Close
Faqja 5 prej 42 FillimFillim ... 3456715 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 100 prej 831
  1. #81
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Për: thënie të bukura dhe shprehje nga njerëz të mëdhenj

    50 shprehje frymëzuese që do ta motivojnë secilin


    “Suksesi nuk është përfundimtar, dështimi nuk është fatal, guximi për të vazhduar përpara ka rëndësi.” – Winston Churchill

    “Më mirë të dështosh me origjinalitet, se sa të kesh sukses me imitim.” – Herman Melville

    “Rruga te suksesi dhe rruga drejt dështimit janë pothuajse gjithnjë e njëjta.” – Colin Davis

    “Suksesi zakonisht u shkon atyre që janë duke e kërkuar.” – Henry Thoreau

    “Mundësitë nuk ndodhin, ne i krijojmë.” – Chris Grosser

    “Mos ki frikë të heqësh dorë nga e mira për të shkuar drejt një të mire më të madhe.” – John Rockefeller

    “Kam zbuluar se sa më shumë punoj, aq më shumë fat kam.” – Thomas Jefferson

    “Ka dy tipe njerëzish që do të thonë se nuk mund të bësh diferencën në botë: ata që kanë frikë të provojnë dhe ata që kanë frikë nga suksesi jot.” – Ray Goforth

    “Njerëzit e suksesshëm bëjnë atë që njerëzit e pasuksesshëm nuk bëjnë. Mos uro që të ishte më e lehtë, uro që ti të ishe më i mirë.” – Jim Rohn

    “Mos u bëj një njeri suksesi, bëhu një njeri vlerash.” – Albert Einstein

    “Kurrë mos iu ndaj bindjeve të nderit dhe qëllimit të mirë.” – Wiston Churchill

    “Boll ndoqe paratë, ndiq pasionin.” – Tony Hsieh

    “Sukses do të thotë të kalosh nga dështimi në dështim pa e humbur entuziazmin.” – Winston Churchill

    “Kreditet e suksesit tim ia jap këshillës më të mirë.” – GK Chesterton

    “Do të të jap një formulë për suksesin? Është e thjeshtë. Dyfisho normën e dështimit. Po mendon për dështimin si armik të suksesit. Por nuk është e gjitha. Mund të dekurajohesh nga dështimi ose të mësosh nga ai, kështu që vazhdo dhe bëj gabimet e tua. Bëj ç’të jetë e mundur. Kështu e gjen suksesin.” – Thomas Uatson

    “Nëse nuk do të rrezikosh të zakonshmen, duhet të përshtatesh me të.” – Jim Rohn

    “Ata që janë aq të çmendur sa mendojnë se do ndryshojnë botën, ata e bëjnë.” – Anonim

    “Bëj çdo ditë një gjë që të frikëson.” – Anonim

    “Progresi i vetëm është të dalësh nga zona e rehatisë.” – Muchael Bobak

    “Njerëzit që kanë sukses kanë vrull. Sa më shumë arrijnë, aq më shumë duan të arrijnë, dhe aq më shumë e gjejnë mënyrën për të arritur suksesin.” – Tony Robbins

    “Mos lër frikën e humbjes të jetë më e madhe se dëshira për të fituar.” – Robert Kuyoaski

    “Sukseset më të mëdha nuk ndodhin brenda natës, kërkojnë kohë.” – Steve Jobs

    “Testi i vërtetë nuk është si të shmangësh dështimin, sepse s’do mundesh, por si ta përballosh atë.” – Barack Obama

    “I vetmi limit për arritjet e së nesërmes, janë dyshimet e së tashmes.” – Franklin Roosvelt

    “Karakteri nuk zhvillohet me thjeshtësi, por nëpërmjet përvojës së vuajtjeve dhe gjykimit. Forcohet shpirti, rritet ambicia dhe arrihet suksesi.” – Helen Keller

    “E vetmja mënyrë për të filluar është të heqësh dorë nga të folurit dhe të fillosh ta bësh.” – Walt Disney

    “Luftëtari i suksesshëm është një njeri mesatar por i fokusuar.” – Bruce Lee

    “Nuk ka sekrete për suksesin. Është rezultat i përgatitje, punës së shumtë dhe mësimit nga dështimi.” – Colin Powell

    “Suksesi duhet të jetë i lidhur me veprimin. Njerëzit e suksesshëm vazhdojnë të lëvizin. Ata bëjnë gabime por nuk heqin dorë.” – Conrad Hilton

    “Nëse me të vërtetë do të bësh diçka do ta gjesh mënyrën. Nëse jo do të gjesh justifikim.” – Jim Rohn

    “Nuk mund të të jap formulën e suksesit, por të jap formulën e dështimit që është t’i kënaqësh të gjithë.” – Herbert Suope

    “Suksesi nuk është çelësi i lumturisë. Lumturia është çelësi i suksesit. Nëse e do atë që bën atëherë do jesh i suksesshëm.” – Albert Schveitzer

    “Suksesi nuk është thjeshtë të arrish në jetën tënde. Por edhe të inspirosh të tjerët t’ia arrijnë”– I panjohur

    “Rrëzohu 7 herë e ngrihu 8 herë.” – Proverb japoneze

    “Disa njerëz ëndërrojnë për suksesin, ndërsa të tjerët zgjohen dhe punojnë për të.” – I panjohur

    “Nëse e ëndërron mund ta arrish.” – Walt Disney

    “Ndryshimi mes asaj që je dhe asaj që do është ajo çfarë bën.” – I panjohur

    “Një njeri i suksesshëm është ai që ngre një ndërtesë me tullat që hodhën në drejtim të tij.” – David Brinkley

    “Për të patur sukses, dëshira për sukses duhet të jetë më e madhe se frika nga humbja.” – Bill Cobsy

    “Për të pasur sukses, në fillim duhet të kemi besim se ne mundemi.” – Niko Kazanzaqis

    “Shumë nga dështimet në jetë ndodhin nga njerëz që u dorëzuan duke mos ditur se sa pranë suksesit ishin.” – Thomas Edison

    “Mos u huto nga kritikat. Kujto që shumë njerëz kanë ecur vetëm për shkak të atyre që e kafshuan.” – Zig Ziglar

    “Sekreti i suksesit është ta bësh gjënë e zakonshme në mënyrën më të mirë të mundshme” – Jon Rockefeller

    “E di që je në rrugën e suksesit nëse bën punën tënde, dhe nuk pret të paguhesh për të.” – Oprah Winfrey

    “Ekziston një forcë e madhe brenda çdo njeriu, që kur lëshohet, mund të bëjë çdo dëshirë, çdo ëndërr realitet.” – Anthony Robbins

    “Sekreti i suksesit është të dish atë që askush nuk e di.” – Aristotel Onasssis

    “Dështova në mënyrën time për të pasur sukses.” – Thomas Edison

    “Asgjë të vlefshme që bëra nuk ishte aksidentalisht, as shpikjet e mia nuk erdhën aksidentalisht. Jo, kur kam vendosur se çfarë rezultati dua, punoj për të deri kur të vijë.” – Thomas Edison

    “I vetmi vend ku suksesi vjen përpara punës është vetëm në fjalor.” – Vidal Sassoon

    “Vazhdo të ecësh, shanset janë të pengohesh, ndoshta kur nuk e pret. Por nuk kam dëgjuar për një njeri të suksesshëm që të rrëzohet dhe të qëndrojë ulur.” – Charles Kettering


    https://www.kultplus.com/lajme/50-sh...vojne-secilin/
    Ndryshuar për herë të fundit nga sirena_adria : 15-08-2021 më 22:01

  2. #82
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    5,922

    Për: thënie të bukura dhe shprehje nga njerëz të mëdhenj

    Kapitalistet ndahen ne tre kategori : fizike,mendore dhe shpirterore

    -ata qe akumulojne pasuri fizike jane quajtur kryesisht Kapitaliste ne pergjithesi

    -ata qe kane potencial te madh ne art,muzike,literature,teknologji,etj, por qe nuk e perdorin kete potencial individual per mireqenjen sociale - keta persona jane quajtur kapitaliste mendore

    -problemi eshte me kapitalistet shpirterore,ketyre nuk i intereson shoqeria,bejne praktike shpirterore vetem per tu realizuar shpirterisht ,shume nga keta jetojne te izoluar ne xhungla,shpella,larg njerzve dhe shoqerise
    ketyre nuk i intereson pasuria fizike,apo financiare, duan vetem shpetimin shpirteror dhe clirimin nga cikli kozmik i reinkarnacionit-rimisherimit

    -per ta arritur nje gje te tille njerzit duhet te praktikojne SHRAVANA (degjimin kostant te gjerave qe te lartesojne-shpirterisht) MANANA (te kesh mendim shpirteror kostant ne mendje) dhe NIDIDYA'SAM (meditim kostant ose te fiksosh mendjen ne qellimin tend), per te arritur keto duhet te depertosh ne thellesi brenda vetvetes tende dhe per kete eshte esenciale te kesh te zhvilluar nje vizion introvers-brendesues , nje vizion ekstrovers-i jashtem-jashte vetes nuk te jep asnje lloj ndihme per realizim apo shpetim shpirteror

    Shrii Shrii Anandamurti

    Ndryshuar për herë të fundit nga ATMAN : 16-08-2021 më 14:14

  3. #83
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    5,922

    Për: thënie të bukura dhe shprehje nga njerëz të mëdhenj

    Kush eshte i privuar nga edukimi shpirteror ,pretendon gjithmone te fitoje, me cdo kusht, me cdo cmim.

    (Platoni)

  4. #84
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    5,922

    Për: thënie të bukura dhe shprehje nga njerëz të mëdhenj

    Pjesa me e embel e lojes kozmike te Zotit eshte se eshte i fshehur tek te gjithe dhe te gjithe e kerkojne Ate, AI deshiron qe bijte dhe bijat tij te shkojne ne xhiro dhe loz kukafshehti me ata ,kjo loje kozmike jep kuriozitet dhe kenaqesi si per Krijuesin ashtu dhe per krijesat. Keshtu pra gjithshka dhe cdo gje eshte nje dhe vetem nje substance e vetme, nuk ka ndasi per shkak te seksit,moshes,rraces,apo dicka tjeter, te gjithe pa dallim meshkuj dhe femra ,te rinj dhe te moshuar,te bardhe apo te zinj,jane te gjithe aktore qe rrecitojne ne menyra te ndryshme rrole ne skenen kozmike te universit, format dhe rrolet e tyre jane te ndryshme por substanca e tyre dhe qellimi ngelet i njejte dhe eshte vetem NJESHI I MADH-ZOTI

    Shrii Shrii Anandamurti
    Ndryshuar për herë të fundit nga ATMAN : 17-08-2021 më 13:59

  5. #85
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    5,922

    Për: thënie të bukura dhe shprehje nga njerëz të mëdhenj

    Paraja eshte shpikja me e keqe qe ka bere njerzimi,por ne te njejten kohe eshte edhe materjali me i besuar per te testuar natyren e njeriut...

    LORD Buddha

  6. #86
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    5,922

    Për: thënie të bukura dhe shprehje nga njerëz të mëdhenj

    Politika dhe morali duhet te formone nje nyje te perbashket te nderthurur ne menyre te atille qe te jete pamundur per ti ndare ,ndersa arti duhet te jete mjeti per te lartesuar mendjet dhe zemrat pertej limiteve te materjes dhe te inspirojne njerzit qe te jetojne bashke per te bashkepunuar dhe koperuar.
    Nje lider social-politik duhet te jete nje spiritualist dhe duhet te kuptoje ne menyre te thelle vuajtjet dhe problemet e shoqerise qe e rrethon dhe gjithashtu duhet te ushqeje nje dashuri te paster e shoqeruar kjo edhe me sentimentin qe ti sherbeje njerzimit pa interes

    Shrii Shrii Anandamurti

  7. #87
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    5,922

    Për: thënie të bukura dhe shprehje nga njerëz të mëdhenj

    Gjithshka ne jete kerkon nje baze te forte dhe nje themel te sigurte :

    Nese jeta nuk ka nje baze-themel te forte mund te shkaterrohet nga nje stuhi e thjeshte

    Entiteti Suprem Absolut (Zoti) eshte baza-themel me i forte nga te gjithe



    Shrii Shrii Anandamurti

  8. #88
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    5,922

    Për: thënie të bukura dhe shprehje nga njerëz të mëdhenj

    Kur qellimet jane te drejta te larta dhe te perkryera , suksesi eshte i garantuar dhe i pa-evitueshem

    Shrii Shrii Anandamurti

  9. #89
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    5,922

    Për: thënie të bukura dhe shprehje nga njerëz të mëdhenj

    Per mistikun Zoti eshte nje stad koshience ,ndersa per religjionin eshte nje entitet i jashtem me atribute,ne rastin e pare (misticizmin) njeriu e ben eksperiencen e vet duke u identifikuar me Zotin,duke u zhytur dhe tretur tek AI i MADHI-ZOT,ndersa ne rastin e dyte (te fetari-religjioz) nuk e arrin dhe nuk ka per ta njohur kurre ...

    Shrii Shrii Anandamurti

  10. #90
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    5,922

    Për: thënie të bukura dhe shprehje nga njerëz të mëdhenj

    Cdo individ leviz brenda nje cikli kozmik , nga nje stad koshience e pa zhvidhuar ne nje stad koshience te zhvidhuar dhe shume te evoluar

    Shrii Shrii Anandamurti

  11. #91
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    5,922

    Për: thënie të bukura dhe shprehje nga njerëz të mëdhenj

    Progresi i vertetr i njerzimit qendron ne evolucionin e tij moral dhe spiritual dhe jo ne zhvidhimin e tij shkencor dhe materjal, progresi i vertete i njeriut eshte i brendshem dhe jo i jashtem.

    Nga jashte ai mundet te beje nje jete te thjeshte dhe me gjerat esenciale ,dhe ne te njejten kohe paralelisht te jetoje nivele te larta morale dhe spirituale.

    Shrii Shrii Anandamurti
    Ndryshuar për herë të fundit nga ATMAN : 27-08-2021 më 07:09

  12. #92
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    5,922

    Për: thënie të bukura dhe shprehje nga njerëz të mëdhenj

    Virtyti dhe vesi jane entitete te perkoshme-te kufizuar ne kohe dhe hapesire , keto gjera nuk kane te bejne fare me relacionin-devocional midis nje personi dhe Babait Suprem-Zotit, psh supozoni qe nje grup njerzish po ecen pergjate rruges dhe nje per tyre rrezohet ne nje kanal ,rrobat e tij dhe trupi do te behen pis, dhe kalimtaret e rastit do fillojne te qeshin me te, por kur Babai te shikoje birin e tij ne keto kushte cfare do beje?

    Do qeshi me djalin e tij?

    Jo jo jo Ai vete do shkoje ne kanal dhe do ta marre djalin dhe do ta nxjerri jashte ,do ti pastroje rrobat me kujdes dhe pas kesaj do ti thote me dashuri : biri im duhet te besh kujdes kur ecen rruges.

    Mekataret jane si ky djali qe bie brenda ne kanal; Qarte?

    (P. R. SARKAR)

  13. #93
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Për: thënie të bukura dhe shprehje nga njerëz të mëdhenj

    ‘Asgjë nuk të sjell paqe më të madhe se sa të shohësh punët tua’

    KultPlus ju sjell një koleksion të ndritshëm prej mençurisë që rrjedh prej shekujsh të kulturës Hindi.


    Para se t’i thuash diçka dikujt, gjithmonë mendo se si do të ndiheshe nëse dikush të thoshte të njëjtën gjë.

    Për të gjetur paqen, ndonjëherë duhet të jeni të gatshëm të shkëpusni lidhjen tuaj me njerëzit, vendet dhe gjërat që krijojnë gjithë zhurmën në jetën tuaj.

    Kur nuk gjeni zgjidhje për një problem, ndoshta nuk është një problem që duhet zgjidhur, por më tepër një e vërtetë që duhet pranuar.

    Buda citon dashurinë “Ai tha,” Ka vetëm dy ditë në vit që asgjë nuk mund të bëhet. Njëra quhet dje dhe tjetra quhet nesër, kështu që sot është dita e duhur për të dashur, besuar, bërë dhe kryesisht të jetosh.

    Qetësoni zërin që ju thotë të bëni më shumë dhe të jeni më shumë, dhe besoni se në këtë moment, kush jeni, ku jeni dhe ajo çfarë po bëni është e mjaftueshme. Do të arrini atje ku duhet të jeni në kohën tuaj. Deri atëherë, merr frymë. Merrni frymë dhe jini të durueshëm me veten dhe procesin tuaj. Ju po bëni më të mirën që mundeni për të përballuar dhe mbijetuar në mes të përpjekjeve tuaja, dhe kjo është gjithçka që mund të kërkoni nga vetja. Kjo është e mjaftueshme.

    Gjëja më e bukur për të mësuar nga uji: Përshtateni veten në çdo situatë dhe në çdo formë. Por më e rëndësishmja. Gjeni mënyrën tuaj për të rrjedhur.

    Çdo mëngjes ne rilindim. Ajo që bëjmë sot është ajo që ka më shumë rëndësi.

    Eshtë më mirë të pushtosh veten sesa të fitosh një mijë beteja.

    Çdo gjë që ju shqetëson, gjithçka që ju irriton është mësuesi juaj.

    Të fal, dhe kjo është dhurata ime për ty. Të eci përpara është dhurata ime për veten.

    Jeta është një jehonë. Ajo që dërgoni, kthehet. Atë që mbillni, atë korrni. Atë që jep, e merr. Ajo që shihni tek të tjerët, ekziston tek ju. Mos harroni, jeta është një jehonë. Gjithmonë kthehet tek ju.

    Nëse nuk gjeni askënd që t’ju mbështesë në rrugën shpirtërore, ecni vetëm.

    Kur egoja vdes, shpirti zgjohet.

    Ajo që mendoni, bëheni. Atë që ndjen, e tërheq. Atë që imagjinoni, e krijoni.

    Mos e prish një ditë të re duke u ndalur tek e djeshmja. Lere te iki.

    Ndjenjat janë vetëm vizitore. Lërini të vijnë e të ikin.

    Gjithçka që jemi është rezultat i asaj që kemi menduar. Mendja është gjithçka. Ajo që ne mendojmë bëhemi.

    Jepni, edhe nëse keni vetëm pak.

    Asgjë nuk largohet kurrë derisa të na ketë mësuar atë që duhet të dimë.

    Mos u hakmerr. Lëreni që karma të bëjë të gjithë punën.

    Pavarësisht se sa i arsimuar, i talentuar, i pasur apo i ftohtë besoni se jeni, mënyra se si i trajtoni njerëzit në fund të fundit i tregon të gjitha. Integriteti është gjithçka.

    Ndoshta flutura është dëshmi se mund të kalosh një errësirë ​​të madhe dhe prapë të bëhesh diçka e bukur.

    Si të keni një ditë të lumtur: 1. Ngadalëso 2. Thuaj faleminderit 3.Buzëqesh 4. Merr frymë thellë 5. Komplimento dikë 6. Vlerëso gjërat e vogla 7. Përqendrohu në të këndshmen 8. Vini re tre gjëra për të cilat jeni mirënjohës.

    Kthejeni plagët tuaja në urtësi.

    Sekreti për të jetuar mirë dhe më gjatë është: hani gjysmën, ecni dyfish, qeshni trefish dhe dashuroni pa masë.

    Mos u mërzitni me njerëzit ose situatat, të dy janë të pafuqishëm pa reagimin tuaj.

    Lumturia nuk do të vijë kurrë për ata që nuk arrijnë të vlerësojnë atë që tashmë kanë.

    Përndritja vjen kur një valë kupton se është oqeani.

    Ti nuk ke një shpirt. Ti je nje shpirt. Ti ke një trup.

    Paqe. Nuk do të thotë të jesh në një vend ku nuk ka zhurmë, telashe ose punë të palodhshme. Do të thotë të jesh në mes të atyre gjërave dhe të jesh ende i qetë në zemrën tënde.

    Dhimbja është e pashmangshme. Vuajtja është fakultative.

    Ndaloni përpjekjet për të qetësuar stuhinë. Qetësohu ti, stuhia do të kalojë vetë.

    Jini të durueshëm. Çdo gjë vjen tek ju në momentin e duhur.

    Kapaciteti ynë për të bërë paqe me një person tjetër dhe me botën varet shumë nga aftësia jonë për të bërë paqe me veten.

    Budistët thonë se nëse takoni dikë dhe zemra juaj rreh, duart tuaja dridhen, gjunjët tuaj dobësohen, nuk është ai. Kur takoni ‘shpirtin tuaj binjak’ tuaj do të ndiheni të qetë. Asnjë ankth, asnjë agjitacion.

    Egoja nuk e pranon kurrë të vërtetën.

    Karma! Mendoni mendime të mira, thoni gjëra të mira, bëni mirë për të tjerët. Çdo gjë kthehet.

    Buda citon mbi dashurinë “Paraja mund të blejë një banesë, por jo një shtëpi. Me para mund të blini një shtrat, por jo të flini. Me para mund të blini një orë, por jo kohën. Me para mund të blini një libër, por jo njohuri. Paraja mund të blejë ushqim, por jo një oreks. Paratë mund t’ju blejnë miq, por jo dashuri. Paraja mund të blejë pozicion, por jo respekt. Paraja mund të blejë gjak, por jo jetë. Paraja mund të blejë sigurim, por jo siguri. Paraja mund të blejë fenë, por jo shpëtimin.

    Pavarësisht se sa e vështirë është e kaluara, gjithmonë mund të filloni përsëri.

    Nëse ndizni një llambë për dikë tjetër, ajo gjithashtu do të ndriçojë rrugën tuaj.

    Bëni mirë për të tjerët. Do të kthehet në mënyra të papritura.

    Buda citon mbi lumturinë “Lumturia nuk varet nga ajo që keni ose kush jeni; mbështetet vetëm në atë që mendoni.

    Mos gjykoni asgjë, do të jeni të lumtur. Falni gjithçka, do të jeni më të lumtur. Duaj gjithçka, do të jesh më i lumtur.

    Nëse doni të fluturoni, hiqni dorë nga gjithçka që ju rëndon.

    Asgjë nuk të sjell paqe më të madhe sesa të shohësh punët tua.

    Shqetësimi nuk i largon hallet e së nesërmes. Ajo heq paqen e sotme.

    Ju jetoni pjesën më të madhe të kohës në kokën tuaj. Sigurohuni që është një vend i mirë për të qenë.

    Lërini njerëzit t’ju gjykojnë. Lërini ata t’ju keqkuptojnë. Lërini të bëjnë thashetheme për ju. Ajo që ata mendojnë për ju nuk është problemi juaj. Mendimet e tyre nuk paguajnë faturat tuaja. Kështu që ju qëndroni të sjellshëm, të përkushtuar ndaj dashurisë dhe të lirë në vërtetësinë tuaj, dhe pavarësisht se çfarë bëjnë ose thonë … kurrë mos dyshoni në vlerën tuaj ose bukurinë e së vërtetës suaj. Ju vazhdoni të shkëlqeni dhe i lini urrejtësit të urrejnë.

    Buda citon për jetën: “Çdo gjë shërohet. Trupi juaj shërohet. Zemra juaj shërohet. Mendja shërohet. Plagët shërohen. Shpirti juaj riparon vetveten. Lumturia juaj do të kthehet gjithmonë.


    / KultPlus.com

    https://www.kultplus.com/libri/asgje...esh-punet-tua/
    Ndryshuar për herë të fundit nga sirena_adria : 31-08-2021 më 08:41

  14. #94
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    5,922

    Për: thënie të bukura dhe shprehje nga njerëz të mëdhenj

    Per ata qe duan te realizojne vetveten e tyre me te larte nepermjet intelektit shtegu i praktikes shpirterore eshte si nje thike e mprehte , ndersa per ta qe jane devote dhe aspirante shpirterore ky shteg eshte si nje buqete me lule , duke qene se Zoti realizohet vetem me ane te devocionit (dashurise se pa kushtezuar) atehere Ai eshte me ty (devotin)

    Shrii Shrii Anandamurti

  15. #95
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    5,922

    Për: thënie të bukura dhe shprehje nga njerëz të mëdhenj

    ...ne shtegun e praktikes shpirterore nese i dorezohesh pa kushte udheheqesit tend shpirteror GURU-s,atehre dhe vetem atehere mund te kesh gjithshka.

    Shrii Shrii Anandamurti

  16. #96
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    5,922

    Për: thënie të bukura dhe shprehje nga njerëz të mëdhenj

    Kush eshte i madh ?

    Per kete pyetje pergjigja eshte : ata te cilet i sherbejne te tjereve nepermjet sherbimit social pa interes , keta persona jane te cilesuar si te medhenj

    Ata te cilet kane studiuar shume libra ,apo qe kane shume pasuri,ata qe kane familje prestigjioze,ata qe kane reputacion ne shoqeri,...e shume te tjera si keto,etj,etj, nuk mund te quhen te medhenj nese nuk bejne sherbim social pa interes duke i sherbyer te tjereve

    Ata qe i sherbejne te tjereve jane te medhenj,te larte, dhe per te bere sherbim social pa interes, nuk ka nevoje te kesh shume para,cfaredo lloj force qe te kesh ne zoterim perdore duke i sherbyer te tjereve, nese ke trup te forte afroje duke bere sherbim fizik,nese ke para bej sherbim duke ofruar vlera monetare ,nese ke intelekt beje me intelekt duke afruar dituri,nese ke kurajo beje nepermjet kurajos,nese nuk ke asgje atehere beje duke afruar mendime te mira dhe bekime

    Qenjet njerzore behet te medhenj duke duke i sherbyer te tjereve nepemjet sherbimit social pa interes, aty ku nuk ka sherbim social pa interes njerzit behen te ulet dhe meskine behet persona pa vlere

    Shrii Shrii Anandamurti

  17. #97
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    5,922

    Për: thënie të bukura dhe shprehje nga njerëz të mëdhenj

    Nga sfera psiqike-mendore valet jo te domosdoshme duhet te eleminohen , kjo gje eleminon shume pesha te renda nga mendja njeriut, NUK DUHET TE SHQETESOHEM DHE PREOKUPOHEM PER GJERA TE PAKUPTIMTA SEPSE NJE GJE E TILLE ME BEN QE TE HUMBAS KOHEN E CMUAR, njerzit duhet ta kujtojne nje gje te tille dhe nuk duhet ta harrojne, ky eleminim i mendimeve te kota , ose me mire dhe me sakte terheqja dhe zhdukja e mendimeve te kota dhe te padeshirueshme nga mendja te ndihmojne ne menyre te atille qe mendja te mos emetoje mendime te kota dhe e ndihmojne mendjen te behet me e arsyeshme dhe racionale dhe stimulojne pjesen me te madhe te fakulteteve te mendjes njerzore dhe keshtu qe ne menyre te atille keto cilesi te larta te mednjes njerzore jo vetem te stimulohen dhe vihen ne dukje por edhe te arrish qe ti praktikosh ne jeten e perditshme.

    - Shrii Shrii Anandamurti

  18. #98
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    5,922

    Për: thënie të bukura dhe shprehje nga njerëz të mëdhenj

    Mendja nuk mundet te qendroje dhe te egsitoje pa nje objekt ,duke qene se objektivizimi i mendjes eshte esenciale dhe gjithashtu pa pasur nje objekt per te menduar mendja nuk mundet te funksionoje atehere drejtojeni mendjen ne menyre te atille qe te kete vetem nje objekt-mendim,dhe beni qe ky objekt-mendim i juaji te jete vetem ENTITETI KOZMIK

    Por mendja duhet te jete edhe e balancuar apo e ekuilibruar dhe kjo mendje e balancuar duhet te jete e drejtuar dhe kanalizuar drejt Thelbit Suprem Kozmik,sepse vetem nje mendje e e drejtuar drejt Entitetit Kozmik mund te shkrihet dhe zhytet,dhe tretet tek Ai - i Madhi-Zot.

    Shrii Shrii Anandamurti

  19. #99
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    5,922

    Për: thënie të bukura dhe shprehje nga njerëz të mëdhenj

    Duhet te jete nje sistem social ku cdo person te punoje sipas mundesive qe ka ne zoterim, ata te cilet kane mundesi fizike duhet te japin kontribut nepermjet punes fizike ,ndersa ata qe kane mundesi mendore duhet te japin kontributin e tyre nepemjet punes mendore,eshte pergjegjesi e shoqerise te marr ne kujdesin e saj ata te cilet nuk jane ne gjendje te japin asnje kontribut as fizik dhe as mendor per shkak te jokapacitetit te tyre fizik dhe mendor

    Shrii Shrii Anandamurti


  20. #100
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    5,922

    Për: thënie të bukura dhe shprehje nga njerëz të mëdhenj

    Ne strukturen e shoqerise objektivi shpirteror duhet te kete dhe meritoje prioritet paresor,kete duhet ta kene parasysh te gjithe,sepse edhe me ekspansion psiqik njerzit behen egoiste dhe egocentrike,dhe nese i mungon objektivi shpirteror ndjenjat e semura te grupit rriten tek mendjet e ketyre personave,keta persona kultivojne njohurine mondane por jo spiritualitetin, spiritualitet do te thote qe personat te fillojne te bejne pyetje si:

    KUSH JAM UNE ?

    KUSH ESHTE QELLIMI IM NE JETE ?

    SI MUND TA ARRIJ QELLIMIN TIM NE JETE ?

    Intelektualet e sotem jane bere pengese per te shperndare ideale shpirterore sepse jane te manget ne kodet e tyre morale dhe valet e tyre psiqike shkojne kunder interesit kolektiv , si pasoje imoraliteti,korrupsioni,dhe mungesa e ndershmerise jane perhapur ne shoqeri masivisht, nje shoqeri e shendoshe dhe e forte do ta ndaloje kete tendence degraduese .

    Shrii Shrii Anandamurti

    Ndryshuar për herë të fundit nga ATMAN : 14-09-2021 më 16:12

Faqja 5 prej 42 FillimFillim ... 3456715 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Aktoret e medhenj
    Nga Kryeplaku në forumin Kinematografia dhe televizioni
    Përgjigje: 74
    Postimi i Fundit: 27-03-2024, 06:17
  2. Shprehje
    Nga Eureka në forumin Prezantoni veten në forum
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 05-01-2015, 14:46
  3. Shprehje të bukura në shqip
    Nga anaksimenus në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 371
    Postimi i Fundit: 04-06-2012, 11:02
  4. Njerëz të mëdhenj
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 05-10-2007, 15:54
  5. Shprehje....
    Nga Dita në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 03-03-2003, 13:01

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •