Gjithmonë duhet të mbani mend se jeni anëtarë të një familjeje të përbashkët, dhe keshtu qe duhet të përdorni të gjithë pasurinë e universit në mënyrë të bashkuar. Mos harroni, ju si qenje njerzore keni përgjegjësi të drejtpërdrejtë ose të tërthortë për çdo fëmijë dhe çdo qenie njerëzore në shoqëri, prandaj mos u përpiqni të qëndroni larg të tjerëve. Ata që nuk e përdorin ose e keqpërdorin pasurinë e universit , persona te tille injorojnë qëllimisht Atin Kozmik, sepse duan t'i privojnë fëmijët e Tij të tjerë, domethënë vëllezërit dhe motrat e tyre, nga pjesa e tyre legjitime. Në fakt, këta njerëz janë të gjithë viktima të sëmundjeve te tyre psikike. Duhet të përpiqeni t'i sillni të gjithë shfrytëzuesit e tillë shoqërorë në rrugën e ndershmërisë me anë të edukimit mendor dhe shpirtëror. Në rast se dështoni në këtë përpjekje, detyroni ata të ndjekin një rrugë të virtytshme duke krijuar presion rrethanor dhe jepuni udhëzime shpirtërore për të zhdukur përgjithmonë sëmundjet e tyre psikike. Gjithmonë duhet të mbani mend se ky lloj korrigjimi është i pamundur nëse nuk keni dashuri të vërtetë për njerëzimin.
Burimi: Politika Ekonomike
Botuar në: Ananda Marga Caryácarya
Shrii Shrii Anandamurtiji
Krijoni Kontakt