Close
Faqja 10 prej 42 FillimFillim ... 8910111220 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 181 deri 200 prej 825
  1. #181
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    5,894

    Për: thënie të bukura dhe shprehje nga njerëz të mëdhenj

    Disponibiliteti i te mirave minimale esenciale ne jete loz nje rrol vital ,jo vetem ne arritjen e vllazerise boterore ,por edhe ne zhvillimin e personalitetit njerzor, ,ky aspekt duhet te perballohe ne nivel boteror dhe duhet te bozohet mbi disa presupozime fondamentale ,cdo qenje njerzore ka disa kerkesa minimale baze te cilat duhet te jene te garantuara.

    Shri Shri Anandamurtiji

  2. #182
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,489

    Për: thënie të bukura dhe shprehje nga njerëz të mëdhenj

    Ata qe dolen nga zyra ime,per ne ballkon,me shkopinj,me bombola gazi,une nuk i njoh.
    Rastesisht, keta persona i pashe ne zyren time, dhe ata moren shkopinjt dhe bombolat e gazit qe ti provonin ne ballkon.

    Lideri Mesianik i shumpritur europian.

  3. #183
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    5,894

    Për: thënie të bukura dhe shprehje nga njerëz të mëdhenj

    Pastertia mendore

    Pastertia mendore eshte jashtezakonisht e dobishme dhe ndihmuese ne mbajtjen e shendetshme te nje personi, mendimet jo te pastra rrisin ne menyre drastike dhe progresive aciditetin ne gjak dhe keshtu favorizojne crregullimet ne stomak,zemer,dhe ne tru, per kete arsye cdo qenje njerzore duhet te zhvilloje dhe stimuloje nje sjellje ne sherbim altruist te shoqerise dhe te beje meditim rregullisht cdo dite, , menyra me e mire qe te con dhe drejton drejt pastertise mendore konsiston ne ndjekjen e parimeve morale te YAMA dhe NIYAMA te cilat po i rendis me poshte:

    YAMA

    1- Ahimsa , mos shkaktimi i dhimbjeve apo ofendimeve asnje qenje jetesore ne bote ,nepermjet mendimit ,fjales,apo aksionit fizik.
    2- Satya, perdorim te mire te menjes dhe fjaleve kjo quhet Satya
    3- Asteya ,te largosh apo te rrefuzosh deshiren qe te marresh apo te posedosh apo te mbash te mirat e te tjereve kjo quhet Asteya shkurt te mos vjedhesh.
    4- Brahmacarya, te mbash mendjen gjithmone te zhytur apo thithur ne Brahma (Entiteti Suprem) eshte Brahmacarya

    NIYAMA

    1- Shaoca, eshte dy llojesh ; pastertia e trupit dhe ajo e mendjes ,metoda per pastertine mendore jane xhentilesa drejt te gjitha krijesave,bujaria,puna per mireqenjen e te tjereve,dhe te jesh i sinqerte dhe korrekt ne detyrat dhe pergjegjesite e tua
    2- Shantosa , te jesh i kenaqur nga gjerat e dhuruara pa kerkuar dhe pretenduar asgje kjo eshte Shantosa ,eshte esenciale te kerkosh te jesh gjithmone i kenaqur
    3- Tapah, te besh sakrifica fizike dhe privacione per te arritur nje objektiv kjo eshte e njohur si Tapah, pjese te tjera te ketij rregulli moral jane ; Upavasa (agjerimi), ti sherbesh udheheqesit shpirteror, ti sherbesh nenes dhe babait , dhe kater tipet e YAJINA qe do te thote ti sherbesh paraardhesve ,ti sherbesh shoqerise,ti sherbesh qenjeve inferiore,dhe ti sherbesh KOSHIENCES SUPREME
    4- Svadhydya, studimi dhe kuptimi i duhur dhe i drejte i shkrimeve te shenjta dhe teksteve filozofike eshte Svadhydya,ky rregull moral perfshin edhe marrjen pjese rregullisht ne meditimin kolektiv qe behet nje here ne jave,,duke pasur nje shoqeri spirituale e cila te ndihmon te lartesohesh shpirterisht dhe te mbron nga degradimi
    5- Iishvara Pranidhana, te kesh besim te palekundur te Iishvara (Kontrollori Kozmik) si ne kenaqesi apo ne dhimbje dhe deshperim ,si ne prosperitet dhe jo prosperitet,dhe ne te gjitha ngjarjet dhe ndodhite ne jete ,te mendosh veten si nje instrument (ne doren e Zotit) dhe asnjehere si ai qe komandon kete instrument

    Jeta njerzore eshte e shkurter eshte vertet shenjteri te marresh te gjitha instruksionet sa me shpejt qe te jete e mundur ne lidhje me praktikesh shpirterore,per tu bere i plote dhe per ti sherbyer me keto njohuri njerzimit qe vuan


    Shri Shri Ananda Murtiji
    Ndryshuar për herë të fundit nga ATMAN : 18-01-2022 më 13:00

  4. #184
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Për: thënie të bukura dhe shprehje nga njerëz të mëdhenj

    “Njeriu nuk mund t’i zbulojë oqeanet e reja, nëse ka frikë ta humb pamjen e bregut.”

    – André Gide


    “Është më mirë të jesh i heshtur dhe të mendojnë se je budalla, se sa të flasësh dhe ti largosh të gjitha dyshimet.”

    “Besoju atyre që janë duke e kërkuar të vërtetën. Dysho tek ata që e kanë gjetur atë.”

    “Ai që e dëshiron trëndafilin, duhet t’i respektoj edhe gjembat e tij.”

    “Guxo të jesh vetja.”

    “Zotërimi i vërtetë vërtetohet duke dhënë. Juve ju zotëron ajo që nuk jeni në gjendje ta jepni.”


    / KultPlus.com

    https://www.kultplus.com/libri/eshte...ha-dyshimet-2/
    Ndryshuar për herë të fundit nga sirena_adria : 18-01-2022 më 20:42

  5. #185
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    5,894

    Për: thënie të bukura dhe shprehje nga njerëz të mëdhenj

    Ne sferen fizike , liria individuale nuk duhet te ngushtezohet ne menyre drastike ,kjo per te mos penguar zhvillimin e kompletuar te personalitetit njerzor, por ne te njejten kohe nuk duhet lejuar nje liri e shfrenuar individuale ,pa limite,qe do te pengonte rritjen globale te shoqerise, liria eshte nje e drejte e cdo qenjeje njerzore,per te inkurajuar nje ekspresion njerzor te kompletuar dhe pa barriera ne disa sfera te jetes sociale duhet krijuar nje ambjent social-ekonomik i perzemert sepse sot nje ambjent i tille mungon ose me mire me thene nuk ekziston.

    Shri Shri Ananda Murtiji

  6. #186
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Për: thënie të bukura dhe shprehje nga njerëz të mëdhenj

    “Uji i turbullt pastrohet duke u lënë në qetësinë e tij”

    Alan Watts është një nga filozofët e historisë moderne më me ndikim, i njohur më së shumti për përshtatjen e filozofisë lindore për një audiencë perëndimore. Ai foli shumë rreth Budizmit, ndërgjeshmërinë dhe për mënyrën e të jetuarit një jetë të përmbushur.

    Këto citime të Alan Watts që vijojnë paraqesin disa nga filozofitë më të rëndësishme të jetës, dashurisë dhe lumturisë. Shijojini!


    Përse vuan njeriu

    “Njeriu vuan vetëm, sepse e merr seriozisht atë që Perëndia e krijoi për kënaqësi.”

    Mbi të tashmen

    “Ky është sekreti i vërtetë i jetës – t’i jepesh tërësisht asaj gjëje me të cilën po merresh këtu dhe tani. Dhe në vend që ta quani atë punë, kuptojeni që ajo është lojë.”

    “Unë kam kuptuar se e shkuara dhe e ardhmja janë iluzione të vërteta, se ato ekzistojnë në të tashmen, e cila është ajo çfarë ndodhet aty dhe gjithçka ndodhet aty.”

    “Arti i të jetuarit… nuk është as kalimi i pakujdesshëm nga njëra anë dhe as ngjitja e frikshme nga ana tjetër. Ai konsiston në të qenët i ndjeshëm ndaj çdo momenti, duke e konsideruar atë si krejtësisht të ri dhe antik gjithashtu, me një mendje të hapur tërësisht.“

    “Ne po jetojmë në një kulturë tërësisht të hipnotizuar nga iluzioni i kohës, në të cilën i ashtuquajturi momenti i së tashmes nuk ndihet si asgjë tjetër përveçse si një fije pambarimisht e hollë ndërmjet të shkuarës së gjithëfuqishme dhe të ardhmes së rëndësishme. Ne nuk kemi të tashme. Vetëdija jonë është pothuajse tërësisht e zënë me kujtesë dhe pritshmëri.

    Ne nuk e kuptojmë se kurrë nuk ka pasur, nuk ka dhe as do të ketë një tjetër eksperiencë përveç eksperiencës të së tashmes. Ne jemi gjithashtu jashtë lidhjes me realitetin. Ne e ngatërrojmë botën me atë që është e për të cilën është folur, përshkruar dhe krahasuar me botën që është aktualisht. Ne jemi të ngërthyer nga një magjepsje për mjetet e dobishme të emrave dhe numrava, të simboleve, shenjave, koncepteve dhe ideve.”

    Kuptimi i jetës

    “Kuptimi i jetës është thjesht të jesh gjallë. Është aq e qartë, aq e dukshme dhe aq e thjeshtë. Dhe prapë, të gjithë nxitojnë rreth saj me një panik të madh sikur ta kishin të domosdoshme që të arrijnë diçka përtej vetvetes.”

    “Ti je një funksion i asaj çka i gjithë universi po bën në të njëjtën mënyrë sikur një valë është një funksion i asaj çka po bën i gjithë oqeani.”

    “Nëse thua se gjëja më e rëndësishme është të marrësh para, do të kalosh jetën duke shpenzuar kohë. Do të besh gjëra që nuk të pëlqejnë me qëllim që të vazhdosh të jetosh, që është të vazhdosh të bësh gjëra që nuk të pëlqejnë, që është të mos jetosh!”

    Mbi mendjen

    “Uji i turbullt pastrohet më së miri duke u lënë në qetësinë e tij.”

    Mbi besimin

    “Të kesh besim është të kesh mirëbesim tek vetja në ujë. Kur noton, ti nuk mbahesh pas ujit, sepse, nëse e bën, do të zhytesh dhe do të mbytesh.”

    “Nëse kapemi pas besimit në Zot, ne gjithashtu nuk mund të kemi mirëbesim, sepse mirëbesimi nuk është të kapesh pas, por është të lësh pas.

    Këshilla potenciale mbi çdo krijimtari

    “Këshillë? Nuk kam këshillë. Ndalo së dëshiruari dhe fillo të shkruash. Nëse po shkruan, je një shkrimtar. Shkruaj sikur të ishe i dënuar me burgim të përjetshëm dhe Presidenti ka ikur dhe nuk ka shanse për falje.

    Shkruaj sikur të ishe duke ngjitur majën e një shkëmbi, në frymën e fundit dhe ke vetëm një gjë të fundit për të thënë, sikur të ishe një zog që fluturon sipër nesh dhe mund të shohësh gjithçka, dhe të lutem, për hir të Zotit, na trego diçka që do të na shpëtojë nga vetja jonë.

    Merr frymë thellë dhe na trego sekretin tënd më të madh dhe më të errët, kështu që të mund të fshijmë ballin dhe të dimë që nuk jemi vetëm. Shkruaj sikur të kishe një mesazh nga mbreti. Ose mos shkruaj. Kush e di, mbase je një nga ata me fat që nuk duhet ta bëjnë.”

    Mbi ndryshimin

    “E vetmja mënyrë për të nxjerrë kuptimin nga ndryshimi është të zhytesh në të, të lëvizësh me të dhe t’i bashkohesh kërcimit.”

    “Sa më shumë që një gjë tenton të jetë e përhershme, aq më shumë priret të jetë e pajetë.”

    Mbi universin

    “Nëpërmjet syve tanë, universi po kupton veten. Nëpërmjet veshëve tanë, universi po dëgjon muzikën e tij. Ne jemi dëshmitarët nëpërmjet të cilëve universi vihet në dijeni për lavdinë e tij, për madhështinë e tij.”

    “Gjërat janë ashtu siç janë. Duke parë universin natën, ne nuk bëjmë krahasimin ndërmjet yjeve të rregullt dhe të parregullt, as ndërmjet organizimit të duhur apo jo të yjësive.”

    “Ne nuk “hyjmë” në këtë botë; ne vijmë prej saj, sikur gjethet nga pema. Sikurse oqeani krijon valët ashtu dhe universi njerëzit. Çdo individ është një shprehje e të gjithë sferës së natyrës, një veprim unik i gjithë universit.”

    Mbi atë që jeni në të vërtetë

    “Jezu Krishti e dinte se ishte Zot. Kështu që zgjohu dhe zbulo përfundimisht se kush je në të vërtetë. Sipas kulturës sonë, do të thonë se je i çmendur dhe blasfemues dhe më pas ose do ju fusin në burg ose në çmendinë (që është pak a shumë e njëjta gjë).

    Megjithatë, ndryshe ndodh në kultura të tjera, nëse një ditë zgjohesh në Indi dhe i thua miqve dhe kushërinjve, ‘Oh Zot i madh, sapo zbulova që jam Perëndia,’ ata do të qeshin dhe do të thonë, ‘Oh, urime, të paktën e kuptove’.”

    “Çdo individ inteligjent dëshiron të dijë se çfarë e bën atë njeri të duhur dhe prapë është njëherësh i magjepsur dhe i irrituar nga fakti se vetja është gjëja më e vështirë se çdo gjë tjetër për t’u njohur.”

    “Dhe të gjithë njerëzit katranosen, sepse ata duan që bota të kishte kuptim sikur ajo të ishte fjalë… Sikur ti të kishe një kuptim, sikur ti të ishe një fjalë e thjeshtë, sikur ti të ishe një fjalë që mund të gjendet në fjalor. Ti je kuptim.”

    “Si është e mundur që një qënie me thesare të tilla të ndjeshme si sytë, instrumente mbresëlënëse muzikore të tilla si veshët dhe me të tilla arabeske nervash të mahnitshme siç është truri, mund ta përjetojnë veten si asgjë më pak se një perëndi.”

    “Ajo çfarë po them është se ti nuk ke nevojë të bësh asgjë, sepse nëse e sheh veten në mënyrën e duhur, je një fenomen po aq i jashtëzakonshëm i natyrës siç janë pemët, retë, nuancat në ujin e rrjedhshëm, flakërimi i zjarrit, rënditja e yjeve dhe forma e një galaksie. Ti je pikërisht ashtu dhe nuk ka asgjë që nuk shkon me ty.”

    Mbi vdekjen

    “Përpiqu të imagjinosh si do të ishte të biesh në gjumë dhe të mos zgjohesh më kurrë… tani përpiqu të imagjinosh se si është të zgjohesh kur nuk ke fjetur kurrë.”

    Mbi dashurinë

    “Kurrë mos pretendo për një dashuri të cilën nuk e ndien, sepse dashuria nuk është nën komandën tonë.”

    Mbi muzikën

    “Jeta është si muzika për hir të saj. Ne po jetojmë në një të tanishme të përjetshme dhe kur dëgjojmë muzikë ne nuk po dëgjojmë të shkuarën, ne nuk po dëgjojmë të ardhmen, ne po dëgjojmë një të tashme të zgjeruar.”

    Mbi ankthin

    “Një person është më pak i shqetësuar nëse ndihet tejet lirshëm për të qenë i shqetësuar dhe e njëjta mund të thuhet për fajin.”

    “Për të qenë i qëndrueshëm është të frenohesh nga përpjekja për të ndarë veten nga një dhimbje, sepse e di se nuk mundesh. T’i ikësh frikës është frikë, të luftosh dhimbjen është dhimbje, të përpiqesh për të qenë trim është të jesh i frikësuar. Nëse mendja është në dhimbje, mendja është dhimbja. Menduesi nuk ka formë tjetër përveç mendimit të tij. Nuk ka shpëtim.”


    / KultPlus.com

    https://www.kultplus.com/libri/uji-i...esine-e-tij-2/

  7. #187
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    5,894

    Për: thënie të bukura dhe shprehje nga njerëz të mëdhenj

    Ekzistenca njerzore eshte perbere nga kater faktore:

    - vetevetja individuale
    -trupi fizik
    -intelekti(qe ushtron kontroll mbi mendjen tuaj)
    -parama purusa - Kontrollori Suprem i ekzistences tuaj individuale

    Duhet te avanconi dhe perparoni duke i zhvidhuar te kater keto faktore nuk mund te te lejoni apo te ngadalesoni apo te injoroni asnjerin nga keta te kater faktore, nese devijoni sadopak nga ky shteg i drejte ndonjeri edhe mundet te fitoje pasuri fizike dhe materjale, por do provokoje padyshim shkaterrimin e vet si zoterues i trupit te vet ,trupi i tij si strukture fizike do te shkaterrohet dhe degradohet ,dhe drejtimi i mendjes tuaj do te copetohet shkaterrohet pa rruge sherimi
    dhe intelekti juaj me i larte ai do te iiritohet me ju perkohesisht, ,mund te tolerohet qe AI i Madhi intelekt te irritohet perkohesisht me ju por mos lejoni qe te jete i zemeruar ne menyre permanente me ju sepse ne kete menyre ju kthen kurrizim pergjithmone dhe kjo eshte vertet dhimbje e madhe shume

    Shri Shri Ananda Murtiji


  8. #188
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Për: thënie të bukura dhe shprehje nga njerëz të mëdhenj

    16 shprehjet më të bukura të shkruara ndonjëherë për librat


    1. Një dhomë pa libra është si një trup pa shpirt. (Ciceroni)

    2. Kurrë mos i beso një njëriu që s’ka një libër me vete. (Lemony Smichet)

    3. Asnjë nuk është aq besnik sa një libër. (Ernest Hamingway)

    4. Librat janë një magji e lëvizshme. (Stephen King)

    5. Miq të mirë, libra të mirë dhe një ndërgjegje e qetë, kjo është jeta ideale. (Mark Twain)

    6. Kurrë mos i jep një fëmije një libër të cilin nuk e ke lexuar vetë. (George Bernard Shaw)

    7. Ndoshta librat janë e vetmja magji e vërtetë. (Alicce Hoffman)

    8. Mendo para se të flasësh, lexo para se të mendosh. (Fran Lebowit)

    9. Lexova një libër një herë dhe gjithë jeta ime ndryshoi. (Orhan Pamuk)

    10. Nuk mund të fle nëse jam i rrethuar nga libra. (Jorge Luis Bousqes)

    11. Miku im më i mirë është ai që më dhuron një libër të cilin nuk e kam lexuar. (Abraham Lincoln)

    12. Një libër i bukur kthehet në një ngjarje në jetën time. (Stendhal)

    13. Një shtëpi pa libra është si një dhomë pa dritare. (Horace Mann)

    14. Një libër i papërfunduar është si një dashuri e papërfunduar. (David Mitchell)

    15. Ne jetojmë për librat. (Umberto Ecco)

    16. S’mund të jetoj pa libra. (Thomas Jefferson)


    Kultplus.com

    https://www.kultplus.com/libri/16-sh...re-per-librat/

  9. #189
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Për: thënie të bukura dhe shprehje nga njerëz të mëdhenj

    “Arsimi është arma më e fuqishme që mund të përdorësh, për të ndryshuar botën”

    Thënie frymëzuese nga Nelson Mandela

    Nelson Mandela lindi më 18 korrik të vitit 1918. Gjatë gjithë jetës së tij ai ishte luftëtar i lirisë; ai luftonte kundër shtypjes racore që u bëhej zezakëve në Afrikë. Shumë vite të jetës së tij, Mandela i kaloi nëpër burgje. Që në moshë të re ai u bë aktiv në lëvizjen e anti-aparteidit dhe iu bashkua Kongresit Kombëtar Afrikan. Në vitin 1940, Mandela u bë kreu i krahut rinor të kësaj lëvizjeje.

    Nelson Mandela ndoqi Universitetin dhe fakultetin e drejtësisë dhe me kolegun e tij Oliver Tambo themeluan firmën e parë zezake të avokatisë në Afrikën e Jugut, me zyra në Johanesburg. Ata i jepnin këshilla juridike falas ose me çmim të ulët zezakëve.

    Në vitin 1962, 44-vjeçari Mandela u arrestua dhe doli në gjyq për aktivitetin kundër qeverisë. Ai i mbrojti veprimet e tij si pjesë e “luftës së popullit afrikan për një shoqëri të lirë.”

    Mandela mori qindra çmime dhe medalje gjatë jetës së tij. Në vitin 1993, ai ndau Çmimin Nobel të Paqes me ish-armikun e tij të betuar de Klerk. Ata u nderuan për kontributin në procesin e paqes në Afrikën e Jugut.

    “Jugafrikanët kanë krijuar një shoqëri e cila konfirmon se të gjithë njerëzit kanë lindur të barabartë,” deklaroi Mandela duke marrë çmimin.

    Si president, zoti Mandela u kritikua se nuk u përball me krizën e sidës në Afrikën e Jugut. Megjithatë, në vitet e tij të mëvonshme, ai u bë një personalitet publik i luftës kundër sidës.

    “Së bashku ne mund ta luftojmë sidën dhe të garantojmë një të ardhme më të sigurt për të gjithë,” tha në një rast Mandela.

    KultPlus, jua sjellim disa nga thëniet frymëzuese te ish-Presidentit te Afrikes se Jugut.


    “Askush nuk lind me urrejtje kundër një race tjetër, kundër një religjioni tjetër apo kundër një shtrese tjetër sociale. Njerëzit e mësojnë më vonë urrejtjen. Atëherë, nëse mësojnë urrejtjen, ata mund të mësojnë edhe dashurinë, meqenëse për zemrën njerëzore dashuria është diçka më e natyrshme se urrejtja.”

    “Mos më gjykoni nga sukseset e mia, më gjykoni nga ajo se sa herë jam rrëzuar dhe jam ringritur sërish”.

    “Unë jam në thelb një optimist. Nuk mund ta them nëse është e lindur, apo e ushqyer. Pjesë e të qenit optimist, është që të mbash kokën drejtuar nga Dielli, dhe me këmbët që ecin përpara”.

    “Mirësia e njeriut është një flakë që mund të fshihet, por nuk zhduket”


    /KultPlus.com

    https://www.kultplus.com/libri/arsim...ryshuar-boten/

  10. #190
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    5,894

    Për: thënie të bukura dhe shprehje nga njerëz të mëdhenj

    NJESHI dhe ZERO



    CDO aksion dhe pune e juaj duhet te jete e drejtuar drejt ENTITETIT SUPREM,
    pa ate,te gjitha punet tuaja jane nje hic ,nje asgje, nje zero,nuk eshte e rendesishme sa e madhe eshte puna qe beni ,sado e madhe qe te duket ajo pune,
    nese beni edhe pak pune duke menduar ATE (te MADHIN ZOT) keni bere ne te vertete shume

    AI eshte si numri 1 dhe punet dhe veprimet tuaja jane si numri 0
    nese mendoni me pare 1 (NJESHIT E MADH) dhe ndiqni punet tuaja per kete 1 eshte tamam sikur ti shtoni nje 0 numrit 1 ,eshte tamam sikur ta shumezoni per dhjete cdo aksion dhe veprim tuajin

    NE rast te kundert nese ky 1 nuk eshte ne punet tuaja ,zerot e juaja to ti shtohen njera tjetres dhe rezulltati final i juaji do te jete zero

    keshtu pra vazhdoni te shumezoni dhe mos lejoni qe gjithshka e juaja te jete zero,keni marre nje forme njeriu vetem per te njohur ATE ,mos lejoni qe jeta juaj te shperdorohet kot pa ideacionin Kozmik te te Madhit Absolut

    Per kete arsye qe te arrini njohjen spirituale duhet te shkoni te nje udheheqes shpirteror qe eshte i plote ,njohja intuitivo-spirituale nuk mund te merret nga librat,kjo eshte arsyeja qe duhet te shkoni tek nje udheheqes shpirteror ,me nje rrespekt dhe devocion te madh
    kerkoni qe tju zgjohet tek ju deshira e praktikes spirituale,dhe nese e deshironi nje gje te tille ajo do te ndodhe, nje here te zgjohet devocioni shpirteror te ju do te merrni pa dyshim edhe bekimin e ENTITETIT SUPREM ABSOLUT

    Shrii Shrii Anandamurtijii

  11. #191
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    5,894

    Për: thënie të bukura dhe shprehje nga njerëz të mëdhenj

    Loja Kozmike e Supremit Zot



    Ne kete univers ka vetem nje entitet te vetem,ne aparence jemi shume ,por ne esence jemi vetem nje ,njeshi manifestohet ne shume,(e unum pluribus) edhe pse krijimi i ketij universi eshte i shumezuar ,substanca e tij eshte nje dhe vetem nje

    Perse ky krijim nga njeshi tek shumesi???

    Pergjigja eshte e njohur vetem tek Krijuesi ,Zoti Suprem

    Filozofet kerkojne ti pergjigjen kesaj pyetje ,por deshtojne,deri ku mundet te arrije nje tru mikroskopik individual me fibrat e tij nervore te vogla?

    edhe nese perdor gjithe fuqite e veta mentale nuk mund tja dali mbane

    Menyra ne te cilen pergjigjet devoti kesaj pyetje eshte e ndryshme ;ai hyn ne mendjen e Supremit unifikohet me ATE dhe mendja e tij mbushet me konoshence dhe behet zoterues te sekreteve te supremit ZOT

    Devotet thone se Zoti eshte SUPREM ,kendojne lavdine dhe madheshtine e Tij dhe perhapin gjithe aksionet e TIJ ,ja perse Zoti thote : „devotet e mi jane me te medhenj se une“

    Njerzit e zakonshem thone:

    O Suprem jemi te lodhur nga loja jote kozmike (liila) e per cfare duhet??? Jemi te gjithe duke u munduar, dhe TI e quan kete loja jote

    Ndersa Devoti ne te kundert e mbron Zotin keshtu duke thene :

    Supremi im,Zoti ishte komplet vetem perpara krijimit ,Supremi ishte i paqete perpara krijimit,nuk mundej te dashuronte dhe te zemerohej me asnje ,keshtu qe krijimi ishte nje domosdoshmeri ,AI ka krijuar gjithe keto forma nepermjet shumezimit te vetvetes se tij ,kur Supremi ishte vetem kishte fuqine te shikonte ,por nuk kishte asgje qe te shihte,tani qe i ka dhene jete ketij krijimi shikon gjithshka qe ai mendon,nese ne qe jemi manifestimi i tij ndjehemi te paqete brenda ne krijimin e tij,jemi te bekuar sepse po e shpetojme Supremin tone nga paqetesia e nje ekstremi dhe vetmie te thelle

    Kjo eshte menyra ne te cilen nje devot e shikon sekretin e krijimit:

    jemi te gjithe pjese e kesaj qenje Supreme,AI po loz me vetveten nepermjet gjithe formave tona te krijuara: kjo eshte nje loje hyjnore;AI po loz kukafshehti me vetveten

    kerkojeni ne unin tuaj me te thelle dhe aty do te gjeni mbretin e mbreterve,emri i ketij eshte sfrorcimi gjate praktikes tuaj shpirterore (sadhana)

    Nese nuk e kerkoni brenda jush mos valle deshironi ta kerkoni ndoshta jashte jush???

    Po ku do shkoni kur dihet qe AI eshte kudo ne cdo vend dhe rreth e qark te ketij universi

    Nuk mund te ikni nga AI,sepse eshte brenda dhe jashte ,ne unin tuaj,dhe ne te gjithe kete univers te madh,vetem AI eshte ENTITET i vetem qe pershkon dhe dominon te gjitha format

    Duke menduar vetem per ATE (Supremin) clirohesh nga te gjitha tipet e skllaverise,si frika,injoranca,ankthi,etj, dhe kush eshte i lire nga skllaveria behet ai vete Suprem ,duke e njohur (Ate) behesh vete AI ,kjo eshte menyra (meditimi) qe te behesh si Ai ,duke u bere ky entitet i vetem,duke pershkruar(trashendentuar) te gjitha format

    TE BESH PRAKTIKE SHPIRTERORE PER TU BERE NJESH ME KETE ENTITET TE VETEM ,ESHTE NJE E DREJTE E LINDUR E SEJCILIT QE ASKUSH NUK MUND TJA JU MOHOJE ,LARGOJINI TE GJITHA PENGESAT NE ECJEN TUAJ QE JU CON TE BEHENI NJE ME ATE,MOS KINI NDROJTJE NGA ASNJE,ZOTI ESHTE ME JU,DO JU UDHEHEQI PERPARA DHE FITORJA DO TE JETE E JUAJA

    Shri Shri Ananda Murtiji

  12. #192
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Për: thënie të bukura dhe shprehje nga njerëz të mëdhenj

    40 thënie që ua kthejnë vetëvlerësimin

    “Kurrë nuk është tepër vonë për të qenë ajo që ju mund të ishit” – George Eliot

    “Është e habitshme se sa persona kalojnë përmes jetës, pa e pranuar asnjëherë, se ndjenjat e tyre ndaj njerëzve të tjerë, përcaktohen kryesisht nga ndjenjat e tyre ndaj vetvetes, dhe në qoftë se nuk jeni të kënaqur në veten tuaj, nuk mund ndjeheni rehat as me të tjerët” – Sidney J . Harris

    “Dita më e mirë e jetës tuaj, është ajo në të cilën vendosni që jeta juaj është vetëm e juaja. Pa falje apo justifikime. Askush ku të mbështeteni, apo fajësoni. Dhurata është e juaja – ajo është një udhëtim i mahnitshëm – dhe vetëm ju jeni përgjegjës për cilësinë e tij. Kjo është dita kur fillon me të vërtetë jeta juaj”- Bob Moavad

    “Ai që beson tek vetja, nuk ka pse bind të tjerët. Ai që është i kënaqur me veten, nuk ka nevojë për miratimin e të tjerëve. Atë që e pranon veten e tij ashtu si është, e gjithë bota do ta pranojë” – Lao-Tzu

    “NUk ka rëndësi si ju thërrasin, rëndësi ka cilës thirrje ju i përgjigjeni” – V. C Fields

    “Askush nuk ju bën dot të ndiheni inferiorë, pa miratimin tuaj” – Eleanor Roosevelt

    “Kurrë mos e ul kokën. Gjithmonë mbaje lart. Shihe botën drejt e në sy” – Helen Keller

    “Shumë njerëz e mbiçmojnë atë që nuk janë dhe e nënvlerësojnë atë që janë” – Malcolm S. Forbes

    “Për të vendosur respektin real ndaj vetes, ne duhet të përqëndrohemi në sukseset tona dhe të harrojmë dështimet dhe negativen në jetën tonë” – Denis Uaitley

    “Asnjëherë mos u trembni që të heshtni. Kurrë mos lejoni që të bëheni një viktimë. Mos pranoni përkufizimin e askujt për jetën tuaj, por përkufizojeni vetë veten tuaj” – Harvey Fierstein

    “Për sa kohë që ju shikoni nga dikush tjetër për të vleftësuar se kush jeni, duke kërkuar miratimin e tyre, ju jeni nisur drejt katastrofës. Duhet të jeni të tërë dhe të plotë në veten tuaj. Askush nuk jua jep dot këtë. Ju duhet të dini kush jeni. Ajo që thonë të tjerët është e parëndësishme” – Nic Sheff

    “Unë nuk miratoj tërësisht disa nga gjërat që kam bërë, apo që jam, apo që kam qenë. Por unë jam unë. Zoti e di, unë jam unë” – Elizabeth Taylor

    “Çdo gjë që ndodh me ju është reflektim i asaj që ju besoni në lidhje me veten tuaj. Ne nuk mund të bëj më mirë, se sa niveli ynë i respektit për veten. Ne nuk mund të tërheqim nga vetja jonë, më shumë se sa ajo që mendojmë se vlejmë” – Iyanla Vanzant

    “Ajo që ne perceptojnë për veten është në masë të madhe, një reflektim se si do të përfundojmë duke e jetuar jetën tonë” – Stephen Richards

    ”Nëse ju nuk e dini atë që doni, kurrë nuk do ta gjeni atë. Nëse nuk e dini se çfarë meritoni, gjithmonë do të kënaqeni me më pak. Do të lëvizni pa objektiv, krejt të mpirë, në zonën tuaj të rehatisë, duke pyetur se si vallë jeta juaj përfundoi këtu. Jeta fillon tani, jeto, dasho, qesh dhe le të shkëlqejë drita juaj” – Rob Liano

    “Fisnike dhe e madhe. E guximshme dhe e vendosur. Besnike dhe e patrembur. Kjo është ajo që jeni dhe që keni qenë gjithmonë. Dhe dijeni që mund të ndryshojë jetën tuaj, sepse vetëdijësimi për këtë gjë, mbart një besim që nuk mund të dyfishohet në ndonjë mënyrë tjetër” – Sheri L. Deu

    “Jeta nuk është e lehtë për asnjë nga ne. Edhe? Ne duhet të kemi këmbëngulje dhe mbi të gjitha besim në veten tonë. Ne duhet të besojmë se jemi të talentuar për diçka, dhe se kjo gjë, me çfarëdo kostoje, duhet të arrihet” – Marie Curie

    “Mos prisni derisa çdo gjë të jetë thjeshtë e drejtë. Kurrë nuk do të jetë e përkryer. Do të ketë gjithmonë sfida, pengesa dhe kushte më pak se të përsosura. Edhe çfarë? Fillo tani. Me çdo hap që bëni, do të rriteni gjithnjë e më të fortë, më të aftë, me më shumë vetë-besim dhe do të jeni padyshim, më të suksesshëm” – Mark Victor Hansen

    “Mos guxoni, qoftë edhe për një sekondë, të rrethoheni me njerëz që nuk janë të vetëdijshëm për madhështinë tuaj” – Jo Blackuell-Preston

    “Mos i zhgënjeni pritshmëritë. Dilni dhe bëni diçka të jashtëzakonshme” – Uendy Uasserstein

    “Qoftë nëse mendon se mundesh, qoftë nëse mendon që nuk mundesh, ke të drejtë” – Henry Ford

    “Më duhej të rritesha, që ta doja trupin tim. Nuk kisha një imazh të mirë për veten time, në fillim. Më në fund, kuptova që ose do ta urrej, ose do ta dua veten. Dhe zgjodha ta dua. Dhe pastaj, gjithcka buroi prej aty. Gjërat që mendoja se nuk ishin tërheqëse, u bënë seksi. Vetëbesimi të bën seksi” – Queen Latifah

    “Do të doja të të tregoja, kur je vetëm apo në errësirë, dritën e mrekullueshme të qenies tënde” – Hafiz

    “Ne jemi, secili, të talentuar në një mënyrë unike dhe të rëndësishme. Është privilegji ynë dhe aventura jonë për të zbuluar vetë dritën tonë të veçantë” – Mary Dunbar

    “Të jesh e bukur, do të thotë të jesh vetvetja. Ju nuk duhet të pranoheni nga të tjerët. Ju duhet të pranoni veten tuaj” – Thich Nhat Hanh

    “Nëse jeni fshehur e maskuar për një kohë të gjatë, do të jetë e vështirë për pasqyrën që t’ju njohë. Në fund të ditës, shpresoj që të bëheni personi që të tjerët nuk presin që të jeni” – Dodinsky

    “Të gjitha gjërat e mrekullueshme janë arritur nga ata që guxuan të besojnë se diçka brenda tyre ishte superiore ndaj rrethanave” – Bruce Barton

    “Duke qenë vetvetja, ju vendosni diçka të mrekullueshme në botë, që nuk ishte aty më parë” – Edvin Elliot

    “Gëzoju trupit tënd. Përdore atë në çdo mënyrë që mundesh. Mos kij frikë prej tij ose çfarë mendojnë të tjerët për të. Është instrumenti më i madh do të zotërosh ndonjëherë” – Mary Schmich

    “Ju jeni aq të mahnitshme, sa e lini veten të jeni. Më lejoni të përsëris: Ju jeni aq të mahnitshme, sa e lini veten të jeni” – Elizabeth Alraune

    “Ju jeni e mrekullueshme. E vlefshme. Me vlerë. E dashur. Jo sepse të tjerët mendojnë kështu. Vetëvlerësimi vjen nga vetëm një burim: vetvetja” – Karen Salmansohn.

    “Që në fillimi ju thuhet që të krahasoni veten me të tjerët. Kjo është sëmundja më e madhe; ajo është si një kancer që shpie në shkatërrimin e shpirtit tuaj, sepse çdo individ është unik, dhe krahasimi nuk është i mundur. Unë jam vetëm unë dhe ju jeni vetëm vetja juaj. Nuk ka asnjë tjetër në botë me të cilin mund të krahasoheni” – Osho“Dikur kisha frikë se njerëzit do të thonin: E cila mendon se është ajo? Tani kam kurajën të ngrihem e të them: Kjo jam unë” – Oprah Uinfrey

    “Ji vetvetja. Nëse nënvlerësoni veten për të kënaqur njerëzit, ose që përshtateni, ose që të mos fyeni askënd, ju humbni fuqinë, pasionin, lirinë dhe gëzimin e të qenit unike. Është shumë më e lehtë të duash veten, kur ju jeni duke qenë vetvetja” – Dan Coppersmith

    “Një herë që ne besojmë në veten tonë, ne mund të riskojmë për kuriozitetin, çudinë, kënaqësinë spontane, apo cdo përvojë që zbulon shpirtin e njeriut” – E. Cummings

    “Ti ose qëndron brenda historisë tënde dhe e zotëron atë, ose qëndron jashtë dhe mundohesh shumë për të gjetur vlerën tënde” – Brene Broun

    “Përqafimi i vetvetes rrezaton një bukuri natyrore që nuk mund të zbehet apo injorohet. Duhet të jesh me vetëbesim, i pazbutur, i fuqishëm” – Steve Maraboli

    “Të duash të jesh dikush tjetër, është një shpërdorim i personit që je” – Kurt Cobain

    “Pranoni gjithçka në lidhje me veten tuaj – Dua të them, çdo gjë. Ju jeni ju, dhe ky është fillimi dhe mbarimi. Asnjë kërkesë falje, asnjë keqardhje” – Clark Moustakas

    “Frika jonë më e thellë nuk është se jemi të pamjaftueshëm. Frika jonë më e thellë është se jemi të fuqishëm, përtej cdo mase. Eshtë drita jonë, jo errësira jonë, që na tremb më shumë. Ne pyesim veten: Kush jam unë, që të jem brilante, e mrekullueshme, e talentuar? POr pyetja është: Kush je ti, që të mos jesh? Je një fëmijë i Zotit. Nëse e zvogëlon vetveten, nuk i shërben botës. Ne të gjithë duhet të shkëlqejmë, ashtu si fëmijët. Dhe ndërsa e lëmë dritën tonë të shndërrijë, ne me vetëdije u japim të tjerëve lejë të bëjnë të njëjtën gjë. Teksa clirohemi nga frika jonë, prania jonë automatikisht cliron të tjerët” – Marianne Uilliamson


    https://ekonomiaonline.com/lifestyle...etevleresimin/
    Ndryshuar për herë të fundit nga sirena_adria : 25-01-2022 më 23:54

  13. #193
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    5,894

    Për: thënie të bukura dhe shprehje nga njerëz të mëdhenj

    Nje lutje

    Nje lutje per Koshiences Supreme.... bej gjithshka qe shikon te arsyeshme dhe te mire per mua, une nuk e di se ne cfare eshte dhe kush eshte e mire per mua, ndersa TI po e di

    O Zot te lutem mbaje vigjilent veshtrimin tend mbi mua ne menyre te atille qe une te veproj vetem sipas deshiresh dhe vullnetit tend

    Shrii Shrii Anandamurti

  14. #194
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    5,894

    Për: thënie të bukura dhe shprehje nga njerëz të mëdhenj

    Unifikoje,identifikoje mendjen tende me ATE dhe do te kuptosh qe edhe tek objektet me te vogla je ti, ti je oqeani paqesor,universi qe eshte manifestimi i energjise kozmike do te shfaqet si manifestimi yt , universi qe eshte loja e Zotit i jep edhe nje bekim ekstazik , ti medito per ATE dhe AI do te meditoje per ty

    Shrii Shrii Anandamurti

  15. #195
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Për: thënie të bukura dhe shprehje nga njerëz të mëdhenj

    Disa thënie nga Albert Ajnshtajni


    “Qëndroju larg njerëzve negativë. Ata kanë nga një problem për çdo zgjidhje”.

    “Një person i zgjuar e zgjidh një problem. Një person i mençur e shmang atë”.

    “Çdo njeri mund të dijë. Çështja është të kuptosh”.

    “Jeta është njësoj si të ngasësh një biçikletë. Për të mbajtur balancën, duhet të vazhdosh të lëvizësh”.

    “Shenja e vërtetë e inteligjencës nuk është njohuria, por imagjinata”.

    “Nëse do të jetosh një jetë të lumtur, lidhe atë me një qëllim, jo me njerëzit apo objektet”.

    “Sa më shumë njohuri, aq më pak egoizëm. Sa më pak njohuri, aq më shumë egoizëm”.

    “Unë mundem” është 100 herë më e rëndësishme, se sa koeficienti i inteligjencës”.

    “Mundësitë qëndrojnë në mes të çdo vështirësie”.

    “Marrëzia është të bësh të njëjtën gjë vazhdimisht e vazhdimisht dhe të presësh rezultate të ndryshme”.

    “Fillimisht duhet t’i mësosh rregullat e lojës, dhe më pas të luash më mirë se gjithë të tjerët”.

    “Përpiquni të mos bëheni njerëz të suksesit, në vend që të bëheni njerëz të vlerave”.

    “Njësia matëse e inteligjencës është aftësia për të ndryshuar”.

    “Logjika mund të të çojë nga A-ja tek B-ja. Imagjinata do të të çojë kudo”.

    “Çdokush është një gjeni, por nëse ti e gjykon një peshk nga aftësia e tij për t’u ngjitur në një pemë, atëherë ai do ta kalojë gjithë jetën e tij duke besuar së është budalla”.

    “Dikush që ndjek turmën, me shumë mundësi nuk mund të shkojë dot më larg se turma. Ata që ecin të vetëm, mund ta gjejnë veten në vende, në të cilat askush nuk ka qenë më parë”.

    “Ke dy mënyra për ta jetuar jetën tënde. Njëra është duke besuar se asgjë nuk është një mrekulli dhe tjetra sikur gjithçka është një mrekulli”.


    Bota Sot

    https://www.botasot.info/kultura/173...rt-ajnshtajni/

  16. #196
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    5,894

    Për: thënie të bukura dhe shprehje nga njerëz të mëdhenj

    Per femren


    Nje forme tjeter padrejtesie sociale eshte edhe diskriminimi midis sekseve, shume te zakonshme jane rastet ku nje seks konsiderohet me inferior se sa seksi tjeter, ne pjesen me te madhe te botes femrat jane te konsideruara si prone private e meshkujve te destinuara per kenaqesine e tij, ne shume vende edhe te ashtuquajtura te avancuara femrat nuk marin pjese ne shume aspekte kryesore te jetes te ketyre vendeve, ndersa ne shume vende te tjera jane konsideruara te padenja per ceremoni te ndryshme si ato spirituale,sociale,religjoze, etj,

    ashtu si edhe ne pjesen me te madhe te qenjeve jetesore edhe ne shoqerine njerzore femrat jane me te dobeta fizikisht se meshkujt, por kjo nuk nuk do te thote se ato jane inferiore ne vleren e tyre sociale ne perputhje me meshkujt, meshkuj egoiste per me shume e kane shfrytezuar ne maksimum dobesine fizike te femrave, edhe pse keta persona deklarojne publikisht qe femrat perbejne nje komunitet nenash , ne realitet i kane kthyer femrat ne komunitet delesh shtepiake, ne cdo sfere te jetes meshkuj te tille kane kufizuar ne menyre esenciale te drejtat e femrave, ose i kane mbajtur plotesisht ne sherbim te kapricove te tyre, dhe ekstravagancave mashkullore

    nese gjysma e shoqerise eshte e zhytur ne inerci dhe paragjykim , gjysma tjeter do torturohet padyshim ne ecjen e vet duke mbajtur mbi shpatulla peshen e rende te kesaj padrejtesie sociale, pra si ne jeten individuale dhe ate kolektive, pastertia dhe virtyti eshte i domosdoshem si per femrat ashtu edhe per meshkujt , dhe per kete duhet nje vizion i paster spiritual , por ky vizion eshte i pamundur per sa kohe te ekzistoje padrejtesia midis sekseve

    shume persona mbeshtesin tezen qe pak gra te zgjedhura si deputete dhe ministre , apo ambasadore, etj , mund te sherbejne si shembull ne jete per barazi midis femrave dhe meshkujve

    por a eshte korrekt ky kend veshtrim??

    vetem nje sistem i drejte edukativ eshte mjeti i vetem pet te nxitur dhe vendosur progresin , nje grua e nje vendi e zgjedhur ministre apo ambasadore e atij vendi nuk eshte shenje reale qe te tregoje kushtet e verteta te gjendjes se femres se atij vendi, te elevosh dinjitetin e femrave ne shoqerine e sotme nuk eshte nje gje e lehte dhe e nje veshtiresie te vogel

    cdo person duhet te kuptoje qe per mbajtjen cdo lloj organizimi familjaro-social , duhet te jete nje bashkepunim i ngushte midis sejcilit individ si te jete mashkull apo femer, njerzimi nuk eshte inert dhe i palevizshem, dhe relacionet midis qenjeve njerzore mvaren nga dicka me shume se sa bashkepunimi i thjeshte, dhe ky bashkepunin ne vend qe te jete i tipit skllav-padron, duhet te ndertohet ne nje atmosfere pelqimi, bujarie, perzemersie, midis qenjeve njerzore te lira , duhet te jete nje bashkepunim i kordinuar dhe kursesi i nen urdheruar

    nuk ka asnje mundesi qe shoqeria te perparoje persa kohe qe kushtet e femres nuk rregullohen

    nje zog nuk mund te fluturoje me nje krah te vetem

    Shrii Shrii Anandamurti

  17. #197
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Për: thënie të bukura dhe shprehje nga njerëz të mëdhenj

    “Nëse do të njohësh udhën para teje, pyet ato që po kthehen”

    26 thënie të mençura nga urtësia kineze


    1. Pak mosdurim dhe prishen plane të mëdha.

    2. E folura nuk e gatuan orizin.

    3. Një buzëqeshje të fal 10 vite jetë.

    4. Mos ki frikë të rritesh ngadalë, ki frikë kur s’po rritesh fare.

    5. Ai që pyet bëhet budalla për 5 minuta, ai që s’pyet mbetet i tillë tërë jetën.

    6. Më mirë të ndezësh një qiri, sesa të mallkosh errësirën.

    7. Një mendje e mbyllur është si nji libër i mbyllur, një copë druri.

    8. Gjilpëra nuk ka maje në të dyja anët.

    9. Një rënie të bën më të mençur.

    10. Më mashtro një herë, të të vijë turp. Më mashtron për herë të dytë, të më vijë turp.

    11. Mësuesi hap derën. Ti hyn me këmbët tuaja.

    12. Jepi një njeriu një peshk dhe e ushqen për një ditë. Mësoji atij të peshkojë dhe e ushqen për gjithë jetën.

    13. Nëse do të njohësh udhën para teje, pyet ato që po kthehen.

    14. Përvoja është një krehër që natyra na jep kur jemi qerosë.

    15. Një njeri i mençur bën zgjedhjet e tij, një injorant ndjek opinionin publik.

    16. Nëse je i durueshëm në momentin e nervave, do t’u ikësh qindra ditëve të mërzitura.

    17. Të shohësh diçka një herë, është më mirë se ta tregojnë 100 herë.

    18. Një person që thotë që nuk realizohet, s’duhet ta pengojë atë që po e realizon.

    19. Më thuaj dhe do ta harroj. Më trego dhe mbase e mbaj mend, më përfshij dhe e kuptoj.

    20. Ka shumë rrugë të ndryshme deri në majen e malit, por pamje nga atje lart është e njëjtë.

    21. Kur dikush ndan me ju një gjë të çmuar keni detyrimin moral që ta ndani edhe ju me të tjerë.

    22. Lehtë është të sundosh mbretërinë, vështirë është te sundosh familjen.

    23. Merru me fajet e të tjerëve, po aq butësisht sa edhe me të tuat.

    24. Plaga që shkaktohet nga miku, asnjëherë nuk shërohet.

    25. Të të mos vijë keq nëse nuk të njohin njerëzit, por përkundrazi – që nuk i njeh ti ata.

    26. Asnjëherë njeriut nuk i nevojitet më shumë mençuri, sesa atëherë kur ka punë me mendjelehtët.


    Kult Plus

    https://www.kultplus.com/lajme/nese-...qe-po-kthehen/

  18. #198
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    5,894

    Për: thënie të bukura dhe shprehje nga njerëz të mëdhenj

    Menyra me e mire per qenjet njerzore qe te shkeputen nga gabimet e tyre eshte qe te kujtojne gjithmone se jane bijte e Entitetit Suprem Absolut

    Edhe nese e gjithe bota me hidhet kunder dhe me trajton si nje individ mizerabel dhe me rrefuzon , pa asnje dyshim une kam nje vend ne prehrin e Entitetit Suprem ,kjo eshte nje e drejte e imja e lindur

    Per kete arsye ne asnje rrethane qenjet njerzore nuk duhet te lejojne deformime apo nderhyrje ne relacionin e tyre Me Entitetin Suprem Absolut

    P.R. Sarkar

  19. #199
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    5,894

    Për: thënie të bukura dhe shprehje nga njerëz të mëdhenj

    (Nga kenget e njerzimit te ri)

    Behu i dashur o Zot,Behu i dashur

    Te na shpetosh nga burgu i erresires

    Stolise kete bote me me shume nga bukuria tende

    Beji te gjithe te vallezojne me ritmin dhe hijeshine tende

    Mbushi syte e te gjitheve me me shume nga shkelqimi yt

    Misheroje me shume mendjen shkakesore me kenget e tua

    Zgjeroje me shume mendjen kolektive me virtytet e tua

    Ne ideacionin tend perthithe mendjen e te gjitheve

    Larg nesh me xhentilese - te lutem - mos u largo kurre




    Shri Shri Ananda Murtiji

  20. #200
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    5,894

    Për: thënie të bukura dhe shprehje nga njerëz të mëdhenj

    I gjithe inspirimi dhe frymezimi i nje personi qe praktikon dharma - spiritualitet ,i vjen nga Saguna Brahma - Entiteti Suprem Kozmik nepermjet bekimit te Tij , per kete motiv ose e thene me mire kjo eshte arsyeja kryesore qe nje person eshte gjithmone ne borxh me Saguna Brahma - Kontrollori Suprem Kozmik ,ose shqip Zoti i Madh

    Shrii Shrii A'nandamu'rti.

Faqja 10 prej 42 FillimFillim ... 8910111220 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Aktoret e medhenj
    Nga Kryeplaku në forumin Kinematografia dhe televizioni
    Përgjigje: 74
    Postimi i Fundit: 27-03-2024, 06:17
  2. Shprehje
    Nga Eureka në forumin Prezantoni veten në forum
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 05-01-2015, 14:46
  3. Shprehje të bukura në shqip
    Nga anaksimenus në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 371
    Postimi i Fundit: 04-06-2012, 11:02
  4. Njerëz të mëdhenj
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 05-10-2007, 15:54
  5. Shprehje....
    Nga Dita në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 03-03-2003, 13:01

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •