Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,331
    Postimet në Bllog
    17

    Pashai i Albanistanit, Edi Rama: Rrugë të mbarë kush do të largohet nga Shqipëria!

    ”Bekon shpopullimin”/Rama: Rrugë të mbarë kush do të largohet nga Shqipëria

    Emri:  rama-23-1140x570.jpg

Shikime: 101

Madhësia:  16.1 KB

    Kryeministri Edi Rama, gjatë fushatës elektorale në Gramsh, ka bekuar në një farë mënyre shpopullimin, kur tha se i uron rrugë të mbarë çdo shqiptari që ikën nga vendi.

    ”Ju duhet të jeni krenarë jo vetëm për këtë shtëpi të përbashkët ku jetojnë shqiptarët. Kushdo që ta bëjë dhe të bëjë një tjetër ndryshim, le të ikë, i vaftë mbarë, por jo të ikë sepse ky vend nuk bën. Ne do të pengohemi por nuk do t’i biem shkurt. Nuk do të joshemi nga ofertat çudibërëse të recetave të tyre, mijëra euro për një çift të rinj, mijëra euro për student, mijëra e mijëra euro për këta e ata.

    Ju i keni dëgjuar, ju jeni të vegjël, por prindërit tuaj i kanë dëgjuar. Nëse do funskiononte kjo gjë, do ta kishin bërë shtetet e tjera. Do të kishim qëndruar dhe ne dhe do të prisnim se mos do binte ndonjë gjë nga qielli. Asgjë nuk bie nga qielli, asgjë nuk vjen nga qielli, përveçse me punë e sakrifica.

    Nuk ka në asnjë sektor që të thotë se gjërat erdhën nga qielli dhe ta bën jetën fushore. Nuk ka. Të tjerëve nuk ua bëjmë suksesin si gjënë më të lehtë, për të arritur aty ku duhet ne duhet të bashkohemi edhe më shumë. Nuk kemi luksin që të përçahemi përsëri”,-tha Rama.

    Koha Jone

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,331
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Pashai i Albanistanit, Edi Rama: Rrugë të mbarë kush do të largohet nga Shqipëria!

    700 mijë shqiptarë kanë ikur nga vendi nga 2008-a; Kanë marrë leje qëndrimi në një nga vendet e BE-së, rekord në rajon, sipas Eurostat

    Emri:  lejet-e-qendrimit.jpg

Shikime: 54

Madhësia:  28.4 KB

    Që nga viti 2008 deri në 2020-n, janë rreth 700 mijë shtetas shqiptarë që kanë marrë leje qëndrimi në një nga shtetet e Bashkimit Europian.

    Shifrat janë bërë të ditura nga Eurostat, instituti europian i statistikave dhe janë përpunuar nga “Monitor”.

    Numri më i lartë i lejeve të qëndrimit është dhënë në periudhën 2008-2009, me përkatësisht 97.3 mijë dhe 83.9 mijë, si rrjedhojë e emigracionit të lartë të fillim viteve 2000. Më pas fluksi erdhi në rënie, duke zbritur në rreth 30 mijë në vitin 2013. Pas kësaj periudhe, rigjallërimi i ciklit të emigracionit, që tregohet dhe nga shtimi i ndjeshëm i kërkesave për azil solli një tjetër rritje të lejeve të qëndrimit, që kulmoi në vitin 2019, me rreth 60.4 mijë të tilla.

    Në krahasim me vendet e tjera të rajonit, Shqipëria mban rekordin për numrin e shtetasve të saj që kanë zgjedhur të jetojnë e punojnë në një shtet të Bashkimit Europian. Për të njëjtën periudhë (2008-2020) kanë marrë leje qëndrimi për herë të parë rreth 426 mijë serbë, 337 mijë boshnjakë, 285 mijë shtetas të Kosovës, 195 mijë nga Maqedonia e Veriut dhe më pak se 20 mijë nga Mali i Zi.

    Në raport me popullsinë, diferenca është edhe më e lartë. Gati 25% e popullsisë shqiptare (të vitit 2020) tashmë jeton e punon në një nga vendet e Bashkimit Europian. Vendi i dyte pas nesh është Kosova (15.4%), e ndjekur nga Bosnjë-Hercegovina (10.3%), Maqedonia e Veriut (9.4%), Serbia (6.2) dhe Mali i Zi (3.3%).

    Edhe institucionet ndërkombëtare e llogarisin numrin e emigrantëve nëpërmjet autorizimeve për lejet e qëndrimit të lëshuara për herë të parë për këto vende nga shtetet e Bashkimit Europian.

    Instituti për Studime Ekonomike Ndërkombëtare i Vjenës, në një raport të mëparshëm, gjeti se Shqipëria rezultoi me numrin më të lartë të emigrantëve në krahasim me Serbinë, Malin e Zi, Bosnjën, Maqedoninë e Veriut dhe Kosovën për periudhën 2010-2020.

    Si faktor themelor, ekspertët e Vjenës evidentojnë nivelin e lartë të varfërisë, fenomen që shpjegon flukset e larta të emigracionit sidomos në Shqipëri dhe Kosovë.

    Shqipëria dhe Kosova janë dy vendet me nivelin më të ulët të të ardhurave për frymë në rajon dhe me nivelet më të larta të varfërisë sipas Bankës Botërore e për rrjedhojë, kanë edhe flukset më të larta emigratore.


    Italia dhe Greqia kryesojnë

    Italia dhe Greqia, dy destinacionet që kanë pritur numrin më të lartë të emigrantëve shqiptarë pas viteve 90, kanë dhënë 84% të lejeve të qëndrimit për herë të parë për periudhën 2008-2020. Rekordin e mban Italia, me 342.5 mijë leje gjithsej, ose 49% të totalit. Greqia ka dhënë 247.6 mijë të tilla (35%).

    Që nga viti 2013, Gjermania ka rritur ndjeshëm numrin e lejeve të dhëna, pasi ky shtet është bërë i preferuar për punonjësit shqiptarë sidomos mjekë e infermierë dhe specialistë të teknologjisë së informacionit. Ekonomia më e madhe e Europës ka dhënë gjithsej 48 mijë leje qëndrimi për herë të parë për shtetasit shqiptarë deri në fund të vitit 2020.

    Në vend të katërt është Franca, me 15 mijë leje (2% e totalit) e ndjekur nga Kroacia, e cila nga 2018-a ka dhënë mesatarisht një deri në 2 mijë leje qëndrimi në vit.


    Viti 2020

    Në vitin 2020 morën leje qëndrimi për herë të parë në një nga vendet e Bashkimit Europian 37,592 shtetas shqiptarë, sipas Eurostat.

    52% e tyre e morën për arsye familjare, 16% për punë, 3% për edukim dhe më pas renditen arsye të tjera, pa u specifikuar.

    Në krahasim me një vit më parë, numri i lejeve të qëndrimit të dhëna për shtetasit shqiptarë ka rënë me 38%, i ndikuar nga situata e krijuar nga pandemia.

    Në rajon, numrin më të lartë të lejeve të qëndrimit të dhëna për vitin 2020 e mban Serbia, me 40.8 mijë, më pas Shqipëria (37.6 mijë) e ndjekur nga Bosnjë-Hercegovina (35.1 mijë), Kosova (31.6 mijë), Maqedonia e Veriut (16.3 mijë), Mali i Zi (2.7 mijë).

    Emri:  lejet-e-qendrimit.jpg

Shikime: 54

Madhësia:  28.4 KB
    Burimi: Eurostat

    Emri:  Lejet-e-qendrimit-ne-BE.jpg

Shikime: 52

Madhësia:  28.4 KB
    Burimi: Eurostat

    Emri:  lejet-e-qendrimit-per-here-te-pare-nga-BE.jpg

Shikime: 50

Madhësia:  25.5 KB
    Burimi: Eurostat

    Emri:  Screenshot_20211017-191434_Office.jpg

Shikime: 50

Madhësia:  19.7 KB
    Burimi: Eurostat me perpunime te Monitor

    Burimi: Revista Monitor

  3. #3
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,456
    Postimet në Bllog
    1

    Për: Pashai i Albanistanit, Edi Rama: Rrugë të mbarë kush do të largohet nga Shqipëria!

    Rama nuk e ka thene kete, eshte thene me shtremberim, i ka uruar mbaresi ne vendin ku deshiron te shkoje. Jetojme ne boten globale dhe gjithkush eshte i lire te levize dhe kjo eshte shume e mire. Tallja nuk shkon fare, do t`i shkonte saliut me shume si pasha meqenese na futi dhe ne konferencen islamike,jo Rames. Rama eshte qytetar me familje intelektuale, jo bandit si berisha dhe co. Pasi iken nga vendi yt per qellimet e tua shume mire ben, mos gjyko te tjeret, sepse ne kete rast gjykon veten (e paske harruar Ungjillin pak z.Albo)

    .
    Duaje te afermin tend si veten

  4. #4
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Për: Pashai i Albanistanit, Rama: Rrugë të mbarë kush do të largohet nga Shqipëria!

    E keqja me ju Rilindasit eshte sepse cd mbas cdo te keqe sot e kesaj dite mbas 12 vitesh e ka fajin Saliu.. Jeni per tu ardhur keq me kryeIdiotin qe keni kryeminister qe shpernguljen e popullisise e shikon si dicka te zakonshme kur ka akoma njerez si ju qe mund te besojne ne te.

    E ka bere vendin pa shprese, e pa jete per kedo shqiptar qe le vendin e tij per tu emigruar sepse keta lloj mostrash rrisin mireqenin e femijeve te tyre..

  5. #5
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,456
    Postimet në Bllog
    1

    Për: Pashai i Albanistanit, Rama: Rrugë të mbarë kush do të largohet nga Shqipëria!

    Patjeter qe per mireqenjen e tyre do te mendojne. Edhe sala per kete ka menduar. Emigracioni eshte e zakonshme, kjo dihet historikisht, merr shembull Greqine qe kohe me pare emigruan ne Amerike. Jeni ju ne fakt per te ardhur keq, se nuk dini te analizoni bemat e tribalistit tuaj, mbi kurrizin e te cilit jane mijera te vdekur ne 97, shkaterrimi i ekonomise, para te humbura ne piramidat, grushte shteti, kontrabande nafte e armesh, vrasje e 28 veteve ne gerdec, 4 veteve direkt ne 21 janar 2011, ...e lista s`ka fund, e nuk ju mjafton non grata amerikane per kete qellim,....
    Duaje te afermin tend si veten

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 03-07-2021, 23:28
  2. Janar 2016 - Edi Rama duhet te largohet nga pushteti ne rruge demokratike.
    Nga DYDRINAS në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 26-02-2019, 15:40
  3. Ben Blushi: Edi Rama po mban peng PS dhe mbarë Shqipërinë
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 52
    Postimi i Fundit: 17-03-2016, 18:06
  4. Rini, kthehu në rrugë të mbarë
    Nga valmiri01 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 07-09-2010, 11:49
  5. A duhet te largohet EDI RAMA
    Nga Der Albaner në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 189
    Postimi i Fundit: 01-09-2004, 14:38

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •