Close
Faqja 6 prej 42 FillimFillim ... 4567816 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 101 deri 120 prej 831
  1. #101
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    5,922

    Për: thënie të bukura dhe shprehje nga njerëz të mëdhenj

    Praktika Shpirterore eshte komplet ndryshe nga religjioni sepse i meson njerzit te avancojne dhe nderkohe qe ecin perpara ne te njejten kohe edhe zhdukin pa meshire gjithe pengesat qe pengojne progresin njerzor , kualitetet e spiritualitetit dhe praktikes shpirterore jane :

    -analiza e holle
    -forca ideologjike
    -shkelqimi i kurajos

    Shrii Shrii Anandamurti
    Ndryshuar për herë të fundit nga ATMAN : 17-09-2021 më 15:49

  2. #102
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    5,922

    Për: thënie të bukura dhe shprehje nga njerëz të mëdhenj

    Nuk e arrin dhe nuk e realizon kurre ATE (ZOTIN) nepermjet studimit tend ,inteklektit , apo krenarise se semure per diturine e fituar.

    Duhet ta arrish dhe realizosh nepermjet ideacionit kostant, sentimentit te embel devocional,si dhe deshires intensive shpirterore.

    - Shrii Shrii Anandamurti

  3. #103
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Për: thënie të bukura dhe shprehje nga njerëz të mëdhenj

    “Shqiptarët do t’i fitojnë të gjitha betejat, pasi të mbarojnë betejën e fundit mes tyre”


    Kjo është thënia simbol e Mit’hat Frashërit, alias Lumo Skëndo, e thënë në vitet ’30 kur shkëlqeu një plejadë dhe traditë letrare, por dhe elitare në Shqipëri.

    Mit’hat Frashëri u lind më 25 mars 1880 në Janinë; vdiq më 3 tetor 1949 në Nju-Jork, SHBA.

    Ishte i biri i Abdyl Frashërit dhe nipi i Sami Frashërit dhe Naim Frashërit.

    Ai e njohu shumë pak babain e tij dhe u rrit nën kujdesin e Samiut dhe Naimit.

    Ai është konsideruar si njëri nga intelektualët më të shquar të brezit të vet. Gjatë pesë dekadave të sundimit komunist, ai mbeti i hetuar dhe u quajt “reaksionar”, “tradhtar” etj.

    E vetmja tradhti që kishte bërë ishte ajo ndaj ideologjisë komuniste dhe ideologëve të saj…

    Pa u zgjatur shumë te veprimtaria letrare dhe patriotike e Mit’hat Frashërit, e cila studiohet që në shkollë dhe interneti “gëlon” me to, më poshtë gjeni disa nga thëniet e tij më të spikatura për shqiptarët, që duket se do të mbeten gjithnjë aktuale; sado shekuj kalojnë.

    Ja çfarë thotë Mit’hat Frashëri për shqiptarët:

    1- Shqiptari prej natyre është kotësidashës, plot vanitet dhe egoizëm. Nuk i pëlqen kurrë të shohë dhe të njohë fajin dhe të metën e tij: i pëlqen kurdoherë të ngarkojë një tjetër.

    2- Shqiptarët, megjithëse në pjesën më të madhe myslimanë, nuk e kanë konsideruar veten kurrë turq. Në të kundërtën, ata kishin një nocion të qartë për individualitetin e tyre dhe një hendek i thellë i pengonte ata të ngatërroheshin me racën e pushtuesve.

    3- Kur merr një detyrë, ki disiplinë e durim. Shqiptarin e ka prishur mungesa e disiplinës dhe zjarri i padurimit

    4- Shqiptarin e ka prishur mosbindja dhe jo bindja. Nis ti më parë të japësh shembullin e bindjes jo të verbër.

    5- Hiqe veten si pak të mençur dhe pak të ditur. Mendjemadhësia na ka çmendur gjer më sot.

    6- Duhet të kemi kurajo të themi të vërtetën, të bardhës t’i themi të bardhë dhe të zezës – të zezë.

    7- Mos e qorto dhe mos e shaj shqiptarin për fajin që ka bërë, se ajo është mënyra më e fortë që ta bësh të këmbëngulë në atë faj. Merre me të mirë dhe shiko ta bindësh, pa pasur as pamjen e të dhënit këshillë.

    8- Shqiptari, duke mos qenë i mësuar me jetë politike, dua të them, duke mos pasur gjer më sot shtet, qeveri dhe independencë, s’ka kuptuar dot akoma barrën, detyrat dhe përgjegjësitë që rrjedhin nga një jetë indipendente.

    9- Patrikularizma, lokalizma dhe ekskluzivizma tek shqiptari rrëfehen me atë mani që ka secilido të marrë emrin e fshatit ose të qytetit si emër familjeje. Kur piqen dy shqiptarë, pas gëzimit të parë, pyetja esenciale është: nga të kemi zotëri?

    10 – Shumë herë ideali për shqiptarin është të qenët i zoti, me çdo mënyrë që të jetë. Pa dyshim, duke pasur horizontin të ngushtë, nuk mund të kërkojë veç sukseset e lehta.

    11- Vetëm një proverb të mirë di: ”Trimi i mirë me shokë shumë”. Por kur mendoj fjalën e Ali Pashës: dy shqiptarë janë shumë! Atëherë kam dëshirë ta kthej proverbin: ”Trimi i mirë me shokë…pak!”

    12 – Shpëtimi i Shqipërisë do të vijë me anë të vetes tonë.

    13 – Mos u hidhëro po të shkoj tjetri para, edhe pse nuk ndenje dot në krye. Zilia na ka lënë të panderuar.

    14 – Shpesh herë zemërimi ynë vjen jo se kemi të drejtë, po se kemi faj dhe na vjen ligsht që na e shohin të tjerët.

    15 – Dhembja më e madhe është pikëllimi i brendshëm, jo ai qe rrëfehet.



    / KultPlus.com

    https://www.kultplus.com/libri/shqip...it-mes-tyre-2/

  4. #104
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,509

    Për: thënie të bukura dhe shprehje nga njerëz të mëdhenj

    Te gjithe bashkvuajtes dhe te gjithe bashkfajtor.

    Nuk e di se eshte e bukur por eshte thenie qe shpegon nje 30 vjeçar deri tani,dhe ka mundesi qe te shpegoje edhe shume vite te tjera. (Autori,nje komunist psikopat)

  5. #105
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    5,922

    Për: thënie të bukura dhe shprehje nga njerëz të mëdhenj

    Komponenti ideologjik i mendjes individuale qe vjen nga insipirimi fillestar per te arritur perthithjen (apo zhytjen dhe tretjen ) kozmike , Quhet "Etike"
    Cdo aspekt i etikes kendon kengen e pafundesise edhe ne ato raste kur eshte ne mes te mjeteve apo limiteve te kufizuara sic eshte etika.

    Shrii Shrii Anandamurti

  6. #106
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    5,922

    Për: thënie të bukura dhe shprehje nga njerëz të mëdhenj

    Eshte shume e rendesishme te zgjedhesh mire shoqerine tende sepse nje shoqeri e mire te con ne perparim mendor dhe shpirteror ,ndersa nje shoqeri e keqe te con ne degradim dhe shkaterrim ..

    Shrii Shrii Anandamurti

  7. #107
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    5,922

    Për: thënie të bukura dhe shprehje nga njerëz të mëdhenj

    Citim Postuar më parë nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    Te gjithe bashkvuajtes dhe te gjithe bashkfajtor.

    Nuk e di se eshte e bukur por eshte thenie qe shpegon nje 30 vjeçar deri tani,dhe ka mundesi qe te shpegoje edhe shume vite te tjera. (Autori,nje komunist psikopat)
    ne kushtet ku ndodhej shqiperia nuk kishte rruge tjeter

    Ne gjermanine lindore jane mbyllur dosjet per 99 vjet sepse qellimi nuk eshte te krijohej nje lufte e re klasash apo nje gjueti e re shtrigash,por te ndertohej gjermania , ndersa historine le ta bejne historianet

    Edhe ai qe eshte sot kryeminister eshte nipi i spiro kolekes anetar i byrose politike , dhe ka qene i privilegjuar si cun blloku, qe edhe tani si ish cun blloku kryeminister bredh edhe me makine 500 mije dollareshe

    kto nuk jane problemete e verteta qe i duhen shqiperise sot ,por jane problemet social ekonomike dhe financiare ,sepse nuk ka asnje vend ne europe ku 86 % e popullsise te kerkoje te largohet nga vendi i vet ,dhe per kete fakt te frikshem nuk besoj e ka fajin sala i cili ka kohe qe eshte larguar nga pushteti

  8. #108
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,509

    Për: thënie të bukura dhe shprehje nga njerëz të mëdhenj

    Citim Postuar më parë nga ATMAN Lexo Postimin
    ne kushtet ku ndodhej shqiperia nuk kishte rruge tjeter

    Ne gjermanine lindore jane mbyllur dosjet per 99 vjet sepse qellimi nuk eshte te krijohej nje lufte e re klasash apo nje gjueti e re shtrigash,por te ndertohej gjermania , ndersa historine le ta bejne historianet

    Edhe ai qe eshte sot kryeminister eshte nipi i spiro kolekes anetar i byrose politike , dhe ka qene i privilegjuar si cun blloku, qe edhe tani si ish cun blloku kryeminister bredh edhe me makine 500 mije dollareshe

    kto nuk jane problemete e verteta qe i duhen shqiperise sot ,por jane problemet social ekonomike dhe financiare ,sepse nuk ka asnje vend ne europe ku 86 % e popullsise te kerkoje te largohet nga vendi i vet ,dhe per kete fakt te frikshem nuk besoj e ka fajin sala i cili ka kohe qe eshte larguar nga pushteti
    Pse sot ka ndryshuar mendim Sali Berisha ? Edhe sot po ta pyesesh per dosjet prap nuk do ti hapi .Me sa di une qe ne vitin 1991 parlamenti ne gjermani votoi ligjin per hapjen e dosjeve. Edhe tek Spiro Koleka dhe fisi e nipi i tije prap Sali Berisha ndaloi qe te diheshin te vertetat dhe te beheshin gjyqet.

    Meqe nuk te pelqeu kjo thenia e Berishes po te them nje thenie nga "pishtari" i demokracise Azem Hajdari. Kur i thane Azemit pse nuk hapen dosjet ? Pergjigja e Azemit qe epike : " Pse baben tim do fus ne burg une !"

    Rrenjet e te gjitha problemeve ekonomike,financiare,politike,morale etj etj i kane rrenjet pikerisht tek shprehja te gjithe bashkvuajtes e te gjithe bashkfajtor.

  9. #109
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    5,922

    Për: thënie të bukura dhe shprehje nga njerëz të mëdhenj

    Nuk ka asgje me te lehte per ta kontrolluar se sa nje person jo i lumtur qe jeton ne frike

    Nuk ka asgje me te pakontrollueshme se sa nje person i lumtur qe jeton ne entuziazem

  10. #110
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Për: thënie të bukura dhe shprehje nga njerëz të mëdhenj

    Ç'TRISHTIM... I ËMBËL

    Dashurohu me vjeshtën: bëhu poet!


    Për sa kohë që ka vjeshtë, nuk do të kem duar të mjaftueshme, kanavacë dhe ngjyra, për të pikturuar bukurinë që shoh.

    Sot fillon zyrtarisht vjeshta. Konsideruar si sezoni si më romantik dhe më poetik, i aftë të na japë peizazhe që të lënë pa frymë me ngjyra unike. Më 22 shtator duhet t’i themi lamtumirë verës dhe të mirëpresim vjeshtën. Kjo stinë, atmosfera e së cilës na sjell gjithmonë pak melankoli për stinën e verës, ka frymëzuar jo pak artistë, të magjepsur nga bukuria e natyrës: toka vishet me tonalitete të ngrohta dhe gjethet fillojnë të popullojnë rrugët dhe pyjet tona. Ne i rikthehemi jetës së përditshme, në ato çastet e ngrohta nën batanije. Rikthehemi ngadalë për ta braktisur veten në folenë tonë të vogël të shtëpisë, të mbrojtur nga erërat e para. Qytetet rimarrin ritmin e tyre.

    Fraza e sotme është një fjali e marrë nga Van Gogu, i cili me stilin e tij të pagabueshëm dhe jashtëzakonisht personal, gjithmonë e ka pikturuar natyrën me fuqi evokuese ekstreme. Piktura e tij karakterizohet nga ngjyra të ndezura, thuajse të pazakonta, çka dëshmojnë për vizionin e gjallë të artistit. Sytë e tij dinin të shihnin përtej, ata mund të shihnin gjëra që të tjerët nuk ishin në gjendje t’i shihnin. Për këtë, edhe objektet më të thjeshta, mbartnin një patos të fortë. Shpirti i tij i munduar u pasqyrua në bimë, në pemët e troshitura nga era, në natyrën e ndriçuar nga shkëlqimi i yjeve.


    Aforizma

    Një libër me poezi është një vjeshtë e vdekur: vargjet janë gjethe të zeza në tokën e bardhë, kurse zëri që i lexon është flladi i erës që i zhyt në zemrat, në skutat e brendshme.

    Federiko Garsia Lorka


    Si një rrugicë vjeshte: sapo gjithçka fshihet, ajo përsëri mbulohet me gjethe të pastra.

    Franc Kafka


    Vjeshta është stina më e trishtë e vitit; perëndimi është ora më e trishtë e ditës: në atë stinë, në atë orë, dielli i afrohet varrit madhështor për ta parë veten si djali i parëlindur i Krijuesit. Në mesditë, ai i mbledh tërë rrezet për t’i vërvitur furishëm për të ndezur natyrën, por aty nga mbrëmja jeta venitet, mirësia shpërndahet dhe ai tani është i lumtur të derdhë gjithë shkëlqimin e tij për hemisferën që e rrethon. Dhe kubeja e qiellit, pasi ka braktisur mantelin blu, prarohet nga drita hyjnore, në atë mënyrë që shekulli të përthithë rrezatimin e shpirtit të madh që e ka dominuar./Konica.al

    Francesko Domenico Guerrazzi


    Nëse një pemë nuk i ka treguar lulet në pranverë, do të jetë e kotë të kërkosh frytet e saj në vjeshtë.

    Valter Skot


    Dua një vjeshtë të kuqe si dashuria, të verdhë si dielli, ende i ngrohtë në qiell, portokalli si perëndimet e diellit të ndriçuara në fund të ditës, vjollcë si kokrrat e rrushit që përtypim. Unë dua një vjeshtë për të zbuluar, përjetuar, shijuar.

    Stephen Littleword


    Vjeshta është pranvera e dimrit.

    Henri dë Tuluz Lautrec


    Vjeshta është pranverë e dytë, teksa çdo gjethe është lule.

    Albert Kamy


    Jeta rifillon nga freskia e vjeshtës.

    Skot Fitzxherald


    Konica.al

    https://konica.al/2021/09/dashurohu-...ten-behu-poet/
    Ndryshuar për herë të fundit nga sirena_adria : 22-09-2021 më 11:05

  11. #111
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    5,922

    Për: thënie të bukura dhe shprehje nga njerëz të mëdhenj

    Pse nuk duhet te urrejme asnje qenje njerzore?

    Si eshte e mundur te provohet urrejtje per nje person, ne te gjithe nuk kemi te drejte te provojme urrejtje per asnje person kushdo qofte ky,sepse Zoti nuk mundet dhe nuk mund te beje nje gje te tille,keshtu pra qe si mund te kemi urrejtje per nje njeri,si eshte e mundur te arrijme ne nje stad ku te provojme nje sentiment te tille si urrejtja.

    E pare nga kendveshtrimi i duhur dhe i drejte cdo qenje njerzore eshte vellai dhe motra jone,jemi te krijuar nga e njejta dashuri dhe dituri kozmike ,jemi ndertuar nga i njejti Thelb Suprem.

    Kur dikush mbetet prapa eshte detyra jote e lindur ta ndihmosh dhe ta drejtosh qe te eci perpara bashke me ty, me vetedije apo jo te gjithe levizin rreth e qark Thelbit Suprem Absolut,dhe kjo levizje drejt Atij te Madhit ZOT ,eshte ajo qe na perket te gjitheve ne ne natyren tone te lindur

    Shrii Shrii Anandamurti

  12. #112
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    5,922

    Për: thënie të bukura dhe shprehje nga njerëz të mëdhenj

    Askush ne kete bote nuk eshte i privuar nga kapacitete dhe aftesi, kushdo qe eshte shfaqur ne kete toke eshte i paisur me nje lloj aftesie dhe kapaciteti

    Ne ecim, flasim,kritikojme dhe shajme … por jemi duke shperdoruar kohen

    Dhe kur vjen momenti per te punuar disa thone qe nuk kane aftesi dhe kapacitete per te bere pune te dobishme, por megjithate keta persona kur eshte fjala per te bere pune jo te dobishme dhe jo te denja per nje qenje njerzore tregojne te kunderten qe kane shume zell dhe aftesi per ti bere keto pune

    Cfaredo aftesie dhe kapaciteti qe te keni ne zoterim duhet ta perdorni ne maksimum per te bere pune te mira dhe te dobishme, duhet ta keni te qarte se nese aplikoni te gjithe kapacitetin dhe fuqine tuaj ne pune te dobishme dhe kjo gje nuk ju mjafton ,atehere Zoti do tju japi ate per te cilen keni nevoje , cdo fuqi dhe njohuri vjen prej Zotit.

    Shrii Shrii Anandamurti
    Ndryshuar për herë të fundit nga ATMAN : 24-09-2021 më 14:44

  13. #113
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Për: thënie të bukura dhe shprehje nga njerëz të mëdhenj

    Thënie për punën: Kur fiton bukën me punë të ndershme, mos ki turp ta hash në mes të rrugës !


    Më poshtë mund të gjeni disa thënie për punën. Në mesin e tyre janë edhe thënie nga shkrimtar, piktorë, muzikantë e personazhe të tjera të njohura në fusha të ndryshme.

    1. Kush që dëshiron të hajë arrën, duhet të thyejë më parë lëvozhgën. – Plutarku

    2. Ai që rron vetëm me shpresë, nga uria vdes. – Thënie Turke

    3. Edhe toka më pjellore po të mos punohet, prodhon ferrat më të egra. – Anaxagoras

    4. Zot është ai i cili përpiqet. – Maxim Gorky

    5. Zanati nuk kërkon as të hajë, as të pijë, por të ushqen vetë. – Thënie Mongole

    6. Dita pa punë të lodh më shumë se nata pa gjumë. – Thënie Arabe

    7. Gabimeve që kryejmë, ne u vëmë emrin përvojë… – Oscar Wilde

    8. Jeta pa punë është pleqëri e parakohshme. – Volfang Gëte

    9. Kohën e çdo pune e ndaj, çdo punë ka kohën e saj. – Naim Frashëri

    10. Mijëra fjalë lënë më pak gjurmë se një punë. – Henrik Ibsen

    11. Më mirë ta kaloj kohën me sëmundje, se sa pa punë. – Lucius Annaeus Seneca

    12. Lumturinë e gjen ai që punon. – Leonardo Da Vinci

    13. Kush përpiqet pa reshtur, ai është i shpëtuar. – Volfang Gëte

    14. Mos fol për një dru, pa parë pemët e tij. – Thënie Indiane

    15. Mos kërko ndihmë nga asnjeri për një punë që mund ta kryesh vetë. – Thënie Spanjolle

    16. Mos u lut, po puno! – Thënie Japoneze

    17. Mund të lodhesh nga çdo gjë, me përjashtim të punës. – Thënie Franceze

    18. Natyra i shet të mirat materiale vetëm me një çmim që e ka emrin punë. – Leonardo Da Vinci

    19. Në botë mund ta ndjesh veten si në shtëpi vetëm duke punuar. Ai që nuk punon, nuk ka atdhe. – Berthold Auerbach

    20. Në qoftë se bukën e ke nxjerrë me punë të ndershme, mos u druaj ta hash edhe në mes të rrugës. – Thënie Taxhike

    21. Në qoftë se pushon gjatë, do të ndryshkesh shpejt. – Thënie Ruse

    22. Njeriun nuk e ndihmon duke i dhënë të hajë çdo ditë peshk, por duke e mësuar të zërë peshk. – Thënie Kineze

    23. Një njeri i ditur i cili ka parë çdo gjë, nuk vlen sa njeriu që ka bërë gjithsej një send me duart e veta. – Thënie Kineze

    24. Një orë punë të mëson më shumë se sa një orë shpjegim – Jean-Jacques Rousseau

    25. Pa punë njeriu nuk mund ta ruajë dinjitetin njerëzor. Prandaj njerëzit bosh kujdesen për madhështinë e jashtme. – Leo Tolstoy

    26. Për dembelin çdo punë është e rëndë. – Gjerasim Qiriazi

    27. Për njeriun me talent dhe me dashuri për punën nuk ekzistojnë pengesa. – Ludwig van Beethoven

    28. Përvoja është një krehër që jeta ta jep pasi ke humbur flokët. – J. Strevc

    29. Po të kesh duar të mira edhe guri jep pemë – Maxim Gorky

    30. Puna këmbëngulëse mund çdo gjë. – Virgjili

    31. Puna na largon tri të këqija të mëdha: mërzinë, vesin dhe nevojën. – Volteri

    32. Punën e të tjerëve mund ta çmojmë sipas asaj se sa punojmë vetë. – Jean-Jacques Rousseau

    33. Qeni që nuk bën gjë, është plot me pleshta. – Thënie Spanjolle

    34. Qetësia mbyt. I gjallë është vetëm ai që punon. – Kornero

    35. Rrojmë me punë dhe jo me vite. – Michelangelo

    36. Sa më e lartë është kultura, aq më e ndershme është puna. – V. Rosher.


    / KultPlus.com

    https://www.kultplus.com/libri/theni...mes-te-rruges/
    Ndryshuar për herë të fundit nga sirena_adria : 24-09-2021 më 14:51

  14. #114
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    5,922

    Për: thënie të bukura dhe shprehje nga njerëz të mëdhenj

    Sado e madhe qe te jete pasuria dhe ato qe jane te lidhura si pasoje e saj , nuk munden kurre te plotesojne etjen e mendjes se njeriut e cila kerkon gjithmone lumturine e pafundme dhe te perjetshme, ata qe vrapojne mbas pasurise,rendesise ,fames,emrit,etj, nuk munden kurre te jene te lumtur ,nese nuk i arrijne keto ne sasi te pafundme , por duke qene se bota vete eshte objekt i kufizuar ,atehere si mund te jene te pafundme gjerat objektet e kesaj bote , dhe per teper nuk eshte e mundur qe materjalisht te kesh objekte ne sasi te pafundme,keshtu objektet e botes materjale edhe nese te japin te gjithe globin nuk jane te pafundme dhe te perjetshme

    Atehere kush eshte ai objekti i perjetshem qe te jep gezim dhe lumturi te pafundme per qenjet njerzore ?

    Vetem ENTITETI SUPREM-ZOTI eshte i perjetshem dhe i pafund, realizimi total i ketij ENTITETI SUPREM ABSOLUT te con ne kenaqesine supreme , ne fakt mbas te gjitha kenaqesive tokesore mondane qendron kjo deshire e fshehur per vet-realizim suprem , keshtu qe arritja e plotesise eshte karakteristike e lindur e te gjithe qenjeve njerzore ,eshte e rrenjosur ne natyren e lindur te te gjithe qenjeve njerzore te gjalla

    Praktika shpirterore eshte cilesi e lindur e njeriut,eshte ne pronesi te tij qe ne lindjen e vet, cilesia e zjarrit eshte te djegi, pikerisht ashtu si edhe zjarri dhe cilesia e tij per te djegur jane te pandare, ne te njejten menyre qenjet njerzore dhe natyra dhe pronesia e tyre e lindur eshte qe te kerkojne te realizojne Entitetit Suprem Absolut-ZOTIN

    Shrii Shrii Ananda Murti
    Ndryshuar për herë të fundit nga ATMAN : 24-09-2021 më 15:28

  15. #115
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    5,922

    Për: thënie të bukura dhe shprehje nga njerëz të mëdhenj

    Kur strehohesh dhe mbeshtetesh tek AI-ZOTI ,i jep fund dhe i vret perfundimisht te gjitha forcat e vdekjes,i jep fund te gjitha tendencave degraduese

    Shrii Shrii Anandamurti
    Ndryshuar për herë të fundit nga ATMAN : 25-09-2021 më 13:41

  16. #116
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Për: thënie të bukura dhe shprehje nga njerëz të mëdhenj

    ‘Të vuash pa u ankuar është i vetmi mësim që duhet të marrim në këtë jetë’

    Vincent Willem van Gogh ishte një piktor holandez post-impresionist, i cili pas vdekjes u bë një nga figurat më të famshme dhe me ndikim në historinë e artit perëndimor.

    Në një dekadë, ai krijoi rreth 2,100 vepra arti, duke përfshirë rreth 860 piktura vaji, shumica e të cilave datojnë nga dy vitet e fundit të jetës së tij.

    KultPlus sjell një koleksion të thënieve më të njohura të kësaj mendjeje unike që njohu bota.


    Të vuash pa u ankuar është i vetmi mësim që duhet të marrim në këtë jetë.

    Peshkatarët e dinë që deti është i rrezikshëm dhe stuhia e tmerrshme, por ata kurrë nuk i kanë parë këto rreziqe si arsye të mjaftueshme për të qëndruar në breg.

    Eshtë mirë të duash shumë gjëra, sepse aty qëndron forca e vërtetë, dhe kushdo që do shumë bën shumë, dhe mund të arrijë shumë, dhe ajo që bëhet në dashuri bëhet mirë.

    Unë ëndërroj pikturën time dhe pikturoj ëndrrën time.

    Jini të vetëdijshëm për yjet dhe pafundësinë në lartësi. Atëherë jeta duket pothuajse një magjepsje.

    Nuk ka asgjë më artistike sesa të duash njerëzit.

    Një zjarr i madh digjet brenda meje, por askush nuk ndalet për tu ngrohur në të, dhe kalimtarët shohin vetëm një shfryrje tymi.

    Unë nuk di asgjë me siguri, por të shoh yjet më bën të ëndërroj.

    Normaliteti është një rrugë e shtruar: është e rehatshme të ecësh, por asnjë lule nuk rritet në të.

    Nëse dëgjon një zë brenda që thotë se nuk mund të pikturosh, atëherë me çdo kusht pikturo dhe ai zë do të heshtet.

    Kam vënë zemrën dhe shpirtin tim në punën time dhe kam humbur mendjen në këtë proces.

    Shpesh mendoj se nata është më e gjallë dhe më e ngjyrosur se dita.

    Cila do të ishte jeta nëse nuk do të kishim guximin të provonim diçka?

    Nëse një gjë ia vlen për më vonë atëherë ia vlen edhe për tani. Sepse gruri është grurë, edhe nëse njerëzit mendojnë se është një bar në fillim.

    Jam duke kërkuar, po përpiqem, jam i përfshirë në të me gjithë zemrën time.

    Arti shërben për të ngushëlluar ata që janë të thyer nga jeta.


    / KultPlus.com

    https://www.kultplus.com/arti-pamor/...-ne-kete-jete/

  17. #117
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    5,922

    Për: thënie të bukura dhe shprehje nga njerëz të mëdhenj

    .....per tu pastruar eshte e domosdoshme sforcimi dhe ky sforcim quhet praktike shpirterore (sadhana) , praktika shpirterore me e larte eshte ajo qe perfshin devocion , aksion, dhe konoshence, ndersa praktika shpirterore mediokrre eshte ajo qe perfshin dy aspekte, devocion dhe aksion, ndersa praktika shpirterore me ulet eshte ajo qe bazohet vetem ne llafe ( njohja apo konoshenca nuk mund te ekzistojne te vetmuara pa perfshire edhe aksionin dhe devocionin; cdo gje tjeter pa keto te dyja do te jete konoshence e skaduar)

    Cilesia e nje asipranti shpirteror nuk bazohet mbi konoshencen e zakonshme mondane, ajo bazohet ne themelin e forte dhe te qendrueshem te konoshences ,devocionit dhe aksionit, DITURI DASHURI DHE PUNE

    Shrii Shrii Anandamurti

  18. #118
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Për: thënie të bukura dhe shprehje nga njerëz të mëdhenj

    “Ndonjëherë edhe djalli shfaqet si një njeri i paqes”

    Thënie nga Bob Dilan

    Dilan i cilësuar si këngëtari më i madh folk i shekullit të 20-të, me një karrierë mëse 45-vjeçare në publik, me më tepër se 40 albume muzikore, mijëra këngë të shkruara dhe disa libra poetik, poet me një vizion të jashtzakonshëm, shpesh i është shmangur kësaj pyetje.

    Antikonformist i njohur në raport me materializmin industrialist të pop-kulturës amerikane, në vitin 1965 është përgjigjur shkarazi “Mendoj më tepër rreth vetes se jam një këngëtar se sa valltar”. Për gati 20 vjet nuk ka dhënë asnjë intervistë. Argumentet janë edhe njëherë rihapur së fundi me daljen e librit “Vision of Sin” nga profesori i Universitetit të Oxford-it zoti Christopher Ricks i cili thotë se “Lirikat e shkruara nga Dylan, kanë hyrë në paktin e jetgjatësisë”.

    Termi “literaturë” është veçse letërsi e përbërë prej sinteza të ngjeshura fjalësh. Pra tërheqja e vëmendjes prej këtyre fjalëve, jo në besimin e funksionit të fjalës si njësi e vetme, sepse natyrisht kadenca muzikore, zëri, stili, kanë rrolin e tyre, por pamja e fjalës së breftë në mënyrën më të pavarur nga të gjitha këto përbërës përbën argumentin e ngritur për dekada tashmë në pyetjen nëse është Bob Dylan zëri i “bum” gjeneratës e cila pa të a do kishte vallë zë.

    Më poshtë disa nga thëniet e tij të njohura:

    Dashuria është gjithcka, pa të nuk bëni dot.

    Sa rrugë duhet të bëjë njeriu para se të mund të quhet i tillë?

    Kur s’ke asgjë, s’ke cfarë të humbësh.

    Nuk ke nevojë për meteorolog për të kuptuar nga cila anë fryn era.



    / KultPlus.com

    https://www.kultplus.com/libri/ndonj...eri-i-paqes-2/

  19. #119
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    5,922

    Për: thënie të bukura dhe shprehje nga njerëz të mëdhenj

    Funksioni i meditimit eshte qe te punosh dhe te hysh brenda mendjes tende per te eleminuar te gjitha shtremberimet e impresionet qe punet apo aksionet ne jetet tona te kaluara kane rregjistruar ne mendjen tone subkoshiente, ky proces eshte pak a shume i ngjashem me ate rastin kur pastrojme shtepine, ne mes te ketij procesi pastrimi kur jemi ne kulmin e punes shtepia na duket akoma me rremuje sec ishte ne fillim ,por duke vazhduar pastrimin dhe duke mos e lene pergjysem punen e nisur ne fund fare e bejme te paster dhe te bukur shtepine , keshtu ndodh pra ndersa vazhdojme meditimin mendja jone behet gjithmone dhe me shume e qarte dhe e paster.

    Shrii Shrii Anandamurti
    Ndryshuar për herë të fundit nga ATMAN : 07-10-2021 më 13:50

  20. #120
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    5,922

    Për: thënie të bukura dhe shprehje nga njerëz të mëdhenj

    Nga ekspresioni i pare i moralit,deri tek instalimi i nje shoqerie te plote te Njerzimit (shoqeri) Kozmik ka nje boshllek. Sforcimi i konstant per te mbushur kete hendek eshte quajtur progres social ,dhe trupi kolektiv i atyre personave qe jane te impenjuar ne kete sforcim konstant e quaj SHOQERI

    PR Sarkar
    Ndryshuar për herë të fundit nga ATMAN : 08-10-2021 më 14:51

Faqja 6 prej 42 FillimFillim ... 4567816 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Aktoret e medhenj
    Nga Kryeplaku në forumin Kinematografia dhe televizioni
    Përgjigje: 74
    Postimi i Fundit: 27-03-2024, 06:17
  2. Shprehje
    Nga Eureka në forumin Prezantoni veten në forum
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 05-01-2015, 14:46
  3. Shprehje të bukura në shqip
    Nga anaksimenus në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 371
    Postimi i Fundit: 04-06-2012, 11:02
  4. Njerëz të mëdhenj
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 05-10-2007, 15:54
  5. Shprehje....
    Nga Dita në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 03-03-2003, 13:01

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •