Kina pranon: Vaksina jonë nuk jep mbrojtje të mirë!

Emri:  hqdefault.jpg

Shikime: 92

Madhësia:  31.2 KB

-Zëri i Amerikës citon deklaratën e zyrtarit më të lartë të kontrollit të sëmundjeve në Kinë, Gao Fu, i cili deklaron se: “Vaksinat tona (kineze) nuk kanë norma të larta mbrojtjeje, diku te 50 %”. Ndërkohë vaksina Pfizer-BioNTech ka rezultuar të jetë 97% efektive, por me këtë vaksinë janë vaksinuar vetëm zyrtarët shtetrore shqiptarë dhe mjekët e vijës së parë. Kina ka dy vaksina: Sinovac dhe Sinopharm, e para për popullin e thjeshtë, kurse e dyta për bosët qeveritarë.

Shqipëria ka porositur më shumë se 1 milionë vaksina kineze Sinovac kundër koronavirusit dhe prej disa javësh ka nisur procesi i vaksinimit. Produkti kinez kundër koronavirusit nuk ka marrë miratimin e agjencisë së kontrollit të barnave në SHBA, BE dhe Britani të madhe, megjithatë një numër shtetesh, përfshirë dhe Shqipërinë e kanë parë përdorin e kësaj vaksine si të vetmen zgjidhje për të frenuar pandeminë. Ndërkohë dje, “Zëri i Amerikë” publikoi një artikull që citonte zyrtarin më të lartë të kontrollit të sëmundjeve në Kinë, i cili deklaronte se efektiviteti i vaksinave kineze është i ulët. Vaksinat kineze “nuk kanë norma të larta mbrojtjeje”, tha drejtori i Qendrave Kineze për Kontrollin e Sëmundjeve, Gao Fu, në një konferencë të shtunën në qytetin jugperëndimor Chengdu. “Zyrtarët në një konferencë shtypi të dielën nuk iu përgjigjën drejtpërdrejt pyetjeve në lidhje me komentin e Gaos ose ndryshimeve të mundshme në planet zyrtare. Por një tjetër zyrtar i Qendrave për Kontrollin e Sëmundjeve tha që kompanitë për prodhimin e vaksinave po punojnë për vaksinat të bazuara në mRNA. “Vaksinat me RNA të zhvilluara në vendin tonë kanë hyrë tashmë në fazën e provës klinike,” tha zyrtari, Ëang Huaqing. Ai nuk dha asnjë afat kohor për përdorimin e mundshëm. Ekspertët thonë se kombinimi i vaksinave, mund të rrisë efektivitetin. Studiuesit në Britani po hulumtojnë një kombinim të mundshëm të Pfizer-BioNTech dhe vaksinës tradicionale AstraZeneca. Pandemia e koronavirusit, e cila filloi në Kinën qendrore në fund të vitit 2019, shënon herën e parë që industria kineze e ilaçeve ka luajtur një rol në përgjigjen ndaj një emergjence globale shëndetësore”,- shkruante dje Zëri i Amerikës. Po sipas “Zërit të Amerikës”: “Efikasiteti i një vaksine Sinovac në parandalimin e infeksioneve simptomatike u zbulua të ishte deri në 50.4% nga studiuesit në Brazil, afër pragut prej 50% në të cilin ekspertët e shëndetit thonë se një vaksinë është e dobishme. Për krahasim, vaksina Pfizer-BioNTech ka rezultuar të jetë 97% efektive. Ekspertët e shëndetësisë thonë se vaksinat kineze nuk ka gjasa të shiten në Shtetet e Bashkuara, Evropën Perëndimore dhe Japoni për shkak të kompleksitetit të procesit të miratimit”. Kina ka shpërndarë dy lloje vaksinash të prodhuara nga kompanitë shtetëore Sinovac dhe Sinopharm. Këto produkte janë eksportuar në 22 vende përfshirë Meksikën, Turqinë, Indonezinë, Hungarinë dhe Brazilin. Shqipëria ka marrë vaksinat jo direkt nga kompanitë shtërore kineze, por nga Turqia me anë të një marrëveshje dy palëshe. Pjesë e kësaj marrëveshje, sipas kryeministrit Edi Rama është dhe ngritja e një linje prodhimi të vaksinave kineze në Shqipëri. Nuk dihet nëse prodhimi i vaksinave në Shqipëri do të bëhet direkt nga kompanitë kineze apo kompanitë turke që do të operojnë në Shqipëri, si pjesë e linjës së vaksinave kineze.

Vendosja në pikëpyetje e efektshmërisë së vaksinës kineze kundër koronavirusit shton pikëpyetjet lidhur me nxitimin e qeverisë “Rama” për të përdorur një medikament që nuk është certifikuar nga institucionet shëndetësore të SHBA dhe BE.

Mili Xhani

Koha Jonë