Close
Faqja 15 prej 42 FillimFillim ... 5131415161725 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 281 deri 300 prej 825
  1. #281
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    5,896

    Për: thënie të bukura dhe shprehje nga njerëz të mëdhenj

    ..... kushdo që pendohet vërtet për veprat e tij të këqija do të shpëtohet nga hiri i Perëndisë. Askush në thelb nuk është i keq. Shumicën e kohës janë rrethanat dhe mjedisi që i çojnë njerëzit në rrugë të këqija.

    Shrii shrii Anandamurtijii

  2. #282
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    5,896

    Për: thënie të bukura dhe shprehje nga njerëz të mëdhenj

    ...për të reformuar delinkuentët dhe devijantët keqberes socialë, shoqëria do të duhet të adoptoje një qasje të ndryshme nga ajo që eshte aktualisht ne normat ndërkombëtare, ajo që duhet eshte korrigjimi dhe jo ndëshkimi, burgjet duhet te quhen qendra korrektuese, asgjë nuk po bëhet brenda burgjeve për të reformuar kriminelët. Përkundrazi, të burgosurit aty ne burgje trajtohen në mënyrë absolutisht çnjerëzore. Shumica
    nga ata që kalojne kohë në burg shndërrohen në kriminelë me të ashpër dhe përbëjne një kërcënim më të madh për shoqërinë se më parë,por nëse ketyre personave do tju ishte dhënë prekja shëruese e spiritualitetit, edhe këta kriminelë mund të ishin bërë një ditë pasuri e madhe për shoqërinë. E tillë është fuqia e spiritualitetit.

    Shrii shrii Anandamurtijii

  3. #283
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    5,896

    Për: thënie të bukura dhe shprehje nga njerëz të mëdhenj

    Duhet pasur parasysh mire se për aq kohë qe një shoqëri njerëzore madhështore, e shëndetshme dhe universale nuk është e themeluar mirë, e gjithë kultura dhe qytetërimi i njerëzimit, sakrifica, shërbimi dhe përpjekja shpirtërore e saj nuk do të kenë asnjë vlerë.

    Shrii shrii Anandamurtijii

  4. #284
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    5,896

    Për: thënie të bukura dhe shprehje nga njerëz të mëdhenj

    Kapitalizmi i bën njerëzit lypës, por komunizmi i bën ata kafshë. Ai (komunizmi) i privon ata nga aftësia e tyre të të menduarit."

    Shrii shrii Anandamurtijii

  5. #285
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    5,896

    Për: thënie të bukura dhe shprehje nga njerëz të mëdhenj

    Nje vend mund te pushtohet me forcen e armeve por mendja jo,ata qe kane vendosur te bejne praktike shpirterore (meditim dhe sherbim social pa interes) per te pushtuar mendjen jane ushtare te vertete, qellimi praktikes shpirterore ne Ananda Marga eshte te pushtosh mendjen universale, dhe per ta arritur nje gje te tille aspirantet shpirterore duhet te aderojne dhe te pershtatin cilesite e ushtarit, duhet te kene nje vigjilence te vecante dhe rigoroze mbi unitetin dhe rregullin , nuk duhet te lejohet asnjehere qe te lindin dallime dhe ndasi te ata aspirante qe ushtrojne praktike shpirterore , uniteti duhet te ruhet edhe duke vene ne rrezik jeten tende, nuk duhet lejuar ne asnje rast qe interesi personal te pengoje interesin kolektiv.

    SHRII SHRII ANANDAMURTI

  6. #286
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    12-04-2009
    Postime
    368

    Për: thënie të bukura dhe shprehje nga njerëz të mëdhenj

    Ai qe le gjithcka ne meshire te fatit,e shnderron jeten ne llotari {Tomas Fuler}
    Nuk lejohen adresa Interneti ne Firme. Stafi i Forumit.

  7. #287
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    5,896

    Për: thënie të bukura dhe shprehje nga njerëz të mëdhenj

    Kjo e jona eshte nje mbeshtetje subjektive dhe nje rregullim objektiv

    Fusioni i lumtur midis botes objektive dhe synimit subjektiv, nderkohe qe individi leviz drejt objektivitetit Suprem duhet te mbaje edhe nje pershtatje te duhur me boten objektive , kur shoqeria njerzore te sistemohet ne kete ide Supreme.... njerzimi i te gjithe universit do te bashkohet ne ne entitet te vetem dhe ne e presim me ankth kete moment te lumtur.

    Shrii shrii Anandamurtijii

  8. #288
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    5,896

    Për: thënie të bukura dhe shprehje nga njerëz të mëdhenj

    Virtyti dhe vesi jane entitete te perkohshme-te kufizuar ne kohe dhe hapesire , keto gjera nuk kane te bejne fare me relacionin-devocional midis nje personi dhe Babait Suprem-Zotit, psh supozoni qe nje grup njerzish po ecen pergjate rruges dhe nje per tyre rrezohet ne nje kanal ,rrobat e tij dhe trupi do te behen pis, dhe kalimtaret e rastit do fillojne te qeshin me te, por kur Babai te shikoje birin e tij ne keto kushte cfare do beje?

    Do qeshi me djalin e tij?

    Jo jo jo

    Ai vete do shkoje ne kanal dhe do ta marre djalin dhe do ta nxjerri jashte ,do ti pastroje rrobat me kujdes dhe pas kesaj do ti thote me dashuri : biri im duhet te besh kujdes kur ecen rruges.

    Mekataret jane si ky djali qe bie brenda ne kanal; Qarte?

    (P. R. SARKAR)

  9. #289
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    5,896

    Për: thënie të bukura dhe shprehje nga njerëz të mëdhenj

    Kush eshte i madh ?

    Per kete pyetje pergjigja eshte : ata te cilet i sherbejne te tjereve nepermjet sherbimit social pa interes , keta persona jane te cilesuar si te medhenj

    Ata te cilet kane studiuar shume libra ,apo qe kane shume pasuri,ata qe kane familje prestigjioze,ata qe kane reputacion ne shoqeri,...e shume te tjera si keto,etj,etj, nuk mund te quhen te medhenj nese nuk bejne sherbim social pa interes duke i sherbyer te tjereve

    Ata qe i sherbejne te tjereve jane te medhenj,te larte, dhe per te bere sherbim social pa interes, nuk ka nevoje te kesh shume para,cfaredo lloj force qe te kesh ne zoterim perdore duke i sherbyer te tjereve, nese ke trup te forte afroje duke bere sherbim fizik,nese ke para bej sherbim duke ofruar vlera monetare ,nese ke intelekt beje me intelekt duke afruar dituri,nese ke kurajo beje nepermjet kurajos,nese nuk ke asgje atehere beje duke afruar mendime te mira dhe bekime

    Qenjet njerzore behet te medhenj duke duke i sherbyer te tjereve nepemjet sherbimit social pa interes, aty ku nuk ka sherbim social pa interes njerzit behen te ulet dhe meskine behet persona pa vlere

    Shrii Shrii Anandamurti

  10. #290
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Për: thënie të bukura dhe shprehje nga njerëz të mëdhenj

    Thëniet më të bukura të popullit zviceran

    Proverbat janë stolia e të folurit, dhe shpesh herë ndihmojnë njerëzit të përballen me situata të ndryshme.

    Ekonomia Online ka sjellë një koleksion të mençurisë së popullit zviceran.


    Kur nisesh në rrugë – këshillohu me pleq, kur kthehesh në shtëpi – të rejat merri vesh nga fëmijët.

    Nuk mjafton të jesh i mirë, duhet të jesh edhe me takt.

    Të pasur apo të varfër, të fuqishëm apo të dobët, të gjithë janë horra dhe kopukë.

    Zjarri të djeg kur je afër, ndërsa bukuria kur je larg.

    Vdekja nxjerr në pah jo pak trashëgimtarë të këqinj.

    Bukuria e vërtetë e një gruaje është të qënit modeste.

    Duaje fqinjin tënd, por gardhin mos e rrëzo.

    Fqinji i mirë është dera e parajsës, fqinji i keq është dera e ferrit.

    Kur dashuria është e madhe atëherë edhe grindja është e madhe.

    Kur hamë pemë të ëmbla, do të ishte që me mirënjohje t’i kujtojmë ata që i mbollën.

    Kur njeh sëmundjen tënde, njeh edhe atë tjetrin.

    Kush qesh me të madhe qan me të madhe.

    Më shumë vlen të jetosh edhe me jetën më të mjerueshme, me familjen tënde, se të jetosh vetëm me bollëk.

    Në dashuri konkurrenca nuk ka kuptim.

    Në dashuri ndonjëherë fjalët nuk vlejnë, flasin sytë dhe shpirti.

    Në dashuri, numri nëntë është çift.

    Në dashuri njëmbëdhjetëshi është numër çift.

    Ngjyra e verdhë e arit shpeshherë ia nxin shpirtin njeriut.

    Për shtëpi zgjidh vendin, për lojën, shokun.

    Pleqëria, ashtu si edhe fatkeqësia, nuk vjen e vetme.

    Sëmundja vjen me dengje dhe ikën me thërrime.

    Vetëm ai që nuk mund të flejë e di sa e gjatë është nata.

    S’ka armiq të vegjël, por ka vetëm armiq.

    Vdekja e llafazanëve fshihet në guhën e tyre.

    Dashuria të zbukuron, inati të shëmton.

    Derisa njeriu të ketë kokën mbi krahë, asgjë nuk është e humbur.

    Elefanti vritet për dhëmbë fildishi, zogu për pendët.

    Fati dhe talenti rrallëherë janë miq të mirë.

    Gruaja e ndershme gjithmonë gjen përgjigje korrekte në pyetjet lajkatare për mashtruesit.

    Ha shëllirë e turshi, por mendo për etjen që do të vijë.

    Kur armiku vjen në shtëpi, atëherë edhe gratë duhet të luftojnë.

    Fëmijët duaji me zemër, mirëpo edukoji me duar.

    Armiku mundohet të të zbulojë të fshehtën tënde, miku të të ndreqë gabimin.

    Armiku qesh kur ka marrë vesh të fshehtën tënde.

    E vërteta është ajo që kalon pranë historisë dhe historia as që e vëren.

    Edhe në qoftë se dera është hapur, mos hyr brenda pa leje.

    Kush e fsheh gjarprin në xhep, e përgatit litarin për vete.

    Njeriu i madh edhe hijen e ka të madhe kurse harabelat, sido që të kërcejnë, hije të madhe nuk bëjnë.

    Nëse një gënjeshtër në fillim të sjell dobi, në fund ajo të sjell dëm. Por nëse e vërteta në fillim të sjell dëm, më vonë ajo do të dalë e dobishme.


    Gazeta Express

    https://www.gazetaexpress.com/thenie...llit-zviceran/

  11. #291
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    5,896

    Për: thënie të bukura dhe shprehje nga njerëz të mëdhenj

    Ne strukturen e shoqerise objektivi shpirteror duhet te kete dhe meritoje prioritet paresor,kete duhet ta kene parasysh te gjithe,sepse edhe me ekspansion psiqik njerzit behen egoiste dhe egocentrike,dhe nese i mungon objektivi shpirteror ndjenjat e semura te grupit rriten tek mendjet e ketyre personave,keta persona kultivojne njohurine mondane por jo spiritualitetin, spiritualitet do te thote qe personat te fillojne te bejne pyetje si:

    KUSH JAM UNE ?

    KUSH ESHTE QELLIMI IM NE JETE ?

    SI MUND TA ARRIJ QELLIMIN TIM NE JETE ?

    Intelektualet e sotem jane bere pengese per te shperndare ideale shpirterore sepse jane te manget ne kodet e tyre morale dhe valet e tyre psiqike shkojne kunder interesit kolektiv , si pasoje imoraliteti,korrupsioni,dhe mungesa e ndershmerise jane perhapur ne shoqeri masivisht, nje shoqeri e shendoshe dhe e forte do ta ndaloje kete tendence degraduese .

    Shrii Shrii Anandamurti

  12. #292
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    5,896

    Për: thënie të bukura dhe shprehje nga njerëz të mëdhenj

    Konoshenca eshte dy llojesh:

    Intelektuale dhe intuitive , konoshenca intelektuale bazohet ne eksperience keshtu qe eshte e rrenjosur ne relativitet, pra nuk mundet kurresesi qe te jete absolute,
    ndersa konoshenca intuitive eshte e nje karakteri trashendental , seleksionon dhe analizon gjithshka vete keshtu qe eshte absolute

    Shrii Shrii Anandamurti

  13. #293
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    12-04-2009
    Postime
    368

    Për: thënie të bukura dhe shprehje nga njerëz të mëdhenj

    Kur udheheqësit tiran urinojnë mbi njerëzit, radha i vjen mediave për t'i bindur se bie shi.
    Nuk lejohen adresa Interneti ne Firme. Stafi i Forumit.

  14. #294
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    5,896

    Për: thënie të bukura dhe shprehje nga njerëz të mëdhenj

    Pse nuk duhet te urrejme asnje qenje njerzore?

    Si eshte e mundur te provohet urrejtje per nje person, ne te gjithe nuk kemi te drejte te provojme urrejtje per asnje person kushdo qofte ky,sepse Zoti nuk mundet dhe nuk mund te beje nje gje te tille,keshtu pra qe si mund te kemi urrejtje per nje njeri,si eshte e mundur te arrijme ne nje stad ku te provojme nje sentiment te tille si urrejtja.

    E pare nga kendveshtrimi i duhur dhe i drejte cdo qenje njerzore eshte vellai dhe motra jone,jemi te krijuar nga e njejta dashuri dhe dituri kozmike ,jemi ndertuar nga i njejti Thelb Suprem.

    Kur dikush mbetet prapa ne obligimet e veta eshte detyra jote e lindur ta ndihmosh dhe ta drejtosh qe te eci perpara bashke me ty, me vetedije apo jo te gjithe levizin drejt Thelbit Suprem Absolut,dhe kjo levizje drejt Atij te Madhit ZOT ,eshte ajo qe na perket te gjitheve ne eshte levizje ne natyren tone te lindur.

    Shrii Shrii Anandamurti

  15. #295
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Për: thënie të bukura dhe shprehje nga njerëz të mëdhenj

    Shprehje mbi ëndërrat, shpresën dhe faljen.

    “Shumë nga ne nuk janë duke jetuar ëndrrat e tyre, sepse kanë zgjedhur të jetojnë frikërat e tyre”.” – Les Brown

    “Unë nuk jam produkt i rrethanave të mia. Unë jam produkt i vendimeve të mia”. – Stephen Covey

    “Mënyra më e zakonshme që njerëzit të japin gjithë fuqinë që kanë, është duke menduar se nuk kanë aspak fuqi”. – Alice Walker

    “Njohuritë nuk janë të mjaftueshme, ne duhet t’i aplikojmë ato. Dëshirat nuk mjaftojnë, ne duhet t’i realizojmë ato”. – Leonardo da Vinci

    “Kur isha 5 vjeç, mamaja më thoshte përherë se lumturia ishte çelësi i jetës. Kur shkova në shkollë, më pyetën një herë se çfarë doja të bëhesha kur të rritesh, dhe unë shkruajta “Lumturi”. Ata më thanë se nuk e kisha kuptuar detyrën dhe unë u përgjigja se ata nuk e kuptonin jetën”. – John Lennon

    “Kur gjithçka duket sikur po shkon kundër teje, kujtohu se aeroplani shkon gjithë kohës kundër erës, jo në të njëjtin drejtim me të”. – Henry Ford

    “Mos e lejo të djeshmen të zërë shumë vend në të tashmen”. – Will Rogers

    “Ndaje mendjen se pavarësisht çdo gjëje që do të kalojë në rrugën tënde, pavarësisht se sa e vështirë të jetë, sa e padrejtë të jetë, ti do të bësh më shumë se sa thjesht të mbijetosh. Ti do të lulëzosh pavarësisht situatave të tilla”. – Joel Osteen

    “Unë besoj tek të qëndruarit të fortë, kur gjithçka duket sikur po shkon gabim. Unë besoj se vajzat e buzëqeshura janë më të bukurat. Unë besoj se e nesërmja është një ditë tjetër dhe unë besoj tek mrekullitë”. – Audrey Hepburn

    “Unë i dua njerëzit që buzëqeshin në probleme, që marrin fuqi në strese, që rriten me reflektim. Të kundërtat i bëjnë vetëm ata që kanë mendje të vogla, ndërsa ai që ka një zemër të vendosur, do t’i ndjekë parimet e tij deri në vdekje”. – Thomas Payne

    “Mbaji sytë drejt yjeve dhe këmbët në tokë”. – Theodore Roosevelt

    “Personi i vetëm me të cilin duhet të krahasohesh dhe të jesh më i/e mirë, është personi që ti ishe dje. Bëhu sot një version më i mirë i tij”. – Anonim

    “Jeta është shumë misterioze për ta marrë në mënyrë serioze”. – Mary Engelbreit

    “Askush nuk mund të të bëjë të ndihesh inferior/e pa lejen tënde”. – Eleanor Roosevelt

    “Nuk ka rëndësi se sa dëm u bën të tjerëve, por sa shumë të dëmtojnë ty dhe ti sërish të vazhdosh të ecësh përpara”. – Rocky Balboa

    “Nëse do të shkosh shpejt diku, shko i vetëm. Nëse do të shkosh larg, shko në shoqëri”. – Proverbë afrikane

    “Bëj atë që të duket e drejtë në zemrën tënde. Të tjerët do të të gjykojnë gjithsesi”. – Eleanor Roosevelt

    “Ne jemi ajo çfarë bëjmë vazhdimisht. Përsosmëria pra, nuk është një art, por një zakon”. – Aristoteli

    “Nëse punon fort dhe sillesh mirë, gjëra të mrekullueshme do të të ndodhin”. – Conan O’Brien

    “Çdo gjë e mirë është e vështirë. Nëse do të ishte e thjeshtë, çdokush do ta dëshironte”. – Jimmy Dugan

    “Falja nuk e ndryshon të shkuarën, por mund të zgjerojë të ardhmen”.

    “Të falësh do të thotë ta lësh të lirë një të burgosur dhe të kuptosh se i burgosuri ishe ti”.

    “Le ta falim njëri-tjetrin, sepse vetëm atëherë mund të jetojmë në paqe”.

    “Ai që është i mirë në falje, duhet padiskutim të jetë i mirë edhe në harresë”.

    “Të mbash inate nuk të bën më të fortë, por më të hidhur. Të falësh nuk të bën më të dobët, të bën më të lirë”.

    “Kur dikush bën diçka gabim, fale duke mos i harruar gjithë gjërat e mira që ai ka bërë”.

    “Falja nuk është përherë e lehtë. Ndonjëherë ajo ndihet më e dhimbshme se plaga që kemi marrë, nga mendimi se po falim dikë që e ka shkaktuar atë plagë. Dhe përsëri, duhet të dimë se nuk ka paqe pa falje”.

    “Fali të tjerët jo sepse ata e meritojnë faljen, por sepse ti e meriton paqen”.

    “Të falësh dikë mund të të ulë krenarinë, por mos ta falësh atë mund të kushtojë ty lirinë”.

    “I dobëti nuk mundet asnjëherë që të falë. Falja është një atribut i të fortit”.


    /KultPlus.com

    https://www.kultplus.com/libri/theni...ikerat-e-tyre/

  16. #296
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Për: thënie të bukura dhe shprehje nga njerëz të mëdhenj

    “Mirësia në fjalë krijon besim. Mirësia në të menduar krijon thellësi. Mirësia në të dhënë krijon dashuri”

    Lao Tzu, një prej filozofëve dhe poetëve më të famshëm të Kinës së lashtë, ka lënë pas shumë mësime të rëndësishme. I njohur më mirë si autori i Tao Te Ching dhe themelues i Taoizmit filozofik, urtësia e tij e spikatur dhe mesazhet e paqes, pajtimit dhe të jetuarit në mënyrë kohezive, na kujtojnë se çfarë është me të vërtetë e rëndësishme në jetë, dhe si mund të zhvillohemi në mënyrë kolektive.

    Në kulturën kineze ai ishte një figurë qendrore, por fjalët e tij mund të gjejnë zbatim për popujt e të gjithë botës.

    Përgjigjen e ke ti!

    “Në qendrën e qenies tënde, ti e ke përgjigjen; ti e di se kush je dhe e di se çfarë do. Të njohësh të tjerët është inteligjencë; të njohësh vetveten është mençuri. Të kontrollosh të tjerët është forcë; të kontrollosh vetveten është fuqia e vërtetë. Kur heq dorë nga ai që jam, unë shndërrohem në atë që do të bëhem”.

    Tolero dhe do të jesh i lirë!

    “Duhet të lësh gjërat ashtu si janë. Bota fitohet duke qenë tolerantë”.

    “Mësuesi vepron duke mos bërë asgjë dhe mëson duke mos thënë asgjë. Gjërat shfaqen dhe ai i lë të vijnë; gjërat zhduken dhe ai i lë të ikin. Ai ka, por nuk zotëron, vepron por nuk pret. Kur puna mbaron, ai e harron. Ja përse zgjat përgjithmonë”.

    “Nëse do të bëhesh i plotë, lëre veten të jesh i pjesshëm. Nëse do të bëhesh i drejtë, lëre veten të jesh i shtrembër. Nëse do të bëhesh plot, lëre veten të jetë bosh. Nëse do të rilindësh, lëre veten të vdesë. Nëse do të të japin gjithçka, hiq dorë nga gjithçka”.

    “A e ke durimin që të presësh deri kur balta të bjerë dhe uji të pastrohet? A mund të qëndrosh pa lëvizur, deri kur veprimi i duhur të shfaqet vetë”?

    “Egoizmi nuk do të të japë asnjëherë kënaqësinë e njohjes së vërtetë të vetvetes!”

    “Ai që e përcakton vetveten, nuk do ta dijë kurrë se cili është në të vërtetë”

    “Ai që ka fuqi mbi të tjerët, nuk mund të fuqizojë veten”.

    “Ai që përpiqet të shkëlqejë, e zbeh dritën e vetes së tij”.

    “E keqja ikën kur e injoron!”

    “Mos i jep të keqes asgjë të cilës t’i kundërvihet, dhe do të shohësh që do të zhduket vetë”.

    “Mirësia dhe dhembshuria fitojnë gjithmonë!”

    “Trajtoji ata që janë të mirë me mirësi, dhe trajto gjithashtu ata që nuk janë të mirë, po me mirësi. Kështu e merr të mirën mbrapsht. Ji i ndershëm me ata që janë të ndershëm, dhe ji gjithashtu i ndershëm me ata që nuk janë. Kështu sigurohet ndershmëria”.

    “Mirësia në fjalë krijon besim. Mirësia në të menduar krijon thellësi. Mirësia në të dhënë krijon dashuri”.

    “Të jesh thellësisht i dashuruar nga dikush të jep forcë, ndërkohë që kur dashuron dikë thellësisht, të jep kurajë”.

    “Pavarësisht të tjerëve ji gjithnjë vetvetja!”

    “Vrije mendjen për miratimin e njerëzve, dhe ti do të jesh i burgosuri i tyre”.

    “Kur je i kënaqur që je thjeshtë vetvetja, dhe nuk krahasohesh apo konkuron, të gjithë do të respektojnë”.

    “Mençuria dhe forca vijnë prej përulësisë!”

    “Njeri i mençur është ai, që e di, atë që nuk di”.

    “Të gjithë rrëketë derdhen në det, sepse deti është më poshtë se ato. Përulësia ia jep atij fuqinë që ka”.

    “Ndryshimi është i pashmangshëm, kështu që përqafoje!”

    “Nëse kupton që të gjithë gjërat ndryshojnë, nuk ka asgjë pas të cilës do të duash të kapesh. Nëse nuk ke frikë nga vdekja, atëherë nuk ka asgjë që nuk mund ta arrish”.

    “Fillimet e reja shpesh herë maskohen si funde të dhimbshëm”.

    “Një udhëheqës i madh e di se nuk është mbi ndjekësit e tij, por njëri prej tyre!”

    “Udhëheqësi i lig është ai që njerëzit e urrejnë. Udhëheqësi i mirë është ai që njerëzit e nderojnë. Udhëheqësi i madh është ai për të cilin njerëzit thonë: “E krijuam vetë”.

    “Nëse dëshiron të qeverisësh njerëzit, duhet të vendosësh veten poshtë tyre. Nëse do t’i udhëheqësh njerëzit, duhet të mësosh si t’i ndjekësh ata”.

    “Mos bëj asgjë dhe mos ji asgjë, e do të gjesh lumturinë e vërtetë!”

    “Kur asgjë nuk bëhet, asgjë nuk lihet pa u bërë”.

    “Shëndeti është zotërimi më i madh që ke. Kënaqësia është thesari më i madh. Vetëbesimi është miku më i mirë. Mos-qenia është gëzimi më i madh”.


    / KultPlus.com

    https://www.kultplus.com/libri/theni...rijon-dashuri/

  17. #297
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    5,896

    Për: thënie të bukura dhe shprehje nga njerëz të mëdhenj

    Funksioni i meditimit eshte qe te punosh dhe te hysh brenda mendjes tende per te eleminuar te gjitha shtremberimet e impresionet qe punet apo aksionet ne jetet tona te kaluara kane rregjistruar ne mendjen tone subkoshiente, ky proces eshte pak a shume i ngjashem me ate rastin kur pastrojme shtepine, ne mes te ketij procesi pastrimi kur jemi ne kulmin e punes shtepia na duket akoma me rremuje sec ishte ne fillim ,por duke vazhduar pastrimin dhe duke mos e lene pergjysem punen e nisur ne fund fare e bejme te paster dhe te bukur shtepine , keshtu ndodh pra ndersa vazhdojme meditimin mendja jone behet gjithmone dhe me shume e qarte dhe e paster.

    Shrii Shrii Anandamurti

  18. #298
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    5,896

    Për: thënie të bukura dhe shprehje nga njerëz të mëdhenj

    Letargjia shpirterore eshte me e keqja nga te gjitha,letargji shpirterore do te thote qe te mos ulesh rregullisht per te bere meditim cdo dite, ata persona me letargji shpirterore kane kohe te lire per te bere cdo gje dhe cdo pune e aksion,por kur eshte puna per praktike shpirterore dhe meditim,thone apo duken sikur nuk kane kohe.

    Shrii Shrii Anandamurtiji

  19. #299
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Për: thënie të bukura dhe shprehje nga njerëz të mëdhenj


  20. #300
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Për: thënie të bukura dhe shprehje nga njerëz të mëdhenj


Faqja 15 prej 42 FillimFillim ... 5131415161725 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Aktoret e medhenj
    Nga Kryeplaku në forumin Kinematografia dhe televizioni
    Përgjigje: 74
    Postimi i Fundit: 27-03-2024, 06:17
  2. Shprehje
    Nga Eureka në forumin Prezantoni veten në forum
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 05-01-2015, 14:46
  3. Shprehje të bukura në shqip
    Nga anaksimenus në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 371
    Postimi i Fundit: 04-06-2012, 11:02
  4. Njerëz të mëdhenj
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 05-10-2007, 15:54
  5. Shprehje....
    Nga Dita në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 03-03-2003, 13:01

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •