Ollga Plumbi, e njohur gjithashtu me emrin e saj tė shkrimit Shpresa, u lind nė fshatin Lupckė tė Pėrmetit, mė 1898.
Pasi burri i saj vdiq kur ishte e re, ajo emigroi nė Perėndim pėr tė punuar dhe pėr tu kujdesur pėr familjen e saj.
Mė vonė ajo u kthye nė Shqipėri dhe gjatė viteve 1936-1937 shkroi nė botimin Bota e Re, sė bashku me shkrimtarė tė tjerė progresivė, si Migjeni dhe Selim Shpuza.
Pas kthimit nė atdhe, ajo u bė pjesė e lėvizjes antifashiste, duke u zgjedhur dhe kryetare e Kėshillit tė Gruas Antifashiste tė Tiranės.
Nė zgjedhjet e 2 dhjetorit 1945, ajo u zgjodh deputete nė legjislacionin e parė tė Kuvendit Popullor. Por mė vonė, ajo u shkarkua nga detyra, duke u mėnjanuar nga ajo forcė politike ku kishte besuar.
Ollga la shumė shkrime pėrparimtare pas vetes.
Lėvizjet feministe dhe pse nuk janė pranuar qė kanė ndodhur nė vend, kanė qenė aq tė pranishme nė shkrimet e saj.
Njė artikull i Ollgės mbante titullin: Feminizmi dhe shoqėria dhe atė kohė ajo shkruante: Nuk do tė jemi tė denjė tė qytetėrimit dhe pėrparimit, por tė vazhdojmė tė admirojmė tipet e asaj familjeje, ku ekziston Zot dhe skllave, me burrin qė ka tė drejtė nė jetė dhe nė zhvillim me gruan qė ėshtė e destinuar tė kufizojė aktivitetin e saj vetėm nė kuzhinė.
Ajo vazhdoi mė tej duke shkruar se: Familja qė mbahet me tė tilla lidhje ėshtė shumė larg nga qėllimi njerėzor pėr tė cilin ajo ėshtė krijuar.
Janė mjaft shkrime tė Ollgės nė revistėn Gruaja shqiptare, nėn pseudonimin Zita.
Ollga Plumbi vdiq nė vitin 1984, nė moshėn 86 vjeēare.
AlbFem
Krijoni Kontakt