Partitė politike dhe kandidatėt kanė shpenzuar 113 mijė USD nė reklama nė Facebook
Tė dhėnat e publikuara nga Facebook pėr shpenzimet pėr reklama politike dhe sociale deri me datė 10 prill, tregojnė se partitė politike dhe kandidatėt kanė shpenzuar 113,252 USD nė reklama politike.
Sipas tė dhėnave tė librarisė sė reklamave me temė politike dhe sociale tė publikuar nga Facebook, gjatė 30 ditėve tė fundit partitė politike, kandidatė nė zgjedhjet e 25 prillit dhe faqje qė shpėrndajnė mesazhe politike kanė postuar 2573 reklama nė rrjetin social Facebook.
Nė total sipas raportit janė shpenzuar 123,152 USD pėr reklama politike dhe sociale. Por tė dhėnat e analizuara nga BIRN tregojnė qė vetėm 113,252 USD janė nga parti politike, kandidatė ose faqe qė shpėrndajnė reklama politike, ndėrsa pjesa tjetėt janė reklama nga media dhe kompani qė janė kategorizuar gabim nga algoritmi i Facbook.
Listėn e reklamueseve mė tė mėdhenj e udhėheq Partia Socialiste me 394 reklama, me njė vlerė totale prej 21,907 USD, e ndjekur nga Partia Demokratike me 81 reklama, pėr tė cilat ajo ka shpenzuar 11,536 USD.
Ndėrkohė, kandidati qė ka shpenzuar mė shumė nė reklama ėshtė Agron Shehaj, i cili garon pėr Partinė Demokratike nė Tiranė. Shehaj ka shpenzuar 10,118 USD pėr 133 reklama.
Ajo qė bjen nė sy janė dhe shpenzimet e larta tė disa faqeve anonime qė shpėrndajnė reklama politike me ton negativ ndaj opozitės ose pozitiv ndaj mazhorancės, por qė nuk i lidhin shpenzimet me njė parti politike ose kandidat nė zgjedhje.
Pėr shembull, 5 faqe me reklama pro Partisė Socialiste dhe kundė PD-sė [Untold Stories of Albania, Punė Punė, Pakėz Dritė, Ligj dhe Rend dhe Tė jesh grua], kanė shpenzuar deri mė 10 prill 19,452 USD pėr 341 reklama tė publikuara nė Facebook.
Ndėrkohė, faqja Anti-Rama Social Club ka publikuar reklama me ton negativ pėr mazhorancėn, por sipas raportit shpenzimet e saj kanė qenė minimale deri mė 10 prill.
Sipas tė dhėnave tė bėra publike nga Facebook, shpenzimet mė tė mėdha pėr reklama politike dhe sociale janė bėrė pėr tė shenjestruar llogari Facebook nė qarkun e Tiranės dhe atė tė Elbasanit.
Raporti nėnvizon se 90 nga reklamat politike tė indentifikuara janė publikuar pa emrin e entitetit ose personit qė i paguan.
Qė nga data 25 mars, Facebook i kėrkon ēdo llogarie qė bėn reklama sociale ose politike nga Shqipėria qė ato tė vijnė nga reklamues tė autorizuar dhe tė pėrfshijnė njoftimin paguar nga.
Besar Likmeta
BIRN
Krijoni Kontakt