Emri:  e2e3477f-af23-4c51-83d2-0a3e564c0acc.jpg

Shikime: 112

Madhësia:  25.9 KB

Kreu i opozitës, Lulzim Basha, në turin e takimeve që ka zhvilluar ditën e sotme në qytetin e Durrësit, ka zhvilluar një bashkëbisedim me të rinjtë e këtij qyteti. Të rinjtë i kanë drejtuar pyetje Bashës për planin e Partisë Demokratike rreth shqetësimeve sa i përket ligjit për arsimit e lartë dhe largimi masiv i rinisë për shkak të papunësisë. Ndërsa, pedagogia Ilirjana Kuçana denoncoi se është “kërcënuar nga Edi Rama dhe bandat e tij”.

“Unë jam pedagoge prej një dekade, po e bëj publike për herë të parë përse u jam bashkuar; jam kërcënuar nga kryeministri i vendit Edi Rama dhe bandat e tij kur kam ngritur zërin për studentët.

Kam dalë t’i bashkohem ndryshimit. Kolegët e mi kërkojnë ndryshim. Ndoshta për shkak të punës, për shkak të presioneve, nuk dalin në ekran ta thonë, por janë në krahun tuaj” tha Ilirjana Kuçana.

Basha u shpjegoi të rinjve planin e Partisë Demokratike i cili parashikon mbështetje për studentët dhe të rinjtë shqiptarë. Ai përsëriti zotimin se me bashkëpunimin me Aleancën Europiane të Universiteteve, qeveria e ardhshme do t’u sigurojë kualifikime që do të jenë të aksesueshme për studentët shqiptarë dhe për të rinjtë shqiptarë pa pagesë dhe që do u mundësojë punë me paga dinjitoze.

Ai gjithashtu tha se angazhim i qeverisë së ardhshme do të jetë edhe ofrimi i 5 gjuhëve të huaja falas online, anulimin e ligjit për arsimin e lartë, mbështetjen e studentëve me bursa dhe rritjen e autonomisë së universiteteve.

MAPO