Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3

Tema: Ollga Plumbi

  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17

    Ollga Plumbi

    Ollga Plumbi, e njohur gjithashtu me emrin e saj tė shkrimit Shpresa, u lind nė fshatin Lupckė tė Pėrmetit, mė 1898.

    Emri:  download-5-1.jpg

Shikime: 1486

Madhėsia:  8.3 KB

    Pasi burri i saj vdiq kur ishte e re, ajo emigroi nė Perėndim pėr tė punuar dhe pėr t’u kujdesur pėr familjen e saj.

    Mė vonė ajo u kthye nė Shqipėri dhe gjatė viteve 1936-1937 shkroi nė botimin “Bota e Re”, sė bashku me shkrimtarė tė tjerė progresivė, si Migjeni dhe Selim Shpuza.

    Pas kthimit nė atdhe, ajo u bė pjesė e lėvizjes antifashiste, duke u zgjedhur dhe kryetare e Kėshillit tė Gruas Antifashiste tė Tiranės.

    Nė zgjedhjet e 2 dhjetorit 1945, ajo u zgjodh deputete nė legjislacionin e parė tė Kuvendit Popullor. Por mė vonė, ajo u shkarkua nga detyra, duke u mėnjanuar nga ajo forcė politike ku kishte besuar.

    Ollga la shumė shkrime pėrparimtare pas vetes.

    Lėvizjet feministe dhe pse nuk janė pranuar qė kanė ndodhur nė vend, kanė qenė aq tė pranishme nė shkrimet e saj.

    Njė artikull i Ollgės mbante titullin: Feminizmi dhe shoqėria” dhe atė kohė ajo shkruante: “Nuk do tė jemi tė denjė tė qytetėrimit dhe pėrparimit, por tė vazhdojmė tė admirojmė tipet e asaj familjeje, ku ekziston Zot dhe skllave, me burrin qė ka tė drejtė nė jetė dhe nė zhvillim me gruan qė ėshtė e destinuar tė kufizojė aktivitetin e saj vetėm nė kuzhinė”.

    Ajo vazhdoi mė tej duke shkruar se: “Familja qė mbahet me tė tilla lidhje ėshtė shumė larg nga qėllimi njerėzor pėr tė cilin ajo ėshtė krijuar”.

    Janė mjaft shkrime tė Ollgės nė revistėn “Gruaja shqiptare”, nėn pseudonimin “Zita”.

    Ollga Plumbi vdiq nė vitin 1984, nė moshėn 86 vjeēare.

    AlbFem

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Ollga Plumbi

    FEMINISTJA E PARË SHQIPTARE

    Olga Plumbi është e para që ka trajtuar çështjen e feminizmit në publicistikën shqiptare.
    Olga Plumbi (1898), e njohur edhe me emrin e Shpresa, ishte nga fshati Lupckë i Përmetit. Njė kohë kishte emigruar në Perëndim, pastaj serish ishte kthyer në Shqipëri (1935-36).
    Në vitin 1945, pas diktatorit Hoxha, ishte deputetja më e votuar.
    Shkroi shumë sprova sociologjike me fokus gruan shqiptare. E larguan dhunshëm nga politika, duke e kufizuar edhe në shkrime.
    Vdiq në vitin 1988.
    Redaksia e revistës "Përpjekja", në tekstin prezantues për të, në mes tjerash thotë:
    “Shkrimtarja e artikullit që do të këndoni mē poshtë, hapë, për herēn e parë në shtypin t'onë, bisedēn rreth gjendjes së gruas shqiptare duke u nisur nga parimet e Feminismit". ( Përpjekja, Nr.16, 1938)
    *
    Në tekstet e botuara ajo nëshkruhet Olga, me L, ndërsa kur të tjerët flasin pèr të, emrin ia shkruajnë Ollga, me Ll.

    Fcb: Agron Gashi

    Emri:  ollga_plumbi_foto.jpeg

Shikime: 1422

Madhėsia:  4.8 KB
    Emri:  ollga_plumbi.jpg

Shikime: 1476

Madhėsia:  66.9 KB

    Facebok

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Ollga Plumbi

    Gruaja qė mė vjen nga kujtesa kėtė 8 Mars

    Ollga, gruaja me sytė e zinj tė thellė, qė shfaqet aq elegante nė njė foto tė vjetėr me njė kapelė nė kokė, mė rivjen shpesh nė kujtesė sa herė diskutojmė pėr Lėvizjen e Grave. Portreti i saj teksa mė fliste nė atė shtėpinė e thjeshtė, por tė bukur nė Rrugėn e Kavajės, mė kujton gjithnjė njė his- tori krenare tė gruas shqiptare.

    Studimet sh- qiptare pėr vetė kontekstin historik qė ka kalu- ar vendi, komunizmi dhe mė pas tranzicioni i gjatė, ende nuk e ka elaboruar njė angazhim tė hershėm tė gruas shqiptare pėr emancipim. Lėvizja e grave nuk filloi nė vitet ‘90, por mė herėt, qė nė vitin 1891 me motrat Qiriazi, tė cilat kontribuuan nė hapjen e shkollės sė parė pėr vajza nė Korēė, me Urani Rumbon mė 1891 qė luftoi kundėr analfabetizmit tė grave duke hapur shkollėn e parė tė grave nė Gjirokastėr, pėr tė vijuar me Selfixhe Broja Ciun, Ollga Plumbin, Musine Kokalarin, Mila Vangjelin, qė pėrdorėn penėn pėr tė ndry- shuar njė shoqėri konservatore pėr sa u pėrket tė drejtave tė grave.

    Megjithėse mė shumė sesa njė lėvizje e organizuar feministe, ishin zėra tė veēantė qė pėrdorėn shtypin e kohės pėr t’u dhėnė zė tė pazėshmeve. Gjithsesi, fati i tyre nė Shqipėrinė komuniste ėshtė njė histori e ngjashme me atė tė dhjetėra intelektualėve qė u internuan apo u burgosėn nga regjimi.

    Por sot nė 8 Mars do doja tė kujtoja njė grua, takimi me tė cilėn mė ka lėnė gjurmė nė kujtesė. Ajo ėshtė Ollga Plumbi. Ishte mbasdite kur trokita nė derėn e vilės ku banonte. Derėn e hapi djali i saj, Emil Plumbi, njė inxhinier i talentuar, i cili ka vėnė bazat teknike qysh nė hapat e parė tė Radio Ti- ranės, por edhe mė vonė. Ollga mė priti te hyrja e vilės.

    Edhe pse ishte takimi i parė me tė, lexohej menjėherė qė ishte njė grua e kulturuar e me sqimė, ēka reflektohej nė gjithė qenien e saj, nė komuni- kim, nė gjuhėn e pasur e tė pėrpunuar, nė atė qė quhet “body language” (gjuha e trupit). Nga ajo ēfarė Ollga pėrfaqėsonte si personalitet, tė dukej e largėt sidomos pėr njė vajzė tė re siē isha unė nė atė kohė, po tė dukej e afėrt nga marrėdhėnia qė krijonte me atė qė kishte pėrballė, shenjė kjo e njerėzve tė reali- zuar.

    Kisha pėrballė gruan qė u angazhua tė japė kontribut kur vendi kishte nevojė mė shumė se kurrė, duke u bėrė zėri i tė pazėshmeve, luftėtaren pėr tė drejtat e njeriut, po edhe pėr ēėshtje tė tjera qė kishin tė bėnin me fatet e ven- dit, ajo e bėri kėtė si gazetare, si njeri i angazhuar, madje edhe si pjesėmarrėse aktive nė Luftėn Antifashiste, duke marrė me vete edhe fėmijėn e vetėm, Emilin 19-vjeēar. …..Pasi e hoqėn si Presidente tė Gruas, ku qėndroi vetėm dy vjet, Ollga pėr njė kohė mbeti pa punė, mė pas punoi si shefe e Mar- rėdhėnieve me Jashtė nė Bibliotekėn Ko- mbėtare, kjo erdhi edhe falė gjuhėve tė huaja qė dinte. Mė pas e nxorėn shpejt nė pension. Ishte kthyer nė shtėpi mes librave tė saj, qė i kishte tė shumtė e nė disa gjuhė dhe ku mua mė rrinin sytė gjatė gjithė kohės kur isha nė shtėpinė e saj. Mė duket se veshėt i kisha tek Ollga, ndėrkohė qė sytė mė shkonin te biblioteka aq e pasur.

    Isha e re atėherė ndofta edhe pėr tė gjykuar ēka Ollga pėrfaqėsonte, po edhe sepse shumė pak kisha dėgjuar pėr tė, po edhe mė pak kisha lexuar nga ēfarė ajo kishte shkruar e bėrė, ngaqė ishte lėnė nė harresė, po kėrshėria pėr ta takuar gazetaren e viteve ‘30, gruan qė kish- te luftuar pėr tė drejtat e njeriut, Presidenten e parė tė Grave nė Shqipėri, ishte e madhe.

    Kjo ma shtonte edhe mė shumė interesin pėr tė. Nė fakt, doja tė shkruaja njė shkrim pėr tė nė revistėn “Shqiptarja e Re”, edhe pse nuk isha e sigurt se si do pritej. Gjithsesi, doja tė shkruaja pėr gruan qė ishte brenda mureve nė shtėpinė e Rrugės sė Kavajės, e mbuluar nga heshtja. Kuptohej qė shfaqjen e saj nė publik e bėnin tė vėshtirė kufizimet e kohės.

    Ishte njė arsye madhore qė e bėri tė mbyllė gojėn e tė lėrė penėn, gruan qė dikur kishte sfiduar kohėn. E bėnte kėtė sakrificė pėr vete, njė grua e atij kalibri? Natyrisht qė jo. Kurrė nuk e kam besuar. Ajo nuk kishte pasur drojė as kur shkru- ante kundėr mentalitetit tė kohės nė vitet ‘30, as kur luftonte si antifashiste, nė fakt nga ai takim kuptova qė ishte kohė e vėshtirė pėr tė, ishte e shqetėsuar pėr familjen. Edhe pse nuk e tha, kjo kuptohej lehtė nga vetėpėrmbajtja e saj, qė edhe gjatė bisedės mė shumė tė krijonte pėrshtypjen e autocensurės.

    Ne qė punonim nė ato pak media atė kohė, e kuptonim shumė mirė kėtė gjė, e jetonim pėrditė. Ollga kishte njė kulturė tė gjerė edhe pse ishte modeste, kjo ishte pėrshtypja qė mė la e qė mė pas do ta quaja modesti nė kohėn e har- butėrisė. Forca e personalitetit tė saj qėndronte te dija, te qetėsia me tė cilėn i pėrballonte gjėrat, edhe ato mė tė vėshtirat. Ajo besonte te forca e gruas pėr tė ndryshuar shoqėrinė, ajo shprehej se gratė duhet tė kenė lirinė pėr tė vendo- sur e sidomos pėr t’u arsimuar “se shoqėria nuk mund tė zhvillohet pa dije”. Nuk e di nėse kishte qenė gjithmonė kėshtu e kujdesshme, apo nė se ia kishin imponuar rrethanat e kohės, pėr shkak tė goditjeve qė kishte marrė, po qenia e saj reflektonte njė vetėpėrmbajtje.

    Pėr mua kjo nuk mund tė ishte karakteriale, nuk mund tė kishte qenė kėshtu, njė grua qė nuk kishte pasur drojė e kishte bėrė emėr qysh nė vitet ‘30, e as mė pas kur u bė ndėr tė parat gra qė u rreshtuan krah burrave nė Luftėn Antifashiste pėr ēlirimin e vendit. Nė fakt, pėr kėtė kontribut ajo u zgjodh edhe anėtare e Kėshillit Antifashist, madje edhe anėtare e kryesisė sė tij dhe pas ēlirimit tė ven- dit, nė zgjedhjet e vitit 1945 ajo u zgjodh edhe deputete e Kuvendit Popullor, me njė rezultat shumė tė lartė nė procesin e votimit. Ollga Plumbi ishte deputetja e dytė mė e votuar, pas Enver Hoxhės.

    Po kjo nuk zgjati shumė. Shpe- jt ajo u hoq nga postet e u mėnjanua nga politika, duke u mbyllur nė shtėpi, edhe pse ishte ndėr tė rrallat gra tė angazhuara tė asaj kohe. Ishte nga tė rrallat gra qė kish pasur njė zė pėr tė drejtat e grave qysh nė vitet ‘30, kur ajo ishte e para qė foli pėr ēėshtjen e feminizmit nė Shqipėri me artikullin “Feminizmi dhe shoqėria jonė”, ku trajton situatėn e grave nė Shqipėri, tė parė nga njė perspektivė feministe dhe nevojėn imediate pėr ndryshim.

    Nė vitin 1936, nė njė artikull tė botuar nė revistėn “Bota e Re”, pėr ēėshtjen e gruas Ollga shkruante se: “Akoma jemi shumė prapa nė fitimin e tė drejtave njerėzore”, duke u bėrė nga tė parat qė e sheh ēėshtjen e gruas si tė drejta njerėzore. E bėnte kėtė betejė duke qenė mjaft aktive nė shtypin pėrparimtar tė kohės, sidomos nė vitet 1930 e nė vijim nė botimin e revistės “Bota e Re”, bashkė me Migjenin e Selim Shpuzėn, te revistat “Rilindja” e “Pėrpjekja Shqiptare”, te “Vatra” nė vitin 1940 e mė pas nė revistėn “Gruaja shqiptare” me pseudonimin Zita, ku kontribuoi jo vetėm me shkrimet e saj, po edhe pėr krijimin dhe mbajtjen e vet revistės.

    Idetė e saj, sidomos pėr ēėshtje tė pėrparim- it tė vendit, pėrfshirė ēėshtje tė lirive dhe tė drejtave tė njeriut, pėr ēėshtjen e gruas e pėr ēėshtjet e tė familjes nė pėrgjithėsi, ishin shumė tė pėrparuara pėr kohėn. Ishte njė kurajė e madhe tė pėrballje njė opinion pothuaj obskurantist pėr ēėshtjet e tė drejtave tė grave e sidomos ato qė lidhen me lirinė pėr tė bėrė zgjedhjen e tyre nė jetėn personale, madje kjo shpesh nuk ėshtė e lehtė edhe sot mbas afro 90 vjetėsh. Po me tė ishte ndryshe. Nė fakt, Ollga nuk ishte njė rastėsi. Pėrveēse vinte nga njė familje intelektuale e patriote, ajo u martua nė njė derė gjithashtu tė madhe, njė familje patriote e pėr- parimtare tė kohės.

    Vinte nga dy prindėr tė ditur, babai i saj Zahari Leka, ishte njė mjek i shquar qė kishte studiuar nė Francė, ndėrkohė qė e ėma Polikseni kishte studiuar nė Athinė nė kolegjin e njo- hur “Arsaqion”, i cili mban emrin e njė pėrmetari shumė tė njohur. Ndėrkohė ajo hyri nė njė familje gjithashtu tė njohur e me kontribute edhe pėr ēėshtjen kombėtare. Vjehrri i saj, Mihal Plumbi, ishte njė nga anėtarėt themelues tė “Shoqėrisė sė tė shtypurit shkronja shqip” nė Stamboll, tė drej- tuar nga Sami Frashėri.

    Pas vdekjes sė bashkėshortit nė vitin 1930, Ollga mori djalin e saj dhe u largua nga Pėrme- ti, edhe pse ishte njė vendim jo i lehtė pėr njė grua tė ve nė atė kohė. Po ajo kishte inteligjencėn dhe kurajėn pėr tė bėrė zgjedhjen e saj. Ndonėse ishte qyteti i Frashėrllinjve, qytet i njerėzve tė mirė, me intelektualė tė njohur, Pėrmeti ishte i vogėl pėr Ollgėn.

    Nė fakt, dukej sikur i rrinte ngushtė, sidomos njė gruaje tė angazhuar si ajo. Ajo zgjodhi tė jetonte nė Korēė dhe jo rastė- sisht Korēa ishte zgjedhja qė e motivonte profesionalisht e kulturalisht, ishte njė dilemė qė e kishte pasur me vite. Ollga e dinte se Korēa i krijonte tė tjera mundėsi njė gruaje intelektuale, njė qytet i madh jo thjesht numerikisht, po me kulturėn e tij, me shkollėn e parė shqipe, me shtypin e kohės, me Liceun Francez e me Kolegjin Amerikan “Kendi” ku ajo dha mėsim deri nė mbylljen e tij, kur Ollga u kthye nė Tiranė e vijoi angazhimin e saj me shkrime, pėrkthime dhe aktivitetin antifashist si njė organizatore e Kėshillit Antifashist tė Gruas pėr Tiranėn e mė pas si kryetare e kėtij Kėshilli. Njė shkrim ėshtė i pamjaftueshėm pėr tė treguar atė ēfarė kjo grua pėrfaqėson pėr his- torinė tonė, por nė kėtė 8 Mars do doja ta kuj- toja si njė homazh pėr gratė qė kanė bėrė bete- ja nė vite tė vėshtira dhe qė meritojnė tė jenė pjesė e ēmuar e kujtesės sonė.

    Valentina Leskaj

Tema tė Ngjashme

  1. Nena e Dashur OLLGA
    Nga ilia spiro nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 25-10-2015, 02:44
  2. Fjala vret mė shumė se plumbi!
    Nga ButterflyEffect nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 25-05-2012, 07:59
  3. Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 31-05-2007, 03:52

Fjalėt Kyēe pėr Temėn

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •