Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Dy javët finale deri më 25 prill, PS nis blerjen e votave



    Koha Jonë

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Dy javët finale deri më 25 prill, PS nis blerjen e votave

    FOTO/ Kandidatja e LSI denoncon drejtoreshën e gjimnazit: Po shpërndajnë ushqime në këmbim të votës!

    Emri:  Drejtoresha-e-PS-Fier-e1618411336575.jpg

Shikime: 141

Madhësia:  59.9 KB

    Kandidatja e LSI-së në Fier, Kejdi Mehmetaj ka akuzuar Partinë Socialiste se ka nisur blerjen e votave, duke shpërndarë ushqime.

    Mehmetaj ka publikuar foton e kryetares së Forumit të Gruas së PS-së, e cila është dhe drejtoreshë e gjimnazit të Cakranit, Fatbardha Merkaj, e cila sipas saj, sëbashku me punonjës të bashkisë kanë shpërndarë ushqime në lagjen “Dautaj” në Fier.
    “Kjo është mënyra e të bërit “fushatë” e rilindjes. Po ndodh sot në Gorishovë, ora 13:55:

    Fatbardha Merkaj, Kryetare e Forumit të Gruas PS, njëkohësisht drejtoreshë e gjimnazit të Cakranit së bashku me punonjës të bashkisë Fier, në vend se të ishin në krye të detyrës, janë mbledhur “kokë më kokë” në bagazhet e makinave në lagjen “Dautaj” duke shpërndarë ushqime.

    Asnjë vjedhje, mashtrim apo ndonjë mënyrë tjetër rilindase nuk do i ndalë fierakët të votojnë të lirë e të zgjedhin të duhurit.

    25 Prilli është afër dhe ndryshimi po vjen. Së bashku do ta bëjmë Shqipërinë shtëpinë tonë, do ta bëjmë Shqipërinë si të gjithë vendet Europiane”, thekson Mehmetaj.

    Panorama

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Dy javët finale deri më 25 prill, PS nis blerjen e votave

    Kandidati i PD, Agim Baçi: Shit-blerja e votës po bëhet hapur! Vangjush Dako drejton fushatën e PS në Durrës, bën gjithë takimet

    Kandidati i PD në Durrës, Agim Baçi i ftuar në rubrikën ‘’Opinion’’ në Neës24 ka folur për fushatën elektorale duke hedhur akuza në drejtim të qeverisë për blerje votash.

    Baçi thotë se në Durrës e dëgjon këtë temë si fenomen masiv edhe tek të rinjtë teksa thotë se është pikërisht qeveria që e ka orientuar fushatën vetëm tek preison dhe blerja e votave.

    Po ashtu ai denoncon se fushatën elektorale të PS në Durrës e udhëheq ish-kryebashkiaku, Vangjush Dako.



    ‘’Prisja pas 4 vitesh, me debatin e madh që ka pasur për dosjen 339, të paktën mos ishte kaq hapur shit-blerja e votës. Nuk ka vend, fshat, lokal, që e dëgjon këtë debat. Një qeveri që e ka fokusuar gjithë fushatën e vet tek presioni dhe blerja e votave. Jo se unë jam kandidat me PD, mos e shisni votën se shisni dinjitetin, kërkesën për llogari. Mos e shisni votën, s’bën as 500, as 2 mijë euro. E gjej këtë lloj gjuhe dhe tek fëmijët.Gjuha e kryeministrit më shqetëson. TË jesh i drejtë je budalla dmth vlen këtu. Kjo është ndryshim kulturor. Ndikon tek familjet shqiptare. Si t’i thotë bëhu i ndershëm, qenke njeri kot. Kur Rama e vlerëson këtë, mbron 339. Shiko, Vangjush Dako udhëheq fushatën e PS, bën gjithë takimet. Fenomeni është masiv. Nuk kam gjurmuar dhe as dua t’i kap me foto, nuk kam tentuar, i kam thënë si bashkëqytetar mbro votën për veten, jo për mua. Ka të bëjë me dinjitetin. I bëj thirrje gjithë kolegëve. Mos shisni votën. Se do ju heqi gjithë dinjitetin për të kërkuar llogari.

    Në momentin që t’i ke çuar në varfëri totale, nuk flasim më për dinjitet, ose shkojnë të punësuarit, si mund të jetë qeveria, enti që punëson më shumë në vitin e fundit. Rrëzuan edhe konceptin për reformën territoriale. Kemi dhe, pse , çfarë ka ndodhur, është tkurrur ekonomia, si u punësuan këta në shtet. Blerje me taksat tona. Shteti ka disa modele, njëri është punësimi sezonal. Edhe nesër, kushdo të fitojë, duhet t’ia kërkojmë Bashës mos e bëj këtë gjë. Kemi nevojë për qeveri që zbaton ligjin.Janë shumë të rëndësishme këto. Mos e shisni votën. ‘’- tha Baçi.

    Sa i përket grevës së Albcontrol, Baçi thotë se qeveria duhet të zgjidhë situatën e jo të arrestojë. Sipas tij shteti ka krijuar një situatë të ngjashme me komunizmin duke krijuar urrjejte ndaj disave që i konsideron armik të klasës dhe ligji i hekurt.

    ‘’Duket sikur qeveria e orienton çështjen tek pagat, gjuhë urrejtje. Asnjë shpjegim nuk jep pse arritën gjërat deri këtu. Nuk jam specialist i këtyre. Dua të evidentoj dy gjëra. E para pse Sindikatat bëjnë grevë, ato për këtë gjë janë.

    E dyta, qeveria nuk është aty për t’i zgjidhur me Polici. Qeveria është për t’i zgjidhur, jo ëpr t’i arrestuar. Është alarm për gjithë ne. U ngritëm për protestë, e i arrestoj. Më 21 janar ka thënë dhe Berisha që është puçist, nuk i arrestoi njeri. Rama nuk përton, për disa punonjës që e kanë bërë të qartë. Më shqetëson gjuha e urrejtjes. Në ekonominë e tregut mund të ketë edhe me 5 mijë, 10 mijë e 15 mijë dollarë. Varet nga aftësia. Qeveria duhet të jetë më e kujdesshme, është debat që ka mbi 1 vit. Mos u kujto tani, nuk është lojë. Kur ndodhin pastaj krijon urrejtje dhe e zgjidh në mënyrë policore. Na kujton komunizmin, armiku i klasës dhe ligji i hekurt. Mënyrë e shëmtuar zgjidhjeje.’’- tha Baçi.

    (BalkanWeb)

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Dy javët finale deri më 25 prill, PS nis blerjen e votave

    Fushata/ Denoncimi i Mesila Dodës: Tom Doshi po blen vota

    Skedarët e Bashkëngjitur 176525

    Kandidatja për deputete në listën e Tiranës nga koalicioni opozitar, Mesilda Doda, në një intervistë për Fax News, ka apeluar qytetarët që të dalin masivisht për të votuar në 25 Prill.

    Doda tha se PDIU përveçse ku ka kandidatët e saj, po bën fushatë në të gjitha qarqet ku ka një prani të madhe të komunitetit çam, ndërsa shtoi se po bëhet maksimalizimi i votave për koalicionin opozitar.

    “Ka pasur raste që kanë pasur me vete policinë dhe ushtrinë dhe nuk ja kanë dalë dot që të mbajnë Shqipërinë në robëri, si në kohën e Ramiz Alisë. U lutem qytetarëve që në datën 25 Prill të dalin sa më shumë të për votuar, për të ardhmen e fëmijëve tuaj, dilni sa më shumë të votoni, detyra jonë është që të ndryshojmë dhe të sjellim një Shqipëri normale.

    E kanë mbajtur shqiptarët për 8 vite me radhë shqiptarët këtë pandemi vjedhjesh, janë parti më të vogla pranë PS-së dhe shkojnë me premtime për blerje votash. SPAK duhet të zgjohet, pasi nesër do të duhet të mbajë përgjegjësi për mosveprimet”, u shpreh Doda, e cila përmendi se partia e Tom Doshit, emri i të cilit është lakuar nga ambasada amerikane, po tenton që të blejë vota në terren.

    A ka prova që Tom Doshi po ndërhyn në zgjedhje?

    Doda: Ne në terren e kemi këtë lloj informacioni, provat duhet t'i gjejnë organet e drejtësisë, ndaj do të duhet që të gjithë të bëjnë punën e tyre. Derisa na kanë ardhur ne fakte që jepen shifra marramendëse për blerjen e votave, atëherë drejtësia duhet t'i gjejë.

    Syri

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Dy javët finale deri më 25 prill, PS nis blerjen e votave

    LSI denoncon skandalin e krimit zgjedhor, Braimllari: Ja si banda e Niko Peleshit po vjedh votat në Korçë

    LSI denoncon skandalin e krimit zgjedhor, Braimllari flet me emra: Ja si banda e Niko Peleshit po vjedh votat në Korçë.

    Jemi në këtë komunikim me median për të bërë publike për të disatën herë përdorimin e administratës, të Ministrisë së Mbrotjes në funksion personal të Niko Peleshit në Korçë.
    Niko Peleshi i kapur në panik nga humbja e thellë më 25 prill po përdor drejtorë të instuticionve publike, drejtorë shkollash, mësues, drejtues të qendrave shëndetësore në funksionin e tij personal.

    Të kapur në panik dhe në ankth nga mbështetja e jashtëzakonshme që LSI po merr në Korçë nga socialistët, nga të rinjtë dhe të rejat energjike të Korçës, nga qytetarët e ndershëm që më 25 prill kërkojnë shanse dhe mundësi të barabarta, mundësi punësimi dhe një të ardhme më të mirë për fëmijët e tyre.

    Niko Peleshi, ka urdhëruar hajdutët e tij të institucioneve publike të shkojnë shtëpi më shtëpi me para, duke ofruar leje legalizimi, kontrata pune fiktive, ndihmë sociale selektive dhe partiake dhe mbështetjen e institucioneve në kundërshtim me ligjin.

    Kam një mesazh shumë të qartë për hajdutët e Niko Peleshit, do me kenë ballë për ballë me 25 prill por dhe pas 25 prillit për të bërë transparencë në opinion publik por dhe për të vënë drejtësi në vend.

    1. Petrika TollkuçI, drejtori i FSDKSH, peshkaqeni i farmacistëve në Korçë, që shfrytëzon restorantin e tij ‘Rosica’ për pastrim parash dhe për blerje votash.

    2. Ilir Bajlozi, Drejtor i Institutit të Sigurimeve Shoqërore.

    Po shfrytëzon pozicionin e tij publik në funksion të Niko Peleshit.

    Nuk munden, të rinjtë dhe të rejat korçare të punojnë për larë paratë dhe borxhet e kumarit të Ilir Bajlozit.

    3. Artur Qeramixhiu drejtor i OSHEE në Korçë.

    Përdor pozicionin e tij publik në funksion të fushatës, duke urdhëruar elektricistët të votojne rilindjen me lista por dhe të bëjnë lidhje selektive të energjisë në Korçë në kundërshtim me ligjin.

    SPAK, duhet ta marrë nën hetim për korrupsion dhe shfrytëzimin e pozicioneve publike.

    Ndaj, 25 prilli është shumë i rëndësishëm për t’u ndarë një herë e përgjithmonë nga këto drejtues të rilindjes hajdutë, batakçi, kumarxhi dhe përdorues droge që në këto vite jane pasuruar ne kurriz te qytetareve te Korçes.

    25 prilli eshte dita e te rinjve dhe te rejave, e socialisteve te ndeshem, e nenes Korcare qe do qe femijet e tyre te rriten dhe te edukohen ne vend, me mundesi punesimi dhe shanse te barabarta.



    Syri

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 25-02-2019, 15:08
  2. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 14-06-2017, 21:30
  3. Mbushen dhembet ne javet e para pas shtatzanise
    Nga ela11 në forumin Mjeku për ju
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-06-2011, 16:35
  4. Situata ne shqiperi ne javet e fundid
    Nga friendlyboy1 në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-03-2008, 17:34
  5. Greqi, Lejohet Ikia Deri Ne Daten 20 Prill
    Nga rolua në forumin Emigracioni
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 07-04-2004, 14:35

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •