Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,424
    Postimet në Bllog
    17

    Albanistani i Edi Ramës: Shqiptarët nuk do të votojnë emrat e kandidatëve por vetëm numrat boshe

    Fleta e votimit, PS kërkesë Kolegjit Zgjedhor: Të mbetet në fuqi vendimi i KAS, identifikimi i kandidatëve me numra nuk shkakton konfuzion dhe nxjerr brenda pak orësh fituesin

    Emri:  add25ce5-7134-47d9-a075-ef735c7de3b7.jpg

Shikime: 119

Madhësia:  24.5 KB

    Partia Socialiste, e përfaqësuar nga Eridian Salianji, është paraqitur në Kolegjin Zgjedhor me një kërkesë të qartë në lidhje me fletën e votimit, në zgjedhjet e 25 prillit.

    Salianji, përpara trupës së Kolegjit Zgjedhor, deklaroi që të mbetet në fuqi vendimi i KAS, për fletën e votimit. Vendimi i KAS, mbështeti propozimin e Partisë Socialiste, e cila kërkoi që në fletën e votimit kandidatët të identifikohen me numra dhe jo me emër e mbiemër.

    Sipas Salianjit, PS është kundër fletës së votimit me emra e mbiemra, pasi sipas tij, krijon konfuzion dhe vështirëson procesin e numërimit. Po ashtu, ai deklaroi se fleta e votimit, në të cilën do të operojnë të gjithë shtresat e shoqërisë, duhet të jetë në mënyrë sa më të thjeshtëzuar.

    “Përmbajtja në nenin 98 pika tre thuhet se në fletën e votimit thuhet se duhet futur emrat e subjektit zgjedhor dhe përbri emrit të partisë kandidatët me numra. Është bërë një sondazh nga KQZ, por ky është një problem teknik që s’mund të vendoset në sondazh, internetin e përdorin përgjithësisht moshat nga 16, deri në 60 vjeç. Por formati do të bëhet për personat moshat e tera. Edhe ne jemi dakord me emra, por duke qenë se janë shumë parti, kjo e bën të pamundur përmbajtjen e emrit. E kemi vënë si kandidat parapëlqyes, ta garantojmë që të votohet, por KQZ duhet të mendojë edhe për zgjedhësin, të mos konfuzionet. Ajo sjell konfuzion në votim, por edhe gjatë numërimit bëhet e pamundur vlerësimi i saktë i fletës. Kemi dy akte të miratuara, një nga rregullatori e një nga komisioneri. Vendimi i KAS, gjë mbështetje edhe nga Kodi Zgjedhor. Ka edhe një vendim që nuk është përmendur, vendimi për hedhjen e shortit, ajo është sot në fuqi. Shihni radhën, në fletën e Tiranës s’është vendosur ky vendim. Në fletën e Tiranës poshtë 1 keni 4, në krahë të 2, keni 6. Partia Socialiste është ë 12, në fund, që është 11 sipër, ka një kakofoni të organizimit të fletës. Për këto fakte, vendimi i komisonerit bie në kundërshtim me atë të rregullatorit. Si kolegj duhet ta lë në fuqi vendimin e KAS-it. Unë kam shqyrtuar që po të shikosh në fletën e votimit në Kukës dhe Dibër, një zgjedhës nuk e ka mundësinë e barabartë si në Kukës dhe në Tiranë. Fleta e Kukësit është më e qartë sesa zgjedhësit në Tiranë. Sa i përket arsyetimit që kandidati duhet të ketë emrin, ligjvënësi duke pasur parasysh këto rrethana zgjedhësin. Po të shikojmë, të gjithë kandidatët bëjnë reklamën e tyre për numrat. Pra numri është ai që të identifikon, kjo bëhet që zgjedhësit të krijojë lehtësira, sepse numri gjendet më kollaj, për arsye se për të votuar janë shtresa të ndryshme të qytetarëve që duan ta kenë procesin sa më të lehtë. Fleta e miratuar nga KAS është një fletë që paraprin. Në qoftë se do të ishte e mundur të ishte e qartë me emra, po jemi dakord, brenda këtij format ku të duken qartë emrat dhe mbiemrat po jemi dakord. Por nuk ka qartësi, sepse përmasa e fletës duhet të ishte shumëfish më e madhe”, tha Salianji.

    Salianji ndër të tjera, tha se edhe në Kosovë, e cila i zhvilloi zgjedhjet në shkurt, fleta e votimit identifikonte kandidatët me numra, sipas tij, kjo është një eksperiment që duhet ndjekur edhe në Shqipëri, në mënyrë që, edhe në vendin tonë, rezultati të dalë brenda pak orësh.

    “Kandidat parapëlqyes, ai që shkon në qendrën e votimit e ka menduar kandidatin. Dhe normalisht cdo kandidat, të gjithë identifikimin e tyre e bëjnë nëpërmjet numrit, dhe zgjedhësi para se të shkoj në qendrën e votimit, e pëlqen atë dhe e ka vendosur për një x kandidat dhe duhet të gjej numrit. Edhe në Kosovë me numra është bërë votimi. Identifikimi i tyre është me numra dhe është një eksperiment i qartë që zgjedhësit të orientohen fare lehtë me numra. Procesi më i rëndësishëm është numërimi, siç doli në Kosovë brenda 8 orësh, të dali rezultati sa më shpejt dhe të jetë i besueshëm, ndërsa me fletën aktuale del brenda një jave. Ndërsa me fletët me emra rezultati del brenda 24 orëve ose më shpejt”, tha avokati.

    (BalkanWeb)

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,424
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Albanistani i Edi Ramës: Shqiptarët nuk do të votojnë emrat e kandidatëve por vetëm numrat bosh

    Kolegji Zgjedhor merr vendimin, fletët e votimit do të identifikohen me numra në zgjedhjet e 25 prillit

    Emri:  Screenshot_18.jpg

Shikime: 118

Madhësia:  24.9 KB

    Kolegji Zgjedhor ka lënë në fuqi vendimin e KAS për fletën e votimit në zgjedhjet e 25 prillit.

    Pra, me anë të këtij vendimi, identifikimi i kandidatëve në fletën e votimit do të jetë me numra dhe jo me emër e mbiemër, propozim ky i Komisionerit Shtetëror dhe Partisë Demokratike.

    PD paditi vendimin e KAS për fletën e votimit të 25 prillit, pasi kjo e fundit rrëzoi kërkesën e saj për fletë vertikale dhe pranoi atë të PS për kandidatë me numra.

    Po ashtu PD ka paditur edhe vendimin për logon e BD, pasi është ankuar për ngjashmëri me të sajën dhe mund të krijojë konfuzion në fletën e votimit.

    ‘’Çështja e fletës së votimit ndikon drejtpërdrejt tek zgjedhjet, dhe listën e kandidatëve. Meqenëse nuk ka kërkime të tjera, nga padia që kemi ngritur, vlerësojmë që kërkesa i plotëson kriteret e ligjit për t’u pranuar nga ana e Gjykatës.’’- tha Ivi Kaso.

    Nga ana tjetër PS i ka mbetur stoike qëndrimit se fleta e votimit të 25 prillit duhet të jetë me numra, pasi ndihmon në përshpejtimin e rezultatit për të nxjerrë më shpejt votuesin, teksa ndikon edhe tek madhësia e fletës.

    (BalkanWeb)

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,424
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Albanistani i Edi Ramës: Shqiptarët nuk do të votojnë emrat e kandidatëve por vetëm numrat bosh

    Vendimi i Kolegjit Zgjedhor për fletën e votimit, PD: Rama ka turp të paraqesë emrat, çfarëdolloj truku nuk e ndal ndryshimin!

    Përfaqësuesi i Partisë Demokratike në Kolegjin Zgjedhor, Ivi Kaso, ka reaguar pas vendimit të këtij institucioni në lidhje me fletët e votimit në zgjedhjet e 25 prillit.

    Kaso tha se Partia Socialiste demonstroi se listat nuk janë të hapura, pasi sipas tij, ka “turp” t’i paraqitet publikut me emra jo shumë të përshtatshëm për ta.

    Nga krahu tjetër, ai thotë se Partia Demokratike ka lista të mira deputetësh, e në këto zgjedhje votuesit do të privohen nga mosrenditja e emrave.

    “Ishte një vendim që sa i përket pjesës së ankimit, në lidhje me logon që Bindja Demokratike, ishte i drejtë në këtë pjesë, sepse ngjashmëria e logove dallohej qartë me sy të lirë. Sa i përket pjesës tjetër, të vendimit të Kolegjit, jemi të keq ardhur që mori këtë vendim. Sepse është Edi Rama ai që nuk ka vullnet, që listat që i cilësoi si të hapura, të ishin me të vërtetë të hapura dhe kandidatët të ishin me emra dhe mbiemra. Ai është i turpëruar nga emrat e për deputetë. PD ka listën më të mirë të kandidatëve dhe për fat të keq, qytetarët nuk do i shohin kandidatët. Çfarëdolloj truku zgjedhor nuk do e ndali ndryshimin që ka për të ardhur dhe ndryshim që do i prij PD dhe do të jetë pa Edi Ramën”, tha Kaso.

    Kujtojmë se Kolegji Zgjedhor la në fuqi vemdimin e KAS, që kandidatët për deputetë në fletët e votimit të identifikohen me numra dhe jo me emra e mbiemra.

    (BalkanWeb)

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,424
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Albanistani i Edi Ramës: Shqiptarët nuk do të votojnë emrat e kandidatëve por vetëm numrat bosh

    Kush e di se sa mire jane ndier ata "ushtaret e bindur" te Edi Rames, qe i ka rekrutuar per deputete ne keto zgjedhje. Tani nuk do tu renditen me emrat ne fletet e votimit, qe shqiptaret ti shikojne se per ke votojne. Dhe me e bukura me socialistet eshte se jane bageti-njerez, tipike me shqiptaret e prere nga brumi komunist i se kaluares: nuk kane as kurajon qytetare apo intelektuale qe te mbrojne dinjitetin e tyre si njerez. Ti thone kreut te PS dhe qeverise: hej, ne jemi njerez, kemi nje emer e nje mbiemer, nuk jemi numra bosh.

    Me nje gjest te tille, kupton edhe mentalitetin e "njeshit" te nje njeriu psikopat e paranojak, nuk lejon te dali emer tjeter mbi emrin e tij. PS eshte e gjitha e tij. Vetem emri i Edi Rames te dale ne fleten e votimit, emrat e "ushtareve te tij" te mos renditen ne liste.

    Bagetite nuk kane emer, kane vetem numra. Njerezit kane nje emer e nje mbiemer familjar. Me sa duket, Kryecobani i Shqiperise Rama, kerkon ta ktheje gjithe Shqiperine ashtu sic ka kthyer te gjithe PS ne stan me bageti. Ne pak jave do mesojme nese shqiptaret jane bageti apo njerez.

    Albo

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 22-03-2021, 12:35
  2. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-04-2016, 15:04
  3. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-09-2015, 13:21
  4. Emigrantët do te votojne ne Greqi.Dhe jo vetem....
    Nga oliver55 në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 25-10-2010, 13:29
  5. PS publikon emrat e kandidatëve të saj në zgjedhje
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 29-05-2005, 05:26

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •