Close
Faqja 41 prej 91 FillimFillim ... 31394041424351 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 401 deri 410 prej 904
  1. #401
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    6,032

    Për: thënie të bukura dhe shprehje nga njerëz të mëdhenj

    Ata që arrijne të ruajnë qetesine e tyre, pavarësisht nga provokimet e forta, janë aspirantët e vërtetë shpirtërorë. Vetëm ata e kanë mposhtur zemërimin. Frymëzojini ata persona që janë gënjeshtarë dhe kriminelë të jetojnë jetë të ndershme duke vënë në dukje defektet e tyre. Kjo është mënyra e vetme shpirtërore për të ndëshkuar keqbërësit. E vërteta supreme është gjithmonë e shkëlqyer dhe nuk mund të njolloset kurrë nga propaganda e rreme e njerzve negative dhe antisociale.

    Shrávańii Púrńimá 1958

    Shrii Shrii Anandamurti

  2. #402
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    6,032

    Për: thënie të bukura dhe shprehje nga njerëz të mëdhenj

    Ideali juaj përfaqësohet nga sjellja juaj. Arsimi juaj, statusi juaj social apo ekonomik dhe financiar nuk kanë të bëjnë fare me idealin tuaj.


    1 janar 1961

    Shrii Shrii Anandamurti

  3. #403
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    6,032

    Për: thënie të bukura dhe shprehje nga njerëz të mëdhenj

    Të duash Parama Puruśa-Zotin dhe krijimin e gjithesise me te gjitha krijesat është e vetmja Dharma e aspirantëve shpirtërorë. Ata kurrë nuk duhet të devijohen nga ndonjë ndjenjë e kastës, besimit apo gjuhës dhe etnise, nuk duhet të tolerojnë kurrë asnjë ndjenjë diskriminimi dhe tendencat ndarese .

    Shrávańii Púrńimá 1963

    Shrii Shrii Anandamurti

  4. #404
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    6,032

    Për: thënie të bukura dhe shprehje nga njerëz të mëdhenj

    Inkurajoni të gjithë të ndërtojnë karrierën dhe jeten e tyre në një mënyrë të mirë. NE menyre te atille qe askush të mos ketë mundësinë të mendojë se jeta e tij është bërë e padobishme.

    Ánanda Púrńimá 1963

    Shrii Shrii Anandamurti

  5. #405
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    6,032

    Për: thënie të bukura dhe shprehje nga njerëz të mëdhenj

    Shoqëria njerëzore është një e vetme dhe e pandashme, mos u përpiqni ta ndani atë. Secili nga ne dhe çdo individ duhet të shihet dhe konsiderohet si manifestimi i Entitetit Kozmik.

    Ánanda Púrńimá 1964

    Shrii Shrii Anandamurti

  6. #406
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    6,032

    Për: thënie të bukura dhe shprehje nga njerëz të mëdhenj

    Ata që ja arrijne t'i kushtojnë të gjitha mendimet vetem të Madhit-ZOT dhe frymëzimit shpirteror vetem të Lartit-ZOT janë me të vërtetë nga njerzit më heroik. Në të vërtetë, ata janë të virtytshëm dhe vetëm ata janë në gjendje ta çojnë historinë njerëzore nga errësira në dritë.

    1 janar 1965

    Shrii Shrii Anandamurti

  7. #407
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    6,032

    Për: thënie të bukura dhe shprehje nga njerëz të mëdhenj

    Marshimi së bashku i të gjithë qenjeve njerzore në unison quhet shoqëri. Në vend që të përbuzni ata persona që kanë mbetur prapa, ndihmojini të përparojnë ne jete. Vetëm kjo eshte Dharma juaj sociale.

    1 janar 1966

    Shrii Shrii Anandamurti

  8. #408
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    6,032

    Për: thënie të bukura dhe shprehje nga njerëz të mëdhenj

    Ju nuk keni të drejtë të urreni as edhe një krijesë të vetme të gjallë. Më e mira që mund të bëni është vetëm ti shërbeni. Mbani mend mire, ju duhet të shërbeni duke pasur parasysh se çdo krijesë është ne të vërtetë manifestimi i gjallë i koshiences supreme. Mos harroni gjithashtu se ideacioni per te bere shërbimin social nuk është i juaji; kjo merite i takon vetëm Supremit dhe Absolutit-ZOT, ideja e të cilit ju ka frymëzuar të fitoni aftësinë për të ofruar shërbim.

    Ánanda Púrńimá 1965

    Shrii Shrii Anandamurti

  9. #409
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    6,032

    Për: thënie të bukura dhe shprehje nga njerëz të mëdhenj

    Qytetërimi njerëzor tani përballet me fazen e fundit të një momenti kritik. Agimi i një epoke të re të lavdishme është në njërën anë dhe skeleti i rraskapitur i së shkuarës se lodhur në anën tjetër. Njerëzit duhet të adoptojnë njërën nga këto të dyja.

    Ju ne te vertete ne thelbin tuaj jeni aspirante shpirtërorë, ju jeni adhuruesit e Jetës Hyjnore, prandaj ju bëj thirrje që ta stolisni këtë agim të kuq të përmbytur me dritë të lavdishme.

    Fitorja është me siguri e juaja.

    1 janar 1967

    Shrii Shrii Anandamurti

  10. #410
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    6,032

    Për: thënie të bukura dhe shprehje nga njerëz të mëdhenj

    Vetë rëndësia e historisë së mirëqenies njerëzore është historia e luftës dhe e grindjeve. Edhe ungjijtë e ëmbël të paqes nuk mund të predikoheshin në një mjedis paqeje dhe qetësie. Djajtë nuk e lejuan apostullin e paqes të punonte paqësisht – prandaj them se paqja është rezultat i perpjekjeve dhe sakrifikicave.

    Kjo përpjekje për mirëqenien e racës njerëzore ka të bëjë me të gjithë - është e juaja, e imja dhe e jona. Ne mund të lejojmë të shpërfillim të drejtat tona, por nuk duhet të harrojmë përgjegjësitë tona. Të harrosh përgjegjësinë nënkupton poshtërimin e racës njerëzore.


    Ánanda Púrńimá 1976

    Shrii Shrii Anandamurti

Faqja 41 prej 91 FillimFillim ... 31394041424351 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Aktoret e medhenj
    Nga Kryeplaku në forumin Kinematografia dhe televizioni
    Përgjigje: 74
    Postimi i Fundit: 27-03-2024, 06:17
  2. Shprehje
    Nga Eureka në forumin Prezantoni veten në forum
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 05-01-2015, 14:46
  3. Shprehje të bukura në shqip
    Nga anaksimenus në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 371
    Postimi i Fundit: 04-06-2012, 11:02
  4. Njerëz të mëdhenj
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 05-10-2007, 15:54
  5. Shprehje....
    Nga Dita në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 03-03-2003, 13:01

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •