Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    24,775
    Postimet në Bllog
    3

    Gjergj Luca ngreh Qytete Peshku (Fish City) mbi rrënojat e komunizmit



    Janë të rralla rastet e qytetarisë të aplikuara me vepra në Shqipëri. Gjergj Luca është një fenomen-njeri. Ai zgjedh të investojë në botën e harruar shqiptare, mbi rrënojat e reparteve ushtarake të braktisura të komunizmit, në zona të thella rurale, duke luftuar në këtë mënyrë edhe trendin e këtyre 30 viteve demokraci: shkatërrimin e fshatit dhe lëvizjen masive të njerëzve nëpër qytetet e mëdha të vendit, ose në emigracion.

    Por atje ku shkëlqen Gjergj Luca me qytetarinë e tij, është sarkazma e thellë karshi klasës politike shqiptare të këtyre 30 viteve, dhe mbi mentalitetin e shqiptarëve si popull në përgjithësi. Me disa parrulla, thënie e piktura nëpër murret e këtyre godinave, si faraonët e dikurshëm egjiptianë, ai përshkruan historinë e popullit të tij. Disa do të qeshin, disa do të qajnë. Por mesazhi i tij është i qartë: qytetarët e atij vendi nuk duhet të heshtin, as nuk duhet të ndalojnë së punuari.

    I urojmë Gjergj Lucës sukses në biznes dhe sa më shumë qytete të reja peshku në Shqipëri. Dhe shpresojmë se të rinjtë shqiptarë do të frymëzohen prej shembullit të tij të bëjnë të njëjtën gjë, duke mos e humbur besimin mbi potencialin e popullit shqiptar dhe besimin tek një e ardhme më e mirë në vendin tonë jo larg tij.

    Një duzinë politikanësh e analistësh në media e ndryshojnë Shqipërinë me fjalë orë e minutë!
    Gjergj Luca e ndryshon Shqipërinë përditë duke ndërtuar Qytete Peshku e duke punësuar njerëz!

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 05-04-2021 më 12:21
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    24,775
    Postimet në Bllog
    3

    Për: Gjergj Luca ngreh Qytete Peshku (Fish City) mbi rrënojat e komunizmit

    Kjo eshte nje tjeter video para dy vjetesh:


Tema të Ngjashme

  1. Debat: Deti i ngreh gjërat në thellësi apo i largon kah bregu??
    Nga fisniku-student në forumin Shkenca dhe jeta
    Përgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 01-01-2012, 21:05
  2. Krime lufte, media: kosovarët, 5-fish më të dënuar se serbët
    Nga Kosovelli në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 28-03-2011, 07:17
  3. ;)Kënaqësia e femrave 10-fish më e fortë se ajo e meshkujve
    Nga laura.. në forumin Grupmoshat e komunitetit
    Përgjigje: 202
    Postimi i Fundit: 16-02-2010, 04:22
  4. Ndrekë Luca
    Nga Brari në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 30-12-2005, 14:55
  5. Intolerancë mbi rrënojat e Shën Stefanit
    Nga Traboini në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 29-12-2005, 09:51

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •