėshtu, aktiviteti antikomunist i tij ėshtė pasqyruar edhe nė disa libra tė ish-oficerėve dhe drejtuesve tė lartė tė Sigurimit tė Shtetit, si Mark Dodani (“Fronti i Heshtur”), Themi Bare (“Provokacione, Komplot, Dėshtime”), Rakip Beqaj, (“Veprimtaria e Armiqėsore e Klerit Katolik Shqiptar, 1943-1971”) etj., tė botuara para viteve ’90-tė, nė kohėn e regjimit komunist tė Enver Hoxhės. Sipas Injac Saraēit nga Shkodra, (i cili ka bėrė edhe parathėnien e kujtimeve tė Zef Lukės) nė njė dokument tė arkivit tė Ministrisė sė Brendshme (Dosja 51, Viti 1949, fq. 109) ndėrmjet tė tjerash shkruhet: “Tue pas frikė se kur tė zbarkojshin nė Shqipėri, grupet e diversantėve mund tė vriteshin nga populli dhe nga forcat e tij tė Sigurimit, tregonte Gjon Gjinaj, nga Vatikani vijshin eksponentė tė ndryshėm pėr t’u dhanė kurajo pėrpara nisjes. Kėshtu Gjon Gjinaj theksonte: “Para dite, mė 27 dhjetor tė vitit 1949, erdhi oficeri italian i Ministrisė sė Punėve tė Mbrendėshme, Karobi, i shoqnuem nga njė prift i Vatikanit, i cili na bekoi qė zoti tė na shpėtonte nga ēdo e keqe. Mė 28 dhjetor tė po atij viti, grupi diversant i kryesuar nga Gjon Gjinaj ishte pėrgatitė tė nisej pėr nė Shqipni, i shoqnuem nga Karobi, nga De Anxhelo dhe nga tre pilotė. Nė ēastet e nisjes ky grup ishte takue me njė amerikan qė kishte bisedue me Karobin, me Gjon Gjinajn dhe Kol Ēunin. Tue spjegue mėnyrėn se si u hodhėn nė tokėn shqiptare, diversanti Gjon Gjinaj, theksonte: “…U nisėm nga Roma pėr nė Bari. Kur duelėm nga ana e Shkodrės, Karobi na tha: “Bahuni gati. Kur tė dali drita jeshile ju duhet tė hidheni shpejt”. Kėshtu ne filluem tė hidhemi njeni mbas tjetrit: i pari Pashko Letaj, i dyti Ndue Frisku, i treti Kolė Ēuni, i katėrti Zef Luka, i pesti Pjetėr Gjoci, i gjashti Mirash Marku, i shtati Bardhok Gjeta, i teti Nikoll Nika dhe i nanti unė. Kishim zbarkue nė pyjet e Komit, nė krahinėn e Mirditės”.

Kush ėshtė Zef Luka?
Nga Kolegji i Jezuitėve nė kampet e refugjatėve nė Greqi e Itali


Autori i kėtyre kujtimeve, Zef Luka, u lind nė vitin 1926 nė njė familje tė vjetėr tregtare shkodrane, ku babai i tij, Loroja, dhe xhaxhai, Ludoviku, njiheshin si pėrkrahės tė flaktė tė Luigj Gurakuqit. Zefi u shkollua nė kolegjet fetare tė franēeskanėve dhe jezuitėve nė qytetin e tij tė lindjes dhe vetėm pak muaj pas mbarimit tė Luftės, mė 8 mars tė vitit 1945, ai u thirr pėr tė kryer shėrbimin e detyrueshėm ushtarak nė qytezėn e Delvinės nė jug tė vendit. Duke qenė i pakėnaqur me regjimin komunist tė porsaardhur nė pushtet, Zefi me disa shokė tė tij, kryesisht nga Shkodra, organizoi arratisjen pėr nė Greqi. Nė shtetin helen ai dhe shokėt e tij fillimisht u pėrballėn me njė jetė tė keqe nėpėr kampet e refugjatėve politikė, prej nga largoheshin herė pas here, duke kryer edhe punė tė tjera tė rėnda pėr tė fituar diēka. Gjatė asaj periudhe kohe, qė Zefi qėndroi nėpėr kampet e azilantėve politikė nė Greqi, ai u njoh edhe me shumė shqiptarė, eksponentė tė njohur antikomunistė. Njė nga ata ishte dhe Alush Lleshanaku, i cili hynte dhe dilte me misione tė fshehta nė Shqipėri. Nė marsin e vitit 1949, Zefi largohet nga Greqia dhe vendoset nė Itali, ku iu dha mundėsia qė tė vazhdonte studimet e larta. Sipas fjalės qė i kishte dhėnė Lleshanakut, Zefi inkuadrohet nė radhėt e shqiptarėve, qė u pėrgatitėn nga zbulimet e huaja nė disa qendra stėrvitore dhe mė 26 dhjetor 1949, sė bashku me nėntė shqiptarė tė tjerė, ai zbarkoi me parashutė nė malet e Mirditės. Pėr dy vjet me radhė, ai me shokėt e tij u endėn nėpėr male nėn ndjekjet e vazhdueshme tė Sigurimit tė Shtetit dhe forcave tė ndjekjes, duke u munduar tė organizonin njė rezistencė tė armatosur ndaj regjimit komunist nė fuqi. Gjatė atyre viteve, nė tė gjithė qytetin e Shkodrės emri i Zef Lukės u kthye nė njė legjendė. Qė nė atė kohė, por dhe shumė vjet mė vonė, thuhej se ai disa herė kishte arritur tė futej nė shtėpinė e tij nė qytet, nėn hundėn e njerėzve tė Sigurimit qė e ndiqnin kėmba-kėmbės. Mė 20 gusht tė vitit 1951, Zefi me disa shokė tė tjerė u detyruan dhe kaluan nė Jugosllavi, ku pėr shkak tė veprimtarisė sė tij antikomuniste dhe nė mbrojtje tė flamurit kombėtar, ai u arrestua nga organet e UDB-sė. Pasi vuajti disa kohė nė burgje, nė qershor tė ’52-it ai u internua nė Sabaē. Mė 5 tetor tė vitit 1954, pasi u lirua nga internimi, Zefi shkoi pėrsėri nė Itali, ku qėndroi deri nė vitin 1956, qė iu dha e drejta pėr tė emigruar nė SHBA. Nga ai vit, Zefi jetoi e punoi nė Cliveland tė shtetit tė Ohio-s, ku dhe ka shkruar kujtimet e tij pėr atė kohė tė largėt tė mbushur me peripecira tė pafundme.

Memorie.al