Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Mal i Zi: Arrestohet biznesmeni Anton Gjinaj, i kërkuar në Spanjë si trafikant heroine

    Biznesmeni shqiptar arrestohet në Mal të Zi, i kërkuar në Spanjë për 50 kg heroinë! Kush është ai

    Emri:  pashko-gjini.jpg

Shikime: 100

Madhësia:  31.1 KB

    Një 55 vjeçar nga Shqipëria është arrestuar në pikën kufitare të Bozajt në Mal të Zi pasi ishte në kërkim ndërkombëtar.

    Bëhet fjalë për Anton Gjinaj, i cili dyshohet se është anëtar i një organizate kriminale.

    Sipas informacioneve, theksohet se 55-vjeçari dyshohet se në 2006 importoi dhe shiti rreth 50 kilogram heroinë në Spanjë, në qytetet si Muricia dhe Alicante.

    “Bazuar në njohuritë operacionale, dhe më vonë në verifikimin dhe konfirmimin e identitetit, u përcaktua se ky person kërkohej nën një identitet tjetër nga Interpol Madridi, për të vuajtur një dënim me burg prej tetë vjet e nëntë muaj për shitje të lëndëve narkotike” thuhet në reagimin e policisë malazeze cituar nga mediat vendase.

    Pas arrestimit, Gjinaj është vendosur në qelitë e paraburgimit në pritje të procedurave të ekstradimit drejt shtetit spanjoll.

    Pashk Rrapi allias Gjinaj nëpërmjet kompanisë së tij ‘Alessio-2014’ ka një prezencë të madhe në ndërtimet private dhe publike në Shqipëri.

    Panorama

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Mal i Zi: Arrestohet biznesmeni Anton Gjinaj, i kërkuar në Spanjë si trafikant heroine

    I dënuar për trafik droge në Spanjë, prangoset në Mal të Zi biznesmeni i afërt me qeverinë

    Policia e Malit të Zi ka arrestuar shtetasin shqiptar Anton Gjinaj, 55 vjeç, i kërkuar nga Spanja për trafik droge dhe vuajtje të një dënimi me burg.

    Media serbe Novosti shkruan se Gjinaj u arrestua në vendkalimin kufitar Rozaje dhe hetimi përcaktoi se ai ishte në kërkim nga NCB Interpol Madrid.

    Bazuar në njohuritë operacionale, dhe më vonë në verifikimin dhe konfirmimin e identitetit, u përcaktua që ky person kërkohej nën një identitet tjetër (Pashk Rrapi) nga NCB Interpol Madrid, në mënyrë që të vuante një dënim me burg prej 8 vjet e 9 muaj për krimin e trafikut të drogës.

    Sipas Ministrisë së Brendshme të Malit të Zi, Anton Gjinaj është anëtar i një organizate kriminale, e cila në vitin 2006 organizoi dhe koordinoi importimin, magazinimin dhe shitjen e mëtejshme të 50 kilogramëve heroinë në territorin e Spanjës, në zonat përreth qyteteve të Murcia dhe Alicante.

    Ekstradimi i tij u urdhërua për këtë person nga gjykatësi i Gjykatës së Lartë në Podgoricë

    Pashk Rrapi, allias Gjinaj përmes firmës së tij të ndërtimit, ka marrë miliona euro për projekte publike në Shqipëri.

    Edhe pse ndaj tij ka pasur denoncime të ndryshme në media, ai nuk është ndaluar asnjëherë nga autoritetet shqiptare, edhe pse ka marrë tendera në tre prej bashkive kryesore në vend, Tiranë, Durrës dhe Krujë.

    Ai ka qenë një prej biznesmenëve më të preferuar të qeverisë Rama, dhe mbetet për tu parë nëse do të ketë një hetim të pasurive të tij në shtetin shqiptar.

    Marrë nga Lapsi.al

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Mal i Zi: Arrestohet biznesmeni Anton Gjinaj, i kërkuar në Spanjë si trafikant heroine

    Në kërkim prej 15 vitesh nga Interpoli – Pranga Anton Gjinit në Mal të Zi

    I shpalluri në kërkim Anton Gjini është arrestuar sot në pikën kufitare të Bozajt, në Mal të Zi. Sipas mediave malazeze, Gjini u vendos në pranga me urdhër të Interpol Madrid.

    Raportohet se Gjinit i është kërkuar dokumenti i identifikimit gjatë kontrollit, dhe se ai ka dhënë pasaportën me identitetin e tij të dytë, Pashkë Rrapi, pa marrë parasysh se do ta tradhtonin shenjat e gishtave.


    55-vjeçari rezulton sipas autoriteteve madrilenase si anëtar i një grupi kriminal, që në vitin 2006 organizoi dhe koordinoi importin, magazinimin dhe shitjen e 50 kilogramë heroinë në Spanjë. Në lidhje me këtë vepër penale, gjykatat në Madrid e kanë dënuar Gjinin me 8 vite e 9 muaj burg.

    “Bazuar në njohuritë operacionale, dhe më vonë në verifikimin dhe konfirmimin e identitetit, u përcaktua se ky person kërkohej me një identitet tjetër nga NCB Interpol Madrid, për të vuajtur një dënim me burg prej tetë vjet e nëntë muaj për krimin e trafikut të drogës.

    Anton Gjini është anëtar i një organizate kriminale, e cila në vitin 2006 organizoi dhe koordinoi importin, magazinimin dhe shitjen e 50 kilogramëve heroinë në Spanjë, në zonat përreth qyteteve Murcia dhe Alicante”, – ka deklaruar policia malazeze.

    Risjellim në vëmendje se Anton Gjini është pronar i kompanisë së ndërtimit Alesio-2014. Ndaj tij ka patur denoncime të ndryshme, ndonëse autoritetet shqiptare nuk kanë ndërmarrë asnjë veprim.

    Gjini akuzohet se ka përfituar tendera përgjatë qeverisjes Rama në tre prej bashkive kryesore në vend, Tiranë Durrës dhe Krujë.

    Po ashtu Gjini është përfolur për pastrim parash të pista.

    MAPO

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 01-03-2018, 19:41
  2. Greqi: Sekuestrohet 1 ton heroinë, arrestohet një shqiptar
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 18-06-2014, 06:02
  3. Polici i Antidroges Anoril Cani arrestohet si trafikant droge
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 16-12-2012, 00:34
  4. Arrestohet në Milano, Metush Bajrami, super-trafikant ndërkombëtar
    Nga Kosovari_78_Ca në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 22-05-2005, 00:26
  5. Arrestohet shqiptari me i kerkuar ne Europe
    Nga Shijaksi-London në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 19-01-2003, 06:10

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •