Close
Faqja 11 prej 42 FillimFillim ... 91011121321 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 201 deri 220 prej 831
  1. #201
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    5,931

    Për: thënie të bukura dhe shprehje nga njerëz të mëdhenj

    Te gjitha objektet dhe subjektet jane forma te ndryshme te Parama Purusha - Koshiences Supreme Kozmike , kur nje individ aspirant shpirteror realizon dhe kupton qe gjithe ky varietet objektesh dhe subjektesh zhytet dhe tretet ne fund ne Supremin Unik - e pluribus unum , atehere sherbimi social pa interes behet gjeja me e rendesishme se cfaredo gjeje tjeter qe ekziston ne univers ,sepse ti sherbesh individeve dhe shoqerise anembane kudo ne bote dhe univers do te thote ti sherbesh Brahma - ose Zotit ne shqip

    Shrii Shrii A'nandamu'rti.

  2. #202
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    5,931

    Për: thënie të bukura dhe shprehje nga njerëz të mëdhenj

    Pika e nisjes eshte shija estetike ose shkenca estetike , pika kulminante qe eshte pika kulmuese fillon levizja e mahnitjes dhe habise Supreme ,ne kete levizje me objektiv mahnitjen dhe shkrirjen Supreme , qenjet njerzore bashkohen dhe unifikohen 100 % me ENTITETIN SUPREM ABSOLUT ku selia e tij eshte siper cdo lloj maje te ekzistences

    Shrii Shrii Anandamurti

  3. #203
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    5,931

    Për: thënie të bukura dhe shprehje nga njerëz të mëdhenj

    AI leviz ? Jo Jo. eshte i palevizshem si trungu i nje peme

    AI eshte larg? jo jo eshte shume afer ,eshte jeta e jetes time

    eshte brenda meje eshte brenda teje, AI eshte brenda dhe jashte te gjitheve ,eshte kudo. Kur nje sadhaka (aspirant shpirtetor ) arrin ta njohe mjaftueshem Entitetin e Vet te Bekuar, atehere themi qe ka arritur lartesine Supreme , ne kete nivel si ekzistenca e brendshme dhe ajo e jashtme arrijne unionin absolut , atehere mendja nuk eshte e terhequr me nga gjerat e kota dhe arrin nje konoshence te vertete dhe reale te Qenjes Supreme ,nderkohe qe trupi qendron ne boten e vdekshme shpirti zhytet dhe unifikohet me Shpirtin Suprem



    (P. R. SARKAR).

  4. #204
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Për: thënie të bukura dhe shprehje nga njerëz të mëdhenj

    “Ki durim, nëse diçka është e shkruar të ndodhë, do të ndodhë”.

    Thënie të veçanta nga Chiara Ferragni


    “Vetëbesimi i vërtetë mendoj se buron prej fëmijërisë. Nëse ke kaluar një fëmijëri të lumtur, nëse prindërit të kanë bërë të ndihesh speciale, gjatë gjithë jetës ke për t’u ndjerë gjithmonë speciale”.

    “Shprehu për veten tënde. Tregoje se kush je. Nëse nuk mban perla sa je e re, mos i vendos ato kur të martohesh”.

    “Ndërmerr rreziqe dhe provo gjëra të reja”.

    “Personaliteti për mua është deklarata më e fortë”.

    “Mos u mendo shumë. Fotot më të mira kapen në mënyrë natyrale”.

    “Disa persona më kanë dashur, disa të tjerë më kanë urryer. Ama të gjithë më kanë ndjekur në rrjetet sociale”.

    “Kur vjen puna tek çdo gjë që dëshiron të bësh në jetë, atëherë duhet ta bësh me pasion. Suksesi mund të vijë, por vjen në fund. Gjëja më e rëndësishme është që ti të bësh atë që dëshiron të bësh”.

    “Ki durim, nëse diçka është e shkruar të ndodhë, do të ndodhë. Sa herë jam munduar t’i nxis gjërat të shkojnë siç kam dashur unë, asnjëherë s’kanë shkuar ashtu”.

    “Rregulli i vetëm që unë kam, është të jem sa më e veçantë dhe spontane të jetë e mundur. Unë nuk do ta vishja asnjëherë diçka, me të cilën nuk do të ndihesha rehat”.


    Bota.al

    https://bota.al/ki-durim-nese-dicka-...iara-ferragni/

  5. #205
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    5,931

    Për: thënie të bukura dhe shprehje nga njerëz të mëdhenj

    Shijojme komoditetet e jetes moderne te ofruara nga shkenca dhe teknika,dhe besojme se kemi nen kontroll efektet negative anesore,barometri i progresit ne analizen e fundit duhet te jete kenaqesia mendore qe realisht shprehet nepermjet qetesise nervore dhe mendore : kjo kenaqesi nuk eshte gje tjeter pervecse vibracion mendor e emetuar nga sistemi nervor i relaksuar,nga ana tjeter dhimbja nuk eshte gje tjeter pervecse eksperienca e kundert, kur nervat jane te tensionuara vibracioni i gjeneruar krijon dhimbje

    Ne vleresimin e shkences njerzit pergjithesisht interesohen ne komoditetin qe ajo sjell duke injoruar tensionin nervor qe ajo ka krijuar ne jeten tone te perditshme ,ne kompleksitetin e vet jeta mund te permisohet pa ndryshimet drastike te sjella nga shkenca dhe sido qe te jete ne cdo rast shkenca nuk mund te konsiderohet si dicka e perkryer,ne sferen materjale koncepti progresit na le shume pershtypje perplekse,edhe ne sferen intelektuale bota duket se ka bere hapa perpara;numri studenteve eshte rritur ndjeshen kudo eshte perhapur shume te shkruarit dhe te lexuarit e librave.

    Por e gjitha kjo a ka ardhur pa paguar ndonje cmim?

    Sot te udhetosh me shpejt ka rritur rrezikun e aksidenteve dhe aksidentet vete ,industrializimi ka bere qe ndotja ambjentale te kete permasa alarmante,kjo ndotje ka sjelle semundje si kanceri dhe semundje te tjera qe me pare nuk njiheshin ,mjeksia moderrne sheron me shpejt semundjet por kjo shoqerohet me efekte anesore te ilaceve qe kerkojne te tjera mjekime dhe trajtime

    Edhe ne sferen intelektuale shume gjera e mbajne mendjen individuale te pushtuar dhe per kete arsye njerzit vuajne nga neuroza dhe probleme te tjera emotive qe me pare nuk ekzistonin.Rritja e komoditetit ne sferen fizike dhe mendore eshte shoqeruar edhe me efekte anesore ,per kete arsye termi progres ne sferen fizike dhe psiqike nuk eshte i papershtatshem

    Ne kohet antike njerzit ishin me pak te shkolluar por nuk vuanin nga shqetesimet emotive dhe nervore ndersa nje intelektual sot nga kjo pikepamje eshte shume i ekspozuar ; krijon probleme imagjinare,fallco,dhe kalon nete te tera pa gjume,per kete arsye ne sferen intelektuale nuk ekziston progresi i vertete,sepse sensi i kenaqesise mendore eshte i shoqeruar edhe me nje dhimbje me te madhe

    Ekzistenca njerzore ka tre dimensione; fizike, mendore, dhe shpirterore nese ne te dy te parat nuk jane subjekte progresi e treta shpirterorja eshte e tille pa as me te voglin dyshim,nje rritje lumturie ne kete sfere nuk shoqerohet me neutralizim dhe efekte anesore negative dhe nuk shfaqet asnje shenje vuajtje, ne praktiken shpirterore nuk ka levizje negative cdo levizje perpara sjell nje lloj progresi qe nuk ka faza negative ,kjo ndodh fale praktikes shpirterore qe sjell qetesimin e sistemit nervor dhe si pasoje edhe vibracione mendore kenaqesie dhe per kete arsye ketu ne sferen shpirterore problemi i dhimbjes nuk lind, dhe ky eshte edhe motivi per te cilin thuhet se eshte edhe progresi i vertete

    Studimet dhe analizat e pastra intelektuale kufizohen ne rritjen e aktivitetit ne lojen e ideve brenda nje sfere te caktuar intelektuale dhe rrezulltati i paevitueshem eshte rritja e konfliktit mendor


    Ne praktiken shpirterore mendja zgjerohen dhe personi behet me i hapur menderisht ,dhe si pasoje kerkon ti sherbeje te tjereve duke ndare dhimbjet dhe shqetesimet me ta.Ky avancim shpirteror nuk karakterizohet nga asnje pengese dhe efekt anesor dhe kjo eshte ajo qe quhet proogresi i vertete

    Edhe pse ne sferen fizike dhe psiqike progresi pa efekte anesore progresi eshte i pamundur kjo nuk do te thote se duhet i skarcojme ato nga jeta jone ,perkundrazi arti,literatura ,shkenca dhe teknika,duhet te spiritualizohen duke u ushqyer me lumenj dashurie shpirterore,dhe per kete arsye duhet te shoqerohen me praktike shpirterore ,sepse me praktika te tilla ne te bejme te mundur qe te rrisim kontrollin tone mbi trupin dhe mendjen duke i pasur ne zoterim ,vetem keshtu shoqeria mundte jete ndryshe nga kjo qe eshte aktualisht.


    Shrii Shrii Anandamurti
    Ndryshuar për herë të fundit nga ATMAN : 04-02-2022 më 05:37

  6. #206
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    5,931

    Për: thënie të bukura dhe shprehje nga njerëz të mëdhenj

    Jeta eshte levizje nga e pa perkryera tek e perkryera, kur objektet pa shpirt behen objekte me shpirt kemi evolucion, ka progres te metejshem kur qenjet e me shpirt behen organizma metazoike shumeqelizore pra struktura gjithmone e me shume komplekse, njeriu eshte qenja e me larte me e elevuar strukturalisht me i perkryer, por ky eshte vetem fillimi i evolucionit drejt progresit njerzor,njeriu per me tej duhet te vazhdojne nje perfeksion te metejshem fizik, psiqik, dhe spiritual, levizja drejt perfeksionit eshte natyra e vertete e njeriut , ndersa levizja drejt imperfeksionit eshte kunder natyres se vertete te njeriut , e para eshte jete , ndersa e dyta eshte vdekje

    misioni i njeriut ne jete eshte qe te levizi drejt perfeksionit, kjo eshte detyra e sejcilit, misioni i njeriut eshte te behet perfekt , dhe te qendroje ne menyre permanente ne kete perfeksion, keshtu pra per te njohur vetveten tende me te larte nuk duhet te besh pushim apo te kthesh koken mbrapa per te humbur kohen e cmuar , pederisa nuk eshte arritur qellimi me i dashur ne jete ai per tu bere i plote(te njohesh vetveten)

    kur bejme nje levizje te tille drejt njohjes se vetes , shikojme ne kete levizje nje zgjim te koshences dhe mendja jone rizgjohet , dhe duke ecur drejt shtegut te zhvidhimit mendor njeriu shikon manifestimin e tij me te madh, ashtu si evolucioni fillon nga e holla dhe vazhdon tek e trasha , ose nga koshenca e kulluar dhe shkon tek materja e trashe, ngjashmerisht edhe mendja e njeriut kthehet hap pas hapi nga materja e trashe tek koshenca absolute e holle nga e cila edhe ka ardhur, pikerisht si dallget e detit qe perplasen ne breg te reres dhe kthehen perseri ne det andej dhe nga kane ardhur

    erresira e nates evolutive filloi te zhduket mijera vjet me pare kur krijesa e pare antropomorfe braktisi mbreterine e vet te bere prej pyjesh dhe xhunglash , dhe u drejtua drejt drites se arte, ajo krijese ishte e udhehequr nga dicka qe nuk mund ta kuptonte dot , dicka jo majmuneske dhe jo te mundur per llojet e tjera te qenjeve, ne nje fare menyre dicka kishte ndryshuar ne funksionet e saj kimiko fizike, ne trurin e kesaj krijese gjendej fareza e njerzimit , ne syte e kesaj krijese cuditerisht brilante ishte hija e nje endrre te fshehur

    koha kalonte lehtesisht , dhe krijesa te reja u zhvidhuan dhe u shumezuan, trasformime te jashtezakonshme vazhduan te ndodhin ne trupat dhe mendjet e tyre , mendjet e tyre, nervat, sistemet endokrine, beheshin gjithmone dhe me komplekse dhe te specializuara, u zhvidhuan modele te reja sjelljeje dhe si pasoje edhe emocione dhe sentimente te panjohura me pare, te ndaluara per te gjitha format e tjera te jetes , u gjeten forma te reja komunikimi dhe shprehje, ne ate epoke te larget filloi agimi i njeriut te sotem

    valet mendim te gjeneruara nga ky ekspresion i pare njerzor , vibrojne akoma edhe sot ne mendjen inkoshente te cdo qenje njerzore, sejcili nga ne mbart ne memorjen e fshehur kete agim aurore dhe shkon edhe pertej kesaj, nepermjet kesaj memorje primordiale qe eshte pjese e trashegimise tone njerzore ne jemi te lidhur ngushte me te gjitha format e tjera te jetes

    forcat e evolucionit nuk jane te ndalur,sot fusha e tyre e veprimit eshte spostuar ne nivelin psiqik, evolucioni tani po shprehet ne perpjekjet e perditshme kudo e drejtuar nga burra dhe gra,meshkuj dhe femra per te patur dinjitet, dhe jo vetem kaq por edhe per te njohur ate qe quhet vetvetja jone me e larte

    Shrii Shrii Anandamurti
    Ndryshuar për herë të fundit nga ATMAN : 04-02-2022 më 05:51

  7. #207
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    5,931

    Për: thënie të bukura dhe shprehje nga njerëz të mëdhenj

    Thesari e mi madh qe i dallon njerzit nga krijesat e tjera eshte superioriteti inteligjent , nese njerzit nuk do kishin inteligjencen nuk do ishin me ndryshe se sa kafshet , kjo vetedije filozofike i con njerzit ne nje gjendje me te larte inteligjence , dhe ky progres kostant inteligjence do ta coje njeriun ne kufijte e tij te ekstremit ne ate pike ekstreme nga ku ai ka ardhur, dhe aty ku edhe ka fillimin intuita, ne mbreterine e praktikes intuitive dhe inteligjente

    -pra intelekti per njeriun eshte i nje vlere dhe ndihme te pallogaritshme,rruga e rritjes dhe e rrealizimit nuk eshte e privuar nga inteligjenca apo intuita, perkundrazi bazohet mbi keto shtylla , ne inteligjence dhe intuite nuk ka hapesire per supersticion dhe dogmatizem, inteligjenca e vertete e lehteson progresin e kompletuar te njeriut , dhe i emeton te vertetat me te larta

    ne boten njerzore nuk eshte forca fizike qe triumfon , por eshte fuqia inteligjente qe dominon, p.sh. forca fizike e elefandit eshte e madhe, por nje njeri i vogel e komandon me fuqine e vet inteligjente, dhe kjo po ndodh sot ne cdo sektor te botes se sotme, keshtu pra kur njeriu te zhytet ne boten e tij te brendshme , do zbuloje pasurine e tij te vertete qe konsiston te rrisi fuqine e tij psiqike inteligjente , dhe gradualisht me rritjen e tij psiqike inteligjente ky njeri do vije ne kontakt me spiritualitetin, do zbuloje se mbas forces inteligjente qendronte edhe nje force tjeter qe eshte me e madhe se forca psiqike inteligjente, forza intuitive spirituale supreme , koshenca supreme qe eshte me e madhja nga te gjitha

    kush udhehiqet ne jete vetem nga inteligjenca e tij dhe ben eksperienca ne te ultat dhe te lartat ne jete , kupton heret a vone ne kete jete apo ne jetet e ardhshme se, inteligjenca e tij mikroskopike eshte e pa pershtatshme per te bere vepra te medha ne jete dhe ne bote , atehere ne kete pike personi inteligjent kupton se nuk ka alternative tjeter pervecse te konvertoje mendjen e tij mikroskopike inteligjente ne mendjen makrokozmike super inteligjente, kur mendja e ketij personi inteligjent kthehet ne mendje supreme atehere dhe vetem atehere cfaredo lloj pune dhe veprimi qe te beje ne jete ky person do te jete korrekte dhe e drejte , per kete arsye eshte detyre inteligjente qe te kthesh ose te zhysesh mendjen tende individuale ne mendjen supreme , vetem nje veprim i tille eshte inteligjent

    kur te vije tek ju e zhvilluar inteligjenca dhe intuita ju beheni nje me koshencen supreme , beheni te gjithe dijshem , njihni gjithshka, nuk keni nevoje as per nje trup fizik , nuk eshte e domosdoshme ne kete stad qe te lexoni shume libra sepse universi do te jete brenda jush, njihni historine e gjithshkaje pa pasur nevoje te lexoni apo te konsultoheni ne libra

    nga momenti qe ju eshte dhene nje trup fizik ne forme njeriu , behuni njerez 100% , duke perdorur plotesisht te gjithe kapacitetin tuaj fizik , psiqik, spiritual , sepse per te ditur me shume , edhe dijetare dhe filozofe , poete , dhe njerez te tjere te famshem ,(si tagore, platoni, etj) nuk kane perdorur me shume se sa 1% te kapacitetit te tyre inteligjent dhe psiqik ne jeten e tyre, pra duhet te ktheni energjine tuaj fizike ne energji inelektuale , dhe energjine tuaj intelektuale ne energji te paster spirituale qe eshte me e madhja dhe absolutja nga te gjitha, vetem kjo konsiderohet inteligjence e vertete

    sot ne bote ne te gjitha problemet e krijuara qendrojne intelektualet , qe po e devijojne shoqerine, arsyeja eshte sepse keta intelektuale nuk jane te zhvilluar nga ana spirituale , gjithe problemet e botes jane te kjijuar pikerisht nga kjo:

    EKSTRAVAGANCA INTELEKTUALE


    Shrii Shrii Anandamurti

  8. #208
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    5,931

    Për: thënie të bukura dhe shprehje nga njerëz të mëdhenj

    Kur sfera e njohurive zgjerohet, shume sekrete te botes zbulohen perpara teje. Njeri prej tyre eshte Joga. Rreth 7000 vjet me pare nje jogi i madh, Sadashiva, pershtati disa nga deget e jogave qe egzistonin ne ate kohe. Perpara Shiva-s shtroheshin shume pyetje qe kerkonin pergjigje. Ajo qe permbledh kete proces pyetje-pergjigjesh quhet Tantra.

    Njehere e nje kohe bashkeshortja e Sadashiva-s e pyeti Shiva-n; - "O Zot, per te kryer disa detyra duhen disa cilesi ose kushte. Por per te arritur shpetimin cfare kushtesh nevojiten?" Shiva i tha se minimumi i kushteve qe duhen nuk eshte asgje tjeter vecse nje trup njerezor dhe nje mendje njerezore. Kaq mjafton. Nuk ka pengesa raciale, ngjyre dhe te asnje lloji tjeter. Ai tha;

    - "Per te arritur shpetimin cilido duhet te njohe veten dhe nga njohja e vetes, cilido arrin shpetimin."

    Cfare eshte Joga?

    Fjala Joga vjen nga Sanskrishtja dhe do te thote bashkim, shkrirje ose perqendrim. Eshte bashkimi ose unifikimi i unit tone me Zotin. Eshte ofrimi i fuqive te trupit, mendjes dhe shpirtit, Zotit. Joga do te thote nje drejtpeshim i shpirtit qe na lejon ta shikojme jeten ne gjithe aspektet e saj njekohesisht. Kur mendja, intelekti dhe vetja jane nen kontroll, te cliruara nga deshirat e trazuara qe qendrojne brenda ne shpirt, atehere njeriu behet njesh me Zotin. Kur trazimet e mendjes, intelektit dhe vetes prehen me anen e praktikimit te Joga-s, jogi me miresine e Shpirtit qe eshte brenda, gjen plotesimin. Atehere ai njeh lumturine e perjetshme qe ndodhet pertej perceptimeve te shqisave dhe qe aresyeja nuk i rrok dot. Ai ka gjetur thesarin qe ka vlere me shume se cdo gje ne bote. Ai nuk ndikohet nga asgje, as nga dhimbja e as nga brenga.

    Joga nuk i perket atij qe eshte grykes, as per ate qe vdes urie. Nuk eshte per ate qe flen shume apo per ate qe rri zgjuar. Nga harmonizimi i ngrenjes me pushimin nga rregullimi i aktivitetit te punes ne perputhje me gjumin dhe zgjimin, Joga shkaterron cdo brenge dhe dhimbje. Joga nuk eshte religjion ne vetvete. Ajo eshte shkenca e religjioneve.


    Shri Shri Ananda Murtiji

  9. #209
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Për: thënie të bukura dhe shprehje nga njerëz të mëdhenj

    “Paraja nuk mund të blejë dashurinë as jetën”

    Më datën 6 shkurt të vitit 1945 ka lindur kantautori i famshëm Bob Marley, shkruan KultPlus.

    Bob Marley ishte këngëtar i muzikës reggae të cilën arriti ta bëj po ashtu të njohur kudo.

    Shkroi qindra tekste unike, këngët e tij u kënduan e rikënduan. Sot me rastin e ditëlindjes së tij, po i sjellim disa nga shprehjet e Bob Marleyt për dashurinë:


    Nëse ajo është e shkëlqyeshme, ajo nuk do të jetë e lehtë. Nëse ajo është e lehtë, ajo nuk do të jetë e shkëlqyeshme. Nëse ajo nuk është e rëndësishme, ju nuk do të dorzoheni. Nëse dorzoheni, ju nuk do të jeni të rëndësishëm…. E vërteta është se të gjithë do të të lëndojnë; ju duhet vetëm të gjeni atë e cila është aq e rëndësishme për të sakrifikuar.”

    “Era e cila do të na merr atë të cilën e duam, është ajo e njejta e cilat do të na sjellin neve diçka për të dashuruar. Prandaj nuk duhet të qajmë për gjërat të cilat kan ikur, sepse ajo që na përket neve me të vërtetë nuk largohet asnjëherë.”

    “Ju thuani se e doni shiun, por ju e përdorni një çadër për të ecur përfundi saj. Ju thuani se e doni diellin, por ju kërkoni shtrehim kur shkëlqen. Ju thoni se e doni erën, por kur vjen ju i mbyllni dritaret. Prandaj friksohem kur më thua se më do.”

    “Dashuria asnjëherë nuk do të na lë vetëm”

    “Frikacaku më i madh i një njeriut është që të zgjojë dashurinë e një gruaje, pa qëllim për të dashur atë.”

    “Kurrë nuk do të ketë dashuri në të gjitha.”

    “Ajo nuk mund të jetë njëra ndër vajzat më të njohura ose më e bukura por nëse ju e doni atë dhe ajo të bën të buzëqeshë….ç’rëndësi ka tjetër?”

    “Një dashuri, një zemër”

    “Paraja nuk mund të blejë dashurinë as jetën.”

    “Me të vërtetë besoj se vetëm njëherë në jetë ju do të gjeni dikë e cila do të rrotullojë tërë botën përreth jush.”

    “Dashuro fortë kur ka dashuri për të pasur. Sepse djem perfekt nuk ekzistojnë, por gjithmonë do të jetë një djalë i cili do të jetë perfekt për ju.”

    “Bukuria e dashurisë. Dashuria e bukurisë.”


    /KultPlus.com

    https://www.kultplus.com/muzika/para...ne-as-jeten-3/

  10. #210
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    5,931

    Për: thënie të bukura dhe shprehje nga njerëz të mëdhenj

    Disa parime themelore dhe te perjetshme te universit dhe ekzistences sone



    Disa parime themelore dhe te perjetshme te universit dhe ekzistences sone.

    Nese i pervetesojme sic duhet keto parime, atehere qenia jone do te arrije t’i zgjeroje kufijte e saj ne zona te paimagjinueshme me pare, aty ku mrekullite ndodhin cdo dite dhe cdo cast.

    1- Cdo gje eshte manifestim i shpirtit. Shpirti eshte nje gjendje e qenies qe i jep jete hapesires, kohes, shkakesise, materies dhe energjise. I pafund dhe i pakufishem, shpirti permban te gjithe universin. Asgje nuk ekziston jashte Tij. Shpirti eshte burimi, dhe universi del prej Shpirtit, dhe ne fund kthehet serish tek Ai.

    2- E tera ndodhet ne secilen prej pjeseve qe e perbejne te teren. Sot kjo gje njihet nga shkenca si modeli holografik i universit. Ashtu si atomi reflekton universin, dhe nje trup njerezor reflekton trupin kozmik, apo sic dhe mendja njerezore, eshte mendja kozmike. Pra, ne cdo gje qe ne shohim apo konceptojme, atje ndodhet mundesia per cdo gje tjeter qe te ekzistoje. I gjithe universi eshte ne cdo pike ku ti ndodhesh, sic dhe i gjithe oqeani reflektohet ne cdo pike perberese. “Cfare eshte ketu, eshte kudo”. Te zbulosh brenda nje molekule, eshte njelloj si te zbulosh nje univers. Rumi thote se i gjithe universi eshte brenda secilit prej nesh, dhe kjo eshte nje e vertete themelore.

    3- Cdo gje eshte vibrim, vetedije do te thote vibracione ne frekuenca te ndryshme, prej nga ku burojne te gjitha format dhe fenomenet ne univers. Qeniet njerezore jane fusha energjie te vetedijshme, bashke me cdo gje tjeter qe ekziston. Nese kerkon te ndryshosh boten perreth teje, ti duhet vetem te ndryshosh cilesine e vibrimit tend, pra shpirti yt vibron ne nje frekuence tjeter te vecante te vetes tende shpirterore.

    4- Ndryshimi eshte e vetmja gje e sigurte ne bote. Cdo gje i bindet ketij parimi. Tek e fundit, e vetmja menyre per te fituar ne kete univers fizik eshte qe t’i lesh gjerat te rrjedhin ne udhen e tyre, dhe jo te kapesh fort dhe te mos shqitesh pas gjerave qe te vijne ne jete. Kjo do te thote qe rezulatet me te mira arrihen kur ti perqendrohesh te procesi, se sa ne arritjet, sepse kjo krijon ankth dhe stres. Fakti qe ndryshimi eshte e vetmja konstante do te thote se ne gjate gjithe kohes jetojme ne te panjohuren. Cdo gje qe e quajme te njohur, eshte e kaluara, ndersa e ardhmja eshte e panjohur per ne. E panjohura eshte gjithmone e fresket, me kaq shume mundesi te pafundme. Cdo gje qe nuk ndryshon, kalbet dhe vdes. Ndryshimi eshte vallezimi dhe ritmi i unversit.

    5- Cdo gje, qofte pervoje, qendrim, apo send, e ka te kunderten e tij apo saj. Pavaresisht gjendjes se deshperuar ne te cilen ti ndodhesh, nese ti imagjinon dhe i kushton vemendje asaj qe eshte e kunderta, pra gezimi apo mirenjohja, ti do te shohesh se keto cilesi fillojne te rriten dhe lulezojne brenda teje. Ngjashmerisht, nese je ne kulm te ekstazes dhe lumturise, dije se pjesa e kundert eshte gjithmone prane. Duhet te jemi te vetedijshem per parimin e bashke-ekzistences se te kundertave te pervojave, deshirave dhe emocioneve tona.

    6- Ka nje ritem dhe cikel ne cdo gje brenda dhe jashte nesh. Cikli i jetes eshte nje shembull i mrekullueshem. Konceptimi i njeriut pasohet nga lindja, rritja, pjekja, vdekja dhe perteritja. Cdo gje zhvillohet ne cikle, dhe ciklet e jetes duhet te harmonizohen me ciklet dhe stinet e universit. Nje shprehje kineze thote: “Lulet e pranveres, flladi veror, gjethet qe bien ne vjeshte, dhe bora e dimrit: nese jeni ne sintoni me keto, kjo eshte stina me e mire e jetes suaj”. Nese ti qendron fort ne kete truall jetesor, tani ne kete cast te vetedijshem, ti po komunikon me veten tende shpirterore, qe udheheq vallezimin e gjithe universit. Kur ritmi yt eshte ne harmoni me ritmin e universit, cdo gje behet e magjishme dhe mrekullite ndodhin.

    Parimi i shtate thote se cdo ngjarje ka shkaqe te pafundme qe cojne ne nje pafundesi efektesh. E ashtuquajtura marredhenie shkak-efekt nuk eshte lineare. Shpirti yne e ka ate aftesi per te gjetur shkaqet me te fshehta qe jane pas cdo ngjarjeje qe na ndodh ne jete.

    Parimi i tete na meson se energjia krijuese e universit reflektohet gjithashtu si energji seksuale. Te gjitha gjerat qe ekzistojne kane lindur nga kjo energji zanafillore. Nje femije lind prej kesaj, nje lule cel nepermjet te njejtes energji, ashtu si dhe fruti qe pason. Te njerezit kjo energji manifestohet si pasion apo eksitim. Kur ne jemi ne kontakt me veten tone shpirterore ne perjetojme entusiazem dhe frymezim. Entusiazem perbehet nga dy fjale: “en” dhe “theos”, pra, te jesh njesh me Zotin, ose veten tende shpirterore. Dhe fjale frymezim ka thuajse te njejtin kuptim: te shkrihesh me Zotin.

    Parimi i nente ben fjale se si ne mund ta drejtojme energjine zanafillore nepermjet fuqise se vemendjes dhe synimit. Ne cdo gje qe ne i kushtojme vemendjen, pra dhe energjine tone, fillon te shpertheje. Vemendja dhe synimi jane dy pjese themelore drejt transformimit te cfaredo situate, rrethane, personi apo gjeje. Shqiptimi i mantrave apo tingujve te brendshem na ndihmojne per te aktivizuar synimin dhe vemendjen tone.

    10- Ne mund te arrijme harmonine nepermjet forcave dhe elementeve qe jane ne kozmosin tone, qe ne i quajme, mashkullore dhe femerore. Filozofia hermetike qe njihet si “parimi i gjinise” thote se pasioni i vertete mund te ndodhe vetem nese ka nje drejtpeshim midis forcave mashkullore dhe femerore ne qenien tone. Energjia mashkullore nxit cilesi te tilla si; dhuna, vendosmeria, veprimi dhe kurajo, ndersa energjia femerore mund te ndjehet si vleresim per te bukuren, intuita, rritje, afeksion, dhe butesi.

    Parimi i njembedhjete parashtron idene se natyra e cdo qenieje, sado e keqe qe te duket, eshte dashuria, dhe se kjo veti themelore gjithmone mund te zbulohet duke hequr masken qe mbulon dashurine tone. Pra, Dashuria nuk eshte thjesht nje ndjenje cfaredo, por eshte e verteta e ameshuar qe ndodhet ne zemer te cdo krijese. Eshte e pakushtezuar dhe e pakufishme, dhe rrezaton prej nesh me gjithe forcen kur ne jemi ne zonen tone shpirterore.


    Perktheu :

    Genci Mucollari

  11. #211
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    5,931

    Për: thënie të bukura dhe shprehje nga njerëz të mëdhenj


  12. #212
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Për: thënie të bukura dhe shprehje nga njerëz të mëdhenj

    “Feja ime është dashuria, çdo zemër është tempulli im”

    Thënie nga Rumi:


    Ndonëse rruga s’merr kurrë fund, bëj një hap përpara dhe vazhdo të ecësh, mos u tut nga largësia. Në këtë rrugëtim, lëre zemrën të jetë udhërrëfyesja jote kur trupi ngurron dhe është mbytur nga frika.

    Ti erdhe papritur dhe vodhe prej meje tri gjëra. Durimin nga zemra, ngjyrën nga fytyra dhe gjumin nga sytë.

    Jo vetëm ata që flasin të njëjtën gjuhë, por edhe ata që ndajnë të njëjtat ndjenja e kuptojnë njëri-tjetrin.

    I thashë natës, “Nëse je e dashuruar me hënën, kjo sepse kurrë s’qëndron gjatë”. Nata u kthye dhe më tha, “Nuk është faji im. Kurrë nuk e shoh diellin, nga ta di që dashuria është e pafund?”

    Ji i çmendur dhe i dehur me dashuri, nëse je shumë i kujdesshëm, dashuria nuk do të të gjejë.

    Duhet të vazhdosh ta thyesh zemrën derisa të hapet.

    Lerë heshtjen të të çojë në bërthamën e jetës.

    Duhet të hesht. Të hesht. Dhe ta lë dashurinë të përshkruajë vetveten: nën një përshkrim të lumtur, të gëzuar që s’merr
    fund kurrë.

    Kurrë mos e humb shpresën, zemra ime, mrekullitë burojnë nga e padukshmja.

    Mjaft me fjalë! Hap dritaren në qendër të kraharorit… Lëri shpirtrat të hyjnë dhe të dalin.

    Mund të mësosh të dashurosh vetëm duke dashuruar.

    Nëse fjalët dalin nga zemra, ato do të hyjnë në zemër.

    Duke bërë si më thanë të tjerët, u verbova. Duke shkuar kur të tjerët më kërkonin, humba. Më pas u largova prej të gjithëve, edhe prej vetes. Kështu i gjeta të gjithë, edhe veten.

    Unë nuk jam këto flokë, nuk jam kjo lëkurë, jam shpirti që jeton brenda tyre.

    Nëse ke shumë, fal prej pasurisë tënde. Nëse ke pak, dhuro prej zemrës.

    Bëhu si lulja që ia jep aromën edhe dorës që e këput.

    Detyra jote nuk është të kërkosh dashuri, por të kërkosh dhe të gjesh të gjitha pengesat që vetja jote ka ndërtuar kundër dashurisë.

    Nuk kam fe. Feja ime është dashuria. Çdo zemër është tempulli im.

    Unë buzëqesh si një lule, jo vetëm me buzë, por me tërë qenien.

    Mos u gënje nga bukuria ime, drita që më sheh në fytyrë vjen nga qiriu i shpirtit tim.

    Kur bota të gjunjëzon, je në pozicionin e duhur për t’u lutur.

    Përse po troket në çdo derë? Jepi, trokit në derën e zemrës tënde!

    Ai që vë intelektin mbi dëshirat është më i lartësuar se engjëjt, ai që vë dëshirat mbi intelektin, është më pak se një kafshë.


    / KultPlus.com

    https://www.kultplus.com/libri/feja-...i-im%ef%bf%bc/

  13. #213
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    5,931

    Për: thënie të bukura dhe shprehje nga njerëz të mëdhenj

    Nepemjet dashurise e gjithe dhimbja e kesaj bote trasformohet ne balsam sherues ...

    RUMI

  14. #214
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    5,931

    Për: thënie të bukura dhe shprehje nga njerëz të mëdhenj

    Ti je i ftuari i nderit ne kete bote, je mbreti i shfaqjes. Mos vajto si lypes per copa te kesaj bote!

    RUMI

  15. #215
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Për: thënie të bukura dhe shprehje nga njerëz të mëdhenj

    ‘Jetojmë në një botë ku dasmat janë më të rëndësishme se dashuria, ku dukja është më e rëndësishme se dituria’

    Shkrimtari, gazetari dhe publicisti Eduardo Galeano i cili ishte i njohur me krijimet e tij fillimisht në Spanjë, e më pas i përkthyer edhe në shumë gjuhë të botës, shumë shpesh ka pasë deklarata të fuqishme, të cilat përkojnë edhe me ditët e sotme.

    Ndërsa KultPlus ju sjell këtë deklaratë të famshme të Galeanos, që ka të bëjë me vdekjet, dasmat, dukjen e diturinë.

    ‘Jetojmë në një botë ku varrimi është më i rëndësishëm se i vdekuri, ku dasmat janë më të rëndësishme se dashuria, ku dukja është më e rëndësishme se dituria. Jetojmë në kulturën e ambalazhit, e cila e urren përmbajtjen.’


    /KultPlus.com

    https://www.kultplus.com/libri/jetoj...-se-dituria-4/

  16. #216
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    5,931

    Për: thënie të bukura dhe shprehje nga njerëz të mëdhenj

    RICORDARE:

    nga latinishtja re-cordis qe do te thote te rikalosh ose te shkosh andej nga ana e zemres

    Eduardo Galeano

  17. #217
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    5,931

    Për: thënie të bukura dhe shprehje nga njerëz të mëdhenj

    Ekonomia boterore (kapitalizmi) eshte shprehja me efikase e krimit te organizuar , institucionet dhe organizmat nderkombetare qe kontrollojne financat dhe valutat, ,tregjet financiare,dhe kredite,praktikojne terrorrizmin nderkombetar kunder vendeve te varfra dhe gjithe vendeve me nje profesionalitet te akullt qe e ben te duket kot dhe hic edhe me ekspertin apo terrorristin e bombave

    Eduardo Galeano

  18. #218
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    5,931

    Për: thënie të bukura dhe shprehje nga njerëz të mëdhenj

    Vendet e pasura qe subvecionojne dhe financojne agrikolturen e tyre me nje ritem prej nje miliard dollare ne dite ,i ndalojne subvencionet ne agrikolturen e vendeve e te varfra, p,sh, prodhimi rekord ne brigjet e lumit Mississippi USA, pambuku i amerikes se veriut mbyt tregun boteror dhe ben qe te bien cmimet e tregut, prodhim rrekord ne brigjet e lumit Niger ne Afrike . pambuku afrikan kushton kaq pak sa nuk ja vlen barra qerane as te shkosh ta mbledhesh

    Eduardo Galea
    no

  19. #219
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Për: thënie të bukura dhe shprehje nga njerëz të mëdhenj

    ObserverKult ua sjell disa thënie nga Roberto Gervaso:


    “Kush nuk është pronar i vetes, përfundon shërbëtor i të tjerëve”.

    “20 vitet e para të jetës duken më të bukura, kur je 40 vjeç, se sa kur je 20 vjeç”.

    “Ajo që më ndalon të shkruaj një kryevepër, është frika se do të më kërkojnë shumë shpejt një kryevepër tjetër”.

    “Ka burra aq inteligjentë, saqë është më mirë të mos i kuptosh”.

    “Është e vështirë të kuptohet, përse e duam dikë që nuk na do”.

    “Nëse dashuria do të ishte pa interes, nuk do të ishte më dashuri.”

    “Jeta është më tepër monotoni, se sa aventurë. Përfundon gjithmonë në të njëjtën mënyrë”.

    “Iluzionet na ndihmojnë të jetojmë, zhgënjimet të vdesim”.

    “Liria e mendimit është e drejta për të thënë e për të shkruar atë që mendon, si dhe e drejta për të dëgjuar dhe lexuar atë që mendojnë të tjerët”.

    “Mundet të jetohet me të tjerët, por mund të mbijetosh vetëm me veten”.

    “Kam nostalgji për të shkuarën, por nuk do të kthehesha asnjëherë pas”.

    “Miqësia, më tepër se sa intimitet, është respekt”.

    “Jeta është një aventurë me një fillim të vendosur prej të tjerëve, me një fund të padëshiruar nga ne dhe me vendime të ndërmjetme të zgjedhura sipas rastit”.


    /bota.al

    https://observerkult.com/eshte-e-ves...ike-qe-nuk-na/
    Ndryshuar për herë të fundit nga sirena_adria : 20-02-2022 më 11:56

  20. #220
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Për: thënie të bukura dhe shprehje nga njerëz të mëdhenj

    10 thënie për shiun


    “Mos u zemëroni me shiun. Bie në tokë sepse nuk di të shkojë për lart”.

    Vladimir Nabokov

    “Ditët me shi duhet të kalohen në shtëpi, me një filxhan çaj dhe një libër të mirë”.

    Bill Watterson

    “Të qullesh deri në kockë kur je vetëm është ftohtësi. Të dalësh në shi me mikun e ngushtë është aventurë”.

    Emily Wing

    “Thuhet se shiu shkakton rrëmujë… në fakt kujdesen njerëzit për këtë”

    Barbara Delinsky

    “Natën ëndërroj sikur ne të dy jemi bimë të rritura bashkë, rrënjëngatërruar, dhe sikur ti e njeh tokën dhe shiun sikur gojën time, sepse jemi lindur nga toka dhe shiu”.

    Pablo Neruda

    “Të vështrosh shiun, do të thotë ti takosh apo të bëhesh pjesë e diçkaje. Të kesh dikë që do të qajë për ty”.

    Haruki Murakami

    “Dikush pret shiun për të mos qarë vetëm”

    Fabrizio de Andrè

    “Shiu seç ka një të fshehtë të vagëllimtë, diçka si dremitje magjepsëse dhe të ëmbël, një muzikë përvuajtëse zgjohet me të dhe bën të shpërgjumet vetë shpirti i peizazhit.”

    Federico Garcia Lorca

    “Shiu bie kur retë nuk mund të mbajn peshën, lotët bien kur zemra nuk mund të mbaj më dhimbjen”

    “Njerëzit thonë se e duan shiun, por i hapin çadrat kur bie shi, njerëzit thonë se e duan diellin, por kërkojnë hije kur dielli del, njerëzit thonë se e duan erën, por kur era fyn, dritaret janë të mbyllura, prandaj edhe unë buzëqesh kur dëgjoj njerëzit të thonë se më duan”.


    / KultPlus.com

    https://www.kultplus.com/libri/dikus...-qare-vetem-4/

Faqja 11 prej 42 FillimFillim ... 91011121321 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Aktoret e medhenj
    Nga Kryeplaku në forumin Kinematografia dhe televizioni
    Përgjigje: 74
    Postimi i Fundit: 27-03-2024, 06:17
  2. Shprehje
    Nga Eureka në forumin Prezantoni veten në forum
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 05-01-2015, 14:46
  3. Shprehje të bukura në shqip
    Nga anaksimenus në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 371
    Postimi i Fundit: 04-06-2012, 11:02
  4. Njerëz të mëdhenj
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 05-10-2007, 15:54
  5. Shprehje....
    Nga Dita në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 03-03-2003, 13:01

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •