Lefter Ēipa Pilurjoti,
Nga ZOTI prapė tek ZOTI...!
Nuk e di si mė rrjedh loti,
Njė brengė mė le nė duar,
Do kerkoj pak forcė tek Zoti,
Kėto vargje pėr tė shkruar.
Labėri kujen ke vėnė,
I ndoqe bijtė nga gjiri,
Kush do ta ndri vargun tėndė,
Kėngėn qė mė qante syri.
Kush do ti ngrėrė ato vargje,
Se na iku dhe Lefteri,
Iku si pėllumb i paqes,
Plagė qė tė gjithė na theri.
Lefter Ēipa pilurjoti,
Ike si peshku mbi valė,
Te deshi per vete Zoti,
Qė ti bėje vargjet palė.
O ikonė e LABĖRISĖ,
Syrin na i le pėrlotur,
O damar' i trimėrisė,
Vargun si e le pa sosur.
Kush ta sosi vargun tėnd,
Ai ėshte ilaē i rralle,
Qysh do duroj ai vėnd,
U tret pėr bejken e bardhe.
Lefter ike si njė lule,
Na le pas plot njė thesarė,
Rrėnjėt nė kėngė i ngule,
Dhe atje do jesh i gjallė.
Ne sdo tė harrojmė kurrė,
Nė kėngė ikonė do mbetesh,
Do jesh i shėnjtė si flamurė,
Dhe ashtu i shėnjtė do tretesh.
Duke Shkuar ditė e netė,
E duke ndėrruar moti,
Ike si lumi nė detė,
Lefter Ēipa Pilurjoti...!
Nga Azem Stroka...!
Krijoni Kontakt