Pershendetje vellezer dhe motra Shqiptare kudo qe ndodheni.
Mendova te marr kete nisme per te denoncuar Fotot, Videot dhe Filmat me permbajtje Antishqiptare ne Web. Kjo pasi pashe qe shume video dhe filma ne internet (ne gjuhe te huaj) kane permbajtje tallese dhe fyese per Shqiptaret. Ato mund te jene ne forma te ndryshme si psh: Mos fol si Shqiptar, Mos u sill si shqiptar, Je veshur si Shqiptar, Nuk jam jam Shqiptar une qe ta bej kete.. e te tjera shprehje si keto. Per ato qe kam patur njohuri kam bere Report. Pjesa me e madhe kane qene ne YouTube.
Mos harroni se per te bere Report ne Youtube, fillimisht ju duhet te kyceni (Login) me llogarine tuaj dhe me pas te beni Report.
Pjese e kesaj nisme mund te behet cdo njeri prej jush, mjafton te dini nje gjuhe te huaj dhe te ndiqni filmat ose video te ndryshme ne kanale te ndryshme ne internet ne gjuhen qe ju zoteroni dhe nqs ato kane permbajtje fyese ti beni REPORT .
--> Menyra e denoncimit te Fotove, Videove ose Filmave me permbajtje fyese <--
1. Fillimisht mjaftoni te dini nje gjuhe te huaj dhe te ndiqni ne YouTube ose kanale te tjera video te ndryshme ose filma ku ka mendoni se ka permbajtje Antishqiptare dhe jane ne gjuhen te cilen ju keni njohuri.
2. Ne faqe te ndryshme interneti ku ka Foto me permbajtje Tallese ose Fyese per Shqiptaret.
3. Dedektoni sekuencen (Minuten nqs eshte video) dhe i beni REPORT Videos ose Filmit duke shkruajtur se ne cfare minute te videos jane perdorur terma tallese, poshteruese (fyese) ndaj shqiptareve ose gjuhes Shqipe.
Disa shtete i lene qellimisht keto video ose filma pa marre asnje mase ndaj autoreve, nderkohe qe Komuniteti Europian ose Organizata te ndryshme Nderkombetare aplikojne saksione shume te renda per racizmin, talljen, fyerjen, etj.
Mendoj qe kjo duhet te behet nje moto per te gjithe Shqiptaret kudo qe jetojne.
Qellimi i kesaj nisme eshte te ruajme dinjitetin tone, pa fyer te tjeret.
Mund ti beni COPY ose SHARE ketij teksti dhe ta shperndani ne Facebook ose ne te gjitha forumet ku flitet Shqip.
Nqs keni ide me te mire ne lidhje me kete teme, jeni te mirepritur
Me shpresen se kjo NISME te behet qellim Kombetar !
Ju pershendes dhe ju falenderoj paraprakisht te gjitheve
LONDER 2021
Krijoni Kontakt