Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    SHBA: Nëse doni ndryshim, votoni për ndryshim. Nëse doni kriminelë, votoni për kriminelë

    Ambasadorja amerikane Yuri Kim: Nëse doni ndryshim, votoni për ndryshim. Nëse doni kriminelë, votoni për kriminelë



    Shqiptarët që takoj kudo në vend më thonë se iu ka ardhur në majë të hundës nga korrupsioni; iu ka ardhur në majë të hundës nga pandëshkueshmëria; iu ka ardhur në majë të hundës nga kriminelët që ulen në parlament. Epo, ky është momenti. Ma tregoni me veprime, tregojeni me veprimet tuaja se e keni seriozisht.

    Emri:  24a7a9ef9e384da9a0ba3c7efbbcd435-640x375.jpg

Shikime: 199

Madhësia:  36.0 KB

    Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim, e ftuar në emisionin “Përballë”, i bëri thirrje qytetarëve shqiptarë, se nëse duan të votojnë ndryshimin 25 prilli është momenti.

    Ajo tha se nëse shqiptarëve i ka ardhur në majë të hundës nga kriminelët që ulen në parlament, duhet t’i ndëshkojnë me votë në 25 prill.

    “Votuesit shqiptarë janë shpresa e parë më e mirë. Kjo është baza e çdo demokracie, votuesit. Ndaj mendoj që njerëzit i kanë bombarduar të besojnë se nuk kanë pushtet. Fakti që dikush përpiqet të blejë votën tënde duhet të tregojë se nuk jeni pa pushtet.
    Ky është pushteti juaj. Vota jote është pushteti yt. Shqiptarët që takoj kudo në vend më thonë se iu ka ardhur në majë të hundës nga korrupsioni; iu ka ardhur në majë të hundës nga pandëshkueshmëria; iu ka ardhur në majë të hundës nga kriminelët që ulen në parlament. Epo, ky është momenti. Ma tregoni me veprime, tregojeni me veprimet tuaja se e keni seriozisht.
    Nuk mund të ndodhë që më kërkoni opinionin tim si Shtetet e Bashkuara, unë jua jap dhe pastaj ju vazhdoni të bëni të njëjtën gjë. Nëse doni ndryshim, votoni për ndryshim. Nëse doni kriminelë, votoni për kriminelë. Por ajo që bëni duhet të përputhet me atë që thoni se doni. Dhe 25 prilli është momenti”, u shpreh Yuri Kim.

    Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim është shqetësuar nga titujt e mediave pas një interviste të saj lidhur me zgjedhjet në Shqipëri. Kim ka sqaruar deklaratën e saj në rrjetin social të Tëitter-it, duke u shprehur se SHBA nuk mbështet asnjë parti apo kandidat të veçantë. Sipas saj, SHBA-të paralajmërojnë vetëm ata që duan të blejnë votat e qytetarëve për të ndërhyrë në rezultatin e zgjedhjeve.

    “Po shoh disa tituj të pavërtetë. Ju lutemi shikoni të gjithë intervistën. Shtetet e Bashkuara NUK mbështesin ndonjë kandidat ose parti të veçantë. SHBA mbështet të drejtën e qytetarëve për të bërë të ditur vullnetin e tyre përmes votës së tyre. SHBA paralajmëron kundër atyre që e mohojnë këtë të drejtë duke blerë vota ose duke frikësuar votuesit,” – shkruan Kim.

    Koha Jone

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: SHBA: Nëse doni ndryshim, votoni për ndryshim. Nëse doni kriminelë, votoni për kriminelë

    Emri:  A89EE4D9-FF27-4376-81FD-832206B4B448.jpg

Shikime: 83

Madhësia:  46.7 KB

    mapo

  3. #3
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Për: SHBA: Nëse doni ndryshim, votoni për ndryshim. Nëse doni kriminelë, votoni për kriminelë

    Ambasadorja Kim: SHBA nuk mbështet asnjë parti të caktuar. Votuesit kanë fuqinë. Kujdes me blerjen e votës



    Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Tema të Ngjashme

  1. Me sqaroni dicka nese doni !
    Nga JuliusB në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 58
    Postimi i Fundit: 14-07-2013, 04:46
  2. Washington Vetëvendosjes: Ndërroni qasjen nëse doni të bashkëpunoni me ne
    Nga Akili-A në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 18-06-2013, 16:53
  3. PE, Kukan- shqiptarëve: Nëse e doni statusin, votoni tri ligjet
    Nga EuroStar1 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 31-01-2013, 11:54
  4. Nje ndryshim i ri ne mardheniet SHBA - RUSI
    Nga gerrard73 në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 13-10-2009, 08:29
  5. nese doni ta keni counter strike 1.6 no steam free kliko ne kete teme
    Nga meganoi në forumin Lojra në kompjuter
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 11-10-2008, 15:25

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •