Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 10
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Qytetari i drejtohet Bashës: "Për 14 vjet i dhashë votën PS por ky Rama na shkatërroi fare!"

    “Na ka shkatërruar”- Socialisti i del përpara Bashës: Ja kam dhënë votën 14 vjet PS-së, por tani do të votoj PD për ndryshim!

    Emri:  bashaaaa.jpg

Shikime: 198

Madhësia:  43.9 KB

    Madje gjatë takimeve në zonën e Selvisë, Basha mori edhe votën e socialistëve të zhgënjyer nga qeverisja e Ramës, që kanë zgjedhur t’i bashkohen ndryshimit më 25 prill.

    Qytetari: Suksese të ectë mbarë!

    Lulzim Basha: Faleminderit!

    Qytetari: 14 vjet ja kam dhënë votën, por është koha për t’i dhënë drejtim për të shkuar vota ku e ka vendin.

    Lulzim Basha: Është koha për ndryshim. Të falënderoj nga zemra! Nuk do të zhgënjejmë as ty, as një socialist të ndershëm që voton për Shqipërinë.

    Po ashtu një tjetër socialist i zhgënjyer ka shprehur hapur mbështetjen për kryedemokratin, Lulzim Basha, duke shtuar se qeveria Rama i ka lënë nëpër shtëpia.

    Qytetari: Kemi ardhur nga krahu tjetër. Jemi ardhje e fuqishme se jemi gjithë këta njerëz. Na ka zhgënjyer, na ka shkatërruar, na ka lënë nëpër shtëpia. Dil nga shtëpia thotë se do bëjë kulla.

    Lulzim Basha: Jeni të mirë se ardhur. Jemi në këtë betejë për të gjithë popullin, për të djathtë dhe të majtë. Do e mundim të keqen.

    Qytetari: Ju mbështesim dhe shpresojmë të ndryshojnë gjërat.

    Lulzim Basha: Ju falënderoj shumë për mbështetjen! Të jeni të sigurt që nuk do ta shpërdorojmë besimin dhe mbështetjen tuaj. Bashkë për ndryshim! Numrin 9 në 25!

    Panorama

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Qytetari i drejtohet Bashës: "Për 14 vjet i dhashë votën PS por ky Rama na shkatërroi fare!"

    Socialistët grisin teserat e PS: Mjaft më me Ramën, do votojmë ndryshimin

    Një grup socialistësh i janë bashkuar sot kryetarit të PD, Lulzim Basha gjatë vizitës së tij në Paskuqan.

    Një prej anëtarëve të PS grisi teserën e kësaj partie në sy si të kryedemokratit duke deklaruar se do të votonte ndryshimin. Socialistët deklaruan se do të votojnë ndryshimin e qeverisjes së vendit dhe nuk do të mbështesin Edi Ramën.

    Kreu i PD-së, Lulzim Basha tha se qeverisja e PD pas 25 prillit nuk është qeveria e pabarazisë dhe hakmarrjes, por qeveria e qytetarëve.

    “Socialistët janë vëllezërit dhe motrat tona. Bashkë për ndryshim! Votoni numrin 9 për fëmijët tuaj dhe të ardhmen tuaj! Na ka bashkuar vuajtja, le të na bashkojë edhe ndryshimi dhe shpresa. Ndryshimi është për të gjithë. Voto 9! Voto ndryshimin!”,- tha kreu i PD-së, Lulzim Basha.



    Koha Jonë

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Qytetari i drejtohet Bashës: "Për 14 vjet i dhashë votën PS por ky Rama na shkatërroi fare!"

    “Kam 30 vjet me PS”/ Socialisti i zhgënjyer-Bashës: Do të votoj vetëm për ty

    Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ishte ditën e sotme në Njësinë 3 në Tiranë ku ka takuar qytetarë dhe biznese në këtë zonë.

    Gjatë ecjes, Basha është ndalur nga qytetarët dhe bizneset, të cilat i shprehën problematikat që i shqetësojnë dhe i dhanë mbështetje kreut të opozitës në zgjedhjet e 25 prillit.



    Lulzim Basha: Puna e mbarë! Si je? Si kaluat?

    Qytetari: Është për të qeshur pak, po ka 3 orë qe mezi pres të vish! Ky shqetësim që duhet të jetë edhe për të gjithë këto biznese e vogla. Çmimi me 350 lekë të vjetra loz por edhe me 200 lekë. Para 3 vjetësh më anë vënë një gjobë, i kanë thënë edhe gocës 12o milionë kanë 3 vjet që na sorollasin lart e poshtë, poshtë e lartë, as përgjigje as asgjë.

    Lulzim Basha: Për këtë biznesin 4 metra katrorë?

    Qytetari: 4 metra katrorë, 120 milionë lek gjobë. Jam bërë me zemër e tension se vinin tufë, nuk dua të ofendoj ndonjë njeri, por me atë sahat nuk e di se çfarë bëhet!

    Lulzim Basha: I gjithë sistemi i gjobitjes së biznesit të vogël?

    Qytetari: E kam dëgjuar sot në gazetë atë që kishe thënë dhe të përgëzoj për atë.

    Lulzim Basha: I cili do të hetohen të gjithë këto që kanë bërë këtë punë dhe do të bëhet amnisti për të gjithë këto padrejtësi për biznesin e vogël dhe për familjet. Kështu që jeni mbajtur si jeni mbajtur këto dy javë të gjithë bashkë me 25, t’ia përplasim në fytyrë derën t’ia mbyllim derën të keqes, voto për ndryshimin.

    Mbështetjen nuk e kursyen dh votues të së majtës, të cilët kësaj radhe i bashkohen liderit të opozitës. Basha tha se vetëm bashkimi i të gjithëve sjell ndryshimin e shumëpritur, ku për këtë kërkoi votën për numrin 9 më 25 prill.

    Qytetari: Kam 30 vjet që votoj për PS-në, por do votoj vetëm për ty kryeministër.

    Lulzim Basha: Të falënderoj nga zemra! Të merrni vendin që meritoni edhe në familje edhe në shoqëri. Kjo është dëshira jonë, ky është plani jonë. Ju ftoj të bashkoheni me ne të votoni numrin 9 me 25 prill e të na jepni mundësinë t’ju ndihmojmë. T’i rrisim ato pensione që kanë ngelur këto 8 vite në nivelin më të mjerueshëm dhe të merrni atë që meritoni për sakrificat që na keni rritur ne. Kjo është ftesa që kam për ju. Faleminderit!

    MAPO
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Qytetari i drejtohet Bashës: "Për 14 vjet i dhashë votën PS por ky Rama na shkatërroi fare!"

    “Jam anëtar i PS, por ta harrojnë se i votoj më”! Basha në familjen socialiste: Do të jem kryeministër i të gjjthë shqiptarëve

    Emri:  basha-kamez-676x450-1-676x375.jpg

Shikime: 145

Madhësia:  26.3 KB

    Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka vizituar dy familje në Bathore të Kamzës për të parë dhe dëgjuar nga afër problemet e tyre.

    Sipas kryedemokratit, Ramadan Allaraj, i cili ka dy invalidë në shtëpi, e ka të pamundur ta përballojë jetën me të ardhurat që merr.

    Për shkak të dy të sëmurëve, ai ka thënë para Bashës se është detyruar të jetojë tek vajza tjetër e tij, Valbona, e cila vetë është dhe e papunë dhe me shtëpinë e shkatërruar nga tërmeti.

    Gjatë takimit me Bashës, kryefamiljari është shprehur se ka qenë anëtar i Partisë Socialiste, por që është zhgënjyer nga qeverisja e 8 viteve të fundit.

    Diskutimi mes Bashës dhe familjarëve:

    Lulzim Basha: Zonja si është?
    Ramadan Allaraj: Vallahi siç ka qenë, e sëmurë, brenda.
    Lulim Basha: Me invaliditet?
    Ramadan Allaraj: Invalide.
    Lulim Basha: Sa vite ka këtë gjendje?
    Ramadan Allaraj: 10 vite. Që 10 vite e kanë nxjerr kemp-in, ja kanë dhënë nja 80 mijë lekë. Vajza që 30 e ca sëmundje ka. I dhanë një herë një pension. Shoqërimin ja hoqën në 2014-ën. Shkova tani ta marrë pensioni, para një muaji, ja kishin heq edhe 100 mijë lekëshin tjetër. Merr 70 mijë lekë.

    Valbona Allaraj: Është problem tani, se i kam marrë unë përsipër të gjitha këto.
    Lulim Basha: Valbona ti punon diku?
    Valbona Allaraj: Ka një vit që jam detyruar të lë punën që të kujdesem për këta të dy. Se kjo është shtëpia ime.
    Lulim Basha: Domethënë prindërit edhe motra rrinë në shtëpinë tuaj?
    Valbona Allaraj: Po!
    Lulim Basha: Nuk kanë banesë tjetër. U përmbyt, pas përmbytjes ishte totalisht e shkatërruar, pastaj u shemb e gjitha rasti i tërmetit. Asnjë ndihmë më të vogël! Asnjë ndihmë më të vogël!
    Valbona Allaraj: Asnjë ndihmë më e vogla, asnjë ndihmë më e vogla ta thuash. Ajo ka nevojë tani 2-3 qind mijë, 400 mijë në muaj i do ilaçe. Katër matje diabeti në ditë i do, që e ka diabetin e lartë.
    Lulzim Basha: Me ato fishat?
    Valbona Allaraj: Po fishat. 4 copë i do në ditë se s’bën. Me 4 insulina. Është çdo gjë me letra. Pastaj është motra invalide. Është invalide e lindur, t’ia heqë shoqërimin. E ka patur deri në 2014 e ka pasur.
    Lulzim Basha: E ka pasur. Pastaj ja hoqën?
    Valbona Allaraj: Po, po. Deri në 2014 ka qenë me shoqërim. Në 2014 e këtej
    Lulzim Basha: 22 vjet mekanik, traktorist. Kur solli 98 mijë lekë më nxorën pension.
    Valbona Allaraj: Edhe atë me gjykatë.

    Ramadan Allaraj: Me gjyq. 2 milion e gjysmë i kam paguar edhe i mora se mi hoqën prapë. Unë realisht socialist i tërbuar kam qenë
    Lulzim Basha: Anëtar i Partisë Socialiste apo votues?
    Ramadan Allaraj: Anëtar.
    Lulzim Basha: Anëtar?
    Ramadan Allaraj: Po! Ma dëgjo një llaf. Kur kam shkuar për të marrë lekët e vajzës. Kam vajzën timen invalide që është 38 vjeçe, 37 vjeçe është, ja kanë hequr, unë nuk kam më besim, harroje!

    Ndërsa banori Sefer Tanushi tha se tërmeti i ka lënë pasoja të mëdha tek shtëpia e tij dhe që ai nuk ka parë ndihmën më të vogël nga qeveria. Ai jeton me 62 mijë lekë të vjetra pension të cilat nuk i dalin as për të blerë ilaçet, ndërsa fëmijët i ka të papunë.

    Lulzim Basha: Si e ke gjendjen?
    Sefer Tanushi: Gjendja ime mos e pyet, 62 mijë lekë të vjetra marr pension, vetë i sëmurë, gruan e sëmurë. Tërmeti ka bërë kredinë, askush nuk më ka parë, për sytë e ballit nga bashkia. Urdhëro këtu jeton Sefer Tanushi. Kjo është shtëpia ime, këtu jetoj është çarë tarraca përgjysmë nga tërmeti, askush mbrapa s’më ka ardhur për këtë punë!
    Lulzim Basha: Asnjë bonus, asnjë ndihmë, asnjë gjë. Këtu fle, këtu jeton?
    Sefer Tanushi: Po, po, veç këtu.
    Lulzim Basha: Veç këtë dhomë ke? Ajo është e dëmtuar?
    Sefer Tanushi: Jo janë shtëpitë e shokëve që kanë marrë lekët. Në këtë krah, në këtë krah kanë marrë lekët, mua jo në mes.
    Lulzim Basha: Diskriminim.
    Sefer Tanushi: Diskriminim tamam diskriminim.
    Lulzim Basha: Me çfarë jeton Sefer?
    Sefer Tanushi: 62 mijë lekë pension marr, fatura e ilaçeve me i marrë çdo muaj jam i detyruar ti marr.
    Lulzim Basha: Sa të shkojnë ilaçet, sa paguan për ilaçet?
    Sefer Tanushi: 220 mijë të vjetra. Tmerr ore tmerr.
    Lulzim Basha: Fëmijë sa ke?
    Sefer Tanushi: Kam 3 fëmijë.
    Lulzim Basha: Ku i ke?
    Sefer Tanushi: Në shtëpi, pa punë janë të gjithë.

    Basha tha se për 8 vite qeveria ka qenë inekzistente edhe pa qenë tërmeti dhe pandemia. Ai u kërkoi familjeve që më datë 25 prill të votojnë për ndryshimin që t’u hapet rruga programeve të Partisë Demokratike. Ai u zotua se masat që do marrë qeveria e ardhshme për familjet në nevojë, do të jetë dyfishimi i ndihmës ekonomike, uljen e energjisë elektrike ku për familjet në nevojë pagesa do të merret përsipër nga shteti dhe rimbursimin i ilaçeve.

    “Këto halle janë bërë kapicë. Edhe pa qenë pandemia, edhe pa qenë tërmeti, pandemia, kanë qenë kapicë. Se 8 vite nuk është kujtuar një ditë për njerëzit. Tani ju thatë në dorë të zotit dhe në dorë të zotit jemi të gjithë por me 25 prill është veç në dorën tuaj. Ajo është dita kur ju e keni në dorë. Ose për të vazhduar edhe katër vite siç tha Seferi ose me e ndryshuar. Tani ne kemi ardhur tek ju jo thjeshtë për të kërkuar votën as për të premtuar kur vjen fjala te familjet në nevojë ekonomike. Ne çfarë kemi hartuar si plan, e para është me e përmbledhur me një fjali, asnjë familje pa bukë, pa ujë, pa drita. Çfarë domethënë kjo? Dyfishim i ndihmës ekonomike. 300 kë/h për muaj me çmim minimal dhe për familjet që janë në nevojë ekonomike, ndihmë ekonomike, pagesa merret përsipër nga shteti. E treta, që lidhet drejtpërdrejt me një nga kostot më të mëdha që ka mosha e tretë që janë ilaçet. Rimbursimi i ilaçeve do të bëhet sipas diagnozës. I ka mundësitë shteti t’i përballojë këto kosto. Pra, nuk është çështje që nuk ka lekë, s’ka patur vullnet, s’ka pasur vëmendje, s’ka pasur dëshirë për t’ju ndihmuar. Me 25 prill, me planin tonë kjo ndryshon. Ka vetëm një mundësi për ndryshim dhe ndryshimi është jetik për Shqipërinë, ndryshimi është jetik për Shqipërinë. E vetmja mundësi për ndryshim është të shkoni të votoni numrin 9, të votoni Partinë Demokratike, Aleancën për Ndryshim dhe programin tonë”, tha Basha.

    Koha Jonë

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Qytetari i drejtohet Bashës: "Për 14 vjet i dhashë votën PS por ky Rama na shkatërroi fare!"

    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  6. #6
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,453
    Postimet në Bllog
    1

    Për: Qytetari i drejtohet Bashës: "Për 14 vjet i dhashë votën PS por ky Rama na shkatërroi fare!"

    Po c`te beje edi, duhet kohe per gjithcka. Ja sa njerez i ka bere me shtepi pas termetit etj. Zoteria mund te votoje Bashen, por s`besoj qe ky t`ja zgjidhe hallin. Duhet durim pra, dhe kujdes kur kthejme timonin. Kush punon duhet votuar, jo kush ja fut gjumit.
    Duaje te afermin tend si veten

  7. #7
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,326
    Postimet në Bllog
    7

    Për: Qytetari i drejtohet Bashës: "Për 14 vjet i dhashë votën PS por ky Rama na shkatërroi fare!"

    Eshte per te ardhur keq, qe duam apo nuk duam te jemi ne dore te ketyre teatrove qe bejne keta..

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Qytetari i drejtohet Bashës: "Për 14 vjet i dhashë votën PS por ky Rama na shkatërroi fare!"

    Socialisti i afrohet Bashës: Jam i majtë por këtë herë do ta jap votën

    Emri:  Basha-1-1-750x375.jpg

Shikime: 156

Madhësia:  20.7 KB

    Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, e ka përmbyllur turin e takimeve me qytetarët në Tiranë, në njësinë 4. I shoqëruar nga entuziazmi i banorëve dhe simpatizantëve të shumtë, lideri i opozitës është ndalur nga njё socialist i zhgënjyer nga qeveria që i bashkohet Partisë Demokratike në zgjedhjet e 25 prillit.

    Qytetari: Jam i majtë, këtë herë do ta jap votën.
    Lulzim Basha: Partisë Demokratike?
    Qytetari: Partisë Demokratike. E dyta, e kam kemp-in 95 mijë lekë dhe ma ka bërë ky 65 mijë lekë. Kam dy jetimë në shtëpi.
    Lulzim Basha: Të gjithë njerëzit e dinë mirë se e vetmja mënyrë për të ndryshuar është ta largojmë këtë qeveri duke votuar numrin 9.
    Qytetari: Patjetër!
    Lulzim Basha: Kështu që ju bëj thirrje dhe ju dhe fëmijëve me datë 25 numrin 9.

    Koha Jonë

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Qytetari i drejtohet Bashës: "Për 14 vjet i dhashë votën PS por ky Rama na shkatërroi fare!"

    Socialisti deklaron votën për Bashën, lideri i PD-së: Jemi një familje, votoni 9-ën për fëmijët tuaj, për ndryshimin

    Emri:  Basha-Menik-2.jpg

Shikime: 149

Madhësia:  51.0 KB

    Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka vizituar familjen Bardhi në fshatin Mënik të Tiranës, ku ka dëgjuar nga afër problemet që i shqetësojnë.

    Kryefamiljari Islam Bardhi është fermer dhe njëkohësisht socialist i zhgënjyer, pasi siç thotë ai, nuk ka parë asnjë ndihmë nga qeveria as për bujqësinë, as për tërmetin dhe as gjatë pandemisë. Ai gjithashtu u shpreh se më 25 prill do t’i bashkohet ndryshimit për t’i dhënë fund torturës 8-vjeçare.



    “As ndihmë për bujqësi, as Covid, as naftë, asgjë. Po edhe këto familjet e shkreta që ua shembi tërmeti, ju dhanë një letër, i bënë vetë dhe në fund fare i kanë proceduar për gjyq. Edhe kjo është bërë. Shpresojmë tani që me ju përpara e me këto djemtë e ri inshallah do të ndryshohet. Ndryshimi do të vijë me votë, kështu që vota ka shumë rëndësi. Ju e dini. Atje ku kam të gjithë unë u kam thënë, dashamirë u kam thënë edhe pse kemi qenë komunistë, kemi qenë socialistë, harrojeni këtë punë se boll na torturoi. Ne do ta provojmë pas datёs 25” – u shpreh Islam Bardhi.

    Duke e falënderuar për mbështetjen që po i jep ndryshimit, Basha tha se janë shumë socialistë, që publikisht po e deklarojnë votën e tyre për ndryshim. Kreu i opozitës tha se ky bashkim i të gjithë shqiptarëve pa dallim partiak, do i hap rrugë programeve të Partisë Demokratike që kanë në fokus ekonominë, punësimin, mirëqenin dhe Integrimin Europian, që do të ndihmojë edhe fermerin shqiptar.

    “Tani dy gjëra dua t’u them zoti Islam. E para e punës, që ti ke vendosur të votosh për ndryshimin, që ju keni vendosur të votoni për ndryshimin, sigurisht që më kënaq pa masë. Dua të të them, besoj nuk e di e ke ndjekur apo jo, janë shumë socialist që publikisht po e deklarojnë votën e tyre për ndryshim. Kjo është në radhë të parë përgjegjësia e madhe qytetare. Se njeriu përgjegjësinë më të madhe e ka ndaj familjes së vet, pastaj ndaj atdheut. Në fund të fundit, Shqipëria është e juaja, është e njerëzve, nuk i takon partive. Partive u takon që të vijnë me plane dhe të mbajnë fjalën.

    Ti e di që 8 vite me radhë premtimet kanë qenë me bollëk, punët kanë qenë zero dhe ne kemi mbetur në vend numëro si në fushën e bujqësisë, ashtu dhe në gjithë sektorët e tjerë të ekonomisë, si në arsim dhe në shëndetësi. E dyta dua të them, ne s’kemi për t’i ndarë shqiptarët në të majtë dhe të djathtë. Për ne plani ynë i zhvillimit që ka në fokus ekonominë, ka punësimin, ka mirëqenin, natyrisht ka dhe Integrimin në Europian se do na ndihmojë ajo që të ndihmojmë edhe fermerin shqiptarë. Kjo i vjen në ndihmë gjithë shqiptarëve pa dallime politike. Prandaj kush do ndryshimin, kush e di që pas 8 vjet premtime të pa mbajtura mandati i tret është rreziku më i madh, për familjet e shqiptarëve, për fermerin shqiptarë, për të rinjtë shqiptarë e kanë ndarë mendjen dhe unë këtë e prek, e ndiej kudo dhe ndryshimi është mes nesh që shpresa është rikthyer.

    Sigurisht e mirëpres besimin tuaj por e konsideroj dhe përgjegjësi shumë të madhe dhe po të garantoj sot ty dhe çdo socialist të na bashkohet dhe e di që unë nuk kam mundësi ti takoj të gjithë. Shumë po takoj por shumë socialistë që do të na bashkohen me votë për ndryshimin me datë 25 duke votuar numrin 9-të dua të ju them që ne do ta marrim këtë si një angazhim serioz për të ju përgjigjur të gjithë vëllezërve dhe motrave tona.

    Prandaj faleminderit për mbështetjen tuaj dhe siç e thatë vetë, brezi i ri sjell një kulturë te re politike dhe kjo është kultura e re politike që kemi me njëri-tjetrin. Dhe së dyti, më e rëndësishmja meqë vini nga Partia Socialiste për të mbështetur ndryshimin, po ju them edhe njëherë mirë se vini! Ne jemi një familje, një popull, një komb dhe mirë se vijnë të gjithë ata socialistë të zhgënjyer, sepse ndryshimi do të jetë për të gjithë ne. Ne nuk do t’i ndajmë njerëzit në të majtë e të djathtë. Programi do t’i japi frytet për të gjithë. E vetmja gjë që kërkohet, më 25 Prill të merrni përgjegjësitë për familjet tuaja, për fëmijët tuaj. Nuk është dita e partive, është dita juaj dhe të shkoni të votoni numrin 9 për ndryshimin. Sepse zgjidhja kjo është”, tha Basha.

    Balkanweb

  10. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Qytetari i drejtohet Bashës: "Për 14 vjet i dhashë votën PS por ky Rama na shkatërroi fare!"

    Braktisja vazhdon: Teksa Rama flet në miting, mbi 500 socialistë bashkohen me Bashën në Durrës

    Emri:  auto_basha11111619111845.jpg

Shikime: 106

Madhësia:  43.6 KB

    Ndërsa Rama mban monologun e tij të viktimës në fushatën përmbyllëse të Partisë Socialiste, në krahun tjetër duket se socialistët e ndershëm jo vetëm që e po e braktisin me shpejtësi, por po i bashkohen uraganit të ndryshimit që po vjen më 25 prill.

    Paralelisht me mitingun e ftohtë të Ramës në Tiranës, kreu i opozitës, Lulzim Basha, por mban mitingun entuziast në Durrës, kur krahas mijërave demokratëve, kanë dalë në krah të tij edhe shumë socialistë.

    Janë të paktën 500 socialistë që I janë bashkuar Bashës në këtë takim, madje duke mbajtur edhe fjalime, që tregojnë edhe njëherë se humbja jo vetëm në Durrës por në të gjithë Shqipërinë do të jetë e thellë për Ramën dhe klikën e tij të Rilindjes.

    ‘Vëllezër dhe motra socialistë, mirënjohje që investimi tek ndryshimi.

    Shumica dërrmuese e socialistëve, njësoj ai shqiptarët e tjerë, kanë parë se si Rama është bërë bashkë me oligarkët për të zhvatur pasuritë e vendit.

    Mijëra familje kaluan dimrin e sytë në çadër për shkak të babëzisë së një grushti pushtetarësh.

    Po gënjejnë 110 mijë familje shqiptare dhe pas zgjedhjeve kanë vendosur t'ua prishin shtëpitë.

    Skeptikëve u them, shikojeni këtë sallë, janë vëllezërit e motrat tona.

    Babëzia e Edi Ramës nuk i ka dalluar as të djathtët as të majtët.

    Njësoj nuk do të bëjë dallim mes të djathtëve e të majtëve kur të prishë 110 mijë shtëpi shqiptarësh.

    Sot na bashkon vetëdija se Shqipëria nuk ka rrugë tjetër veç ndryshimit dhe ndryshim do të ketë ditën e diel duke u bashkuar për të botuar numrin 9.

    Ky nuk është Durrësi i Dakos dhe bandave, por Durrësi juaj, i durrsakëve, i qytetarëve.

    Duke votuar nr. 9 ne do të bëjmë të mundur ta çlirojmë Durrësin nga keqqeverisja 8-vjeçare, nga bandat e Dakos dhe nga betonizimi.

    Ndryshim për ju nuk do të thotë largim nga puna por largim të atyre që ju kanë trajtuar si skllevër.

    Mos kini frikë sepse më 25 prill mbaron koha e Ramës dhe fillon koha e shqiptarëve.

    Për 8 vite nuk kemi patur një qeveri të njerëzve.

    Sa bij socialishtësh ka larguar me dështimin e tij për të hapur negociatat me BE!

    E kam dëgjuar fuqishëm përgjigjen e durrsakëve: nuk ka më asnjë minutë në për Edi Ramën!

    Do të jem kryeministër i të gjithë shqiptarëve dhe do të bëj realitet planet e mia të punës, jo për të sjellë mrekulli, por normalitet'

    8 vite me radhë Rama nuk ka sjellë 1 investim të huaj, madje përzuri edhe ato që ishin.

    Ky nuk është vendi i Edi Ramës ky është vendi juaj, familja juaj.

    Së bashku nuk ka forcë të na ndalë në fitoren më të thellë me pjesëmarrjen më të madhe.

    Më 25 prill do të mbyllet dera e tranzicionit.

    Le ta thajmë moçalin e Rilindjes dhe ta çlirojmë edhe Partinë Socialiste duke votuar numrin 9.

    Koha e Edi Ramës ka mbaruar, ka nisur koha e durrsakëve dhe gjithë shqiptarëve. Votoni numrin 9!

    Basha me socialistët në Durrës: Ky nuk është vendi i Edi Ramës, është vendi i shqiptarëve.

    Syri

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 01-04-2021, 12:07
  2. Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 31-03-2016, 01:24
  3. Rama u mëson votuesve si të manovrojnë me votën
    Nga Xhuxhumaku në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 15-06-2013, 03:52
  4. Bamir Topi hedh voten ne kutine e gabuar. KQZ: Vote per Edi Rama
    Nga mesuesi_1 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 201
    Postimi i Fundit: 22-05-2011, 13:35
  5. Numërimi në KQZ tregoi se: Rama i vodhi Lul Bashës me 8 Maj mbi 1000 vota.
    Nga Antimafia në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 40
    Postimi i Fundit: 20-05-2011, 17:57

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •