Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anėtarėsuar
    19-02-2015
    Postime
    2,565

    Akademik Esad Mekuli (1916-1993)

    Esad Mekuli (Plavė, 17 dhjetor 1916 - Prishtinė, 6 gusht 1993) ka qenė poet dhe pėrkthyes shqiptar. Ka qenė kryetari i parė i Akademisė sė Shkencave dhe Arteve tė Kosovės. Elsie e ēmonte si atin e poezisė moderne shqiptare nė Jugosllavi,[1] dhe ndikimi i tij nė Kosovė mbeti i pamatė.[2]

    Biografia
    Familja e tij nė Plavė, i biri i Haxhi Hoxhė Smajl Ademit i fisit Mekuli me prejardhje nga Nokshiqi (sk. Novšiće).[3] Mėsimet fillore i mori nė Plavė, nė gjuhėn serbe.[nevojitet citimi]

    Shkollimin e mesėm e filloi nė Pejė, ku i pėrfundoi studimet mė 1936. Mė pas u regjistrua nė Fakultetin e Veterinarisė nė Universitetin e Beogradit. Atje ra nė kontakt me idetė marksiste dhe mė pas mori pjesė nė lėvizjen partizane tė Luftės sė Dytė Botėrore.[4] Pėr veprimtarinė e tij politike u arrestua mė 1940, u lirua mė pas nė prill tė 1941 me amnistinė qė u dha pas pushtimit tė Mbretėrisė Jugosllave.[5]

    Mė 1949 themeloi revistėn letrare "Jeta e re", kryeredaktor i sė cilės ishte deri mė 1971. Kreu doktoraturėn nė Beograd mė 1959.[1]

    Si student pėrparimtar ai u burgos nė vitin 1940 dhe qėndroi nė burgun famėkeq "Gllavinjaqa", prej nga u amnistua me 2 prill tė vitit 1941. Pas daljes nga burgu u paraqit vullnetar dhe punoi si veterinar ushtarak nė Pejė. Kėtu nė vitin 1942 e burgosėn pėr shkak tė punės ilegale dhe bashkėpunimit me lėvizjet ēlirimtare. Ka qėndruar i burgosur nė Kullėn e Sheremetit. Pas lirimit, ai u gjend herė nė Zagreb, herė nė Tiranė, madje edhe nė Itali. N Esad Mekuli ishte kryetari i parė i Shoqatės sė Shkrimtarėve tė Kosovės, nismėtar, themelues dhe kryetar i parė i Akademisė sė Shkencave dhe tė Arteve tė Kosovės.

    Ndėrroi jetė nė Prishtinė mė 6 gusht 1993.

    Vepra
    Nė Beograd ishte edhe redaktor i fletorės Beogradski student. Nė kėtė sferė siē ka thėnė vetė, si gjimnazist ka shkruar romanin Vendeta – hakmarrja, pėr tė damkosė kėtė tė keqe nė mesin e shqiptarėve. Pastaj ka shkruar punime sociale nė revistat e ndryshme, si: Venac – Beograd, Mlladost – Zagreb, Podmladak jadranske Staze – Split, Granit – Podgoricė, Novi Behar – Sarajevė, Student – Beograd e tė tjera. Nė kėto revista ka shkruar nė gjuhėn serbe, dhe ēdo herė ka shkruar pėr shqiptarėt, tė cilėt i ka mbrojtur kur tė tjerėt i kanė akuzuar. ė fund tė vitit 1943 ai i bashkua aradhave partizane dhe ishte redaktor i gazetės ilegale partizane Lirija. Edhe pse shkencėtar,Mekuli, punės krijuese nuk iu nda kurrė. Ai pas Luftės sė Dytė Botėrore, punoi punė tė profesionit tė vet, por ishte edhe redaktor nė gazetėn e vetme shqipe Rilindja e pastaj themeloi revistėn letrare Jeta e Re ku arsimoi gjenerata tė tėra tė letrarėve, tė cilėt edhe e pagėzuan bard tė letėrsisė shqipe nė Kosovė e mė gjėrė. Megjithatė, edhe vetė shkroi dhe bashkėpunoi me shumė gazeta e revista shqipe, si: Rilindja, Zėri i rinisė, Fjala, Pionieri, Pėrparimi, Shėndeti nė Prishtinė, Flaka e vėllazėrimit tė Shkupit dhe me ato nė gjuhėn serbe: Jedinstvo e Stremljenje tė Prishtinės, Borba, Politika, Književne novine, Mostovi tė Beogradit, Pobjeda dhe Stvarenje tė Podgoricės, Bagdalla tė Krushevcit, Republika dhe Forum tė Zagrebit. Pos shkrimeve kryesisht nė poezi, Esad Mekuli ka pėrkthyer nga gjuha shqipe nė ate serbe dhe anasjelltas.

    Ka pėrkthyer nė shqip rreth 18 vepra tė tė gjitha gjinive lerare. Pėrktheu veprėn epike malazeze tė Petri II Petroviq-Njegosh "Kunora e Maleve", ndėr tė tjera.[4]

    Poezitė e Mekulit janė pėrkthyer nė gjuhėn serbe, maqedone, hungareze, kroate, italiane e tė tjera. Punimet e tij janė prezantuar nė tė gjitha antologjitė e poezisė shqipe, por edhe nė shumė antologji botėrore. Mekuli ka shkruar edhe me pseudonimet Sat Nokshiqi dhe Sat Hoxha.

    Tituj tė veprave
    Pėr ty – Prishtinė, 1955
    Dita e re – Prishtinė, 1966
    Avsha Ada – 1971
    Vjersha – 1973
    Brigjet – 1981
    Rini e kuqe – Prishtinė, 1984
    Nė mes tė dashurisė dhe urrejtjes – Tiranė, 1986
    Dita qė nuk shuhet – Prishtinė, 1989
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anėtarėsuar
    19-02-2015
    Postime
    2,565

    Pėr: Akademik Esad Mekuli (1916-1993)



    ARKIVI - Esad Mekuli 12.04.2021
    r•12 apr. 2021

Tema tė Ngjashme

  1. Rama, mes Babales dhe Esad Pashės
    Nga Duke_Of_Arberia nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 26-05-2018, 05:43
  2. Esad Mekuli
    Nga Albanino nė forumin Shkrimtarė shqiptarė
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 18-12-2011, 21:09
  3. Shqipėria e Esad Pashės
    Nga Davius nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 07-08-2006, 12:14
  4. Poezi nga Gezim Mekuli.
    Nga Orion_DYRRAHU nė forumin Shkrimtarė shqiptarė
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 21-03-2006, 12:42
  5. Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 28-01-2005, 09:58

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •