Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    24,775
    Postimet nė Bllog
    3

    Historia e feminizmit shqiptar

    Zėrat e parė femėrorė tė letėrsisė shqipe

    Nga Kristina Xhentile Mandala, tek motrat Qiriazi, e mė tej nw vitet ‘30 Ollga Plumbi, Milla Vangjeli, Selfixhe Ciu, Luēie Sereqi, Jolanda Kodra, dhe talenti qe shkėlqeu mbi tė gjitha Musine Kokalari… Pas viteve tė luftės shumė emra tė tjerė femėror lanė shenjat e tyre nė letėrsinė shqipe

    Emri:  161621.jpg

Shikime: 27

Madhėsia:  25.3 KB

    Kur janė shfaqur pėr herė tė parė emrat e krijueseve femra nė analet e letėrsisė shqipe? Njė pyetje kjo qė mė ka lindur e mė ka ngacmuar prej vitesh. Nė fillim u shtyva larg, u hodha nė kohėn e Rilindjes. I kėrkova nė letėrsinė arbėreshe, si njė letėrsi e kultivuar mė herėt, por nuk i ndesha. Edhe njė emėr gruaje qė hasa, siē ishte ajo e Kristina Xhentile Mandalas (1856-1919), mė rezultoi mbledhėse e botuese pėrrallash arbėreshe.

    Vetėm nga fundi i Rilindjes u dukėn emrat e dy intelektualeve tė para nė jetėn shqiptare. Kėto qenė motrat Qiriazi, Sevasti Qiriazi-Dako (1871-1949) dhe Parashqevi Qiriazi (1880-1970) qė ngritėn shkolla shqipe, hartuan tekste shkollore, nxorėn revistėn “Ylli i mėngjezit” nė SHBA. Prej tyre do tė kemi vargjet e para , siē qe teksti i himnit tė Kongresit tė Manastirit, hartuar nga Parashqevi Qiriazi, apo tekstet e kėngėve shkollore, tė shkruara nga Sevasti Qiriazi.

    Ishin kėto sprova premtuese, kryesisht shkrime me nota didaktike e frymė patriotike qė i shėrbyen shkollės shqipe nė hapat e saj tė para, por qenė dhe pėrpjekje fillestare pėr tė shkruar letėrsi modeste nė vargje apo skica tė thjeshta letrare. Njė dukuri kjo jo vetėm atdhetare, por dhe kulturore dhe sociale. Pėrpjekje tė tilla nga elementi femėror s’ka dyshim qė janė bėrė aso kohe nė qytetet kryesore qė kishin njė farė zhvillimi ekonomik dhe tradita, si Korēa, Shkodra, Elbasani, Gjirokastra, Vlora.

    Por njė veprimtari e kėsaj natyre bėhej nė fshehtėsi jo vetėm pėr shkak tė fanatizmit e analfabetizmit, por dhe tė prapambetjes sociale. Nė kėto vite mund tė flasim vetėm pėr njė letėrsi gojore anonime. Gruaja shqiptare, e njohur dhe e ēmuar botėrisht nė rastet mė tė mira pėr bukurinė fizike dhe botėn shpirtėrore, pėr karakterin dhe personalitetin e veēantė, s’kish si tė mos krijonte brenda mjedisit tė saj tė ngushtė, tė thurte vargje nė moshėn e dashurisė, tė kėndonte kėngė djepi si nėnė, tė vajtonte me ligje, tė rrėfente pėrralla si gjyshe. Njė realitet ky i mbyllur nė vetvete, por qė do tė mėkonte e pėrcillte brezat nė formimin e tyre.

    Kjo letėrsi qė do tė kthehej nė objekt gjurmimi, mbledhjeje dhe studimi nga folkloristė dhe antropologė, do tė ishte thjesht gojore dhe anonime dhe as qė bėhej fjalė pėr individualitete letrare, pėr njė letėrsi tė kultivuar qė do tė shihte dritėn e shtypit. Shoqėria shqiptare, sidomos nė dy dekadat e para tė mėkėmbjes sė shtetit shqiptar, me prapambetjen, padijen dhe varfėrinė, nuk tregonte asnjė lloj interesi pėr botėn kreative tė femrės shqiptare, sidomos tė letėrsisė.

    Por nga kėrkimet e bėra rishtazi nė qarqet letrare tė diasporės arbėreshe na rezulton se nė Kalabri ėshtė botuar nė vitin 1917 njė pėrmbledhje modeste me vjersha arbėrisht nėn titullin “Canti” me autore Maria Antonia Braile. Njė vepėr qė s’pati pėrhapje e as jehonė jo vetėm nė atdheun e tė parėve, por as nė mjediset arbėreshe. Ajo ka mbetur kryesisht si njė libėr me vlerė dokumentare. Kurse nė Shqipėri duhej tė pritej mesi i viteve 30 tė shekullit XX, kur shkolla shqiptare po arsimonte dhe edukonte brezat e rinj, ku pėrfshiheshin natyrisht dhe vajzat.

    Ishte koha kur nė qytetet kryesore po ndjehej njė lloj emancipimi dhe veēanėrisht kur nė vendin tonė po lindte lėvizja feministe dhe gruaja po pėrpiqej brenda mundėsive tė saj tė kufizuara pėr tė drejtat e veta. Tamam nė kėto vite do tė kemi dhe manifestimin publik tė zėrave tė parė femėrorė nė letėrsinė shqipe. Ėshtė shumė e rėndėsishme tė themi qė kjo dukuri qe shprehje e vetvetishme e vetė vajzave shqiptare, njė nevojė e brendshme pėr tė shprehur publikisht mendimet e tyre.

    Nė kėtė ndėrmarrje tė guximshme do tė ndikonin elementėt revolucionarė dhe demokratė, si dhe shtypi progresist, qė i nxiti dhe i mirėpriti shkrimet e para tė atyre pak talenteve qė morėn kurajėn tė ballafaqohen me lexuesin. Rrugėn e tyre pėr te letėrsia do ta hapte dhe sheshonte edhe publicistika qė lėvronin disa gra tė cilat militonin nė pėrpjekjet emancipuese tė femrės shqiptare me artikujt e tyre, siē qenė Ollga Plumbi, Milla Vangjeli etj.

    Kėshtu, nė faqet e gazetės “Populli” tė 28 nėntorit 1935, 80 vjet mė parė, u botua vjersha “Vala gėnjeshtare”, qė nėnshkruhej jo me emėr tė vėrtetė, por me pseudonimin Kolombja. Publikimi i kėsaj vjershe femėrore u kthye menjėherė nė ngjarje. Jo vetėm tėrhoqi vėmendjen dhe u pėlqye, por ngjalli dhe habi, bile dhe skepticizėm. Nuk besohej se e kishte shkruar njė vajzė, pėrkundrazi, mendohej se pas saj fshihej njė lojė mashkulli. Por dolėn menjėherė intelektualė qė e morėn nė mbrojtje dhe e pėrshėndetėn.

    Poeti Gjergj Bubani, nė vjershėn qė shkruan me kėtė rast, e quan “lule e vetme qė sjell pranverė nė shtypin tonė” dhe i bėn thirrje: “Dil nė shesh, moj motėr. Dhe shpallu fare fora tė tė shohim.” Kurse gazetari Fiqiri Llagami do t’i drejtohej opinionit se “Kjo vajzė ėshtė flamurtarja e evolucionit tonė, qė me punėn e vet don me rrėxue nji shkamb, qė ka tabelėn e veseve tė kėqija shqiptare.”

    Dhe nuk vonoi e u mor vesh se prapa Kolombes fshihej njė vajzė 17 vjeēare nga Gjirokastra me emrin Selfixhe Ciu (1918-2003). Pas botimit tė vjershės sė parė, ajo do tė ishte autore e njė vargu vjershash e skicash letrare qė publiku do tė lexonte nė organet e kohės, si “Shtypi”, “Java”, “Diana”, “Drita” e veēanėrisht revista “Bota e re”. Kolombja do tė bėhej zėdhėnėsja e gruas shqiptare, do tė kėrkonte tė drejtat e saj, do tė shprehte revoltėn e saj, do tė pėrcillte ėndrrat e saj. “Kjo kėnga ime/ - kėndonte ajo - /Do tė kėndojė hove lirije/Do tė derdhet plot buēimė/Nėpėr brenga njerėzie.”

    Vetė titujt e vjershave dhe skicave tė saj flasin pėr tematikėn e mprehtė sociale qė trajton, si “Shqetėsim”, “Shpresa e zhdukur”, “Vajzėria”, “Mėrgimtari”, “Ditė pazari”, “Vetmitari”, “Gabimi i tė riut” etj. Nė faqet e revistės “Bota e re” ajo do tė shpallė me guxim kushtin qė gruaja shqiptare i vė shoqėrisė me fjalėt: “Asgjė nga femra mos prisni, pa i falur lirinė e saj tė plotė.”

    Zėrit poetik tė vajzės gjirokastrite do t’i bashkohej ndėrkaq zėri i vajzės shkodrane Luēie Sereqi (1910-1993), qė nėnshkruan vjershat e saj me pseudonimin Lux Secreta. Ajo bashkėpunon me revistat “Cirka”, “Shkėndija” e pėrgjithėsisht me shtypin shkodran, si njė zė vetmitar poetik ne mes korit tė poezisė mashkullore tė kryeqendrės sė Veriut. Vargjet e saj pasqyrojnė botėn shpirtėrore tė vashave shqiptare, aspiratat liridashėse, ėndrrat pėr njė jetė tė denjė, tė dhėna kėto nėpėrmjet njė fryme lirike dhe vargjesh delikate.

    Njė firmė tjetėr femėrore u shfaq nė botėn letrare shqiptare nė vitet 30-40 tė shekullit tė kaluar. Ishte emri i Jolanda Kodrės (1912-1963), njė vajzė italiane, qė e bėri Shqipėrinė atdheun e saj tė dytė. Ajo do tė shkruante poezi jo vetėm nė gjuhėn e Dantes, por dhe nė gjuhėn shqipe. Vargje me nivel, lirika me motive filozofike dhe tė natyrės, por dhe poezi patriotike, siē janė vjershat “Shqipėrisė” dhe “28 nėndori”.

    Veē poezisė, ajo u ēmua dhe si kritike letrare, duke dhėnė mendime me vlerė kryesisht pėr autorė e vepra tė letėrsisė shqipe, disa nga tė cilat do t’i pėrkthente nė gjuhėn italiane. Poezitė dhe artikujt e saj letrarė i botoi nė shtypin e kohės, si revistat “Njeriu”, “Shkėndija”, “Kultura islame”, “Hylli i dritės”, “Fryma” etj.

    Por talenti letrar nga bota femėrore shqiptare, qė spikati pėrmbi tė gjitha simotrat e saj dhe bėri emėr nė letėrsinė shqipe, ishte ai i Musine Kokalarit (1917-1983). Njė vajzė intelektuale e ditur dhe e zgjuar, me dhunti dhe interesa tė gjera, nga tė paktat qė kreu studimet universitare. Edhe ajo debutoi nė letėrsi me vjersha dhe skica letrare tė botuara nė gazeta dhe revista, si “Shtypi”, “Diana”, “Java”, “Tomori i vogėl” etj.

    Por ajo nuk u mjaftua me kaq, mbasi qe e vetmja nga shoqet qė do tė dilte para publikut shqiptar me libra. Kėshtu, brenda pak viteve, do tė botonte veprat “Siē mė thotė nėnua plakė” (1939), “Sa u tunt bota” (1944) dhe “Rreth vatrės” (1944). Ishin kėto vepra nė prozė, me njė vokacion krejt tė veēantė, tė frymėzuara e tė ngritura me lėndė jetėsore nga qyteti i vendlindjes. Qenė rrėfime folklorike mbi jetėn dhe zakonet gjirokastrite, me psikologjinė dhe mendėsinė e saj, me pasurinė gojore, shkruar me tė folmen plot kolorit tė qytetit tė gurtė.

    Ky realitet ėshtė dhėnė brenda kornizės familjare, ku nė qendėr vihet figura e gruas, me individualitetin e saj, sa e virtytshme aq dhe dinjitoze, sa e menēur aq dhe punėtore, njė familjare e shkėlqyer. Tė gjitha kėto autorja i ka shkruar me dashuri e njohje tė thellė, me vėrtetėsi qė zgjojnė jo vetėm emocione, por pėrbėjnė shembullin e njė proze folklorike dhe etnografike. Janė kėto arsyet qė veprat e Kokalarit u mirėpritėn nga lexuesit dhe u vlerėsuan nga autoritetet letrare si L. Poradeci e M. Kuteli.

    Musine Kokalari lėvroi gjithashtu me sukses edhe poezinė, disa prej tė cilave i botoi nė shtypin e kohės. La nė dorėshkrim pėrmbledhjen poetike “Kolla e vdekjes” qė, siē e tregon dhe titulli, trajton kryesisht temėn sociale tė lidhur ngushtė me jetėn dhe pozitėn e rėndė tė gruas nė shoqėrinė shqiptare. Me gjithė frymėn pesimiste, ajo ka njė gamė tė gjerė motivesh qė denoncojnė padrejtėsinė dhe mjerimin, qė shprehin revoltėn dhe bėjnė thirrje pėr qėndresė. Ndihet trishtimi dhe pakėnaqėsia e njė zemre mbushur plot mllef. Ajo bėhet zėri i motrave robina, duke e kthyer poezinė e saj nė njė akuzė kundėr shoqėrisė fanatike e tė prapambetur.

    Musine Kokalari ėshtė e vetmja nga katėr zėrat e parė femėrorė qė u dėgjua gjerėsisht nė letrat shqipe dhe qė hyri dhe mbeti nė historinė e saj. Njė emėr qė mori vlera e fitoi respekt jo vetėm pėr veprat e ēmuara qė na la, por dhe pėr martirizimin qė pėsoi gjatė regjimit komunist.

    Pėr fat tė keq, krijimtaria e saj dhe e tre shoqeve nė vitet e pasluftės u ndėrpre. Ajo kohė s’ishte e tyre, por ato kanė meritėn qė i ēelėn sė pari rrugėn vajzave dhe grave shqiptare pėr nė botėn e bukur tė artit tė fjalės.

    Njė rrugė kjo historike, qė me gjithė pjesėmarrjen aktive dhe masive tė gruas shqiptare nė Luftėn Nacionalēlirimtare dhe emancipimin e madh qė solli ajo, procesi i ardhjes dhe afirmimit tė talenteve femra nė letėrsi fillimisht qe i ngadaltė dhe jo i lehtė. Sepse arti ka ligjėsitė e veta qė varen nga njė kompleks kėrkesash dhe faktorėsh jo vetėm socialė e kulturorė, por dhe artistikė e psikologjikė. Sigurisht nuk do tė mungonin nė shtypin e viteve tė para tė ēlirimit sprova interesante vjershash, tregimesh e skicash letrare, por kėto qenė sporadike dhe kalimtare. Duhet tė kalonte mė se njė dekadė, qė tė dilte nė dritė libri i parė me emrin e njė gruaje.

    Dhe ky qe vėllimi me tregime “Zemėr e dėlirė” e Arsinoi Binos, botuar nė vitin 1961. Dy vjet mė vonė erdhi pėrmbledhja poetike “Ėndrra vashėrie” e Adelina Mamaqit (1963), pėr t’u pasuar nga pėrmbledhja tjetėr “Mos e kėndo atė kėngė” e Lavdie Lekės (1965). Proza e gjatė dha provėn e parė me novelėn “Shuaje dritėn Vera” tė Elena Kadaresė (1966), pėr tė vijuar me vėllimin poetik “Era e revolucionit” tė Klara Kodrės (1968), me prozat “Tregime pėr ty” tė Eglantina Mandisė (1969) dhe “Telashet e emancipimit” tė Rozi Theoharit (1969).

    Vitet 70 do tė sillnin prurje tė tjera letrare femėrore, autore tė talentuara dhe vepra me vlera tė reja artistike, si Vllasova Musta me pėrmbledhjen poetike “Pa kopertinė” (1970), Natasha Lako me “Marsi brenda nesh” (1972), Beatriēe Balliēi me “Kush m’i fali manushaqet (1972), Shpresa Vreto me “Ajo ishte kėngė pėr mua” (1973), Feride Papleka me “Ėndrrat dhe fishekzjarrėt” (1974), Vangjeli Ēomora me “Balona” (1975), Vojsava Nelo me “Kur ēelin ėndrrat” (1977), Dhurata Bozdo me romanin “Pėrballė dallgėve” (1979).

    Nė vitet 80 do tė debutojnė tė tjerė emra, si Diana Ēuli me vėllimin “Jehonat e jetės” (1982), Elsa Ballauri me pėrmbledhjen poetike “Mėngjes” (1983), Mimoza Ahmeti me “Bėhu i bukur” (1986), Natasha Bega me “Lirika” (1988) etj.

    Pėrmbysja social-politike e viteve 90 solli shpėrthime talentesh tė reja nė fushėn e letėrsisė nga radhėt e vajzave dhe grave shqiptare,. Ato do tė lėvronin nė tė gjitha gjinitė letrare, nga poezia te romani. Nė botėn tonė letrare hynė poetesha dhe prozatore qė krijuan vepra nė kushtet e fjalės dhe mendimit tė lirė, me praktika dhe mjete shprehėse novatore, qė pėrbėjnė njė kontribut shumė tė ēmuar tė talenteve femėrore nė etapėn e re tė letėrsisė shqipe.

    Kjo letėrsi u pėrfaqėsua me emra tė rinj, si Lindita Arapi me vėllimin “Prelude poetike” (1990), Luljeta Lleshanaku me pėrmbledhjen poetike “Sytė e sonambulės” (1992), Mira Meksi me “Planetin e ngrirė” (1992), Flutura Aēkaj me “Tre vjeshta larg” (1993), Mimoza Erebara me “Pėr tė shoqėruar njė shpresė” (1993), Rita Petro me “Vargje tė pėrfolura” (1994), Luljeta Danaj me “Sipas flokėve tė plakave” (1994), Brunilda Zllami me romanin “Dashuri apo urrejtje” (1996), Meri Lalaj me “Kapėrcyell” (1996), Ledia Dushi me “Ana Maria bahet lot” (1997), Elvira Dones me romanin “Dashuria e huaj” (1997), Albana Mlyshi me “Kafe Shkodra e Nju Jorkut” (1998). Nė kėtė kohė do tė botojnė librat e tyre tė parė dhe Besa Myftiu e Ornela Vorpsi.

    Ky ėshtė nė pėrgjithėsi bilanci i krijimtarisė letrare tė vajzave e grave shqiptare, zhvilluar kryesisht nė shekullin e njėzetė. U ndalėm nė kufijtė kohorė tė kėtij shekulli, duke marrė shkas nga 80 vjetori i botimit tė vjershės sė parė tė njė vajze shqiptare. Njė ngjarje kjo e shėnuar nė letėrsinė dhe kulturėn tonė kombėtare, qė po e pėrkujtojmė me nderim nė ditėn tradicionale tė festės sė gruas.

    Emri:  161623.jpg

Shikime: 37

Madhėsia:  164.2 KB

    Emri:  161622.jpg

Shikime: 31

Madhėsia:  246.7 KB

    Shkrimi u botua nė Shqiptarja.com (print) nė 8 Mars 2015

  2. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Albo pėr postimin:

    Neteorm (08-04-2021)

  3. #2
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    7,131

    Pėr: Historia e feminizmit shqiptar

    ....................
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura    

  4. 2 antarėt mė poshtė falenderuan SERAFIM DILO pėr mendimin e shprehur nė kėtė postim:

    Albo (08-04-2021),Neteorm (08-04-2021)

  5. #3
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    7,131

    Pėr: Historia e feminizmit shqiptar

    "Perpjekja Shqiptare" 17 maj 1938."Java" 28 mars 1937
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura   
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga SERAFIM DILO : 08-04-2021 mė 07:45

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-02-2014, 13:37
  2. Historia e Popullit Shqiptar
    Nga Darius nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 128
    Postimi i Fundit: 03-03-2009, 12:16
  3. Historia e aviacionit shqiptar
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 26-03-2007, 04:38
  4. Kronika nga Historia e Futbollit Shqiptar
    Nga BlueBaron nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 11-01-2006, 12:27
  5. Historia e Popullit Shqiptar
    Nga baobabi nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 11-09-2002, 15:02

Fjalėt Kyēe pėr Temėn

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •