Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 31 prej 31
  1. #21
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: DOKUMENTI/ Zbulohet roli i ‘patronazhistëve’ në ditën e votimit

    Nëpunës, policë dhe ushtarakë në listën me mbi 9,000 “patronazhistë” socialistë
    Të dhënat e databazës së rrjedhur në media tregojnë se socialistët kanë krijuar një ushtri me mbi 9 mijë “patronazhistë” në Tiranë, shumica e së cilëve janë punonjës të administratës apo të Bashkisë, por edhe të Forcave të Armatosura dhe Policisë, sektorë që e kanë të ndaluar me ligj të merren me politikë aktive.

    Autor: Gjergj Erebara

    Një analizë statistikore e databazës së rrjedhur në media për menaxhimin e votuesve sugjeron se shumica dërrmuese e “patronazhistëve” të Partisë Socialiste janë të punësuar në administratën publike qendrore dhe vendore, përfshirë edhe të punësuar në institucionet që e kanë të ndaluar me ligj aktivitetin partiak, të tilla si Garda e Republikës, Forcat e Armatosura apo Policia e Shtetit.

    BIRN e përdori databazën për të identifikuar numrin dhe vendin e punësimit të personave të shënuar nga partia si “patronazhistë”; një term që është krahasuar gjerësisht me ish-bashkëpunëtorët famëkeqë të Sigurimit të Shtetit nën diktaturë, por që për kryeministrin Edi Rama dhe kryebashkiakun Veliaj janë anëtarë partie që bëjnë punë të vyer.

    Lajmi për ekzistencën e databazës u publikua fillimisht nga Lapsi.al të dielën e kaluar, ndërsa databaza qarkulloi gjerësisht nëpër internet gjatë javës, duke u bërë një sekret që e dinë të gjithë.

    Databaza përmban 910,061 rreshta, ku në çdo rresht gjenden gjeneralitetet dhe të dhënat personale të një qytetari. Qytetari më i moshuar në databazë ka lindur në vitin 1922, ndërsa më i riu në 31 dhjetor 2002. Që të gjithë në databazë kanë të drejtë votimi dhe janë banorë të qarkut Tiranë.

    Rreth një në çdo pesë qytetarë në listë kanë të shënuar institucionin publik apo kompaninë private ku janë të punësuar, ndërsa për afro 70 mijë votues, patronazhistët kanë lënë shënime të ndryshme.

    BIRN identifikoi emrat e “patronazhistëve” dhe i ballafaqoi ato me listën e votuesve për të zbuluar numrin e tyre si dhe vendin e punës.

    Gjithsej rezultuan 9027 patronazhistë, ose afërsisht një për çdo njëqind votues. Nga këta, 1984 vetë nuk ishin të përfshirë në databazë si votues, gjë që sugjeron se janë patronazhistë në Tiranë, por jo votues të qarkut Tiranë. Duke qenë se nuk gjenden në databazë, të dhënat e punësimit për këta patronazhistë nuk gjenden.

    Nga 7133 patronazhistët që mbeten, 4205 vetë kanë emër unik, pra emri dhe mbiemri i tyre përputhen me vetëm një individ në listën e votuesve të patronazhuar, gjë që do të thotë se punësimi i tyre mund të identifikohet me një shkallë të lartë sigurie. Emrat e pjesës tjetër prej 2928 vetësh përsëriten në databazë dy ose më shumë herë. Në një rast, emrin dhe mbiemrin e një patronazhisti e mbajnë edhe 36 qytetarë të tjerë.

    BIRN përdori emrat unikë për të parë se ku janë të punësuar këta patronazhistë.

    Alban Dafa, hulumtues për çështje të sigurisë dhe qeverisjes pranë Institutit për Demokraci dhe Ndërmjetësim, tha se e sheh çështjen e ‘patronazhistëve’ si problematike në aspektin e vijueshmërisë së regjimit të kontrollit politik që nga periudha komuniste.

    “Kemi të bëjmë me një sistem paralel grumbullimi informacioni jashtë kanaleve zyrtare veçanërisht shqetësues, nëse marrim parasysh se edhe shefi i Shërbimit Informativ është i markuar nga një patronazhist,” tha Dafa.

    “Për të kuptuar natyrën dhe shkallën e problemit, është mjaft e rëndësishme që për këtë çështje të kryhet një hetim parlamentar,” shtoi ai.

    Administrata furnizon ‘ushtrinë’ e patronazhistëve

    Ndarja e shtetit nga partia në pushtet dhe krijimi i një administrate publike profesioniste jopartiake është një nga themelet e shtetit të së drejtës dhe një nga kushtet që Shqipëria duhet të plotësojë për integrimin në Bashkimin Evropian.

    Megjithatë, disa mijëra prej patronazhistëve të identifikuar nga BIRN punojnë kryesisht në administratën publike, qendrore apo vendore, si dhe në morinë e kompanive nën pronësi shtetërore.

    Bashkia Tiranë, ajo e Kavajës apo Bashkia e Rrogozhinës kanë një numër të madh “patronazhistësh” të punësuar prej tyre dhe po kështu kanë edhe Rezidenca Studentore Universitare 1 dhe 2, kompani shtetërore që kanë nën administrim konviktet universitare dhe që janë nën varësinë e Bashkisë Tiranë apo agjencia Tirana Parking, e cila arkëton të ardhura nga parkingjet me pagesë në rrugët e Tiranës.

    Stafi i bashkisë qendrore në Tiranë numëron rreth 300 patronazhistë, Bashkia e Kavajës 190, ndërsa Bashkia e Kamzës ka 60 të tillë. Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit rezulton se ka rreth 30 “patronazhistë” dhe po kaq ka edhe Drejtoria e Përgjithshme e Taksave Vendore. Patronazhistë ka furnizuar edhe Agjencia e Shërbimeve Funerale, e cila menaxhon varrezat e qytetit Tiranë apo Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit.

    Edhe kompania shtetërore e shumëdebatuar së fundmi për shkak të grevës së pashpallur të punonjësve, Albcontroll, rezulton se ka 11 “patronazhistë”. Posta Shqiptare ka rreth 100 emra në listë.

    AKSHI, institucioni i shumëdebatuar dhe i akuzuar si burimi i mundshëm i një pjese të informacionit në këtë databazë, ka së paku nëntë patronazhistë. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve si dhe Drejtoria Rajonale Tatimore Tiranë kanë patronazhistët e tyre.

    Kompanitë shtetërore, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, Operatori i Sistemit të Shpërndarjes dhe Furnizuesi i Shërbimit Universal kanë së bashku mbi 250 patronazhistë, ndërsa edhe Korporata Elektroenergjetike Shqiptare, drejtori i së cilës garon aktualisht në Shkodër për Partinë Socialiste, ka një numër të kufizuar patronazhistësh.

    Segmente të tjera të administratës publike, të tilla si drejtoritë arsimore apo administrata e çerdheve dhe kopshteve numërojnë me qindra patronazhistë, ndërsa një numër jo i vogël rezultojnë të punësuar në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës.

    Informacioni i grumbulluar nga patronazhistët përfshin edhe elementët më personalë të jetës private, përfshirë të dhëna nëse dikush është i sëmurë apo i përket një religjioni të caktuar.

    Në dy raste, votuesit janë identifikuar si “LGBT”, ndërsa në disa raste të tjerë si “katolikë” që rrjedhimisht janë të lidhur me një parti të caktuar. Mes shënimeve të patronazhistëve nuk mungojnë as rastet e racizmit, ku disa qytetarëve u është referuar si “dorë e zezë”, term pezhorativ që përdoret për të identifikuar shqiptarët egjiptianë apo romë.

    Në shumë raste, patronazhistët i kanë identifikuar votuesit veçanërisht si “romë” dhe kanë shtuar shënimin “po punojmë”. Nuk mungon as identifikimi i votuesve si “të sëmurë” apo “sindroma doën”, ndërsa në një rast të popullarizuar edhe në median sociale, shkruhet: “ndoshta nuk vjen. Është me pampers, por do ta ngremë për leckash”.

    Patronazhistë edhe në Forcat e Armatosura apo Polici

    Zbulimi i databazës shkaktoi debat të gjerë në shoqërinë shqiptare, ndërsa një pjesë e qytetarëve e panë idenë e gjurmimit nga një “patronazhist” si një praktikë shoqërie totalitare.

    Presidenti Ilir Meta i quajti ata “fuksa”, një term pezhorativ i përdorur nga shqiptarët gjatë kohës së komunizmit për bashkëpunëtorët e të frikshmit “Sigurimi i Shtetit”, policia sekrete e cila shënjestronte popullsinë jobesnike ndaj partisë për ta persekutuar, internuar apo burgosur.

    Kryeministri Edi Rama i mori në mbrojtje patronazhistët, duke i përshkruar ata si aktivistë të zakonshëm të një partie politike, të tillë që “trokasin nëpër dyer për të kërkuar vota”, ndërsa nuk ka komentuar mbi pyetjet se si ndodhi që këta aktivistë kanë në duar të dhënat personale të të gjithë votuesve.

    Edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, në strukturat e të cilit punojnë shumë prej patronazhistëve të ekspozuar, deklaroi se ai i është “shumë mirënjohës” atyre dhe i përshkroi si njerëz që “marrin informacion, të japin informacion dhe të prezantojnë programin.”

    Shënimet që patronazhistët kanë lënë në databazë duket se në fakt bëjnë më shumë se sa thjeshtë “prezantojnë programin” apo “marrin informacion”.

    Në shënimet e lëna nga disa nga “patronazhistët” vihet re përdorimi i referencës TIMS si burim informacioni, nëse një qytetar është apo jo emigrant. BIRN identifikoi disa dhjetëra raste të përdorimit të fjalës TIMS në databazë.

    Në një të tillë shkruhet: “Emigrante TIMS por PD”, ndërsa në një tjetër, “Me PS por emigrant nga Tims Tomori”.

    TIMS është akronimi i Sistemit të Menaxhimit Total të Informacionit –një databazë konfidenciale me të dhënat e hyrje-daljeve nga kufiri nën administrimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

    Komentet e shënuara në databazë sugjerojnë se “patronazhistët” e Partisë Socialiste kanë akses në këtë sistem dhe e përdorin atë për të mësuar nëse një votues është ajo jo prezent në Republikën e Shqipërisë dhe kur ai është larguar për herë të fundit, informacione këto që shërbejnë për të konkluduar nëse është emigrant afatgjatë.

    Ministria e Brendshme deklaroi se ajo nuk disponon një listë me emra punonjësish policie të përfshirë në databazën e socialistëve ndërsa konfirmoi se punonjësit e policisë së shtetit nuk kanë të drejtë të jenë anëtarë apo aktivistë të një partie politike.

    “Ka një çështje të regjistruar nga Prokuroria për rastin në fjalë, e në këto kushte nuk mund të bëjmë asnjë koment, që mund të cenonte këtë hetim,” shtoi ajo.

    Policia e Shtetit, e cila është përballur me akuza në rritje për sjellje politike në favor të partisë në pushtet, nuk iu përgjigj kërkesës për koment deri në publikimin e këtij shkrimi.

    Zëdhënësi i kryeministrit Edi Rama nuk iu përgjigj pyetjeve të dërguara me email për mënyrën se si Partia Socialiste ka arritur të aksesojë të dhënat në sistemin TIMS.

    Megjithatë, BIRN identifikoi disa dhjetëra persona që punojnë si patronazhistë në Partinë Socialiste dhe paralelisht janë efektivë të Forcave të Armatosura, Gardës së Republikës apo Policisë së Shtetit.

    Së paku shtatë patronazhistë janë të shënuar në databazë si të punësuar nga Drejtoria e Policisë, ndërsa gjashtë nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë. Katër punojnë te Njësia Rajonale e Policisë Rrugore, ndërsa pesëmbëdhjetë të tjerë punojnë te një strukturë e quajtur “Q.SH.A.M.T Ministria e Brendshme”.

    Nëntë janë të punësuar në Aparatin e Ministrisë së Brendshme dhe disa prej tyre duket se punojnë në drejtorinë e kufirit dhe migracionit.

    Gjithsesi, BIRN nuk gjeti të dhëna që të lidhë patronazhistët që janë punonjës policie me shënimet që sugjerojnë përdorimin e sistemit TIMS për identifikimin e vendndodhjes së votuesve.

    Së paku 29 patronazhistë janë efektivë të Forcave të Armatosura dhe kanë të shënuar punësimin si, fjala vjen, “REPARTI USHTARAK 5001” apo “REPARTI USHTARAK NR.1020”. Angazhimi i Forcave të Armatosura në fushatën elektorale të një partie politike është në fakt i ndaluar me ligj dhe cënon themelet e rendit kushtetues.

    Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Forcave të Armatosura nuk iu përgjigjën kërkesave të BIRN për koment të dërguara në emailet e tyre zyrtare.

    Ekspertët politikë me të cilët foli BIRN, e shohin ekzistencën e databazës si një cënim i rëndë i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme për shkak të shkeljes së së drejtës së qytetarëve për votë të fshehtë dhe si cënim i sigurisë kombëtare dhe i rendit kushtetues.

    “Skandali i publikimit të të dhënave personale të mbi 910 mijë qytetarëve përbën një kërcënim serioz për sigurinë e qytetarëve dhe integritetin e procesit zgjedhor,” tha Afrim Krasniqi, drejtor i Institutit të Studimeve Politike në Tiranë.

    Sipas Krasniqit, skandali bëhet edhe më serioz nga ngadalësia dhe heshtja që kanë treguar institucionet që duhet të hetojnë çështjen, të tilla si Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Komisioneri Kundër Diskriminimit apo Prokuroria e Posaçme.

    “Të dhënat se në grupin e patronazhit politik bëjnë pjesë efektivë të ushtrisë dhe të policisë së shtetit e shndërrojnë skandalin në kërcënim për sigurinë kombëtare. Një vend i NATO-s nuk mund të lejojë burimet ushtarake të përdoren për fushata elektorale dhe për kufizimin e lirive politike,” shtoi ai.

    Alban Dafa pranë Institutit për Demokraci dhe Ndërmjetësim tha se përfshirja e punonjësve të Forcave të Armatosura dhe të Policisë në listën e patronazhistëve partiakë tregon nivelin e politizimit të këtyre institucioneve kyçe të sigurisë.

    “Politizimi i tyre lë të kuptohet se integriteti institucional është cënuar rëndë. Kjo do të ishte edhe më e problematike, nëse ‘patronazhistët’ e konfirmuar si efektivë të Forcave të Armatosura dhe Policisë mbajnë pozicione të tilla ku përpunojnë informacion të klasifikuar. Nëse do të ishte kështu, mundet që partitë politike të kenë krijuar një sistem informal të survejimit prej të cilit – në bazë të informacioneve publike – nuk ka shpëtuar as vetë drejtori i Shërbimit Informativ Shtetëror,” tha Dafa.

    Shqipëria është një vend me të shkuar totalitare ku përgjatë dyzet e pesë viteve të sundimit komunist, një rrjet agjentësh të Sigurimit të Shtetit përgjuan qytetarët në vendet e tyre të punës, në kafene, në shkolla apo edhe brenda familjeve, informacione që partia në pushtet i përdori për të shënjuar kundërshtarët e vet.

    Në fillim të viteve 1980, rrjeti i bashkëpunëtorëve të sigurimit numëronte 14 mijë vetë në një vend me rreth 2.5 milionë banorë ose afërsisht një spiun për çdo 180 banorë. Partia Socialiste duket se ia ka dalë ta tejkalojë këtë rekord, duke përdorur mbi 9 mijë “patronazhistë” për 910 mijë votues, ose afërsisht një patronazhist për çdo 100 votues.
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,488

    Për: DOKUMENTI/ Zbulohet roli i ‘patronazhistëve’ në ditën e votimit

    Une qe nuk kam votuar kurre dilkam me preference per PD ndersa babai im qe ka votuar vetem Ballin (vite me perpara) del qe paska preferenca per PS.... Dmth ja fuskan jo pak por shume kot.

  3. #23
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: DOKUMENTI/ Zbulohet roli i ‘patronazhistëve’ në ditën e votimit

    Citim Postuar më parë nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    Une qe nuk kam votuar kurre dilkam me preference per PD ndersa babai im qe ka votuar vetem Ballin (vite me perpara) del qe paska preferenca per PS.... Dmth ja fuskan jo pak por shume kot.
    Une dola votues i LSI, e vetmja gje e sakte ishte patronazhisti i cili njihet nga e gjithe shkalla per pune te tilla.
    Me sa vura re, ne database patronazhisti merret kryesisht me votues te rregullt e qe mund t’i gjendet nje shkak per t’ja marre voten me metoda te ndryshme. Votuesit qe kane jetuar ne periudha te caktuara jashte vendit apo qe jane neveritur nga politika shpeshhere preferenca e votimit i shenohet « PA INFORMACION »...
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,488

    Për: DOKUMENTI/ Zbulohet roli i ‘patronazhistëve’ në ditën e votimit

    Citim Postuar më parë nga Duke_Of_Arberia Lexo Postimin
    Une dola votues i LSI, e vetmja gje e sakte ishte patronazhisti i cili njihet nga e gjithe shkalla per pune te tilla.
    Me sa vura re, ne database patronazhisti merret kryesisht me votues te rregullt e qe mund t’i gjendet nje shkak per t’ja marre voten me metoda te ndryshme. Votuesit qe kane jetuar ne periudha te caktuara jashte vendit apo qe jane neveritur nga politika shpeshhere preferenca e votimit i shenohet « PA INFORMACION »...
    Me duken si mbledhje informacionesh kot (po te jete vetem kjo,dhe jam i sigurte qe nuk eshte vetem kjo),megjithate isha i bindur qe meqenese nuk kam votuar asnjehere dhe pothuajse nuk kam jetuar aty emri im nuk do egzistonte. Por siç duket ne Shqiperi partite paskan lek per te hedhur ,se te paguash gjithe keta patronazhist e telefonist nuk eshte dhe aq e lehte.

  5. #25
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Rilindja Komuniste: Database me të dhëna personale konfidenciale për 910 mijë votues të Tiranës

    E kupton me kete skandal se mentaliteti komunist mes socialisteve shqiptare eshte i gjalle edhe pas 30 vjetesh demokraci. Edi Rama mund te jete nje shejtan me fytyre njeriu, por ai nuk do te ishte sot ne krye te Qeverise po te mos ishte per kete zullum njerezish qe jane gati te shesin jo vetem lirine e dinjitetin e tyre si njerez, por nuk e kane per gje qe te "spiunojne per hir te Partise", sic benin baballaret e gjysherit e tyre per Sigurimin e Shtetit nen komunizem. Ajo qe eshte tronditese, eshte fakti qe gati te gjithe keta "spiune" apo "fuksa" jane te punesuar ne shtet, jane te gjithe pjese e administrates publike. Ky fakt eshte trondites, pasi e kupton se keta nuk jane njerez, keta jane skllever te Edi Rames: spiunojne fqinjet e tyre me te cilet ndajne jeten ne komunitet, per te siguruar vendin e punes ne administrate! Dhe kjo forcon mentalitetin komunist ne mendjet e tyre se "shteti dhe partia jane nje dhe te pandara" dhe "partia vjen e para", para dinjitetit te tyre si njerez, para maredhenieve te tyre ne familje apo ne komunitetin ku jetojne.

    Ne Amerike nuk behet "patronazh" me te dhenat e database te shtetit federal apo shtetit lokal. Te gjithe aktivistet dhe organizatat dergojne njerez qe te trokasin ne deren e njerezve, e ti pyesin nese do te mbeshtesin kandidatin e tyre ne diten e zgjedhjeve. Asgje nuk behet pas kraheve apo ne fshehtesi, behet ne sy e ne prani te qytetareve. Dhe nese dikush kapet duke perdorur te dhena federale apo shteterore per fushate elektorale, perfundon nen akuze e ne burg. Ashtu sic eshte e ndaluar qe nje nenpunes shteteror te merret me fushate elektorale partiake.

    Behuni njerez o bageti!
    Fitoni dinjitetin tuaj te humbur qe ju ben njerez!
    Mos u shisni shpirtin tuaj djajve me fytyre njeriu, sic bene baballaret e gjysherit tuaj nen komunizem!
    Te pakten baballaret e gjysherit tuaj e benin nga frika e rregjimit, ju e shisni dinjitetin tuaj per nje pune ne shtet!

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 21-04-2021 më 13:29

  6. #26
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    5,894

    Për: Rilindja Komuniste: Database me të dhëna personale konfidenciale për 910 mijë votues të Tiranës

    Ketu keni linkun e plote me emrat e atyre qe ne dikur ne kohen e monizmit i quanim me perbuzje fuksat

    Fuksat sipas Qëndrave te Votimit

    Emrat dhe QV-të e mëposhtme janë vetëm për Tiranën pasi vetëm databaza e Tiranës është publikuar në media (910061 votues, 9021 fuksa - afërsisht 1 fuks për 100 votues).

    Në shumicën e QV-ve ka dy ose më shumë fuksa, ndaj në disa raste emrat janë të përsëritur në QV të ndryshme (zakonisht të afërta si vendndodhje).

    Kliko numrin e QV tënde për të parë emrat e fuksave.

    https://fuksi2021.github.io/qv/?fbcl...VB4dGlKh0JD-tY

    burimi web

  7. #27
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    5,894

    Për: Rilindja Komuniste: Database me të dhëna personale konfidenciale për 910 mijë votues të Tiranës

    Edhe 600 punonjës të ambasadave nën survejimin e patronazhistëve të PS

    https://www.oranews.tv/heshtja-e-be-...4iJwCBWgafKbtc

  8. #28
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Për: Rilindja Komuniste: Database me të dhëna personale konfidenciale për 910 mijë votues të Tiranës

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Behuni njerez o bageti!
    Fitoni dinjitetin tuaj te humbur qe ju ben njerez!
    Mos u shisni shpirtin tuaj djajve me fytyre njeriu, sic bene baballaret e gjysherit tuaj nen komunizem!
    Te pakten baballaret e gjysherit tuaj e benin nga frika e rregjimit, ju e shisni dinjitetin tuaj per nje pune ne shtet!

    Albo
    Sipas teje e vetmja shpresë është Pd-ja?

  9. #29
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Rilindja Komuniste: Database me të dhëna personale konfidenciale për 910 mijë votues të Tiranës

    Citim Postuar më parë nga Neteorm Lexo Postimin
    Sipas teje e vetmja shpresë është Pd-ja?
    Sipas meje, te gjithe ata njerez qe i japin voten PS dhe Edi Rames, edhe pasi kane mesuar per kete skandal, kane probleme serioze me respektin ndaj vetvetes. Si mund ti japesh voten nje njeriu dhe nje partie qe njerezit e administrates i ka kthyer ne spiune, per te spiunuar jeten familjare te qytetareve te atij vendi?!

    Nuk te pelqen PD si alternative? Mos voto per te. Voto per nje parti tjeter nga lista. Vetem ndeshko me voten tende PS, qe te me besh edhe mua te ndihem mire, qe jeni njerez me dinjitet, jo bageti te damkosura me nje numer dhe pa pike dinjiteti.

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 22-04-2021 më 00:05

  10. #30
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,453
    Postimet në Bllog
    1

    Për: DOKUMENTI/ Zbulohet roli i ‘patronazhistëve’ në ditën e votimit

    Dje "paramilitaret" e pd ekzekutuan ne Elbasan nje perfaqesues te PS, me pretendimin se keta te fundit po shperndanin ushqime ne kembim te votes. A nuk ju duket ky nje akt terrorist. Le te mos harrojme qe para dy vitesh kete emer deshi t`i vinte amerika, por e fali edhe kete rradhe.
    Duaje te afermin tend si veten

  11. #31
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    5,894

    Për: Rilindja Komuniste: Database me të dhëna personale konfidenciale për 910 mijë votues të Tiranës

    Problemi eshte se nderkohe SPAK-u, jo vetem qe nuk ka hetuar ende asgje per pervetesimin e te dhenave, por perkundrazi, tentoi te hetoje gazetaret per te mesuar burimin e informacionit. Qellimi eshte te zbulojne se kush eshte ai qe "tradhetoi" Edi Ramen.



    ...sot u be e ditur se Gjykata e Strasburgut, i dha te drejte Lapsi-t, e skanalizuar per guximin e prokurorise.


    nderkohe muzika e vjeter komuniste vazhdon

    Edi Rama deklaroi 4 ditë më parë: “PATRONAZHISTËT JANË GARANCIA E FITORES SONË”
    Ndryshuar për herë të fundit nga ATMAN : 22-04-2021 më 15:05

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema të Ngjashme

  1. A i ka mbjellë vërtet 100 mijë pemë Bashkia e Tiranës?
    Nga Duke_Of_Arberia në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 03-04-2018, 01:00
  2. Qeveria e Rilindjes Komuniste ndërton një bunker në mes të Tiranës
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 04-02-2016, 19:55
  3. Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 29-10-2015, 19:48
  4. Vdes Rilindja e Frashërllinjve. Lind Rilindja e Hashashllinjve.
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 10-09-2015, 17:24
  5. Enveri, 100 mijë USD në vit partive komuniste të Botës.
    Nga BlueBaron në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 02-11-2004, 10:36

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •