Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 31
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Rilindja Komuniste: Database me të dhëna personale konfidenciale për 910 mijë votues të Tiranës

    Ekskluzive/ Si na monitoron Rilindja nr e telefonit, nr ID, vendet e punës, të dhënat konfidenciale për 910 mijë votues të Tiranës

    Emri:  database-i-ps-slider-1024x576.jpg

Shikime: 1406

Madhësia:  38.7 KB

    Çdo parti politike tenton që të hartojë një regjistër sa më real të votuesve të saj potencialë ditën e zgjedhjeve, për të krijuar një projeksion të përafërt mbi rezultatin. Me këtë qëllim krijohen lista me emra votuesish që kanë lidhje me strukturat. Këto lista organizohen, sipas Qendrave të Votimit dhe në bazë të llogaritjeve krijohet një objektiv i përafërt i rezultatit.

    Por nën ethet e “mandatit të tretë” në 25 Prill, Partia Socialiste e ka çuar gjurmimin e votuesve në një nivel tjetër, duke i kaluar caqet e ligjshmërisë.

    Në zyrat elektorale të PS-së është vënë në dispozicion një sistem të dhënash, që ngre dyshime të forta për përdorimin e database shtetërore të E-Albania në funksion të partisë në pushtet.

    Lapsi.al ka arritur ta sigurojë këtë database ku janë të përfshira të dhëna konfidenciale të 910 mijë votuesve të Tiranës nga 19 deri në moshën 99 vjeç. Dokumenti përmban të dhënat personale të secilit prej nesh, si numrat e telefonit, numrin e kartës së identitetit, numrin e qendrës së votimit, vendin e punës për shumicën e të regjistruarve dhe një përshkrim të përkatësisë politike për secilin prej qytetarëve të Tiranës, praktikisht është fryti i një pune monitorimi të qytetarëve, që ka në themel të saj, të dhënat që ne ia kemi besuar shtetit.

    Në dokumentin e siguruar nga Lapsi.al, qështë afërsisht 234 MB, përkatësia politike e secilit është përshkruar shkurt me PO ose me JO në një kollonë, nga personat që janë pjesë e skemës së “patronazhit”.

    “Patronazhistët” quhen ndryshe anëtarët e PS-së që përmes kontakteve, telefonatave apo të njohurve të përbashkët krijojnë një ide të përafërt të bindjeve politike të secilit prej nesh. Sistemi i patronazhit është përdorur edhe në zgjedhje të kaluara, por diferenca për “mandatin e tretë” është se, dikur të dhënat për votuesit potencialë mblidheshin në mënyrë vullnetare, kurse në database që përdor sot Partia Socialiste ka informacione sensitive tonat, që po keqpërdoren për fushatën zgjedhore.

    Në database, përmbajtja e të cilit përbën vepër penale, janë të dhënat për 910 mijë qytetarë të Tiranës të cilët nuk i kanë dorëzuar me vullnetin e tyre informacionet për Partinë Socialiste, por ato i janë vjedhur secilit prej nesh, që nga numrat e telefonit, numri ID i kartës së identitetit apo vendi i punës etj.

    Lapsi.al mësoi se njësoj siç ky dokument është shpërndarë në kompjuterat e selisë së PS të Tiranës, ku bëhet përpunimi i të dhënave, e njëjta procedurë antiligjore ndodh në selitë e degëve të PS në qarqet e tjera, duke e shpërndarë këtë skemë pune për të gjithë votuesit e Shqipërisë.

    Nga një verifikim i thjeshtë, rezulton se të dhënat e qytetarëve janë azhornuar në muajt e fundit. Gjatë kohës së pandemisë, E-Albania ka qenë një ndër aplikacionet jetike, kur secili prej nesh është detyruar ta përdorë për një qëllim apo një tjetër. Gjithsesi disponimi i të dhënave personale nga PS mund të jetë bërë edhe nga institucionet e tjera shtetërore.

    Krijimi dhe përdorimi i këtij Database për qëllime elektorale është provë se për të fituar zgjedhjet, Rilindja nuk po ndalet në kufijtë e ligjit dhe nuk ka skrupuj të vjedhë të dhënat përsonale për cilindo.

    Sistemi i të dhënave përfshin informacione për ministra, familjarë të tyre, drejtorë të Rilindjes, prokurorë, avokatë, gjyqtarë, policë, gazetarë të të gjitha mediave në Tiranë, aktorë të angazhuar apo jo në politikë, personazhe të shoqërisë civile dhe të jetës publike, të gjithë nën vëzhgimin syrit magjik, që sheh përtej ligjit.

    Për ta parë vetë mënyrën se si është organizuar database, Lapsi.al po publikon të dhëna të pjesshme për disa emra të njohur të jetës publike, duke nisur nga vetë drejtuesit e portalit.

    Emri:  Andi-Bushati-e1618130585540.jpg

Shikime: 1396

Madhësia:  21.2 KB
    Emri:  Bushati.jpg

Shikime: 1369

Madhësia:  7.8 KB

    Emri:  Shkullaku-1-570x410.jpg

Shikime: 1338

Madhësia:  26.8 KB
    Emri:  armand-shkullaku.jpg

Shikime: 1350

Madhësia:  7.5 KB

    Më poshtë do të gjeni disa të tjerë personazhe publike sipas raportimit që i kanë bërë patronazhistët e Partisë Socialiste në Database që përdoret për fushatën e 25 Prillit, ku janë edhe të dhëna konfidenciale që disponohen nga institucionet shtetërore.

    Emri:  fatos-lubonja-768x454-1-1.jpg

Shikime: 1305

Madhësia:  29.0 KB
    Emri:  lubonja.jpg

Shikime: 1317

Madhësia:  6.6 KB

    Emri:  unnamed.png

Shikime: 1316

Madhësia:  187.0 KB
    Emri:  blendi.jpg

Shikime: 1292

Madhësia:  7.7 KB

    Lapsi.al
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 12-04-2021 më 09:29

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Rilindja Komuniste: Database me të dhëna personale konfidenciale për 910 mijë votues të Tiranës

    Kulmi/ Rilindja i vuri patronazhist edhe shefit të Shërbimit Informativ Shtetëror

    Emri:  Desktop94-1024x576.jpg

Shikime: 1271

Madhësia:  40.4 KB

    Pa diskutim, asnjë prej nesh nuk ka qenë i përjashtuar nga database me të dhënat konfidenciale për qytetarët e Tiranës, që ka akumuluar Partia Socialiste për të fituar mandatin e tretë. Madje i nervozuar nga lajmi i Lapsi.al, Taulant Balla e quajti databazën e të dhënave “të krijuar me vite të tëra organizimi dhe komunikimi derë më derë me njerëzit”.

    Por duke parë informacionet sistematike për 910 mijë qytetarë të Tiranës, të gjitha të përmbledhura në një dokument, Lapsi.al raportoi se të dhënat konfidenciale nuk janë arritur duke përpiluar informacione nga takimet derë më derë, por janë grabitur nga institucionet shtetërore dhe mbi bazën e tyre është punuar për të nxjerrë bindjet e njërit apo tjetrit votues, sipas një skeme monitorimi që ndryshe në PS, quhet “patronazhimi”.

    Duke qenë se lista është marrë shabllon nga institucionet shtetërore dhe iu është shpërndarë militantëve të Partisë, këta nuk janë ndalur as kur njerëzit që duhej të patronazhonin kishin një staturë, për të cilën duhej menduar dy herë para se të raportonin.

    Ky është rasti i punonjësve të Shërbimit Informativ Shtetëror, disa prej emrave të të cilëve gjenden në database që përdor Partia Socialiste për fushatën e 25 Prillit bashkë me të dhënat e tyre personale dhe përshkrimin e bindjes politike për secilin.

    Në kollonën ku raportohet vendi i punës, për punonjësit e Shërbimit Informativ Shtetëror që verifikoi Lapsi.al, nuk është shënuar institucioni ku punojnë, por Partia nuk i ka kursyer për të dhënat e tjera konfidenciale, njësoj si për ne të tjerët.

    Kulmi arrin në patronazhin për shefin e SHISH, Helidon Bendo, përballë të cilit patronazhistja me emrin Marjana Ndraka ka raportuar se ai ka preferenca për PS dhe se ai mund të konsiderohet votues i sigurtë për PS.

    Në raportimin për shefin e SHISH janë të gjitha të dhënat si numër telefoni, numri i kartës së identitetit, qendra e votimit, etj, por nuk është shënuar vendi i punës.

    Të raportosh edhe për shefin e Shërbimit Informativ Shtetëror, ky është një rekord i paimagjinueshëm në gjurmimin e votave, që vetëm Rilindja mund ta ketë thyer në historinë e asaj që Taulant Balla e quajti “punë në terren”. Por në anën tjetër, ky është edhe një dëshmi tronditëse, se si Rilindja e ka kthyer shtetin në një leckë dhe e keqpërdor sa herë t’i duhet për nevojat e saj personale. Megjithatë siç do të thoshte një patronazhiste e PS, “ditën e zgjedhjeve, edhe vota e shefit, edhe vota ime, prap të njëjtën vlerë kanë”.

    Emri:  Desktop95.jpg

Shikime: 1211

Madhësia:  16.1 KB

    Lapsi.al

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Rilindja Komuniste: Database me të dhëna personale konfidenciale për 910 mijë votues të Tiranës

    Meta: SPAK të hetojë keqpërdorimin dhe vjedhjen e të dhënave personale të shqiptarëve nga PS

    Presidenti Ilir Meta ka reaguar në lidhje me skandalin për përdorimin e të dhënave personale nga Partia Socialiste përmes portalit e-Albania. Nga Pogradeci, kreu i shtetit kërkoi nga SPAK dhe institucionet e drejtësisë të hetojnë për vjedhjen e të dhënave të qytetarëve nga ana e Partisë Socialiste. Gjatë fjalës së tij, Meta e ka akuzuar PS-në se ka bërë një gjest të papranueshëm dhe të poshtër.

    “Është një shkelje e papranueshme dhe e poshtër, e çdo norme dhe çdo morali për të vendosur bazën e të dhënave personale të të gjithë qytetarëve të Shqipërisë në dispozicion të një force politike që ka kapur shtetin dhe nuk pranon të lërë pushtetin, dhe përdor forma të tilla të poshtra, përmes të cilave bën presion qytetarëve shqiptar me qëllim frikësimin e tyre. Koha kur shqiptarët kishin frikë nga qeveria ka mbaruar përgjithmonë, data e fundit ishte 2 marsi. Tani fillon koha kur, qeveria që do të vijë, jo kjo që ka ikur, edhe nga mendja përveç të tjerave, do të ketë frikë nga populli, askush nuk do të cenojë dhe dhunojë të drejtat e qytetarëve shqiptarë”, tha Meta.

    Lapsi.al

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Rilindja Komuniste: Database me të dhëna personale konfidenciale për 910 mijë votues të Tiranës

    Publikimi i të dhënave personale/ Vasjari: Do të ishte skandal! Aty ka emra gjykatësish, prokurorësh apo dhe kreut të SHISH me preferencat politike

    Analisti Arjan Vasjari i ftuar në emisionin ‘’Real Story’’ të Sokol Ballës në News24 ka deklaruar se në rast se publikimi i të dhënave personale nga e-Albania për të kaluar në duart e zyrtarëve të PS është e vërtetë, do të ishte skandar i paparë në këto 30 vite.

    Sipas Vasjarit, në databazën në fjalë ka emra gjykatësish, prokurorësh apo dhe kreut të SHISH me preferencat politike përbri.

    Për analistin Kushtetuta është shumë e qartë në rastin e të dhënave personale, pasi në databazë ka dhe të dhëna sensitive.



    ‘’Edhe njëherë, e para gjë që do them është benifit i dyshimit, sepse çështja është shumë e rëndë. Nëse do ishte e vërtetë, PS do të ishte kapur në flagrancë antikushtetuese skandaloze. Kushtetuta është shumë e qartë, ligji për mbrojtjen e të dhënave personale.

    Por edhe shumë e rëndë për kurrikulën demokratike të PS. Nëse një institucion ka stransferuar të dhëna, dhe ia ka përcjellë partisë që sot ka pushtetin, do ishte skandaloze. Niveli i demokracisë është regres.

    Do ishte vërtet kapje e institucioneve. Nukduhet përmes paligjshmërisë të justifikojmë një paligjshmëri. Këtë e thashë në fillim e them tani. Në ata databazë, ka të dhëna sensitive. Për orientime politike për ata 910 mijë veta. Nëse do e shtyjmë më tej, databazi thellon dhe kris në mënyrë të rrezikshme disa figura që në një rrethanë tjetër, se duhet ta nënvizoj këtë, aty ka emra gjykatësish, prokurorësh, emri i kreut të SHISH. Janë shënuar preferencat e tyre politike. Do mjaftonte ky si fakt, do ishte skandal i paparë në këto 30 vite.

    Nëse përballemi, gjëja më e tmerrshme nëse do e trajtonim si gjë normale. S’po flasim vetëm për të dhëna, çështja e një të dhëne, por nivelin e demokracisë. Portali që e nxori këtë, ta bënte transparent të gjithin, dhe rrugët për ta kërkuar ligjërisht janë të pafundme. Bëra një analizë në parim, ligjore, si e kuptoj unë, por po e mbyll, po i vë kapak. Do të doja mos ishte e vërtetë. ‘’- tha Vasjari.

    (BalkanWeb)

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Ekskluzive/ Si na monitoron Rilindja nr e telefonit, nr ID, vendet e punës, të dhënat konfidenc

    Shkullaku: Marrja e të dhënave nga e-Albania për fushatë tregon se shteti ka rënë

    Prokuroria e Posaçme ka nisur verifikimet në lidhje me përdorimin e të dhënave personale të qytetarëve, të cilat qarkulluan dje në media, në kuadër të zgjedhjeve të 25 prillit. Hetimi nisi pasi në media u publikuan të dhëna e e-Albania për qytetarët. Marrja e këtyre të dhënave sipas analistit Armand Shkullaku tregon se shteti ka rënë pasi janë thyer “muret” e arkivës së shtetit.

    I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Shkullaku tha se ky aksion ka nisur prej 6 muajsh dhe se janë mbi 200 persona të cilët punojnë për marrjen e këtyre të dhënave.

    “Historia nuk daton në këto dy ditë dhe gjithë kjo që ka ndodhur nuk është aksion fushate, ne kemi 6 muaj që jemi sinjalizuar nga njerëz në PS të cilët kanë qenë të shqetësuar për faktin që nga serverat e PS dhe Bashkisë hyhej në arkivat e e-Albania. Janë mbi 200 e ca njerëz që merren me marrjen e të dhënave. Ajo që ishte shokuese për ne ishte që nuk mundej askush të hynte në arkivat e shtetit për të marrë të dhëna personale. Kjo të çon në mendimin që depozitimi në e-Albania i të dhënave ka shërbyer për këtë gjë. Të gjitha këto të dhëna janë në duart e disa të rinjve që i përdorin në zgjedhjet e PS. Dikush e ka marrë riskun përsipër sepse ishte një skandal. Aty ka të dhëna të njerëzve që duhet të jenë konfidenciale. Vura re sot që disa media pro qeverisë po mundohen ta zvogëlojnë këtë sot. Marrja e të dhënave nga arkiva e shtetit tregon se shteti ka rënë. Edhe Facebook apo rrjete të tjera patën rrjedhje të dhënash, por u ngrit gjithë bota dhe u morën masa. Të dhënat janë numër telefoni, vendi i punës, numri i identifikimit dhe vendbanimi. Nëse dikush futet në të dhënat e një shteti dhe I merr ato atëherë quhet që shteti ka rënë”, tha Shkullaku.

    Koha Jonë

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Rilindja Komuniste: Database me të dhëna personale konfidenciale për 910 mijë votues të Tiranës

    Selia e PS përgjon qytetarët si dikur Sigurimi i Shtetit

    Në Tiranë, PS-ja ka marrë të dhënat personale, numër identiteti, numër telefoni, adresë banimi dhe vendin e punës të paktën 920 mijë qytetarëve nga mosha 18 veç deri në 99 vjeç. Këto të dhëna përpunohen në zyrat elektorale të PS dhe çdo qytetar klasifikohet si votues i bindur i PS, i pasigurt dhe apo si votues i opozitës. Kjo është metodë fashiste pasi nuk mund të marrësh të dhënat personale të qytetarit e ti përdoresh për presion politik apo për ti thënë nesër se “ti ishe me opozitën dhe nuk ka punë për ty!”

    Prej ditës së dielë portali lapsi.al i drejtuar nga gazetarët Armand Shkullaku dhe Andi Bushati ka publikuar dokumente që tregojnë se zyrat elektorale të PS përdorin material konfidencial për të ndikuar te votuesit. Konkretisht, në Tiranë PS ka marrë të dhënat personale, numër identiteti, numër telefoni, adresë banimi dhe vendin e punës të paktën 920 mijë qytetarëve nga mosha 18 veç deri në 99 vjeç. Këto të dhëna përpunohen në zyrat elektorale të PS dhe çdo qytetar klasifikohet si votues i bindur i PS, i pasigurt dhe apo si votues i opozitës. Çdo qytetar në këtë listë ka një person që e monitoron dhe që është ngarkuar nga PS me detyrën për t’i ndryshuar bindje politike nga votues i opozitës në votues të PS, natyrishtme metoda presioni apo pazaresh. Personi që kryen monitorimin e votuesit është quajtur në PS me emrin patronazhist.

    Në bazën e të dhënave në Rilindje figurojnë të gjithë qytetarët e Tiranës, duke nisur intelektualë, artistë, gazetarë, punonjësit e administratës, prokurorë, policë, gjyqtarë, prokurorët e SPAK deri te kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror. Kushdo që ka mbushur moshën e votimit ka një dosje në selinë e Partisë Socialiste ku përpunohet informacioni mbi sjelljen e tij politike. Kjo metodë sjellje, pavarësisht emrave që u vendos PS, bazë të dhënash dhe patronazhim, mund të krahasohet vetëm me modelet e sigurimit të shtetit. Personi që kryen patronazhin në shumicën e rasteve nuk njihet nga votuesi dhe procesi i ndikimit politik nuk është i ligjshëm. Praktikisht patronazhisti është njëlloj si operativi i zonës në strukturën e Sigurimit të Shtetit që kontrollonte sjelljen politike të qytetarëve dhe jepte direktivat për trajtimin që duhej bërë në çdo rast. Drejtues të PS, deri më sot, kanë mbajtur qëndrime kontraktiktore për këtë listë. Fillimisht, sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla deklaroi se lista ishte një element i zakonshëm pune edhe në PD. Ndërsa një ditë më parë, Sekretari Organizativ i PS, Arben Pëllumbi tha se listat që dalë në media nuk ka lidhje me Partinë Socialiste. Që ky dokument ka lidhje me PS-së e tregon një detaj i rëndësishëm. Emrat e personave që kryejnë procesin e patronazhit janë të gjithë zyrtarë të administratës, socialistë të deklaruar dhe njerëz që njihen historikisht si përfaqësues të strukturave të PS. Përdorimi i të dhënave të qytetarëve është një shkelje e rëndë ligjore që tregon se shteti është vënë në shërbim të pushtetit të një partie politike.

    Numri i telefonit, adresa e shtëpisë, numri i identitetit, vendi i punës janë të dhëna që një qytetar nuk i dorëzon vetë në një parti politike. Këto të dhëna nuk mblidhen as nga rrjetet sociale dhe as nga kontaktet në terren. I vetmi vend ku këto të dhëna gjenden janë Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) dhe E-Albania, të dyja institucione në varësi të qeverisë. Në ligjin për funksionimin e këtyre institucioneve, nxjerrja e të dhënave të qytetarëve siç ka ndodhur në rastin e dosjes së PS, është shpërdorim detyre dhe vepër penale që ndëshkohet. Fakti që PS ka marrë të dhënat e gjithë qytetarëve duke përfshirë dhe ato të kreut të SHISH dhe të SPAK, prokurorëve dhe gjyqtarëve, madje duke përcaktuar dhe mënyrën sesi ata votojnë është një skandal që trondit themelet e shtetit. Një parti politike ka arritur të krijojë një mekanizëm që nuk shërben vetëm për të identifikuar votuesit, por edhe për të manipuluar zgjedhjet. Sepse nëse një burokrat partie i PS ka numrin e telefonit dhe vendin e punës së një punonjësi në administratë, e ka shumë të thjeshtë që t’i ushtrojë presion duke e kërcënuar për pushim nga puna në këmbim të votës për partinë.

    Skandali duhet hetuar së pari për vjedhjen e të dhënave dhe shantazhin model komunist ndaj qytetarëve duke hetuar institucionet që kanë dhënë informacionet. Së dyti, ky skandal është skema më flagrante e manipulimit masiv të zgjedhjeve. Prokurorët që ishin vetë pjesë e dosjes së PS janë detyrimin ligjor dhe moral t’i shkojnë hetojnë deri në fund këtij hetimi dhe të ndëshkojnë autorët.

    SPAK ka shansin dhe rastin për të treguar publikut se sa i pavarur mbetet nga qeveria. Në çdo vend normal demokratik do kishte rënë qeveria dhe arrestimet nga prokuroria do ishin kryelajm dite.

    Mili Xhani

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    5,895

    Për: Rilindja Komuniste: Database me të dhëna personale konfidenciale për 910 mijë votues të Tiranës

    Rudina Jasini:

    Juriste dhe lektore pranë Universitetit të Oxfordit për të Drejtën Ndërkombëtare Penale dhe Të Drejtat e Njeriut, shkruan për rastin e dyshuar të përdorimit të të dhënave të portalit E-Albania nga maxhoranca në pushtet:

    Sot per here te pare mesova jo vetem termin por edhe lidhur me konceptin e "patronazhistit".
    Nuk e di se si po trajtohet kjo vjedhje dhe shperndarje e te dhenave personale te mijerave individeve ne Shqiperi, por di qe kjo do te perbente nje shkelje shume te rende te te drejtave dhe lirive individuale per te cilen ne cdo shtet demokratik do te kishte nje ndjekje penale.
    Potencialisht cdo individ i cenuar nga kjo shkelje mund te kerkoj ndjekje penale, por do te doja te shihja juristet me te mire te vendit ta ngrinin kete ceshtje si "class action" pasi kjo shkelje ne mendimin tim perben nje nga abuzimet dhe cenimet me te renda te te drejtave te individit ne Shqiperi.
    Shume mund te mendojne se tashme ne boten e teknologjise, ne i jemi dorezuar ketij realiteti ku te dhenat tona regjistrohen ne shume platforma online, por kjo kurresesi nuk nenkupton qe individe, kompani apo parti te kene te drejten te abuzojne me te dhenat personale per te krijuar nje rrjet mbikqyrjeje dhe ndjekjeje. Shkurt ky eshte nje abuzim i paster dhe nje veper penale e rende!

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Rilindja Komuniste: Database me të dhëna personale konfidenciale për 910 mijë votues të Tiranës

    Ditmir Bushati: Jemi vend i NATO-s, si vidhen të dhënat personale dhe nuk heton askush

    sh-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati thotë se është shqetësues fakti i përdorimit të të dhënave personale. Sipas tij, duhet të ketë një hetim administrativ për të zbardhur se cili nga zyrtarët mund t’i kenë nxjerrë këto të dhëna.

    “Mendoj që duhet të jemi progresistë në vlera, sidomos për mua që militoj në një parti të qendrës së majtë, ku hyn edhe mbrojtja e të dhënave personale. Ka një debat të madh, mirëpo do preferoj që të gjithë të ishim të shqetësuar. Më vjen keq që nuk ka nisur asnjë hetim administrativ.

    Nuk di të jetë zhvilluar një mbledhje e sigurisë kombëtare për këtë çështje dhe besoj se duhet të ishte shqetësimi “numër 1” për qeverinë dhe çdo zyrtar të shtetit shqiptar. Është një çështje që ka impakt mbi ekonominë. Në rast se Luftansa do të vendosë zyrat e saj në Shqipëri do të transferojë edhe të dhënat e punonjësve të saj.

    Pra, mungesa e mekanizmave mbrojtës mund të penalizojë edhe mundësinë që një vend të thithë investime të huaja. Kur unë kam vizituar Izraelin, më tha kryeministri izraelit sa inxhinierë keni. Tha biznesi i të dhënave është biznesi më fitimprurës në botë.

    Lufta nuk bëhet më me armë. Dhe ne jemi një vend anëtar i NATO-s nuk mund të mohojmë një shqetësim. Të gjithë ata që mbledhin të dhënat duhet të pezullohen deri në përfundim të hetimit dhe në fund drejtësia duhet të thotë fjalën e vet. Drejtësia nuk mund të përdoret si justifikim për të mos iu përgjigjur një shqetësimi të tillë publik.

    Edhe unë kam pasur të dhëna por jo ato personale, sepse çdo parti bën listën që mendon se i ka votues” – tha Bushati në një bisedë me ndjekësit e tij në Instagram.

    Lapsi

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Rilindja Komuniste: Database me të dhëna personale konfidenciale për 910 mijë votues të Tiranës

    SPAK thërret gazetarët Andi Bushati dhe Armand Shkullaku, por nuk arreston drejtuesit e Rilindjes për skandalin

    Prokuroria e Posaçmë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka thirrur gazetarët e njohur Andi Bushati dhe Armand Shkullaku, drejtues të portalit Lapsi.al, lidhur me hetimin për të dhënat e 920 mijë votuesve që përdoreshin nga Partia Socialiste.
    SPAK ka kërkuar bllokimin e serverit të Lapsi.al për një periudhë disamujore, me qëllim hetimin e dokumenteve dhe publikimet që janë bërë nga gazetarët për dosjen e të dhënave që përdorte Partia Socialiste për të ndikuar të votuesit.
    Mënyra sesi po kryen hetimin SPAK dhe prokurorët duket si një tallje me skandalin më të madh që është publikuar për një parti politike. Ky mbetet skandal që do të rrëzonte çdo kryeministër. Por duket se po luhet të shpëtohet Rama dhe të merren me median që e publikoi.

    Lapsi.al botoi, duke respektuar kriteret e gazetarisë, lajmin se në zyrat e PS ekziston një bazë të dhënash, ku gjithë qytetarët e Tiranës rezultojnë të përgjuar nga strukturat e PS. Këto të dhëna mund të jenë marrë nga PS nga disa institucione: E-Albania, Drejtoria e Gjendjes Civile, Drejtoria e Tatimeve, etj.
    Pra shkelja nuk është e medias që publikoi lajmin, por e Partisë Socialiste që ka vjedhur të dhënat nga institucionet shtetërore. SPAK duhet të kishte nisur hetimet jo nëse ekziston apo jo bazë e tillë të dhënash, sepse ajo dihet, por kush ia ka dhënë informacionet personale të qytetarëve, Partisë Socialiste. SPAK duhet të hetonte PS dhe jo mediat për “nxjerrje të të dhënave vetjake”.
    Hetimi dhe sekuestrimi duhet të kishte nisur në zyrat e PS, në zyrat e qeverisë dhe shtabeve elektorale të partisë në pushtet. Vjedhja e të dhënave nga institucionet shtetërore është bërë me urdhër politik dhe këtë duhet të zbulojë SPAK.

    Faktin që kanë mbledhur të dhëna si PS e tha edhe ministrja e shtetit Elisa Spiropali te emisioni Top Talk. Ajo tha se kemi të dhëna të tilla por nuk kemi shkelje ligjore. Pse nuk e therret ministren, SPAK-u, pasi TOP CHANNEL e ka të regjistruar pohimin e saj. Pas Elisa Spiropalit SPAK-u do të dalë te Kryeministri.
    Hetimi ndaj gazetarëve është presion ndaj medias dhe tentativë të për mbyllur skandalin.

    NË FOTO/Dokumenti i SPAK për gazetarët dhe drejtuesit e Lapsi.al

    Emri:  SPAK-Andi-Bushati-3.jpg

Shikime: 1423

Madhësia:  52.9 KB

    Emri:  SPAK-Andi-Bushati-2.jpg

Shikime: 1306

Madhësia:  42.9 KB

    Emri:  SPAK-Andi-Bushati-1.jpg

Shikime: 1195

Madhësia:  51.3 KB

    Koha Jonë

  10. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Rilindja Komuniste: Database me të dhëna personale konfidenciale për 910 mijë votues të Tiranës

    12 organizata të Shoqërisë Civile: Ndëshkim ligjor për zyrtarët përgjegjës të përfshirë në skandalin e databazës së PS-së

    Emri:  rama-e-albania-votime-750x375.jpg

Shikime: 2156

Madhësia:  26.8 KB

    12 organizata të shoqërisë civile reagojnë lidhur me skandalin e publikimit dhe të keqpërdorimit të të dhënave personale të qytetarëve dhe kërkojnë nga organet ligjzbatuese hetim të plotë dhe ndëshkim ligjor për zyrtarët përgjegjës.

    “Ruajtja e të dhënave personale të qytetarëve shqiptarë si numri personal i identifikimit, ditëlindja dhe vendlindja, banesa dhe numri celular përbëjnë shkelje të rëndë të privatësisë së qytetarëve dhe administrimi i tyre për qëllime elektorale krijon një precedent të dëmshëm përdorimi të këtyre informacioneve për përfitim personal…shprehim mbështetjen tonë për organet ligjzbatuese, për kryerjen e një hetimi korrekt, të drejtë dhe të paanshëm”, theksojnë organizatat e Shoqërisë Civile në reagimin e tyre të përbashkët për mediat.

    Emri:  reagimi.jpg

Shikime: 1097

Madhësia:  65.6 KB

    Koha Jonë

  11. #11
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    DOKUMENTI/ Zbulohet roli i ‘patronazhistëve’ në ditën e votimit

    Në një kohë që Partia Socialiste mohon ekzistencën e patronazhistëve, Syri Televizion ka zbuluar detaje nga struktura e ngritur nga mazhoranca për të monitoruar votuesit në 25 prill. Patronazhistët janë të ndarë në dy grupe, ndërsa sipër tyre është një tjetër person i cili quhet “I deleguari” dhe merr informacion nga patronazhistët.

    Misioni i patronazhistëve nuk mbaron me listat e zgjedhësve, ku ashtu siç është bërë e ditur duhet të identifikonin zgjedhësit dhe preferencat e tyre politike.

    Por patronazhistët janë ngarkuar të kenë mision të posaçëm ditën e votimit. Konkretisht, sipas këtij dokumenti që ka siguruar Syri Televizion, patronazhistët do të veprojnë në dy grupe. Ata që kanë aftësi teknike, do të përdorin një aplikacion, ku do të kenë listën me të gjithë votuesit e PS që patronazhisti ka në ngarkim.

    Detyra e patronazhistit me aplikacion është që të raportojë në kohë reale ditën e votimit mbi statusin e secilit votues, pra nëse votuesi ka shkuar në qendrën e votimit apo jo. Patronazhistët e grupit të dytë, apo ata që nuk kanë aftësi teknike, do të punojnë me lista në mënyrë manuale duke raportuar tek i deleguari i partisë në kohë reale për statusin e votuesve të PS që kanë në ngarkim.

    Ky është një tjetër detaj, i cili përforcon faktin se Partia Socialiste jo vetëm që ka ngritur një skemë të mirëorganizuar për të kontrolluar votuesit, por është duke përdorur të dhënat personale të qytetarëve në funksion të kësaj skeme.

    Emri:  auto_dokumenti11618592958.jpg

Shikime: 1192

Madhësia:  55.2 KB

    Syri.net

  12. #12
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: DOKUMENTI/ Zbulohet roli i ‘patronazhistëve’ në ditën e votimit

    Me marrjen e te dhenave personale gjykoj se Rama i ka kaluar te gjitha limitet. Qe nje cop patronazhist me teser partie, te te shantazhoje voten, kjo na rikthen ne periudhen e komunizmit...
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  13. #13
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,453
    Postimet në Bllog
    1

    Për: DOKUMENTI/ Zbulohet roli i ‘patronazhistëve’ në ditën e votimit

    Sistemi i opinioneve eshte i njohur ne amerike dhe evrope, po luhet nje loje e pandershme dhe nje furtune ne gote. ne nuk e dime nga jane gjeneruar te dhenat, mos u merrni me nje president te akuzuar pafundesisht si me i pasuri ne ballkan.
    Duaje te afermin tend si veten

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,489

    Për: DOKUMENTI/ Zbulohet roli i ‘patronazhistëve’ në ditën e votimit

    Dikur,ne qeverine Berisha u be nje greve te perndjekurish dhe njeri nga keta,ne mos gaboj,i vuri zjarrin vetes...del Berisha dhe shpegon qe ky i perndjekur luante bixhoz dhe pinte raki (fakt i vertete). Ne ate kohe u skandalizova sepse me dukej jashte llogjike qe nje kryeminister jo vetem qe merej me jeten private te nje personi por qe ishte i informuar edhe mbi jeten private te tije. Siç duket nga ajo kohe gjerat paskan evoluar,paskemi vene te gjithe popullsine nen kontroll,po kthehemi ne nje shtet policor ku pushteti kontrollon gjithçka. Kjo ngjarje edhe na meson dhe na shpegon qe akoma ne jetojme me trashgimerine dhe me metodat e te kaluares komuniste.
    Shpresoj qe ky skandal te hetohet,edhe se hetimi ne Shqiperi eshte pothuajse i pamundur sepse kap gjithmone nje bashkesi njerezish qe i dihet fillimi por nuk i dihet fundi. Mjafton te shikosh hetimet edhe per rastet ordinere siç eshte trafiku i drogave. Ti shikon qe jashte vendit kapet 10-50 kg droge dhe bashke me drogen kapet gjithmone nje grup personash nga 5-10 ose edhe me shume persona. Ne Shqiperi kapen 600-700 kg droge dhe kapet vetem shoferi ! Edhe s'kan as turp por ta quajne kapjen e shoferit si sukses te operacionit ! Tani nuk duhet te jesh ndonje gjeni apo prokuror shqiptar per ta kuptuar qe 600 kq e droges nuk jane te shoferit... Edhe ne kete rast,nuk duhet qe opinioni dhe prokuroria te meret me patronazhistet por te meret me perfituesit e vertete te jetes private te shqiptareve.

  15. #15
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: DOKUMENTI/ Zbulohet roli i ‘patronazhistëve’ në ditën e votimit

    Lapsi dhe SPAK si gomë e krimeve të pushtetit

    “Patronazhistet”, fatkeqesisht e kthyen daljen e te dhenave personale per publikun e thjeshte nga nje Megaskandal, ne nje Komedi. Dhe teksa Komedia vazhdon perdite zmadhohet e zmadhohet, e verteta mbetet aty Skandali eshte aty: jane me dhjetra shkelje qe prekin shume fusha qe nga siguria e zgjedhjeve e deri tek siguria kombetare, per te mos llogaritur shkeljet e te te drejtave te njeriut. Argumentimi i Presidentit sot ishte jo thjesht shterues, por frikesues dhe per ata qe vazhdojne ta shikojne si komedi kete qe ndodhi. Por, organet e Drejtesise dhe sidomos SPAK, ne vend te shtoje Lapsat per te germuar dhe per te t’iu rrefyer shqiptareve sa me shpejt te verteten, qe ne fakt, tashme dihet…(nuk pati frike ta konfirmoje dhe Kryeministri duke i bere thirrje “Patronazhisteve” te vazhdojne te bejne me eger detyren), po ben te kunderten: po kerkon te thyeje Lapsin qe na servisri kete te vertete tronditese dhe te perdore Gomen per te fshire krimet qe jane dukshem ne siperfaqe te pushtetit. Fatkeqesisht per Lirine dhe Demokracine e ketij vendi SPAK me kerkesat dhe kercenimet e sotme ndaj drejtuesve te LAPSIT po ben te kunderten e asaj qe duhet te beje: Po e trajton Kryeministrin dhe pushtetin si media qe ka dhene lajmin dhe LAPSIN si pushtet ekzekutiv qe ka kryer krimin.
    Zeri yne duhet te jete me i forte se kurre, se me thyerjen e Lapsit do thyhen shume Lapsa e Stilolapsa e Stilografe te tjere. Nuk eshte vetem ne rrezik Media, po vete Shqiperia.
    Nga Facebook i autorit Andi Bejtja
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  16. #16
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: DOKUMENTI/ Zbulohet roli i ‘patronazhistëve’ në ditën e votimit

    Ky skandal i rradhes na tregon dhe njehere se reforma ne drejtesi ishte thjeshte nje zevendesim i disave qe nuk i kontrollonim pjeserisht, me disa te tjere qe i kontrollojme teresisht. Vidhen te dhenat e te gjitheve dhe ushtrohet presion mbi gazetaret qe ben zbulimit duke lene te lire ata qe abuzojne me te dhenat tona... Te keqen e komunizmin, kjo eshte fiks « shkerdhatokracia » e te njderit Dritero Agollit!
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  17. #17
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,453
    Postimet në Bllog
    1

    Për: DOKUMENTI/ Zbulohet roli i ‘patronazhistëve’ në ditën e votimit

    Citim Postuar më parë nga Duke_Of_Arberia Lexo Postimin
    Lapsi dhe SPAK si gomë e krimeve të pushtetit

    “Patronazhistet”, fatkeqesisht e kthyen daljen e te dhenave personale per publikun e thjeshte nga nje Megaskandal, ne nje Komedi. Dhe teksa Komedia vazhdon perdite zmadhohet e zmadhohet, e verteta mbetet aty Skandali eshte aty: jane me dhjetra shkelje qe prekin shume fusha qe nga siguria e zgjedhjeve e deri tek siguria kombetare, per te mos llogaritur shkeljet e te te drejtave te njeriut. Argumentimi i Presidentit sot ishte jo thjesht shterues, por frikesues dhe per ata qe vazhdojne ta shikojne si komedi kete qe ndodhi. Por, organet e Drejtesise dhe sidomos SPAK, ne vend te shtoje Lapsat per te germuar dhe per te t’iu rrefyer shqiptareve sa me shpejt te verteten, qe ne fakt, tashme dihet…(nuk pati frike ta konfirmoje dhe Kryeministri duke i bere thirrje “Patronazhisteve” te vazhdojne te bejne me eger detyren), po ben te kunderten: po kerkon te thyeje Lapsin qe na servisri kete te vertete tronditese dhe te perdore Gomen per te fshire krimet qe jane dukshem ne siperfaqe te pushtetit. Fatkeqesisht per Lirine dhe Demokracine e ketij vendi SPAK me kerkesat dhe kercenimet e sotme ndaj drejtuesve te LAPSIT po ben te kunderten e asaj qe duhet te beje: Po e trajton Kryeministrin dhe pushtetin si media qe ka dhene lajmin dhe LAPSIN si pushtet ekzekutiv qe ka kryer krimin.
    Zeri yne duhet te jete me i forte se kurre, se me thyerjen e Lapsit do thyhen shume Lapsa e Stilolapsa e Stilografe te tjere. Nuk eshte vetem ne rrezik Media, po vete Shqiperia.
    Nga Facebook i autorit Andi Bejtja
    Patjeter dhe eshte nje komedi e vertete. Kudo ne bote keto te dhena jane krejtesisht te ditura nga autoritetet. Eshte sekret emri e mbiemri im!!!!!!!!!!!! Apo karta e identitetit qe eshte ne sistem, pasi nga shteti eshte leshuar Apo vendi i punes, qe sot edhe publikohet nga vete shteti..., ky dhe i meparshmi... Shteti i berishes dinte dhe sa luge kishim ne shtepi dhe te bente biografine, Mbetet vetem fakti nga kane dale te dhenat, gje qe nuk eshte e qarte..., ku e dini ju se nuk jane nxjerre nga burime te ligjshme. Keto jane te dhena nga regjistri i gjendjes civile i cili eshte ne sistem dhe nuk ka si te jete "sekret".
    Ndryshuar për herë të fundit nga ilia spiro : 19-04-2021 më 13:11
    Duaje te afermin tend si veten

  18. #18
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: DOKUMENTI/ Zbulohet roli i ‘patronazhistëve’ në ditën e votimit

    Citim Postuar më parë nga ilia spiro Lexo Postimin
    Patjeter dhe eshte nje komedi e vertete. Kudo ne bote keto te dhena jane krejtesisht te ditura nga autoritetet. Eshte sekret emri e mbiemri im!!!!!!!!!!!! Apo karta e identitetit qe eshte ne sistem, pasi nga shteti eshte leshuar Apo vendi i punes, qe sot edhe publikohet nga vete shteti..., ky dhe i meparshmi... Shteti i berishes dinte dhe sa luge kishim ne shtepi dhe te bente biografine, Mbetet vetem fakti nga kane dale te dhenat, gje qe nuk eshte e qarte..., ku e dini ju se nuk jane nxjerre nga burime te ligjshme. Keto jane te dhena nga regjistri i gjendjes civile i cili eshte ne sistem dhe nuk ka si te jete "sekret".
    Regjistri i gjendjes civile nuk analizon te dhenat tona dhe as ushtron presion mbas marrjes se tyre. Regjistri qendron i ftohte perballe ketyre te dhenave. Ne loje hyjne pastaj patronazhistet e partise, qe identifikojne mosvotuesit e partise se tyre, se kush ka ngelur pa pune mbas pandemis, se kush nuk ka paguar faturat e dritave, se kush nuk ka legalizuar akoma shtepine, se kush ka akoma taksa te prapambetura, etj etj. Dhe zgjidhjen e problemit ta ofron rilindja nepermjet biskotes, voto per mua se i rregullojme te tjerat, ose nepermjet shkopit, nese s’do te votosh per ne partia nepermjet nenpunesve te saj t’i agravon me thelle problemet.
    E gjitha kjo e tejkalon kuptimin e fjales skandal, ketu nuk jemi me ne demokraci!!! Mbase patronazhistet dhe militantet mund ta gjykojne kete normale, por uroj qe asnjeri prej tyre mos te jete pjese e regjistrit te cilen rilindja mund t’ja perdori per shantazh ne kembim te votes. Kjo eshte KRIMINALE!!!
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  19. #19
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,453
    Postimet në Bllog
    1

    Për: DOKUMENTI/ Zbulohet roli i ‘patronazhistëve’ në ditën e votimit

    Citim Postuar më parë nga Duke_Of_Arberia Lexo Postimin
    Regjistri i gjendjes civile nuk analizon te dhenat tona dhe as ushtron presion mbas marrjes se tyre. Regjistri qendron i ftohte perballe ketyre te dhenave. Ne loje hyjne pastaj patronazhistet e partise, qe identifikojne mosvotuesit e partise se tyre, se kush ka ngelur pa pune mbas pandemis, se kush nuk ka paguar faturat e dritave, se kush nuk ka legalizuar akoma shtepine, se kush ka akoma taksa te prapambetura, etj etj. Dhe zgjidhjen e problemit ta ofron rilindja nepermjet biskotes, voto per mua se i rregullojme te tjerat, ose nepermjet shkopit, nese s’do te votosh per ne partia nepermjet nenpunesve te saj t’i agravon me thelle problemet.
    E gjitha kjo e tejkalon kuptimin e fjales skandal, ketu nuk jemi me ne demokraci!!! Mbase patronazhistet dhe militantet mund ta gjykojne kete normale, por uroj qe asnjeri prej tyre mos te jete pjese e regjistrit te cilen rilindja mund t’ja perdori per shantazh ne kembim te votes. Kjo eshte KRIMINALE!!!
    Nese pranon si te drejte perdorimin e te dhenave, gjithcka tjeter pastaj eshte krejtesisht e ligjshme per perdorim, qe e bejne te gjitha partite, ne pushtet apo opozite. Ato qe thua ti per presion, etj., jane thjesht thashetheme e per keto duhen fakte e jo paragjykime. Ti megjithate sulmon rilindjen(PS) , por une flas objektivisht.
    Duaje te afermin tend si veten

  20. #20
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: DOKUMENTI/ Zbulohet roli i ‘patronazhistëve’ në ditën e votimit

    Askush nuk do donte qe te dhenat e tij personale te keqperdoreshin e te beheshin objekt analizash nga disa patronazhiste/militante partish. Kete lloj akordi nuk ka individ ne bote qe mund ta japi. Me flagrantja ne ate database, patronazhistet nuk analizojne vetem votuesit e partise se tyre, por TE GJITHE votuesit e Tiranes!
    Media ka publikuar me dhjetra raste ku gjeneralitetet tona perpunohen ne zyrat e PS-se, me qellim te vetem shantazh ne shkembim te votes. Keto pra jane fakte, ku Taulant Balla, Erion Veliaj por edhe ti ketu te forumi i quani thashetheme.
    Dhe sigurisht qe gishtin tek PS-ja do e drejtoje (kam gjithe te drejten morale ta bej) per sa kohe keto fenomene te shemtuara ndodhin ne zyrat e tyre. Subjektivisht flet ti qe anashkalon faktet dhe perpiqesh te devijosh temen e diskutimit. Ngjan pak si diversion patronazhistesh...

    PS: Poshte linku, ku secili mund te gjej patronazhistin e tij:

    https://adfrehasdgfh.web.app
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. A i ka mbjellë vërtet 100 mijë pemë Bashkia e Tiranës?
    Nga Duke_Of_Arberia në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 03-04-2018, 01:00
  2. Qeveria e Rilindjes Komuniste ndërton një bunker në mes të Tiranës
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 04-02-2016, 19:55
  3. Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 29-10-2015, 19:48
  4. Vdes Rilindja e Frashërllinjve. Lind Rilindja e Hashashllinjve.
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 10-09-2015, 17:24
  5. Enveri, 100 mijë USD në vit partive komuniste të Botës.
    Nga BlueBaron në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 02-11-2004, 10:36

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •