Close
Faqja 7 prej 42 FillimFillim ... 5678917 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 121 deri 140 prej 825
  1. #121
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Për: thënie të bukura dhe shprehje nga njerëz të mëdhenj

    “Gjej dhe rri me njerëz që të bëjnë të ndihesh mirë”

    Michelle Obama nuk është vetëm bashkëshortja e ish-presidentit amerikan Barack Obama. Ajo është një avokate shumë e suksesshme, por njëkohësisht edhe një oratore mjaft e mirë, cilësi e cila është vënë re edhe gjatë fjalimeve politike të zgjedhjeve të fundit presidenciale në Amerikë.

    Kaq e vërtetë është kjo, saqë në komentet e fjalimeve të saj në YouTube mund të lexoni shpesh edhe fjali të tipit : “Nëse ti do të garoje për presidente, vota ime do të shkonte për ty”.

    Ndërkohë, në këtë material ne duam t’ju sjellim disa prej thënieve të saj më të mira që kanë për t’ju mbetur gjatë në mendje për shkak të “peshës” që kanë.

    “Suksesi nuk ka të bëjë aspak me sasinë e lekëve që fiton, por me ndryshimin që ti bën në jetën e të tjerëve”.

    “Ti duhet të shkosh në shkollë. Ti duhet të shkosh në kolegj. Ti duhet të diplomohesh me patjetër, sepse nëse ka diçka që njerëzit nuk mund ta marrin dot prej teje, ai është edukimi yt. Më beso që ia vlen çdo investim për edukimin tënd”.

    “Le ta pranojmë tashmë. Meshkujt e fortë, ata që ia vlejnë t’i kesh idhuj, nuk e ulin një femër për t’u ndjerë vetë të pushtetshëm. Njerëzit që janë vërtetë të fortë, i ndihmojnë të tjerët të rriten bashkë me ta”.

    “Nuk ke pse ndryshon për të qenë e rëndësishme. Ti je e rëndësishme ashtu siç je, pa ndryshuar gjë nga vetja”.

    “Gjej dhe rri me njerëz që të bëjnë të ndihesh mirë”.

    “Unë nuk i lija orët e mësimit. Më pëlqente shumë të merrja nota maksimale. Më pëlqente të isha e zgjuar. Mendoj se të jesh e zgjuar është gjëja më e bukur në botë”.


    /KultPlus.com

    https://www.kultplus.com/libri/gjej-...-ndihesh-mire/
    Ndryshuar për herë të fundit nga sirena_adria : 08-10-2021 më 19:04

  2. #122
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Për: thënie të bukura dhe shprehje nga njerëz të mëdhenj

    Dhjetë thënie të fuqishme nga Gra Politikane


    “Për mua, një demokraci më e mirë është një demokraci ku gratë jo vetëm kanë të drejtë të votojnë dhe të zgjedhin, por edhe të zgjidhen”

    Michelle Bachelet,kryetare e UN Women, ish Presidente dhe Ministre e Mbrojtjes e Kilit, për New York Times


    “As zinxhirët e diktaturës as vargonjtë e shtypjes nuk mund të mbajnë poshtë për një kohë të gjatë, forcat e lirisë”

    Angela Merkel,Kancelare e Gjermanisë, gjatë një shkëmbimi dollish me Presidentin Obama


    “Nëse e ke mendjen vetëm të të pëlqejnë, atëherë do të jesh e përgatitur të bësh kompromis me gjithçka dhe në çdo kohë, dhe nuk do të arrish asgjë”

    Margaret Thatcher, e para Kryeministre femër e Britanisë, në një intervistë për Press Association


    “Për të bërë paqe, duhet të jesh udhëheqës i pakompromis. Për të bërë paqe, duhet që edhe të mishërosh kompromisin”

    Benazir Bhutto,e para grua e zgjedhur që udhëhoqi një komb mysliman si Kryeministre e Pakistanit, në librin “Reflektime të punës drejt paqes”


    “Nuk është pushteti që korrupton, por frika. Frika e humbjes së pushtetit korrupton ata që e kanë dhe frika e kamzhikut të pushtetit korrupton ata që i nënshtrohen atij”

    Aung San Suu Kyi, udhëheqe birmaniane pro demokracisë, në librin e saj “Liria nga frika”


    “Cilindo titull apo post që jemi të privilegjuar të mbajmë, në fakt është ajo që bëjmë, ajo çka na bën këta që jemi… Secili prej nesh duhet të vendosë se çfarë lloj njerëzish duam të jemi – çfarë lloj trashëgimie duam të përcjellim”

    Mbretëresha Rania Al Abdullah e Jordanisënë “Konferencën e Grave”


    “Arsimi është transformues. Ai ndryshon jetë. Prandaj njerëzit punojnë kaq shumë për t’u arsimuar, dhe prandaj arsimi ka qenë gjithmonë çelësi i Endrrës Amerikane, forca që fshin ndarjet arbitrare të racës dhe klasës dhe kulturës dhe çliron potencialin që Zoti i ka dhënë çdo njeriu”

    Condoleezza Rice, Ish Sekretare Shteti në Ceremoninë e Diplomimit në Boston College


    “Lumturia nuk është objektiv, ajo është një nënprodukt. Paradoksalisht, një mënyrë e sigurtë për të mos qenë të lumtur, është që të krijojmë një mënyrë jetese ku kënaqim plotësisht dhe ekskluzivisht vetëm veten tonë”

    Eleanor Roosevelt,ish Zonjë e Parë në librin e saj “Mëson duke jetuar”


    “Një prej mësimeve me të cilët jam rritur është që gjithmonë të jesh e vërtetë me veten dhe të mos lejosh askënd që të të shpërqëndrojë nga objektivat e tua. Dhe kështu që, kur dëgjoj sulme negative apo të rreme, me të vërtetë që nuk investoj aspak energji në ta, sepse unë vetë e di se kush jam”

    Michelle Obama,Zonjë e Parë, në një intervistë për Marie Claire


    “Përmasa e ëndrrave të tua duhet të kalojë gjithmonë kapacitetin tënd aktual për t’i arritur ato. Nëse ëndrrat nuk të trembin, atëherë nuk janë të mëdha sa duhet”

    Ellen Johnson Sirleaf,Presidente e Liberisë, në ceremoninë e diplomimit në Harvard


    /KultPlus.com

    https://www.kultplus.com/lajme/dhjet...ra-politikane/
    Ndryshuar për herë të fundit nga sirena_adria : 08-10-2021 më 19:27

  3. #123
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    5,896

    Për: thënie të bukura dhe shprehje nga njerëz të mëdhenj

    Letargjia shpirterore eshte me e keqja nga te gjitha,letargji shpirterore do te thote qe te mos ulesh rregullisht per te bere meditim cdo dite, ata persona me letargji shpirterore kane kohe te lire per te bere cdo gje dhe cdo pune e aksion,por kur eshte puna per praktike shpirterore thone apo duken sikur nuk kane kohe

    Shrii Shrii Anandamurtiji


  4. #124
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    5,896

    Për: thënie të bukura dhe shprehje nga njerëz të mëdhenj

    Menyra e vetme per te zgjidhur problemet sot ne bote eshte te perhahesh nje filozofi korrekte shpirterore,nga ky kend veshtrim ideal ANANDA MARGA mund te konsiderohet para se gjithash si "TOUCH STONE" sepse ashtu sic imagjinata poetike konverton gjithe objektet ne ar ,keshtu edhe filozofia shpirterore e ANANDA MARGA afron qartesisht nje zgjidhje morale dhe korrekte ne menyre te pavarur nga problemi qe aplikohet

    SHRII SHRII ANANDAMURTI

  5. #125
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    5,896

    Për: thënie të bukura dhe shprehje nga njerëz të mëdhenj

    “Liria është përgjegjësi. Prandaj shumë njerëz tremben prej saj.”

    Bernard Shaw

  6. Anetarët më poshtë kanë falenderuar ATMAN për postimin:

    sirena_adria (12-10-2021)

  7. #126
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    5,896

    Për: thënie të bukura dhe shprehje nga njerëz të mëdhenj

    I tha: O Zot, nuk dua të vdes pa të njohur Ty! Zoti ja ktheu: Ata që më njohin mua nuk
    vdesin kurrë.


    | Rumi |

  8. #127
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    5,896

    Për: thënie të bukura dhe shprehje nga njerëz të mëdhenj

    Te miret piqen,te keqinjte kalben.

    - Victor Hugo -

  9. #128
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    5,896

    Për: thënie të bukura dhe shprehje nga njerëz të mëdhenj

    O aspirant shpirteror paqesor !

    Praktika jote shpirterore eshte harku yt i madh, vere shigjeten ne mendjen tende ,qendro i vendosur ne meditim mbi kete hark, pastaj drejtoje mendjen tende drejt ATIJ , terhiqe me force harkun beje te vibroje dhe ngule ne objektiv... NE ATE, TE PASHKATERRUESHMIN SHPIRTIN SUPREM


    (P. R. SARKAR)

  10. #129
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Për: thënie të bukura dhe shprehje nga njerëz të mëdhenj

    “Gënjeshtra ka shkuar deri në gjysmë të botës, përpara se e vërteta të ketë mbathur pantallonat”

    Winston Leonard Spencer-Churchill (1874-1965) ishte kryeministër i Britanisë së Madhe, në momentet më të rënda gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ishte oficer, por njihet si historian dhe një nga oratorët më të njohur në histori. Më 1953 fiton Nobelin për Letërsi, “për mjeshtërinë e tij të përshkrimeve historike dhe biografike, si dhe për oratorinë brilante në mbrojtje të vlerave njerëzore”. Më poshtë mund të lexoni 30 thënie të tij.


    Thënie të njohura nga Winston Leonard Spencer-Churchill:

    • Shakaja është një gjë shumë serioze!

    • Gënjeshtra ka shkuar deri në gjysmë të botës, përpara se e vërteta të ketë mbathur pantallonat!

    • Njeriu bën çfarë duhet bërë – pavarësisht pasojave personale, pavarësisht pengesave, rreziqeve dhe presioneve – dhe kjo është baza e gjithë moralit njerëzor.

    • Një pesimist shikon vështirësi në çdo mundësi; një optimist shikon mundësi në çdo vështirësi.

    • Politikani ka aftësinë të parathotë se çfarë do të ndodhë nesër, javën tjetër, muajin tjetër dhe vitin tjetër. Dhe, e ka aftësinë pastaj të shpjegojë pse të parathënat nuk ndodhën!

    • I burgosuri i luftës është një njeri që përpiqet të të vrasë ty dhe pastaj të kërkon ty të mos e vrasësh atë!

    • Edhe pse unë jam krejt i kënaqur me eksplozivet ekzistuese, e ndjej se nuk duhet të ecim në drejtim të përmirësimit të tyre.

    • Ndonëse isha i përgatitur për martirizim, parapëlqeva ta lë për më vonë!

    • Paqebërësi është ai që përpiqet ta ushqejë krokodilin, duke shpresuar se ai do ta hajë atë të fundit!

    • Sjellja është një gjë e vogël që përbën një ndryshim të madh!

    • Betejat janë fituar me masakra dhe manovra. Gjenerali i madh, sa më shumë që i jep përparësi manovrës, aq më pak lë vend për masakrën!

    • Trimëria me të drejtë është vlerësuar si cilësia e parë njerëzore… sepse ajo është cilësia që i garanton të tjerat!

    • Kritika mund të mos jetë e pranueshme, por është e nevojshme. Ajo përmbush të njëjtin funksion që ka dhimbja në trupin njerëzor. Ajo tërheq vëmendjen ndaj gjendjes jo të shëndoshë të gjërave!

    • Vështirësitë e mposhtura janë mundësi të fituara!

    • Mos lë hapësira të mëdha për një botë të re, kënaqi energjitë tua së shpëtuari çfarë ka mbetur nga e vjetra!

    • Ngrënia e fjalëve nuk m’i ka bërë asnjëherë keq tretjes!

    • Çdokush e ka ditën e tij dhe disa ditë zgjatin më shumë se të tjerat!

    • Sa për mua, mendoj se do të ishte shumë më mirë për të gjitha palët t’ia lëmë të shkuarën historisë, sidomos përderisa kam qëllim ta shkruaj historinë vet!

    • I madh dhe i mirë janë rrallë i njëjti njeri!

    • Ai i ka të gjitha virtytet që nuk më pëlqejnë dhe nuk e ka asnjë nga veset që unë i admiroj!

    • Qytetarët e shëndoshë janë pasuria më e madhe që mund të ketë çdo vend!

    • Historinë e shkruajnë fitimtarët!

    • Sado e bukur të jetë strategjia, unë herë pas here vështroj rezultatet!

    • Unë gjithmonë shmang dhënien paraprake të profecive, sepse është shumë më mirë të profetizosh pasi një zhvillim ka ndodhur tashmë!

    • Jam gjithnjë gati të mësoj sado që asnjëherë nuk më pëlqen të më japin mësim!

    • Sigurisht që nuk jam një nga ata që kanë nevojë të më nxitin. Në fakt, nëse diçka jam, atëherë jam vetë nxitja!

    • Unë kënaqem lehtë me të bukurën!

    • Perandoritë e së ardhmes janë perandori të mendjes!

    • Nuk kam ndërmend të kem të bëj më me politikën ose politikanët. Kur kjo luftë të mbarojë, unë do të merrem vetëm me shkrime dhe pikturë!



    / KultPlus.com

    https://www.kultplus.com/libri/genje...r-pantallonat/

  11. #130
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    5,896

    Për: thënie të bukura dhe shprehje nga njerëz të mëdhenj

    100 vjet edukim jane asgje krahasuar me nje moment qendrimi prane Zotit

    Shams Tabrizi

  12. #131
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    5,896

    Për: thënie të bukura dhe shprehje nga njerëz të mëdhenj

    Ai qe njeh te verteten dhe i shikon te tjeret sikur te jete vetevetja,dhe ka ndjenja simpatie dhe xhentilese per te tjeret, ky njeri eshte shenjtor, ky lloj personi ka lindur ne kete planet per te bere sherbim pa interes ndaj gjithe njerzimit

    Shrii Shrii Anandamurtiji

  13. #132
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    5,896

    Për: thënie të bukura dhe shprehje nga njerëz të mëdhenj

    Mbrapa krijimit te kesaj bote qendron Magjistari Kozmik qe ka krijuar universin dhe qe e kontrollon vete kete univers,ne te vertete fakti real eshte qe cdo gje qe eshte krijuar apo qe do krijohet me vone eshte realisht AI,dhe vetem AI, ata qe kane kuptuar kete te vertete arrijne Bekimin e Lumtur Suprem , eshte dhe ekziston vetem Supremi BRAHMA (Zoti) dhe nuk ka asnje tjeter entitet , AI kontrollon kete bote te perceptueshme nepermjet Prakrti te vet, ne momentin e shkaterrimit universal i gjithe krijimi do te perthithet nga AI, Ai po qendron i fshehur ne universin e krijuar nga AI vete.

    Shrii Shrii Anandamurtiji

  14. #133
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    5,896

    Për: thënie të bukura dhe shprehje nga njerëz të mëdhenj

    Te pastrosh mendjen eshte nje pune shume here me e rende se sa te pastrosh trupin,shtepine,rrobat,etj,etj

    Shrii Shrii Anandamurtijii

  15. #134
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,489

    Për: thënie të bukura dhe shprehje nga njerëz të mëdhenj

    Lulzim Basha eshte lider modern dhe perendimor.

    Albo sebashku me Pirron.

  16. #135
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    5,896

    Për: thënie të bukura dhe shprehje nga njerëz të mëdhenj

    Praktika shpirterore e ben mendjen te qete dhe te kthjedhet ,i mban nervat ne nje gjendje ekuilibri, keshtu pra ne kete menyre praktika shpirterore rrit edhe jetegjatesine, ata aspirante shpirterore qe jane vetgjetariane,dhe kendojne rregullisht kenge shpirterore,bejne meditim,bejne aksione virtuoze,dhe kane mendime te pastra ne mendje, jetojne pertej 90 vjeteve.

    Shrii Shrii Anandamurtijii
    Ndryshuar për herë të fundit nga ATMAN : 15-10-2021 më 14:22

  17. #136
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    5,896

    Për: thënie të bukura dhe shprehje nga njerëz të mëdhenj

    I vetmi besim dhe religjion per nje aspirant shpirteror duhet te jete qe te dashuroje Koshiencen Universale dhe gjithe krijimin , nuk duhet kurre te udhehiqesh nga asnje lloj apo tip sentimenti nacional,religjioz,etnik apo gjuhesor,dhe nuk duhet te tolerosh kurre asnje tendence ndarese anembane shoqerise njerzore

    Shrii Shrii Anandamurtijii

  18. #137
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    5,896

    Për: thënie të bukura dhe shprehje nga njerëz të mëdhenj

    Kam obligim vetem nje detyre :

    Dashurine

    - Albert Camus -

  19. Anetarët më poshtë kanë falenderuar ATMAN për postimin:

    sirena_adria (11-02-2022)

  20. #138
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    5,896

    Për: thënie të bukura dhe shprehje nga njerëz të mëdhenj

    Sentimenti i bazuar ne arsye eshte forca me e madhe ne univers.

    Ndersa sentimentalizmi pa arsyetim merr formen ose e thene me mire shtremberimin e nje dogme.

    Shrii Shrii Anandamurti

  21. #139
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    5,896

    Për: thënie të bukura dhe shprehje nga njerëz të mëdhenj

    Ka nga ata persona qe duan stolite dhe zbukurimet e botes ,por dhe ka te tjere qe duan konoshencen dhe te njohin shkaqet, kur Burimi Suprem buron nga intimiteti (i brendshem) atehere per individin nuk lind me domosdoshmeria qe te vjedhi nga burimet...

    (Rumi)

  22. #140
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Për: thënie të bukura dhe shprehje nga njerëz të mëdhenj

    ‘Njerëzit thonë se asgjë nuk është e pamundur, por unë bëj asgjë çdo ditë’


    Alan A. Milne ishte një autor anglez, më i njohur për librat e tij për arushin Winnie-the-Pooh dhe për poezi të ndryshme.

    Milne ishte një shkrimtar i shquar, kryesisht si dramaturg, para se suksesi i madh i Pooh të errësonte të gjithë punën e tij të mëparshme.


    Për kënaqësinë e lexuesve tanë kemi sjellë një përmbledhje të disa prej thënieve më të bukura të tij.

    Një nga avantazhet e të qenit i çorganizuar është se gjithmonë bëni zbulime befasuese.

    Ju nuk mund të qëndroni në cepin tuaj duke pritur që të tjerët të vijnë tek ju. Ndonjëherë duhet të shkosh tek ata.

    Disa njerëz përkujdesen shumë. Mendoj se quhet dashuri.

    Eshtë më argëtuese të flasësh me dikë që nuk përdor fjalë të gjata, të vështira, por fjalë të shkurtra, të lehta si “Çfarë ka për drekë?

    Njerëzit thonë se asgjë nuk është e pamundur, por unë bëj asgjë çdo ditë.

    E dija që kur të takova se një aventurë do të ndodhte.

    “Ndonjëherë,” tha Pooh,”gjërat më të vogla zënë më shumë hapësirë ​​në zemrën tënde.”

    Lumenjtë e dinë këtë: nuk ka nxitim. Do të arrijmë atje një ditë.

    Më premto që nuk do të më harrosh kurrë, sepse nëse mendoja se do ta bëje, nuk do të largohesha kurrë.

    Nëse personi me të cilin po flisni nuk duket se po ju dëgjon, jini të durueshëm. Mund të jetë thjesht që ai ka një copë të vogël gëzofi në vesh.

    Disa njerëz flasin me kafshët. Sidoqoftë, jo shumë i dëgjojnë. Ky eshte problemi.

    A jeni ndaluar ndonjëherë të mendoni dhe keni harruar të filloni përsëri?

    Kur shihni dikë që vesh Çizmet e Mëdha, mund të jeni mjaft të sigurt se një Aventurë do të ndodhë.

    Nëse vjen një ditë kur nuk mund të jemi bashkë, më mbaj në zemrën tënde. Unë do të qëndroj atje përgjithmonë.

    “Miqësia,” tha Christopher Robin, “është një gjë shumë ngushëlluese ta kesh.

    Askush nuk mund të fshihet pas një tullumbaceje.

    Ajo që them është se, nëse një njeri i pëlqen patatet, ai duhet të jetë një shok shumë i mirë.

    E dija një herë, vetëm se tani e kam harruar.

    Kushtojini vëmendje se ku po shkoni sepse pa kuptim nuk mund të arrini askund.

    Unë po ecja duke kërkuar dikë, dhe pastaj papritmas nuk isha më.

    Ndoshta gjëja më e mirë që mund të bëni është të ndaloni së shkruari Hyrje dhe të vazhdoni me librin.

    Sa me fat jam që kam diçka që e bën lamtumirën kaq të vështirë.

    Sepse unë jam një ari me shumë pak tru dhe fjalët e gjata më shqetësojnë.

    Ndonjëherë ulem dhe mendoj, dhe nganjëherë thjesht ulem …

    Organizimi është ajo që bëni para se të bëni diçka, në mënyrë që kur ta bëni, të mos përzihet e gjitha.

    Premtoni se nuk do të më harroni kurrë. As kur jam njëqind vjeç.

    Çdo ditë e kaluar me ty është dita ime e preferuar. Kështu që sot është dita ime e re e preferuar.

    Pak konsideratë, pak mendim për të tjerët, bën të gjithë ndryshimin.

    Gjithmonë shikoni se ku po shkoni. Përndryshe, ju mund të shkelni në një pjesë të Pyllit që është lënë jashtë gabimisht.


    / KultPlus.com

    https://www.kultplus.com/lajme/njere...sgje-cdo-dite/
    Ndryshuar për herë të fundit nga sirena_adria : 18-10-2021 më 09:37

Faqja 7 prej 42 FillimFillim ... 5678917 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Aktoret e medhenj
    Nga Kryeplaku në forumin Kinematografia dhe televizioni
    Përgjigje: 74
    Postimi i Fundit: 27-03-2024, 06:17
  2. Shprehje
    Nga Eureka në forumin Prezantoni veten në forum
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 05-01-2015, 14:46
  3. Shprehje të bukura në shqip
    Nga anaksimenus në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 371
    Postimi i Fundit: 04-06-2012, 11:02
  4. Njerëz të mëdhenj
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 05-10-2007, 15:54
  5. Shprehje....
    Nga Dita në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 03-03-2003, 13:01

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •