Nuk ka zgjedhje tė parakohshme, Vjosa Osmani shpallet Presidente e Kosovės
Vjosa Osmani ėshtė shpallur Presidente e Kosovės, pasi siguroi.
Nė votim kanė marrė pjesė 82 deputetė, ndėrsa Osmani mori 71 vota pėr dhe 11 tė pavlefshme, tė nevojshme pėr kreun e shtetit.
Nė raundin e tretė tė votimit mori pjesė edhe Adelina Grainca, deputete e Partisė Demokratike tė Kosovės.
Ajo ėshtė e vetmja deputete nga kjo parti e pranishme nė sallė. Gjatė seancės, ajo u ulė nė pjesėn ku ulen deputetėt e LVV-sė.
Nė raundin e dytė morėn pjesė 82 deputetė. Vjosa Osmani mori 67 deputetė dhe kundėrkandidati i saj Nasuf Bejta fitoi katėr vota. Njėmbėdhjetė vota ishin tė pavlefshme.
Ndėrkaq, nė raundin e parė Osmani fitoi 69 vota, 12 vota ishin tė pavlefshme.
Duhet pėrmendur se qė prej 5 nėntorit, 2020, Kosova ishte me ushtrues detyre tė presidentit, pasi Hashim Thaēi ka dhėnė dorėheqje nga kjo pozitė, pas konfirmimit tė aktakuzės pėr krime lufte dhe krime kundėr njerėzimit nga Dhomat e Specializuara nė Hagė.
Nė Kosovė zgjedhjet parlamentare janė mbajtur mė 14 shkurt, dhe mė 22 mars, 2021 u konstituua Kuvendi dhe po tė njėjtėn ditė u zgjodh edhe Qeveria e re e Kosovės nė krye me Albin Kurtin e Lėvizjes Vetėvendosje.
Qeveria Kurti u mbėshtet nga 67 deputetė.
Balkanweb
Krijoni Kontakt