Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,391
    Postimet në Bllog
    17

    Shkodër: Ekzekutohet trafikanti i drogës Bardhok Pllanaj

    I konsideruar “Kumbari”, nga sekuestrimi i pallatit me vlerë 2 milionë euro, tek trafiqet e drogës, ja kujt iu bë atentat në qytetin e Shkodrës (Emri)

    SHKODËR
    Personi i mbetur i vrarë mbrëmjen e kësaj të diele në qytetin e Shkodrës, është identifikuar si Bardhok Plani.

    Emri:  48e296d8-50ef-4d17-a44d-57e2fa4eba46.jpg

Shikime: 108

Madhësia:  20.9 KB

    Ky i fundit mbeti i vrarë në afërsi të unazës së qytetit. Bardhok Plani nuk është një emër i panjohur për drejtësinë shqiptare.

    Ai njihej me nofkën “Kumbari” dhe është dënuar me burgim në mungesë në 2014-ën nga Gjykata e Rrethit Shkodër për tre vepra penale: “Pastrim parash”, “Falsifikim dokumentesh” dhe “Ndërtim pa leje”. Asokohe Gjykata e Rrethit të Shkodrës vendosi të sekuestrojë një pallat 10-katësh në pronësi të Palanajt, e cila kapte vlerën e 2 milionë eurove. Gjithashtu Planaj, ishte i skeduar nga policia si një person që merrej me trafikimin e lëndëve narkotike.

    Po ashtu në operacionin e quajtur “laguna e Vilunit të zhvilluar më datë 30 shtator 2014, në vendin e quajtur “Rana e Hedhun” midis Lagunës së Vilunit dhe Shëngjinit, shërbimet e policisë kufitare dhe ato të Guardia di Finanza, panë të hidheshin nga një mjet lundrues, në det çanta të zeza në përmasa të mëdha.

    Pasi u nxorën nga deti, rezultoi se brenda thasëve kishte drogë me peshë 210 kg. Të nesërmen e asaj date, në vendin e quajtur Grykëderdhja e Bunës në Velipojë, forcat e policisë kufitare gjetën të hedhura në det edhe 15 çanta të tjera me peshë 594 kg.

    Hetimet provuan se sasia e lëndës narkotike ishte ngarkuar në skaf në Velipojë për t’u dërguar në Itali, te pritësit e saj, njëri prej të cilëve u identifikua asokohe si shtetas italian.

    Balkanweb

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,391
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Shkodër: Ekzekutohet trafikanti i drogës Bardhok Pllanaj

    U vra në Shkodër, gazetari: Pllanaj dyshohet për dy vrasje në vitin 1999

    Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me të shkuar në kriminale të Bardhok Pllanajt, i cili u ekzekutua në një atentat në Shkodër.

    Në emisionin “Opinion”, Qyno tha se Pllanaj në vitin 1999 dyshohet se ka ekzekutuar dy persona. Sipas tij, Pllanaj deri në momentin që është ekzekutuar ka qenë i dënuar nga drejtësi me “shërbim prove” për falsifikim dokumentesh.

    “Bardhok Pllanaj të kaluarën më të egër e ka pasur në vitet ’99 dhe 2002. Në ’99 dyshohet se ka ekzekutuar Agron Tollozin dhe Shuk Tollozin, bashkë me një person tjetër mik i Pllanajt, Çim Cafi. Ka qenë person i dyshuar për këto vrasje. Është një person u dyshua shumë në ngjarjen e goditjes të efektivit policisë, është një ngjarje e ndodhur më 23 dhjetor dhe shumë shpejt erdhi ngjarja po me të njëjtën monedhe me breshëri kallashnikovi. Nuk dua të aludojë se njerëzit efektivit janë përfshirë në këtë ngjarje, por duhet të shërbej të verifikohet. Ditën që është ekzekutuar, ka qenë në shërbim prove, ka qenë dënuar për akuzën e ndërtimit paleje dhe për falsifikim të formularëve se pallatin e kishte legalizuar me dokumente të falsifikuar dhe ishte dënuat me 3 vite burg nga Gjykata e Shkodrës, ky dënim i është konvertuar në shërbim prove për një periudhë 5 vjeçare.”-tha Qyno.

    Koha Jonë

Tema të Ngjashme

  1. Itali: Arratiset trafikanti i drogës Moisi Habilaj nga burgu
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 12-01-2021, 13:39
  2. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 05-06-2016, 19:07
  3. Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 28-12-2015, 06:32
  4. Shkodër: Ekzekutohet me snajper në shtëpinë e tij Xhabir Shega
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 15-06-2015, 14:51
  5. Shkoder, sherr prane stadiumit, ekzekutohet i riu, plagoset dhe nje vajze
    Nga RaPSouL në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 23-03-2008, 14:35

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •