Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Presidenti Meta, mesazh qytetarëve: Nëse shet votën, nesër do jesh skllav i pushtetit

    Emri:  meta9-1140x570.jpg

Shikime: 137

Madhësia:  17.6 KB

    Presidenti Ilir Meta u drejtohet shqiptarëve me një mesazh ku thekson se fuqia e tyre për të ndryshuar gjërat në demokraci është vetëm përmes votës.
    “Nëse e shet votën, nesër do të jesh një skllav i pushtetit. Por shqiptarët do e tregojnë veten, që janë popull shqiponjash më 25 prill duke dërrmuar kapjen e shtetit dhe rivendosur demokracinë”, thekson kreu i shtetit teksa ka publikuar një analizë të publicistit Ndriçim Kulla.

    “Një analizë brilante e publicistit të shquar, Ndriçim Kulla, që e fton të gjithë shoqërinë për një reflektim të thellë, për të kuptuar njëherë e përgjithmonë se:

    Fuqia e çdo qytetari në demokraci është vetëm vota e tij. Përndryshe, nëse e shet votën, nesër do të jesh një skllav i pushtetit.

    Por shqiptarët do e tregojnë veten, që janë popull shqiponjash më 25 prill duke dërrmuar kapjen e shtetit dhe rivendosur demokracinë. 🇦🇱”, shkruan Presidenti Meta.

    Një analizë brilante e publicistit të shquar, Ndriçim Kulla, që e fton të gjithë shoqërinë për një reflektim të thellë,...

    Posted by Ilir Meta on Thursday, April 8, 2021


    Koha Jonë
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Presidenti Meta, mesazh qytetarëve: Nëse shet votën, nesër do jesh skllav i pushtetit

    Për cilindo që tash sekserët e votës kanë filluar t'iu vijnë rrotull për pazar

    Nga Ndricim Kulla

    I dashur bashkombasi im !
    Kur ta shesësh votën tënde, me siguri do të mendosh se dole me fitim, pasi sigurove diçka, qoftë para, apo ndonjë send, që t’u duk sikur ta falën aty për aty. Kjo pasi e hedhura e votës në kuti të duket sikur po hedh në pus një send që të përket, pa nxjerrë asnjë përfitim prej tij. Sekseri që do të kërkojë të blejë votën tënde për llogari të partisë për të cilën punon, do të pëshpëritë te veshi se të dielën do të kesh një copë letër në dorë, nga e cila mund të përfitosh diçka paraprakisht, nëse në të shënon emrin e kandidatit dhe të partisë që dëshiron ai. Do të përfitosh 50 apo 100 mijë lekë të vjetra, një telefon celular, një thes me miell, një palë pantallona bluxhins, një palë atlete e ku e di unë tjetër se çfarë, pasi blerësit e votave kanë fantazi shumë të madhe. Ata janë të aftë të nuhatin kërkesat e tregut të votës dhe pas kësaj bëjnë ofertat e tyre të larmishme.

    Të dielën do ta kesh një copë letër në dorë, nga e cila mund të përfitosh diçka, të thotë sekseri, të hënën kjo copë letre nuk vlen as sa një copë letre higjienike në banjën e kafenesë së lagjes ku bëre pazarin e votës me sekserin, duke pirë kafet apo birrën e ofruar bujarisht nga sekseri. Sekseri i votës që të pëshpërit te veshi është i sigurt në vetvete dhe bindës se ai e di mirë një gjë: Ti nuk e njeh vlerën e votës tënde. Ti nuk e di se vota jote është pushteti që ti ke mbi të ardhmen. Por ky pushtet ka një kohë shumë të kufizuar, një ditë në katër vjet, ose më saktë, një ditë në dy vjet po të llogarisim zgjedhjet parlamentare dhe ato vendore. Ditën e zgjedhjeve ti je një pushtetar, ose më saktë një pushtetarbërës, një kingmaker. Ditën e zgjedhjeve ti zgjohesh nga gjumi si pushtetar, gjatë asaj dite deri në perëndim të diellit, kur të mbyllen kutitë e votimit, ti je një pushtetar. Ti je lypësi i përrallës që u bë mbret për një natë.

    Por ti do të zgjohesh nga gjumi ditën e zgjedhjeve jo si një pushtetar, por si një skllav se ti e ke shitur tanimë paraprakisht jo thjesht votën tënde, por të drejtën tënde për të votuar. Vota jote tanimë i përket sekserit të votave. Ti do të shkosh në qendrën e votimit si një automat dhe do të votosh sipas pazarit që ke bërë me sekserin e votave. Ti në fakt nuk i shite sekserit vetëm votën tënde, por i shite dy gjëra. Veç votës i shite edhe kënaqësinë e ditës tënde të pushtetit. Ose më saktë, këtë të dytën ia dhe falas. Ditën e zgjedhjeve sekseri i votave do të zgjohet nga gjumi me ndjenjën e kënaqësisë të të qenit pushtetar, kingmaker, në sajë të zotërimit paraprak të votës tënde dhe të votave të disa të tjerëve që mund të jenë edhe anëtarët e familjes tënde, ose të afërmit e tu, votën e të cilëve ti e ke shitur bashkë me tënden, si pa gjë të keq.

    Me kalimin e kohës do të vijë edhe ndjenja e skllavërisë, se politikani të cilit ia ke shitur votën me anë të sekserit, do të duket sikur të thotë nga ekrani i televizorit: Mua nuk ke çfarë të më kërkosh, se shpërblimin e votës që më ke dhënë e ke marrë, aq sa e çmove vlerën e votës tënde. Ndjenja e skllavërisë do të bëjë që të mos e quash ndonjë gjë të madhe përsëritjen e veprimit që ke bërë, kur sekseri i votave të shfaqet përsëri, para zgjedhjeve të ardhshme, për të ta blerë votën. Ai vjen plot siguri se e di që atë të cilin e shtie një herë në dorë, ai bëhet skllavi i tij. Tanimë që ti je një votëshitës përsëritës, ti nuk ke shitur thjesht votën, as thjesht ditën tënde prej pushtetari, kingmakeri, një herë në katër vjet, por ti ke shitur veten tënde. Tanimë ndjenja e skllavërisë bëhet e plotë. Ashtu si të gjithë skllevërit, ti e quan një gjë të natyrshme skllavërinë tënde.

    Sentenca famëkeqe e Stalinit “Ata që votojnë nuk kanë rëndësi, ata që numërojnë votat kanë rëndësi”, në Shqipëri tanimë është duke u shndërruar në “Ata që votojnë nuk kanë rëndësi, ata që blejnë vota kanë rëndësi”. Sekserët e blerjes së votave tanimë kanë zëvendësuar në një masë të madhe manipuluesit teknikë të votave. Kjo mënyrë e dytë e manipulimit të zgjedhjeve, me anë të blerjes së votës, është më poshtëruese për ty i dashur votëshitës, se në rastin e parë, kur ti votoje sipas vullnetit tënd, por vota që ti hidhje në kuti nuk numërohej drejt. Në rastin e dytë nuk preket dinjiteti yt, ndërsa në rastin e parë, po. Këtë thënie të Stalinit e dinë edhe sekserët e tu, se e kanë dëgjuar nga politikanët në shërbim të të cilëve janë, të përshtatur me realitetin e sotëm shqiptar, dhe ndoshta ata me krenari profesionale ta thonë edhe ty. Se sot, ata politikanë që blenë vota i instruktojnë sekserët e tyre të votës me sentencën e përshtatur të Stalinit, pra se nuk ka rëndësi të kesh zgjedhës që të mbështesin, por rëndësi ka që të kesh sekserë të votave që dinë të të sjellin votat e zgjedhësve. Kështu ti i dashur votëshitës mëson me fjalët e Stalinit se ti je askushi dhe nëse nuk e shet votën tënde ajo do të shkojë kot, se të tjerët do ta bëjnë këtë.

    Por ti që dëgjon vetëm Stalinin nga sekseri i votave, do të habiteshe në qoftë se do të dëgjoje se sa shumë njerëz të mëdhenj e të mençur, të rangut botëror, janë munduar që t’u bëjnë të qartë njerëzve të thjeshtë si ty, me gjuhë të kuptueshme, rëndësinë e votës dhe dëmet që vijnë nga keqpërdorimi i saj, në radhë të parë për atë që e keqpërdor votën. Kur ta shesësh votën tënde, duhet ta dish se ish-presidenti amerikan, Theodore Roosevelt ka thënë: “Një votë është si një pushkë. Vlera e saj matet me karakterin e atij që e përdor atë”. A nuk është thënë në atë mënyrë që ta kuptojnë shtresat e gjëra të votuesve? Dhe në fakt duket sikur ai që e ka thënë ka pasur parasysh turmat e votëshitësve shqiptarë të vitit 2015 dhe 2017 . Sipas kësaj thënieje del se ti i dashur votëshitës ke vrarë veten me këtë armë që të është dhënë ditën e zgjedhjeve. Nuk është çudi që ti i dashur votëshitës, kur shikon në ekran politikanin që mori pushtet me votën tënde, thua pikërisht këtë: “Vrava veten me dorën time!”

    Kur ta shesësh votën tënde duhet ta dish se Abraham Lincoln ka thënë: “Zgjedhjet i përkasin popullit. Është vendimi i tij. Nëse ata vendosin t’i kthejnë shpinën zjarrit dhe të djegim të pasmet e tyre, atëherë atyre do t’u duhet që të rrinë ulur mbi flluskat e lëkurës së tyre”. Lincoln ka folur akoma më tepër me një gjuhë të kuptueshme për masat e gjëra të votuesve. A nuk duket se ai ka folur për votëshitësit shqiptarë të kohës së sotme? Sipas kësaj që thotë Lincoln, del se ti i dashur votëshitës do ta përdorësh votën tënde si një pishtar të ndezur për të djegur veten nga prapa, dhe do të duhet që në katër vjetët e ardhshëm të ulesh mbi plagët që i ke shkaktuar vetes, duke duruar dhimbjen e madhe. Kur ta shesësh votën tënde duhet ta dish se ish-presidenti amerikan, Lindon B. Johnson ka thënë: “Një njeri pa votë, është një njeri pa mbrojtje”. Këtë që thotë Johnson, ti i dashur votëshitës ndoshta e ke më të vështirë ta kuptosh se sentencat e para. Por sipas kësaj që thotë Johnson, del se ti i dashur votëshitës ia ke dhënë mbrojtjen tënde sekserit të votave paraprakisht.

    Kur ta shesësh votën tënde duhet ta dish se një tjetër ish-president i famshëm amerikan, Franklin D. Roosevelt ka thënë: “Askush nuk do të mund ta privojë kurrë popullin amerikan nga e drejta e votës, përveç vetë popullit amerikan, dhe mënyra se si mund ta bëjë këtë është duke mos votuar”. Kjo shprehje duket se është një përmbledhje e të gjitha sentencave të mësipërme, të thëna nga paraardhësit dhe pasardhësit e Franklin D. Roosevelt. Domethënë se populli amerikan duke mos dashur të bëjë vetëvrasje ditën e zgjedhjeve, as të djegë të pasmet në zjarrin që do të ketë ndezur vetë, as të mbetet pa mbrojtje, nuk e fal për asgjë në botë të drejtën e votës dhe ushtrimin e lirë e të përgjegjshëm të saj. Kur ta shesësh votën tënde, pastaj nuk të mbetet veçse të aplikosh për lotarinë amerikane, që të shkosh të jetosh në vendin që është bërë i begatë në sajë të përgjegjshmërisë së qytetarëve të tij për votën, të qytetarëve të tij të edukuar me sentenca si ato që kam thënë më lart. Por, nëse nuk fiton në këtë lotari dhe dihet se pjesa më e madhe nuk fitojnë, nuk të mbetet veçse të mendosh për të rregulluar vendin tënd, dhe kjo gjë nis që nga vota jote.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,489

    Për: Presidenti Meta, mesazh qytetarëve: Nëse shet votën, nesër do jesh skllav i pushtetit

    Tani qe Edi Rama per hidraçentralet ka dalur kunder betonizimit,Lulzim Basha ka dalur kunder korrupsionit dhe Ilir Meta kunder shitjes me a pa perqindje,mungon vetem qe Gramoz Ruçi te dali kunder Bllokut dhe Sali Berisha kunder Sigurimit dhe me duket se ja hudhem. Mungon vetem te dime opinionin e kurvave se jane pro apo kunder virgjerise !

    Po kjo e Like Floririt duket pak si fantashience, duke ditur se ky person karieren e tije e ka bazuar vetem tek vjedhja dhe tek blerja e votes,por kur thone "sa do rrosh do mesosh" dhe qe do vinte nje dite qe edhe Likja te thoshte mos e shit voten me dukej e pabesueshme.
    Ndryshuar për herë të fundit nga SERAFIM DILO : 08-04-2021 më 07:20

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 05-03-2021, 00:51
  2. Presidenti Meta, nuk mund te jete Presidenti i vendit tim
    Nga pirro10 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 25-11-2019, 19:07
  3. Si mund ta gjej temen nese del nje mesazh i tille?
    Nga Xhemis në forumin Pyetje - përgjigje
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 29-10-2017, 12:03
  4. Presidenti grek Papulias nis nesër vizitën treditore në Shqipëri
    Nga DYDRINAS në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 05-11-2013, 13:02
  5. Presidenti i Kosovës Pacolli nesër viziton Tiranën
    Nga EuroStar1 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 21-03-2011, 13:37

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •