Ylfete Humolli (1973-1990)

Emri:  30222196_1840358186028406_6046111403915862571_n-480x500.jpg

Shikime: 1705

Madhėsia:  57.5 KB

Ylfete Humolli u lind mė 15 shkurt 1973, nė Lupē tė Poshtėm tė Podujevės, nė njė familje atdhetare.

Ylfetja ishte e bija e Isės dhe Sevdijes, tė cilėt kishin edhe tetė fėmijėt tė tjerė, Mentorin (dėshmor), Sahdeten (kishte vdekur nga leukemia nė vitin 1993), Lulen, Serbezen, Vlorėn, Muhametin, Jetonin dhe Arianitin.

Shkollėn fillore e kreu nė vendlindje, pėr tė vazhduar atė tė mesme nė Prishtinė, nė Shkollėn Ekonomike.

Nė shkollė ishte e shkėlqyeshme, e pėrkrah mėsimit merrej edhe me aktivitete tė lire nė kuadėr tė shkollės, ku ka luajtur edhe dramėn “Halili e Hajria”.

Ajo lexonte shumė libra dhe prej librave qė lexonte nxirrte fjalė tė urta dhe pėrmblidhte nė fletore. Pra, kėshtu ajo formonte personalitetin e saj si njė vajzė shumė e pjekur, ku prej saj merrnin mėsim edhe motrat e vėllezėrit mė tė vegjėl, e ndikimi i saj vėrehej veēanėrisht tek Mentori, i cili atėbotė si 14-vjeēar, merrte pjesė nė demonstrata e protesta dhe ishte bashkė me Ylfeten edhe nė ditėn e vrasjes sė saj.

Ylfetja ishte nė vitin e tretė tė shkollės sė mesme kur Kosovės ju mor autonomia mė 1989-90 dhe ajo shumė mirė e kuptonte situatėn e rėndė qė mbretėronte nė Kosovė, ku e gjithė Kosova tanimė ishte nė kėmbė.

Nė Prishtinė ajo ishte prezente nė kėto protesta, tė cilat vazhduan edhe nėpėr fshatra, ku nė fshatin Lupē tė Poshtėm pėr tri ditė mė radhė pati protesta.

Emri:  10974377_10205026292390417_2094954869344630050_o.jpg

Shikime: 1768

Madhėsia:  27.8 KB

Kėshtu, mė 1 shkurt 1990, ajo sė bashku me shoqe dhe shokė kishin dalė buzė rrugės Podujevė- Prishtinė, pėr tė protestuar nė mėnyrė tė qetė kundėr kolonės sė motorizuar e tė armatosur deri nė dhėmbė, e cila vinte nga Serbia nė tokat tona. Pėr kėtė, kolona ishte egėrsuar dhe shtiu pėr disa minuta me armė automatike.

Protestuesit dhe marshimin e forcave ushtarake policore e pėrcillte ekipi i Radiotelevizionit tė Sarajevės.

Ylfetja vritet duke kėrkuar liri dhe barazi ende pa i mbushur 17 vite jetė, mė 1 shkurt 1990.

Njerėzit qė ishin afruar pėr t’i dhėnė ndihmė tregonin se ajo kishte pyetur se a kishte shpėtuar Mentori, i cili mbahej si djalė i vetėm e qė atė kohė ishte vetėm 14-vjeē. Por, rruga e lirisė ishte shumė e gjatė dhe Mentori e kishte vazhduar kėtė rrugė duke rėnė dėshmor 9 vite mė vonė nė Koshare me emblemėn Ushtar i Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės.

Varrimi i Ylfetes ishte masovik dhe nė tė morėn pjesė qindra mijėra shqiptarė, tė cilėt nderuan guximin, veprėn dhe atdhedashurinė e saj, ku varrimi i saj edhe u bė njė formė demonstrate tjetėr, ku njerėzit duke ngritur dy gishtėrinj pėrcillnin amanetin e Ylfetes, pėr tė kėrkuar liri e barazi.

Emri:  84434620_2992686300764758_2692095761809670144_n.jpg

Shikime: 1589

Madhėsia:  60.9 KB

Emri:  83834268_2855376331149457_3812005237246394368_n.jpg

Shikime: 1550

Madhėsia:  50.7 KB

Emri:  84256844_2587318318053925_392150485722726400_n.jpg

Shikime: 1470

Madhėsia:  40.3 KB

Emri:  84391809_1591698157645987_2371048854809214976_n.jpg

Shikime: 1549

Madhėsia:  41.1 KB

Emri:  83694222_2584405855181728_4820306044716580864_n.jpg

Shikime: 1485

Madhėsia:  49.3 KB

Pėr vrasjen e saj kishin shkruar edhe gazetat ndėrkombėtare, artikuj tė cilėt familja e Ylfetes i ruan me nostalgji

Emri:  84784432_1355569061308915_3300398748810608640_n.jpg

Shikime: 1516

Madhėsia:  66.1 KB


AlbFem