Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17

    BIRN: Reklamat nga fushata politike, Facebook fiton $299,000

    Partitė politike dhe kandidatėt kanė shpenzuar 113 mijė USD nė reklama nė Facebook

    Tė dhėnat e publikuara nga Facebook pėr shpenzimet pėr reklama politike dhe sociale deri me datė 10 prill, tregojnė se partitė politike dhe kandidatėt kanė shpenzuar 113,252 USD nė reklama politike.

    Sipas tė dhėnave tė librarisė sė reklamave me temė politike dhe sociale tė publikuar nga Facebook, gjatė 30 ditėve tė fundit partitė politike, kandidatė nė zgjedhjet e 25 prillit dhe faqje qė shpėrndajnė mesazhe politike kanė postuar 2573 reklama nė rrjetin social Facebook.

    Nė total sipas raportit janė shpenzuar 123,152 USD pėr reklama politike dhe sociale. Por tė dhėnat e analizuara nga BIRN tregojnė qė vetėm 113,252 USD janė nga parti politike, kandidatė ose faqe qė shpėrndajnė reklama politike, ndėrsa pjesa tjetėt janė reklama nga media dhe kompani qė janė kategorizuar gabim nga algoritmi i Facbook.

    Listėn e reklamueseve mė tė mėdhenj e udhėheq Partia Socialiste me 394 reklama, me njė vlerė totale prej 21,907 USD, e ndjekur nga Partia Demokratike me 81 reklama, pėr tė cilat ajo ka shpenzuar 11,536 USD.

    Ndėrkohė, kandidati qė ka shpenzuar mė shumė nė reklama ėshtė Agron Shehaj, i cili garon pėr Partinė Demokratike nė Tiranė. Shehaj ka shpenzuar 10,118 USD pėr 133 reklama.

    Ajo qė bjen nė sy janė dhe shpenzimet e larta tė disa faqeve anonime qė shpėrndajnė reklama politike me ton negativ ndaj opozitės ose pozitiv ndaj mazhorancės, por qė nuk i lidhin shpenzimet me njė parti politike ose kandidat nė zgjedhje.

    Pėr shembull, 5 faqe me reklama pro Partisė Socialiste dhe kundė PD-sė [Untold Stories of Albania, Punė Punė, Pakėz Dritė, Ligj dhe Rend dhe Tė jesh grua], kanė shpenzuar deri mė 10 prill 19,452 USD pėr 341 reklama tė publikuara nė Facebook.

    Ndėrkohė, faqja Anti-Rama Social Club ka publikuar reklama me ton negativ pėr mazhorancėn, por sipas raportit shpenzimet e saj kanė qenė minimale deri mė 10 prill.

    Sipas tė dhėnave tė bėra publike nga Facebook, shpenzimet mė tė mėdha pėr reklama politike dhe sociale janė bėrė pėr tė shenjestruar llogari Facebook nė qarkun e Tiranės dhe atė tė Elbasanit.

    Raporti nėnvizon se 90 nga reklamat politike tė indentifikuara janė publikuar pa emrin e entitetit ose personit qė i paguan.

    Qė nga data 25 mars, Facebook i kėrkon ēdo llogarie qė bėn reklama sociale ose politike nga Shqipėria qė ato tė vijnė nga reklamues tė autorizuar dhe tė pėrfshijnė njoftimin “paguar nga”.

    Besar Likmeta
    BIRN

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: BIRN: Reklamat nga fushata politike, Facebook fiton $113,000

    Partitė politike shpenzuan 299 mijė USD gjatė fushatės pėr reklama nė Facebook

    Partitė politike dhe kandidatėt nė zgjedhje shpenzuan 229,198 USD nė reklama politike gjatė 30 ditė tė fushatės zgjedhore, nga 26 marsi deri nė 24 prill.

    Emri:  Reklama-FCB-768x595.jpg

Shikime: 98

Madhėsia:  60.9 KB

    Tė dhėnat e bėra publike nga rrjeti social Facebook, tregojnėse partitė poltike dhe kandidatėt nė zgjedhjet parlamentare tė 25 prillit, shpenzuan shuma tė konsiderueshme pėr reklama nė rrjetin social ‘Facebook’ gjatė fushatės zgjedhore.

    Shpenzimet mė tė larta gjatė kėsaj fushate nė rrejtin social Facebook janė bėrė nga Partia Socialiste nė pushtet, e cila ka harxhuar 88,781 USD nė reklama gjatė fushatės zgejdhore os 38.7% tė totalit.

    Pas numėrimit tė votave pėr zgjedhjet parlamentare tė sė dielės, Partia Socialiste e udhėhequr nga kryeminstri Edi Rama, u shpall fituese pasi mori 48.86% tė votave dhe siguroi 74 mandate.

    Qė nga data 25 mars, Facebook i kėrkon ēdo llogarie qė bėn reklama sociale ose politike nga Shqipėria qė ato tė vijnė nga reklamues tė autorizuar.

    E dyta nė radhė pėr sa i pėrket shpenzimeve vjen Partia Demokratike nė opozitė, e cila ka shpenzuar 36,424 USD nė reklama politike gjatė fushatės zgjedhore.

    Ndėrkohė, tė gjithtė partitė e tjera, pėrfshirė, Bindja Demokratike LSI, Partia Republikane, Balli Kombėtar, PDIU dhe Nisma Thurje kanė shpenzuar nė total tė marra sėbashku 18,303 USD.

    Kandidati qė ka shpenzuar mė shumė nė reklama nė Facebook ka qenė Agron Shehaj i Partisė Demokratike me 18,746 USD, i ndjekur nga Vojo Bregu i LSI-sė me 5442 USD, Arben Pėllumbi i PS-sė dhe kryetari i PSD-sė, Tom Doshi.

    PSD-ja e Tom Doshit realizoi njė rezultat suprizė nė kėto zgjedhje, duke e zgjeruar influencėn e saj nga zona e nėn-Shkodrės nė tė gjithė vendin dhe duke siguruar 3 mandate.

    Pėrveē kandidatėve dhe partive politike, shpenzime tė larta nė Facebook janė bėrė edhe nga njė numėr faqesh tė cilat kanė publikuar reklama denigruese kundėr opozitės, pėrfshirė “Untold Stories of Albania”, “Punė Punė”, “Tė jesh grua”, “Pakėz Dritė” dhe “Ligj dhe Rend”.

    Nė total kėto pesė faqe kanė shpenzuar 29,722 USD gjatė fushatės zgejdhore. Tė paktėn dy prej tyre – ‘Ligj dhe Rend’ dhe ‘Pakėz Dritė’, listojnė tė njėjtin numėr kontakti nė Facebook, pas tė cilit nuk pėrgjigjet askush, pasi telefoni ėshtė i fikur.

    Gjithashtu, 39 kandidatė dhe faqe partish politike, publikuan reklama pa i identifikuar ato si reklama politike ose sociale gjatė fushatės zgjedhore. Vlera e shumicės prej reklamava tė ‘paindetifikuara’ ishte kryesisht mė e vogėl se 100 USD.

    Besart Likmeta
    BIRN

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-04-2021, 10:30
  2. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 03-02-2021, 17:38
  3. Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 25-02-2019, 15:08
  4. Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 08-05-2017, 17:56
  5. BIRN: 10 gjyqtarėt mė tė pasur tė Shqipėrisė!
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 30-07-2016, 08:17

Fjalėt Kyēe pėr Temėn

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •