Close
Faqja 16 prej 42 FillimFillim ... 6141516171826 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 301 deri 320 prej 825
  1. #301
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Për: thënie të bukura dhe shprehje nga njerëz të mëdhenj

    LEXO: JETO MIJËRA JETË!

    Hapni një libër, keni hyrë në një univers.…

    Të lexuarit është një aktivitet që të përtërin: citimet dhe aforizmat në librat e zgjedhur e shprehin këtë gjë në mënyrë të përsosur. Të shfletosh faqet e një libri, do të thotë të kridhesh në një histori të re, do të thotë të sulesh me vërtik në një aventurë, të njohësh personazhe, që, nëse historia është e këndshme, do të mbeten për shumë kohë në kujtesën tonë. Po ashtu, diçka e tillë mund të nënkuptojë ndryshimin e këndvështrimit në lidhje me synimet, sepse librat nuk janë thjesht argëtim, por janë mjete për të mësuar, për të njohur gjëra të reja, për të thelluar ca të tjera dhe për të eksperimentuar./Konica.al

    Leximi është t’i japësh hapësirë ​​imagjinatës dhe të jetosh një mijë jetë, nëse citojmë Italo Kalvinon, i cili shkroi disa nga fjalët më të vërteta për këtë temë: “Ata që nuk lexojnë, kur të kenë mbushur të 70-at do të kenë jetuar vetëm një jetë: të tyren. Ai që lexon, do të ketë jetuar 5,000 vjet: që kur Kaini vrau Abelin, kur Renzo u martua me Luçian, kur Leopardi admironte pafundësinë… sepse leximi është një përjetësi në drejtim të kundërt”. Ndoshta nuk ka citim më të mirë për t’ia bashkëngjitur një prej “superfuqive” të librave. Megjithatë, ekzistojnë shumë shprehje për librat: fjali të jetësuara nga pena e shkrimtarëve të mëdhenj. Kolosët e penës u kanë dhënë jetë shumë shprehive në libra, prej nga dalin indirekt mendimet e tyre, të cilat janë kontribute tejet të çmuara, pasi përmbajnë vetë domethënien e bukurisë së leximit, të shprehur nga këndvështrimi i mendjeve të ndryshme që i kanë dhënë aq shumë botës së librit. Frazat në librat e shkrimtarëve të mëdhenj janë perla të vogla urtësie, të dobishme për të na kujtuar dobinë e leximit dhe se sa e rëndësishme është t’u kushtojmë kohë librave.

    Pa marrë parasysh zhanrin: çdo vëllim ka diçka për të na përcjellë, nëse është një ese, një romancë dashurie, një trillim apo një roman policor. Po citojmë disa shprehje nga librat e shkrimtarëve të mëdhenj: citate dhe aforizma, që na bëjnë të reflektojmë mbi dhuratën e thellë, që çdo histori mund të na ofrojë:

    – Një librari nuk është thjesht një dyqan, është një ftesë për fjalëpakët dhe ëndërrimtarët, një vend i fshehtë dhe i magjepsur, ku mund të humbasim dhe të kthehemi në një shekull tjetër dhe të arrijmë një dimension tjetër. (Fabrizio Caramagna).

    – Aspekti vërtet i rëndësishëm i leximit është, se ai nxit një familjaritet rastësor me procesin e të shkruarit; shkel në vendin e shkrimtarit me të gjitha dokumentet pak a shumë në rregull. (Stephen King)

    – Kur ndiheni keq, kur ndiheni të mbaruar, kur jeni të sigurt se nuk do t’ia dilni, hapni një libër dhe lexojeni deri në fund. Nëse ende nuk ndiheni më mirë, atëherë merrni një tjetër dhe filloni nga e para. (Stephen King)

    – Pak libra e ndryshojnë jetën. Kur e shndërrojnë, është përgjithmonë, hapen dyer që nuk imagjinoheshin më parë, hyn dhe nuk kthehesh më pas. (Christian Bobin)

    – Librat janë kudo; dhe na ngopin përherë me të njëjtën ndjesi aventure. Librat e dorës së dytë janë libra të egër, libra të pastrehë; ata janë mbledhur në grumbuj të mëdhenj pendësh të larmishme dhe kanë një hijeshi që u mungon vëllimeve të zbutura të bibliotekës. (Virginia Woolf)

    – Librat kanë qenë zogjtë dhe foletë e mia, kafshët e mia, streha ime dhe fshati im; biblioteka ishte bota e mbyllur në një pasqyrë; e një pasqyre me thellësi të pafundme, me shumëllojshmëri dhe paparashikueshmëri. (Jean-Paul Sartre)

    – Nuk kam pasur kurrë një dhimbje, që një orë leximi të mos ma ketë fashitur. (Charles Montesquieu)

    – Kur një lexues lexon, ai lexon vetë. Vepra e shkrimtarit është një lloj instrumenti optik, që ai i ofron lexuesit për ta lejuar atë të dallojë atë që, pa një libër, mund të mos kishte parë kurrë në vetvete. (Marsel Proust)

    – Ata që më lënë pa frymë janë librat, të cilët kur i mbaron së lexuari dhe gjithçka që vijon, do të doje që autori të ishte miku yt më i mirë dhe që mund ta telefonoje sa herë që të dëshiroje. (JD Salinger)

    – Librat, ata nuk të braktisin kurrë. Ti me siguri i braktis herë pas here, librat, ndoshta edhe i tradhton, por ata nuk ta kthejnë kurrë shpinën: në heshtje të plotë dhe me përulësi fisnike, të presin në raft. (Amos Oz)

    – Leximi është një marrëdhënie me veten dhe jo vetëm me librin, me botën tonë të brendshme përmes botës që na hap libri. (Italo Calvino)

    – Tek unë, dëshira për libra është e padiskutueshme. Jo për t’i zotëruar apo lexuar, por për t’i parë, për të më bindur për ekzistencën e tyre në vitrinën e një librashitësi. Është sikur ky dëshirim të vinte nga stomaku. (Franz Kafka)

    – Ndoshta nuk ka ditë të adoleshencës sonë të jetuar me aq plotësi, sa ato që menduam se do t’i kalonim pa i jetuar, ato të kaluara në shoqërinë e librit tonë të preferuar. (Marsel Proust)

    – Ishte si njëlloj ndjesie, sepse teksa njerëzit shkojnë e vijnë, lindin dhe vdesin, përkundrazi librat shijojnë përjetësinë. Kur isha i vogël, kur u rrita doja të bëhesha libër. Jo një shkrimtar, një libër: sepse njerëzit mund të vriten si milingonat. Edhe një shkrimtar, nuk është e vështirë ta vrasësh. Ndërsa një libër, edhe nëse shkatërrohet në mënyrë metodike, një kopje ka të ngjarë të mbetet dhe të ruajë jetëgjatësinë e saj, një jetë e përjetshme dhe e heshtur në një raft të harruar në një bibliotekë të largët në Reikjavik, Valladolid, Vankuver. (Amos Oz)

    – Nuk ka anije aq të shpejtë sa një libër, që të na çojë në vende të largëta, as kuaj si një faqe poezie që ngrihet lart – edhe të varfrit mund ta bëjnë këtë kalim pa tarifë – kaq i përkorë është transporti i shpirtit. (Emily Dickinson)

    – Ka nga ata që e kalojnë jetën duke lexuar, pa mundur të shkojnë përtej leximit, mbeten të mbërthyer në faqe, nuk e kuptojnë se fjalët janë vetëm gurë të vendosur përtej rrymës së një lumi, ata janë aty vetëm për të na bërë të arrijmë në bregun tjetër, i rëndësishëm është bregu tjetër. (Jose Saramago)

    – A e kuptoni tani pse i urreni dhe u frikësoheni librave? Sepse zbulojnë poret në fytyrën e jetës. Njerëzit e shkujdesur duan vetëm fytyra hënëplote, fytyra dylli, fytyra pa pore, pa qime dhe pa shprehje. (Ray Bradbury)/Konica.al


    Konica.al

    https://konica.al/2022/10/hapni-nje-...e-nje-univers/

  2. #302
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    5,892

    Për: thënie të bukura dhe shprehje nga njerëz të mëdhenj

    Deformimet e akumuluara ne shume jete te kaluara nuk mund te zhduken me nje te rene te lapsit , eleminimet e ketyre deformimeve kerkojne nje kultivim te vazhdueshem te konoshences , nje devocion pa interes , dhe nje pune apo aksion te pandalur

    Bota pret nga ty nje pune te jashtezakonshme , keshtu pra qe nuk duhet te qendrosh inert si nje zhabe ne nje pellg uji te qelbur nen mahnitjen e stanjacionit, prandaj zgjohu,ngrihu,realizohu.

    Shrii Shrii Anandamurtijii

  3. #303
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Për: thënie të bukura dhe shprehje nga njerëz të mëdhenj

    Eleanor Roosevelt: “Është shumë më mirë të ndezësh një qiri se sa ta mallkosh errësirën”

    “Duhet guxim për të dashuruar, por dhimbja përmes dashurisë është një zjarr pastrues gjë të cilën ata që dashurojnë në përgjithësi e dijn. Ne të gjithë njohim njerëz të cilët aq shumë frikësohen nga dhimbja sa që mbyllen brenda vetes dhe nuk japin asgjë, nuk marrin asgjë dhe në këtë mënyrë tkurren deri sa jetën e bëjnë thjeshtë një vdekje që jeton.”

    “Pavarësisht se sa e thjeshtë është një femër, nëse e vërteta dhe ndershmëria janë të shkruara në fytyrën e saj, ajo do të jetë e bukur.”

    “Unë besoj që secili mund ta mposht frikën duke i bërë gjërat që gjithmonë ka pasur frikë ti bëjë.”

    “Është shumë më mirë të ndezësh një qiri se sa ta mallkosh errësirën.”

    “Kurrë mos u mërzit dhe kurrë nuk do të bëhesh i mërzitshëm.”


    Kujtojmë se bëhen 138 vite nga lindja e Eleanor Rooseveltit, ish-zonja e parë e SHBA-ve.

    Anna Eleanor Roosevelt ishte një figurë, diplomate dhe aktiviste politike Amerikane.

    Ajo shërbeu si zonja e parë e Shteteve të Bashkuara nga Marsi 1933 deri në Prill 1945, gjatë katër mandateve të burrit të saj Presidentit Franklin D. Roosevelt në detyrë.

    Roosevelt shërbeu si Delegate e Shteteve të Bashkuara në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Presidenti Harry S. Truman më vonë e quajti atë “Zonja e Parë e Botës” në shenjë nderimi për arritjet e saj të të drejtave të njeriut.


    / KultPlus.com

    https://www.kultplus.com/libri/elean...h-erresiren-2/

  4. #304
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Për: thënie të bukura dhe shprehje nga njerëz të mëdhenj

    “Duke qenë i ndershëm nuk ke për të pasur shokë të shumtë, por gjithmonë do të kesh shokët e saktë”

    Bota e humbi John Lennon që në 1980-ën, por muzika dhe poezia e tij jetojnë ende në zemrat tona. Fjalët e tij për dashurinë, jetën, dhe paqen që dekada më parë i la për ne, tingëllojnë ende kuptimplota dhe na nxisin drejt një versioni më të mirë të vetes dhe të së ardhmes tonë.

    Ne duam t’u kujtojmë ndjekësve tanë për këtë muzikant gjenial dhe ëndërrimtar madhështor thëniet më të fuqishme të tij:


    “Jetojmë në një botë ku duhet të strukemi që të bëjmë dashuri, ndërkohë që dhuna praktikohet ditën për diell.”

    “Kur shkoja në shkollë, ata më pyesnin çfarë dëshiroja të bëhesh kur të rritesha. Unë shkrujta “i lumtur”. Ata më thanë se nuk e kisha kuptuar detyrën, dhe unë u thashë se ju s’keni kuptuar jetën.”

    “Duke qenë i ndershëm nuk ke për të pasur shokë të shumtë, por gjithmonë do të kesh shokët e saktë.”

    “Nuk ka rëndësi kë dashuroni, ku dashuroni, pse dashuroni, kur dhe si dashuroni, rëndësi ka që dashuroni.”

    “Nëse të gjithë do ta dëshironin paqen aq as dëshirojnë një set të ri televiziv, atëherë paqja do mbretëronte.”

    “Të përpiqesh t’u pëlqesh të gjithëve është e pamundur – nëse e bën, do përfundosh në një midis ku asnjërit s’i pëlqen. Duhet të marrësh vendimin për atë që mendon se është më e mira për ty, dhe bëjë atë.”

    “Si zakonisht, qëndron një grua madhështore, prapa çdo idioti.”

    “Vetëm duke provuar rrobat e të tjerëve e kuptojmë përmasën tonë.”

    “Kur bën diçka fisnike dhe të bukur e askush nuk e vëren, mos u trishto. Për diellin, çdo mëngjes është i bukur, edhe pse audienca fle gjumë ende.”

    “Gjithçka do të shkojë në vendin e vet në fund. Nëse gjërat nuk janë në vendin e tyre, atëherë s’ka ardhur fundi.”

    “Një ëndërr që e ëndërron i vetëm, është vetëm një ëndërr. Një ëndërr që e ëndërrojmë së bashku, është realitet.”

    “Paqja nuk është diçka për të cilën ne lutemi dhe urojmë; është diçka që bëhet, diçka që je, dhe diçka që jepet.”


    / KultPlus.com

    https://www.kultplus.com/libri/theni...hoket-e-sakte/

  5. #305
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    5,892

    Për: thënie të bukura dhe shprehje nga njerëz të mëdhenj

    Kur fakulteti yt mendor konjitiv-njohes behet i holle aq shume saqe arrin te shikosh BRAHMA-ZOTIN (Konoshencen Supreme) ne te gjitha entitetet e manifestuara,atehere dhe vetem atehere mundesh te marresh persiper dhe te kesh nje rrol sinjifikativ dhe domethenes ne boten praktike , vetem ne kete stad arrin te kuptosh qe asnje dhe askush ne kete univers nuk eshte superior apo inferior sepse te gjithe pa dallim jane bijte dhe bijat e Babait Suprem Absolut ZOTIT

    Shrii Shrii Anandamurti

  6. #306
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    5,892

    Për: thënie të bukura dhe shprehje nga njerëz të mëdhenj

    Vetëdija Supreme e ka fshehur veten brenda mendjes suaj. Ai është i fshehur pas perdes së "Uni-t" tuaj. Ju nuk keni nevojë të shkoni në malet Himalaya për të zbuluar ATE që fshihet pas "EGO-S" tuaj.

    A ka nevojë njeriu për një pasqyrë qe te shikoje byzylykun në dorën e tij?

    Supremi-ZOT, është brenda jush. Duhet vetëm heqja e perdes të egos tuaj.

    Shrii Shrii Anandamurti

  7. #307
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    5,892

    Për: thënie të bukura dhe shprehje nga njerëz të mëdhenj

    Forma e fundit dhe më e rrezikshme e shfrytëzimit ekonomik është shfrytëzimi fashist. Për të kërkuar mbështetje kombëtare për të justifikuar shfrytëzimin e tyre, imperialistët popullarizojnë teorinë e nacionalizmit. Ata e cilësojnë shfrytëzimin e tyre si racional dhe kushtetues dhe të bazuar në interesat kombëtare. Imperialistët britanikë, për të legjitimuar shfrytëzimin e tyre, përqafuan teorinë nacionaliste.

    Duke ndjekur shembullin e britanikëve, Musolini në Itali dhe Hitleri në Gjermani morën të njëjtën rrugë. Kur u krijua imperializmi komunist pas Luftës së Dytë Botërore, udhëheqësi sovjetik Jozef Stalin propagandoi konceptin e supremacisë sllave. Në mënyrë të ngjashme, udhëheqësi kinez Mao Ce Dun ka ndërtuar epërsinë kineze.

    Sapo një fuqi imperialiste transformohet në një fuqi fashiste, ajo zgjeron tentakulat e saj për të shtypur psikikisht dhe kulturalisht një popull të mundur. Për të përjetësuar shfrytëzimin e papenguar ekonomik, shfrytëzimi psikik fillon pothuajse njëkohësisht. Kur shfrytëzimi psikik përdoret për shfrytëzim të mëtejshëm ekonomik, quhet “shfrytëzimi psikoekonomik”.

    Në fillim, shfrytëzuesit fashistë zgjedhin një komunitet të dobët që banon në një rajon të pasur me burime natyrore. Fashistët shkulin shoqërisht dhe kulturalisht komunitetin e viktimizuar duke i imponuar një gjuhë dhe kulturë të huaj. Meqenëse popullata vendase nuk mund t'i shprehë lehtësisht ndjenjat e tyre individuale dhe kolektive në një gjuhë të huaj, ata zhvillojnë një psikologji disfatiste dhe një kompleks inferioriteti ndaj shfrytëzuesve.

    Kjo psikologji disfatiste shkatërron shpirtin natyror dhe vullnetin për luftë të popullatës vendase dhe fashistët e shfrytëzojnë me mjeshtëri këtë mundësi të artë.

    Interesi parësor i shfrytëzuesve fashistë është që gradualisht të thithin vitalitetin e komunitetit lokal, në mënyrë që ata të plaçkitin dhe shrytezojne burimet e tyre natyrore, por nëse është e nevojshme do ta fshijnë edhe komunitetin lokal nga faqja e dheut.

    Shrii Shrii Anandamurti

  8. #308
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    5,892

    Për: thënie të bukura dhe shprehje nga njerëz të mëdhenj

    "Edhe kur ju mendoni për Zotin si një armik, ju përfshiheni apo jeni te lidhur në Të. Në të vërtetë, mendja jonë aktivizohet më shumë për të menduar për dikë nga zemërimi dhe urrejtja sesa nga prirjet pozitive. Kur kemi një grindje me dikë, ne vazhdojmë të mendojmë se Herën tjetër kur ta takojmë atë person, do ti themi këtë apo atë. Prandaj, Zoti do të arrihet ne te dyja rastet edhe nëse e doni apo nese e urreni Atë.

    Ravana ( nje personazh antik )vazhdimisht e mendonte Ramën si armikun e tij dhe për këtë arsye ai gjithashtu arriti shpëtimin përmes duarve të tij.

    Por thjesht dëgjimi i shkrimeve te shenjta ose bisedave nuk do të sjellë rezultatet e dëshiruara."

    Shrii Shrii Anandamurti jii

  9. #309
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    5,892

    Për: thënie të bukura dhe shprehje nga njerëz të mëdhenj

    Keto jane 10 karakteristikat dhe cilesite qe duhet te kete nje person i realizuar ose qe synon te realizohet shpirterisht apo qe I ngjitet shtegut per tu bere apo per te qene i plote (dharma):

    Dhrti (i duruar), Ksama (te fale), dhamah ( autokontroll ), asteva (te mos vjedhe ) ,shaoka (te jete i paster) , indriyanigraha ( te kete kontroll mbi organet ) , dhii ( te kete intelekt miredashes) ,vidya ( konoshence spirituale) ,satyam (dashuri per te verteten) dhe akrodha (te mos zemerohet)

    Shrii Shrii Anandamurti

  10. #310
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Për: thënie të bukura dhe shprehje nga njerëz të mëdhenj

    Marcel Proust: Bota nuk u krijua një herë, por sa herë që vinte një artist origjinal

    Sot janë mbushur 100 vite nga vdekja e Marcel Proust.

    Aforizma nga Marcel Proust:


    Ne duhet të jemi mirënjohës ndaj njerëzve që na bëjnë të lumtur. Ata janë kopshtarët e zhytur në mundime dhe mendime, që e bëjnë shpirtin tonë të lulëzojë.

    Muzika është ndoshta shembulli më unik i asaj që mund të ketë qenë hyjnore, nëse nuk do të kishte ardhur shpikja e gjuhës, formimi i fjalëve, analiza e ideve, komunikimi i shpirtrave.

    Lumturia është e dobishme për trupin, por është dhimbja që zhvillon fuqitë e mendjes.

    Shpesh është mungesa e imagjinatës që e ndalon njeriun të vuajë shumë. Mos ndaloni së kërkuari atë dëshironi ose do të përfundoni duke dashur atë që arrini të gjeni.

    Në realitet, çdo lexues është çfarë ai po lexon, lexuesi i vetvetes.

    Puna e shkrimtarit është thjesht një lloj instrumenti optik, i cili i ofron lexuesit të mundësojë që ai të dallojë se çfarë është ai, pa këtë libër.

    Bota nuk u krijua një herë, por sa herë që vinte një artist origjinal.

    Ne punojmë vazhdimisht për të formuar jetën tonë, por pavarësisht nga vetë kopjimi, ne dizejnojmë tiparet e personit që jemi dhe jo atij që do të donim të ishim.

    Në dashuri nuk mund të ketë qetësi, sepse përparësia e fituar nuk është gjë tjetër veçse një pikënisje e re për dëshirat e reja.

    Librat e vërtetë duhet të jenë fëmijë jo të dritës dhe mashtrimit, por të errësirës dhe heshtjes.

    Leximi na mëson të rrisim vlerën e jetës, një vlerë që ne nuk kemi qenë në gjendje ta vlerësojmë dhe madhështinë e së cilës e realizojmë vetëm falë librit.

    Ju nuk e doni askënd kur jeni i dashuruar.

    Gjithmonë përpiquni të mbani një copë parajse mbi jetën tuaj.

    Le t’ua lëmë gratë e bukura burrave pa imagjinatë.

    Leximi është ajo mrekulli e frytshme e komunikimit në mes të vetmisë.

    Ne vuajmë nga vuajtjet vetëm duke e provuar atë në mënyrë të plotë.


    Përgatiti dhe përktheu: Albert Vataj. / KultPlus.com

    https://www.kultplus.com/libri/marce...t-origjinal-3/

  11. #311
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    5,892

    Për: thënie të bukura dhe shprehje nga njerëz të mëdhenj

    Çfarë është Krpa'?

    Në gjuhen sanskrite, rrenja e foljes është "kr". "Kr" do të thotë të ndihmosh dikë në përparimin e tij edhe kur nuk e meriton. Pra, nëse dikush e meriton atë, d.m.th., nëse ka kualifikimin për ta zhvilluar veten plotësisht dhe për t'u lartësuar plotësisht, atëherë në atë rast nuk ka nevojë për krpa', nuk ka nevojë për ndihmë nga Ta'raka Brahma - ENTITETI SUPREM. Por kur njeriu nuk e meriton, dhe kur nuk ka kualifikimin për zhvillim dhe ne kete rast ndihmohet,atehere kjo lloj ndihme quhet "krpa".

    Shrii Shrii Anandamurti

  12. #312
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Për: thënie të bukura dhe shprehje nga njerëz të mëdhenj

    Alexander Dumas: Gratë kurrë nuk janë më forta sesa pas mposhtjes

    Thënie nga Alexander Dumas

    “Unë nuk jam krenar por jam i lumtur, dhe lumturia mendoj që vërbon më shumë se krenaria.”

    “Të gjitha përgjithësimet janë të rrezikshme, madje edhe ky.”

    “Gratë kurrë nuk janë më forta se sa pas mposhtjes.”

    “Dashuria e vërtetë, një burrë gjithmonë e bënë më të mirë, pavarësisht se cila grua e inspiron atë.”

    “Dashuria është më vetiakja nga të gjitha pasionet.”

    “Unë jam i fortë ndaj çdo gjëje, përveç ndaj vdekjes së atyre që i dua. Ai që vdes fiton; ai që i sheh të tjerët duke vdekur humbet.”

    “Dashuria e pastër dhe dyshimi nuk mund të rrojnë bashkë; përmes derës që e dyta hyn, e para del.”

    “Zoti është plotë mëshirë për të gjithë. Ai fillimisht është një baba para se të bëhet një gjykatës.”

    “Zinxhirët e martesës janë aq të rëndë sa që nevojiten dy persona për ti bartuar ata. Ndonjëherë edhe tre.”

    “Kurrë mos i besoni një armiku që ju bën dhurata.”.


    / KultPlus.com

    https://www.kultplus.com/libri/theni...pas-mposhtjes/

  13. #313
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    5,892

    Për: thënie të bukura dhe shprehje nga njerëz të mëdhenj

    E vetmja gje me rendesi ne kete jete dhe qe ka rendesi per Zotin eshte devocioni dhe deshira per tu bere i paster dhe i shenjte, e gjithe pjesa tjeter administrohet nga Zoti

    Bekimi dhe bujaria si dhe hiri i te madhit Zot jane gjithmone prezent me njerzit

    Ashtu sic ka Zoti detyren e tij ndaj qenjeve njerzore,edhe qenjet njerzore kane detyren e tyre ndaj Zotit

    Detyra e qenjeve njerzore ndaj te madhit Zot eshte vetem ajo qe te kryejne pune dhe aksione qe i japin kenaqesi Zotit


    Zoti i madh nuk ben kurre dallime ndaj nje njeriu mekatar apo nje shenjtori,nese Zoti deshiron nje te ashtuquajtur mekatar mund te beje nje devot te madh brenda nje kohe te shkurter


    Shrii Shrii Anandamurtijii

  14. #314
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Për: thënie të bukura dhe shprehje nga njerëz të mëdhenj

    “Duhet të jesh jashtë Shqipërisë, e të jesh larg, për të kuptuar se ç’forcë e ç’bukuri të ëmbël ka për veshët kjo fjalë: Shqipëri”

    KultPlus ju sjellë thënie të Faik Konicës për shqiptarët:

    Ah, malli i Shqipërisë, malli i atdheut të dashur, i shenjtë mall dhe dashuri e shenjtë, kush është ai shqiptar që s’e ka pasur në dhe të huaj! Duhet të jesh jashtë Shqipërisë, e të jesh larg, për të kuptuar se ç’forcë e ç’bukuri të ëmbël ka për veshët kjo fjalë: Shqipëri!

    Vetëm shqiptarët e kanë ndjenjën e së bukurës aq të fuqishme sa e paguajnë me jetën e tyre kënaqësinë për të qenë vetë rrufeja mes atyre furtunave njerëzore të luftës. (Albania 3, 1897).

    Rilindja e gjuhës sonë është rilindje e jetës sonë kombëtare. (Albania 8, 1897).

    Gjuha shqipe është sa muskuloze aq edhe të brishtë. (Albania 12, 1898).

    Shumë duhet të punojmë ne shqiptarët, sot dhe për së shpejti; po më parë nga të gjitha, të shëndoshim dashurinë dhe vëllazërinë në mes tonë. (Albania 2, 1897).

    Përmirësimi ekonomik është nevoja më e shpejtë dhe më e ngutshme për vendin tonë. Është pra një detyrë urgjente që interesat ekonomike të Shqipërisë t’i paraprijnë çdo vlerësimi të karakterit politik. (Albania 16, 15-30 korrik 1898).

    Shqiptarët janë populli më mosbesues në botë. (Kujtesë për lëvizjen kombëtare shqiptare).

    Asgjë nuk i ftoh më shumë shqiptarët se t’u thuash që kanë të bëjnë me një copë injoranti që i drejton. (Kujtesë për lëvizjen kombëtare shqiptare).

    Populli shqiptar është mjaft i mprehtë në të kuptuar. (Kujtesë për lëvizjen kombëtare shqiptare).

    Grekët e shpërdorojnë si shumë heshtjen përçmuese të shqiptarëve që nuk i hanë dokrrat e tyre bajate e boshe. (artikulli “Mbi Shqipërinë”, Libre Parole).


    /KultPlus.com

    https://www.kultplus.com/libri/theni...jale-shqiperi/

  15. #315
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Për: thënie të bukura dhe shprehje nga njerëz të mëdhenj

    Immanuel Kant: Mosmirënjohja është thelbi i poshtërsisë

    Immanuel Kanti ishte një filozof i madh gjerman dhe një ndër filozofët më të shquar.
    Vepra e tij “Kritikë e arsyes së kulluar” shënon pikë-kthesën qendrore në historinë e filozofisë dhe fillimin e filozofisë moderne.


    ..........


    Në vijim, supershendeti.com ju sjell aforizma nga Immanuel Kant…


    25 thënie nga Imannuel Kant

    1. “Ai që e bën veten krimb, nuk mund të ankohet pastaj kur të tjerët shkelin mbi të me këpucë”.

    2. “Çdo gjë që është shkruar nga meshkujt në lidhje me femrat duhet të mbesë e dyshimtë, duke qenë se ata janë në të njëjtën kohë edhe gjykatës edhe pjesë e çështjes”.

    3. “Më është dashur ta refuzoj njohjen, për të t’i bërë vend besimit”.

    4. “Njeriu duhet të jetë i disiplinuar, sepse për nga natyra ai i papërpunuar dhe i egër”.

    5. “Kush është mizor ndaj kafshëve është po aq i pandjeshëm edhe ndaj njerëzve”.

    6. “Një veprim, për të qenë moralisht i denjë, duhet të bëhet nga përgjegjësia”.

    7. “Rregullat e lumturisë: diçka për të bërë, dikë për ta dashuruar dhe diçka për të shpresuar”.

    8. “Vepro duke e konsideruar njerëzimin, si tek vetja si tek të tjerët, gjithmonë si qëllim, kurrë thjesht si mjet”.

    9. “Nuk ka virtyt aq të madh, sa të jetë i sigurt prej tundimit”.

    10. “Ata që thonë se bota do të shkojë gjithnjë siç ka shkuar deri sot, kontribuojnë që parashikimi i tyre të dalë i vërtetë”.

    11. “Yjet e qiellit përmbi mua, ligji moral në mua”.

    12. “Miq të njerëzimit, mos ia mohoni arsyes privilegjin e të qenët guri i fundit i krahasimit me të vërtetën”.

    13. “Vepro në atë mënyrë që, parimi juaj i veprimit të bëhet vetvetiu një ligj për të gjithë botën”.

    14. “E gjithë dija jonë fillon me shqisat, vazhdon pastaj tek kuptimi dhe mbaron me arsyen. Nuk ka asgjë më të lartë se arsyen”.

    15. “Të gjitha interesat e arsyes sime, spekulative si dhe praktike, ndërthuren në tri pyetjet e mëposhtme: 1. Çfarë duhet të di? 2. Çfarë duhet të bëj? 3. Çfarë mund të shpresoj”?

    16. “Përvoja pa teorinë është e verbër, por teoria pa përvojë është një lojë intelektuale e mirëfilltë”.

    17. “Nga një dru i shtrembër si ky nga është bërë njeriu, asgjë e drejtë nuk mund të krijohet”.

    18. “Lumturia nuk është një ideal i arsyes, por e përfytyrimit”.

    19. “Papjekuria është paaftësia që dikush të përdorë inteligjencën e vet, pa u udhëhequr nga dikush tjetër”.

    20. “Para ligjit njeriu është fajtor kur dhunon të drejtat e tjerëve. Para moralit ai është fajtor, nëse vetëm mendon ta bëjë këtë gjë”.

    21. “Mosmirënjohja është thelbi i poshtërsisë”.

    22. “Përtej çdo dyshimi, çdo dije fillon me përvojën”.

    23. “Nuk është vetëm vullneti i Zotit që na bën të lumtur, por ne duhet ta bëjmë veten tonë të lumtur”.

    24. “Është e domosdoshme që unë të jetoj i lumtur, por është e domosdoshme që sa të jetoj, të jetoj me nder”.

    25. “Shkenca është dije e organizuar. Mençuria është jetë e organizuar”.


    /KultPlus.com

    https://www.kultplus.com/libri/imman...i-poshtersise/

  16. #316
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    5,892

    Për: thënie të bukura dhe shprehje nga njerëz të mëdhenj

    “Është e gabuar të mendosh se duke lexuar libra voluminoz ose duke dhënë leksione të bukura mund të arrihet Parama Purusha Thelbi Suprem. Për të takuar Zotin nuk kërkohet asnjë bursë apo edhe shkrim e këndim. E ardhmja e atyre që janë injorantë është gjithashtu e ndritshme.

    Marrëdhënia e Zotit me njerëzit është një marrëdhënie familiare. Kur prindërit ushqejnë fëmijët, ata nuk i japin katër çapa buke djalit që ka diplomë Master dhe vetëm një djalit tjetër që është thjesht fillestar. Për prindërit, të gjithë fëmijët e tyre janë të barabartë. Po kështu, për Perëndinë të gjithë njerëzit janë të barabartë për dhenjen e ushqimit shpirtëror që Ai do t'u japë. Në realitet, dashuria prindërore nuk varet nga edukimi i fëmijëve, por nga lidhja e fëmijëve me prindërit e tyre.

    Studiuesit apo intelektualët kanë një disavantazh. Ata lexojnë teori dhe filozofi të ndryshme dhe këto gjëra krijojnë një përplasje dhe rreth vicioz te mbyllur në mendjet e tyre. Nuk munden të vendosin nëse kjo filozofi është e saktë, apo jo. Në fund të fundit, ata te pashkolle janë më mirë sepse ata ecin në rrugën shpirtërore të palëkundur, të patrazuar nga idetë kontradiktore. Intelekti është i paaftë për të kuptuar Parama Bahman. Në fund të fundit, intelekti është thjesht një krijim në procesin e pratisaiṋcara, ku Ndërgjegjja e Pastër kthehet në mendje nga pesë faktorët bazë në të cilët ishte shndërruar tashmë më parë. Duke qenë një gjë e krijuar, intelekti nuk mund ta kuptojë Krijuesin e tij, Qenien Supreme. Kukullat mund të luajnë çdo truk që i drejton pronari i tyre për të luajtur, por ato nuk mund të kontrollojnë mjeshtrin që i drejton."

    Shrii Shrii Anandamurtijii

  17. #317
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Për: thënie të bukura dhe shprehje nga njerëz të mëdhenj

    9 mësime nga Konfuci, që do ta ndryshojnë mënyrën se si e sheh jetën…


    1. Vazhdo të ecësh. Nuk ka rëndësi se sa ngadalë ecën, rëndësi ka të ecësh në rrugën e duhur, pasi ashtu ke për të për ta arritur atë çfarë dëshiron.

    2. Shoqëria ka shumë vlerë për ty. Ti je po aq i/e mirë, sa miqtë që të rrethojnë, ndaj bëj kujdes të zgjedhësh njerëzit e duhur dhe t’i trajtosh ata në mënyrën e duhur.

    3. Gjërat e mira e kanë një çmim. Gjërat e vështira kërkojnë mundin, të lehtat arrihen kollaj. Është e lehtë të përqendrohesh tek gjërat negative dhe e vështirë të përqendrohesh tek ato pozitive. Zgjidh të dytën.

    4. Është e lehtë të përqendrohesh tek padrejtësitë. Ndaj, mos u fokuso aq shumë tek e shkuara dhe tek situatat negative, me të cilat po përballesh, por fokusohu tek ato që do të ndihmojnë në të ardhmen tënde.

    5. Mendoji pasojat e çdo veprimi pa e bërë atë akoma. Kur sheh se inati po të rritet, mendo për pasojat, sepse inati nuk të çon asnjëherë në diçka pozitive.

    6. Përshtatu. Kur e sheh se nuk po i arrin dot synimet që i ke vendosur vetes, mos i ndrysho synimet. Ndrysho veprimet që ndërmerr për t’i arritur ato.

    7. Ti mund të mësosh diçka nga çdokush. Nëse unë eci me dy njerëz pranë, secili nga ata do të më shërbejë si mësues. Unë do të zgjedh anët e mira të njërit për t’i imituar dhe anët e këqija të tjetrit për t’i korrigjuar tek vetja.

    8. Gjithçka ose asgjë. Kudo ku të shkosh, shko me gjithë zemrën tënde. Nëse do të korrësh sukses në diçka, është e rëndësishme të japësh çdo gjë nga vetja jote.

    9. Mprehe vullnetin tënd. Pritshmëritë në jetë varen nga përkushtimi që ti ke për t’i arritur ato, ndaj mbrehe vullnetin tënd dhe mundohu të arrish çdo gjë që synon.


    Bota.al

    https://bota.al/9-mesime-nga-konfuci...-e-sheh-jeten/

  18. #318
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Për: thënie të bukura dhe shprehje nga njerëz të mëdhenj

    Aristoteli: Miku i të gjithëve nuk është miku i askujt

    Aristoteli ishte student i Platonit dhe ishte i pari që e kritikoi atë. 47 nga punët e tij kanë mbijetuar.

    Aristoteli është i fundit nga filozofët e mëdhenj të antikitetit dhe konsiderohet si biologu i parë.

    Ai themeloi shkencën e logjikës, shtroi terrenin për metodën shkencore dhe shkroi rreth shumë subjekteve.

    Aristoteli ishte gjithashtu mentori i Aleksandrit të Madh për disa kohë. Ai ka pasur influencë të madhe në mendimin e Tomas Akuinit dhe për rrjedhojë mbetet një ndër influencat kryesore në edukimin dhe teologjinë katolike.

    Aristoteli, një nga mendjet më të ndritura dhe më të thella të të gjitha kohëve, shkroi mbi shumë probleme dhe nga më të ndryshmet.

    Me përjashtim të matematikës, lëvroi të gjitha fushat e dijes, si politika, shkencat e natyrës, artin etj.

    Rreth 120 veprat e tij formojnë një lloj enciklopedie, ku përfshihen njohuri nga të gjitha fushat e diturisë. Në të gjitha veprat e Aristotelit të bie në sy dashuria për të mirën dhe të vërtetën.

    Megjithëse e adhuronte dhe e nderonte shumë mësuesin e tij, filozofin Platon, në mjaft pikëpamje filozofike dhe estetike nuk ishte në një mendje me të. Në një nga veprat e tij thotë se midis miqve dhe së vërtetës është gjë e shenjë të duash më shumë të vërtetën.


    Aristoteli, besonte se gjithçka ndodh për një arsye, gjithmonë. Dhe se çdo eksperiencë në jetën tënde, vjen për të të formuar dhe për të të sjellë në versionin tënd më të mirë. E vetmja gjë që e pengon këtë, është të kesh zgjuarsinë për ta parë.

    2- Fillimisht ki një objektiv të qartë. Së dyti, gjej mjetet për ta arritur. Së treti përshtat mjetet.

    3- Demokraci është atëherë kur sundues janë të varfërit dhe jo të pasurit.

    4- Shtresat e ulëta ngrenë krye për të qenë të barabartë, dhe të barabartët ngrenë krye sepse duan të jenë shtresë sunduese. Kjo është gjendja mendore që i krijon revolucionet.

    5- Njerëzit i krijojnë zotat sipas vetes, jo vetëm për nga pamja, por edhe për nga mënyra e jetesës.

    6- Edukimi i mendjes pa edukimin e zemrës nuk është aspak edukim.

    7-Miku i të gjithëve nuk është miku i askujt.

    8- Një qytet i madh nuk duhet ngatërruar me një qytet të populluar.

    9-Miku i vërtetë është një shpirt në dy trupa.

    10- Të gjitha veprimet njerëzore kanë një ose më shumë prej këtyre shkaqeve: fati, natyra, detyrimi, zakoni, arsyeja, pasioni, dëshira.

    11- Në më të mirën e tij, njeriu është më fisniku i të gjitha kafshëve; po të mos ishin ligji dhe drejtësia ai do të ishte kafsha më e keqe.

    12- Ka vetëm një mënyrë për të shmangur kriticizmin: mos bëj asgjë, mos thuaj asgjë dhe ji thjesht asgjë.

    13- Gabimi vjen në shumë mënyra, ndërsa për të bërë gjërat siç duhet ka vetëm një rrugë.

    14- Familja është shoqata e krijuar nga natyra për të siguruar nevojat e njeriut.

    15- Dinjiteti nuk matet me titujt që zotëron, por me vetëdijen që i meriton.

    16- Mirë është që në jetë ashtu si në gosti, të mos dalësh as i etur as i dehur.

    17- Të këqijtë binden prej frikës, të mirët prej dashurisë

    18- Droja është një stoli për të rinjtë, por një turp për të moçmit.

    19- Trimëria është cilësia e parë njerëzore, sepse ajo është cilësia që i garanton të gjitha cilësitë e tjera.

    20 -Demokraci është atëherë kur sundues janë të varfërit dhe jo të pasurit.

    21- Shkollimi është parapërgatitja më e mirë për pleqërinë.

    22- Ashtu si sytë e lakuriqëve janë të verbuar nga drita, për të njëjtën arsye edhe shpirtrat tanë janë të verbër përballë gjërave të cilat shihen më qartë se gjithçka.

    23- Sikurse një dallëndyshe e vetme nuk sjell pranverë, sikurse si një ditë e vetme nuk sjell pranverë; ashtu një ditë, një kohë e shkurtër nuk e bën njeriun të bekuar e të lumtur.

    24- Sikurse ne i duam sa të vërtetën aq edhe miqtë tanë, nderi na thotë që të parën ta respektojmë të vërtetën.

    25- Lumturia varet nga ne.

    26- Ai që ka shumë miq, nuk ka asnjë.

    27- Ai që do të ishte një sundimtar i mirë, duhet së pari të ketë qenë i sunduar.

    28- Ai që është i paaftë të jetojë në shoqëri, ose ai që nuk ka nevojë ngaqë i mjafton vetvetja, duhet të jetë ose një bishë, ose një perëndi.

    29- Homeri i ka mësuar të gjithë poetët e tjerë artin e të treguarit të gënjeshtrave me zotësi.

    30- Shpresa është një ëndërr që nuk fle.

    31- E quaj më të zotin atë që i tejkalon dëshirat e tij se atë që i pushton armiqtë e tij; sepse fitorja më e vështirë është ndaj vetvetes.

    32- Për të hartuar një fjalim njeriu duhet t’i studiojë tri pika: së pari, mjetet e arritjes së bindjes; së dyti, gjuha; së treti, organizimi i përshtatshëm i pjesëve të ndryshme të fjalimit.

    33- Nga nëntë raste në dhjetë, gruaja shfaq më shumë dashuri sesa ndjen.

    34- Shtresat e ulëta ngrenë krye për të qenë të barabartë, dhe të barabartët ngrenë krye sepse duan të jenë shtresë sunduese. Kjo është gjendja mendore që i krijon revolucionet.

    35- Është shenja e një mendje të ditur të jetë e aftë që ta mirëpresë një mendim pa u pajtuar me të.

    36- Njeriu nga natyra është një kafshë politike.

    37- Njerëzit veprojnë më shumë për shkak të frikës se për shkak të respektit.

    38- Fatkeqësia i tregon ata që nuk janë miq të vërtetë.

    39- Shumë njerëz parapëlqejnë të japin më shumë dashuri se të marrin.

    40- Nënat janë më të dashura se etërit për fëmijët e tyre, sepse ato janë më të sigurta se ata janë të tyret.

    41- Natyra nuk bën asgjë kot.

    42- Asnjë shpirt i shkëlqyer nuk është i përjashtuar nga përzierja me çmendurinë. Nuk ka ekzistuar kurrë një gjeni i madh pa njëfarë çmendurie.

    43- Bukuria vetjake është rekomandimi më i madh se çdo letër reference.

    44- Qëllimi i të mençurve është jo për të sjellë kënaqësi, por për të shmangur dhimbjen.

    45- I ditur ndryshon nga i padituri sa i gjalli nga i vdekuri.

    46 – Rrënjët e shkollimit janë të hidhura, por frutet janë të ëmbla.

    47- Sekreti i humorit është befasia.

    48- Shpirti nuk mendon kurrë pa një përfytyrim.

    49- Ato që i di, bëji. Ato që nuk e kupton, mësoji.

    50- Ne bëjmë luftë që të jetojmë në paqe.

  19. #319
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    5,892

    Për: thënie të bukura dhe shprehje nga njerëz të mëdhenj

    Urtësia e Jogës

    Nëse doni të dini gjithçka, njihni të Vetmin ENTITET! Ky është një nga shumë realizimet e urtësisë së lashtë të Jogës. Nëse doni të dini gjithçka, njihni të Vetmin SUPREM. Koncept interesant, apo jo? Ky është një nga shumë realizimet e urtësisë së lashtë të Jogës. Arritjet e thella janë rezultat i sintezës, shpesh të stimuluar nga eksperimente praktike dhe Yoga përshtatet në mënyrë të përkryer në këtë lloj realiteti, këtu njohuritë letrare kanë një rëndësi shumë relative. Sot njerëzit janë shumë të mprehtë intelektualisht, si përmes edukimit të tyre ashtu edhe përmes kompleksitetit të jetës moderne, megjithatë, kjo mençuri e çmuar mbetet po aq unike sa mijëra vjet më parë.

    Çfarë është UNI për të cilin flet Yoga?

    Është “Uni yne jonë I brendshem. Si e dini se ekzistoni?

    Kur mendoni, "Unë e di që ekzistoj", ajo fjalë "unë" që di, është vetëdija brenda jush që është e përjetshme dhe nuk mund të kufizohet.

    Duke e fokusuar thellë mendjen, ne mund të shkojmë përtej gjendjes normale të vetëdijes dhe të arrijmë nivele të thella të vetëdijes. Udhëtimi përfundon kur arrijmë të kuptojmë se vetëdija jonë është shumë afër vetëdijes së pafundme që përshkon të gjithë kozmosin. Kjo ndjenjë e unitetit të plotë me krijimin është qëllimi përfundimtar i Jogës dhe është një gjendje gëzimi dhe lumturie të paimagjinueshme që quhet në gjuhen sanskrite "Ananda".

    Ganadevananda Avadhuta

  20. #320
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Për: thënie të bukura dhe shprehje nga njerëz të mëdhenj

    Thënie nga Volteri:


    Unë nuk jam dakord me atë që thua, por do ta mbroj deri në vdekje të drejtën tënde që ta thuash!

    Triumfi i vërtetë i arsyes është se ne aftëson të vazhdojmë rrugën me ata që nuk e kanë!

    Ka njerëz që nuk mendojnë më thellë se një fakt!

    Gjithkush që ka pushtetin të të bëjë të besosh absurditete ka pushtetin të të bëjë të marrësh përsipër padrejtësi!

    Çdo gjë shumë koti për t’u thënë këndohet!

    Me anë të vlerësimit, e bëjmë përsosmërinë e të tjerëve pronën tonë!

    Qeveritë duhet të kenë edhe barinj edhe kasapë!

    Kur bëhet fjalë për paratë, të gjithë kanë të njëjtën fe!

    Paragjykimet janë ato që budallenjtë përdorin për arsye!

    Nëse Perëndia nuk do të ekzistonte, do të ishte e nevojshme ta shpiknim!

    Çdo njeri është fajtor për të gjitha të mirat që s’ka bërë!

    Filozofia, vetëm filozofia, kjo motër e fesë i ka hequr besëtytnisë armët nga duart e gjakosura prej kohësh dhe tani që ka dalë

    helmi, mendja e njeriut habitet me mynxyrat ku e kishte shpënë fanatizmi!

    Toleranca nuk ka nxitur kurrë luftë civile, kurse mostoleranca e ka mbuluar tokën me gjak!

    Gjykojeni një njeri më shumë nga pyetjet se sa nga përgjigjet e tij!

    Zoti na e dha ne dhuratën e jetës; na takon ne t’ia japim vetes dhuratën e të jetuarit mirë!

    Vlerësimi është një gjë e mrekullueshme: Kjo e bën atë që është e shkëlqyer tek të tjerët të na përkasë edhe neve!

    Çdokush që ka fuqinë për të të bërë ty të besosh në absurditete, e ka fuqinë të të bëjë që ti të kryesh padrejtësi!

    Në përgjithësi, arti i qeverisjes përbëhet nga marrja e sa më shumë parave që të jetë e mundur nga një klasë e qytetarëve për t’ia dhënë një tjetre!

    Unë kurrë nuk kam bërë lutje për Zotin, përveç njërës shumë të shkurtër: “O Zot, bëji armiqtë e mi qesharakë.” Dhe Zoti ma dëgjoi!

    Është e ndaluar për të vrarë; prandaj të gjithë vrasësit ndëshkohen, përveç nëse ata vrasin në numër të madh dhe nën tingujt e borive!

    Jeta është e mbjellë dendur me gjemba, dhe unë nuk di asnjë mjet tjetër përveçse të kaloj shpejt nëpër to. Sa më gjatë të ndalemi në fatkeqësitë tona, aq më e madhe është fuqia e tyre për të na dëmtuar!

    Zoti është një komedian, duke luajtur ndaj një audience që ka shumë të frikësuar për të qeshur!

    Nga të gjitha fetë, e krishtera sigurisht duhet të frymëzojë tolerancën më të madhe, por deri tani të krishterët kanë qenë më intolerantët e të gjithë njerëzve!

    Është e vështirë t’i çlirosh budallenjtë nga zinxhirët të cilët ata i adhurojnë!

    Të gjitha arsyetimet e burrave nuk janë me vlerë sa një ndjenjë e grave!

    Çfarë është toleranca? Është pasojë e njerëzimit. Ne jemi të formuar të gjithë nga dobësia dhe gabimi; le të falim të gjithë ne

    reciprokisht marrëzinë e njëri-tjetrit – ky është ligji i parë i natyrës!

    Unë i urrej femrat, sepse ato gjithmonë i dinë gjërat se ku janë!

    Burri i cili vendos të befasojë papritur gruan e tij shumë shpesh e ka befasuar veten!

    Është e rrezikshme të kesh të drejtë në çështjet në të cilat autoritetet e kohës janë gabim!

    Arti i qeverisjes është për të bërë dy të tretat e një kombi të paguajnë gjithçka që ata mund të paguajnë, për të mirën e një të tretës tjetër!

    Nuk është e mjaftueshme të shohim dhe të njohim bukurinë e një vepre. Ne duhet ta ndjejmë dhe të prekemi prej saj!

    Për të patur sukses në botë nuk është e mjaftueshme të jesh budalla, duhet gjithashtu të jesh i sjellshëm!

    Është më mirë të rrezikosh shpëtimin e një njeriu fajtor sesa të dënosh një njeri të pafajshëm!


    /KultPlus.com

    https://www.kultplus.com/libri/theni...t-qe-ska-bere/

Faqja 16 prej 42 FillimFillim ... 6141516171826 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Aktoret e medhenj
    Nga Kryeplaku në forumin Kinematografia dhe televizioni
    Përgjigje: 74
    Postimi i Fundit: 27-03-2024, 06:17
  2. Shprehje
    Nga Eureka në forumin Prezantoni veten në forum
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 05-01-2015, 14:46
  3. Shprehje të bukura në shqip
    Nga anaksimenus në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 371
    Postimi i Fundit: 04-06-2012, 11:02
  4. Njerëz të mëdhenj
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 05-10-2007, 15:54
  5. Shprehje....
    Nga Dita në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 03-03-2003, 13:01

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •