Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-07-2020
    Postime
    221

    Universitetet e kanë të domosdoshëm profesoratin e Moshës së tretë

    Pirro Prifti

    Në përpjekjet për të realizuar detyrat që hasen në universitetet publike dhe private po haset një problem jo aq i ri, por tashmë i mprehtë, dhe që kërkon një zgjidhje ashtu siç është edhe në vëndet e BE , SHBA, Kanada, ABritani e Madhe, Australi etj.

    Duke pare se Universitetet në Shqipëri janë relaiticisht të reja për përveç Universitetit të Tiranës i cili mbush 64 vjet Universitet (ose më sakte 68 vjet si insititut lartë), ka adlë p[roblemi i madh angazhimi i pedagogëve të anë dalë në pension.

    Realisht ligjet e qeverisë shqiptare dhe institutit të Sigurimeve Shoqërore, ka një moshë vjetërsie pensioni për ata që janë pa tituj për meshkuj 65 vjeç, dhe femra 60 vjeç, kurse për personat që kanë tituj shkencorë si p.sh, ata me titull Profesor i Associuar pavarësisht gjinisë duhet të dalin 65 vjeç dhe Profesor Doktorët duhet të dalin 68 vjeç. Por çfarë po ndodh në shoqërinë shqiptare dhe atë në botë realisht?

    Bota akademike i ka shmangur pengesa të tilla përsa i përket vjetërsisë në Arsimin e Lartë. Përse?

    Janë marrë disa kritere:

    -Rritja e moshës mesatare ndër popullatat europiane dhe ato shqiptare nga 50- 60 vjeç në kohën e diktaturës në 78 vjeç për gratë dhe 77 vjeç për burrat,

    – Prania aktive e inteligjencës në moshat e treta që punojnë në arësim

    – raporti i moshës reale me moshën biologjike,

    – domosdoshmërinë e mbajtjes në universitet në raport me dëshirën e Pedagogut

    Dihet se pas rrëzimit të sistemit diktatorial të komunizmit në Shqipëri pak gjëra bazë kanë ndryshuar; në shumicën e rasteve ana sociale ka mbetur në vënd ose ka lëvizur pak në drejtim të shoqërisë së re (ne-ajo kapitaliste).

    Në Shqipëri për shkak të largimeve masive nga Shqipëria sidomos të moshav e të reja, piramida e moshës në Shqipëri ka ndryshuar dhe është deformuar, duke favorizuar moshën ë tretë e cila nuk ka ikur apo është larguar në numur të pakët.

    Nga ana tjetër të gjitha programet, inisjativat dhe projektet e shoqërisë shqiptre të bëra nga politikanë dhe drejtues të shoqatave të ndryshme tip OJQ, për vite kanë favorizuar rininë e mbetur për të marrë inisjativën apo flamurin e drejtimit të vëndit, duke lënë pas dorë forcën më cilësore të shoqërisë shqiptare por edhe të asaj botërore: moshën e tretë.

    Nxitja e teorive Mao-iste për drejtimin nga ana e të rinjve të shtetit dhe të pjesëve të caktuara të rëndësishme të shtetit nga të rinj pa eksperieëncë, ka shkaktuar prishjen e Meritokracisë dhe respktitimit të hierarkisë profesionale në Shqipëri.

    Kjo automatikisht gjatë 30 viteve ndikoi jashtzakonisht negativisht në drejtimin e shtetit shqiptar dhe të manaxhimit të shumë sektorëve jetëosrë në Shqipëri si Mjekëso, Polici, Arësim, Politikë, dhe në drejtimin dhe manxhimin e pushtetit local, drejtësisë, duke shkaktuar kaos dhe anarki, të shoqëruar me mungesë të respektimit të ligjeve, shkelje të tyre dhe vonim në integrimin në BE.

    Shmangia e moshës së tretë që përbën 40% të popullsisë që përbën moshën e tretë sot, nga influenca shumë pozitive që mund të ketë ajo në drejtimin e punëve të shtetit dhe në sektorët më të rëndësishëm ekonomiko-financiarë, arsim dhe shëndetësi, vazhdon të shkaktojë kokëçarje të mëdha në vendim-marrjete qeverisë qëndrore e locale por edhe probleme të mëdha në shëndetësi dhe sidomos në arsimin e ulet e të mesëm, dhe sidomos të lartë.

    Është e vërtetë që zbatimi i ligjit kërkon pamëdyshje por ligji i Arsimit të lartë të vitit 2015 Nr. 80 për Arsimin e lartë ka krijuar probleme midis arsimit të lartë publik dhe atij privat.

    Përse?

    Sepse dalja në pension e përsonave që kanë mbushur moshën në mungesë të moshave të ndërmejtme të cilat janë larguar, ka deyturar shtetin institucionet publike dhe private nën idetë aspak productive politike të `futjes në punë të të rinjve` apo më keq ` të drejtimit nga ana e të rinjve të sektorëve publikë` (e më pak privvatë) të vendosë të rinj pa eksperience në drejtimin e shtetit, duke i vendosur ata drejtorë, zv/Ministra, Kryetarë Bashkie, shefat, dhe me keq këshilltarë të Ministrive, etj, në vënd që të punonin si specialistë të thjeshtë për një farë kohe deri sa të përmbushnin jo vetmë stazhin e praktikës por edhe hierarkinë profesionale aq të domosdoshme në sektorët e rëndësishëm të ekonomisë-financave arësimit dhe Shëndetësisë.

    Ka ndodhur dhe një fenomen tjetër zhgënjyes kur në rangje të larta të politikës, medias, artit, muzikës, madje dhe në arësim hyjnë femra të bukura, duke harruar se bukuria pa inteligjencë nuk ka vlerë në profesion përveç profesionit tmë të vjetër i cili për fat të keq egziston.

    Në Arsimin e Lartë po ndodh një fenomen tjetër jo aq për tu injoruar, gjatë viteve 1999- 2015, për shkak të ndryshimit të qëllimshëm të ligjit për Arsimit të Lartë, kanë përfituar tituj shkencorë dhe profesionale mosha shumë të reja pikërisht për shkak të boshllëqeve qoftë në ligjet, qoftë në mos realizimin e Rregullore-ve për Arsimin e Lartë, duke u bërë drejtues në Universitete, duke krijuar problematika nga më të ndryshmet, përfshi dhe ato të Kurrikulave, mitmarrjeve galopante për note studenti, rënie të cilësisë së mësim dhënies, rënie të punës shkencore në drejtim të artikujve, plagjiatura në doktoratura, e plot parregullsi, pikërisht për shkak të mos funksionimit të hierarkisë profesionale, dhe për mungesë të rëndë të fondeve për laboratorë, për mungesë të praktikave të paguara dhe të drejtuara, dhe për keq manaxhim të keq për shkak të ndërhyrjeve politike ndër vite.

    E plot probleme të pazgjidhur si zgjedhje në fakultete e universitete të cilat bëhen sikur të jenë zgjedhje parlamentare, pa u marrë me Akademinë e Shkencave e cila funksionon politikisht `pay per vieë`…

    Më qartë, në Arsimin e Lartë duhet përmirsuar ligji përsa i përket lejimit të moshë së tretë të marrë pjesë akivisht në drejtimin e `Trinisë së Shënjtë` të Universiteteve Publike dhe Private:

    -Kërkimi Shkencor

    -Mësim-dhënia

    -Shërbimet

    Pas realizmit të kësaj detyre, për Arsimin e Lartë Publik dhe atë Privat duhen reformuar disa sektorë të Administratës Universitare duke e vënë atë në shërbim të Stafit Akademik dhe jo të individëve të veçantë,

    Së dyti duhen shtuar fondet për Laboratorët që ato të bëhen me të vërtetë përparësore në ecjen përpara të kërkimit, shkencës dhe të Projekteve fitim prurëse për Universitetin,

    Së treti rritja e konsiderueshme e Pagave sipas titujve pavarësisht nëse ata janë në pension ose jo.

    Së katërti vendosja e praktikave profesionale mësimore në vëndin e duhur duke i njehsuar ato me praktikat që bëhen në vëndet e BE duke respektuar Marëveshjen Bolonjës,

    Së pesti në rast emigrimi i studentëve që kanë fituar diplomë publike, shteti ynë duhet të kontraktojë me me shtetin që merr të diplomuar për të paguar një tarifë të veçantë. Kjo mund të ndodhë edhe me të diplomuarin privat nëse do të bëhen ligje të sakta.

    Së pesti, Bashkëpunimi me Universitetet brënda dhe jashtë vëndit duhet të jenë bashkëpunime active me shkëmbim eksperiencash dhe studentësh,

    Së gjashti, afrimi me tregun e punës dhe bashkëpunimi me Ministrinë e punës për të përfshirë nga kjo Ministri të gjitha Titujt për Programet e Diplomave përkatëse në tregun e Punës dhe krijimi i legjislacioneve përkatëse.

    Së shtati, licensimi i të Diplomuarit të realizohet nga nje ekip ndërqeveritar në bashkëpunim me universitetet .

    Së teti, unifikimi i kurrikulave me ato të BE duke respektuar Ligjin e Profesioneve, dhe kjo mund të arrihet duke krijuar komisione të vecanta për çdo program të njëjtë që bëhen në Universitete të ndryshme në drejtimin e Ministrisë së Arsimit e Shkencave,

    Së fundmi , krijimi i një Ministrie të Arsimit të lartë.

    Duhet kujtuar edhe një fakt i veçantë se: Mos harroni, institucionet nuk kanë shpirt. Kjo këshillë e fundit është e vështirë të dëgjohet – veçanërisht tani – por është e vërtetë. Njerëzit kanë shpirt, por institucionet jo. Mos bëni gabim të supozoni se bën kolegji ose universiteti juaj. Ju jeni vetëm po aq i vlefshëm sa ajo që tregu në çdo moment të caktuar thotë se vleni (https://xn--cdaaa.insidehighered.com...fessor-opinion).

    Në mënyrë të përmbledhur nëprëmjet këtij shkrimi po ngre shqetësimin si pedagog me eksperiencë duke u bazuar për aktivizimin e moshave të treta në Arësim edhe në Ligjin Amerikan i cili thotë:

    Mosha nuk duhet të jetë një faktor përcaktues në shumicën e rasteve të mbajtjes. Sigurohuni që jeni duke bërë gjënë e duhur, për arsyet e duhura, kur merrni parasysh një politikë të tillë.

    Pensioni i detyrueshëm është i paligjshëm sipas Ligjit për Diskriminimin në Moshë në qoftë se nuk ka një Kualifikim Profesional Bona Fide (BFOQ) ose ata janë të moshës 65 vjeç dhe janë një “Bona Fide Executive” ose në një “Pozicion të Lartë të Politikave”.

    Diskriminimi për shkakun e dy Moshës në Aktin e Punësimit (Akti i Diskriminimit në Punësim i Vitit 1967) SEC. 622. [Seksioni 3], tek pika thotë: (b) Prandaj, qëllimi i këtij kapitulli është të promovojë punësimin e personave të moshuar bazuar në aftësinë e tyre në vend të moshës; të ndalojë diskriminimin arbitrar të moshës në punësim; për të ndihmuar punëdhënësit dhe punëtorët të gjejnë mënyra për të përmbushur problemet që vijnë nga ndikimi i moshës në punësim (https://xn--cdaaa.quora.com/Ëhat-is-...ors-in-the-USA).

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Universitetet e kanë të domosdoshëm profesoratin e Moshës së tretë

    Para disa vitesh, pashe nje kryeartikull ne lajmet qe vinin nga Italia: "Qeveria italiane po mendon uljen e moshes se daljes ne pension". Duke qene se Italine e kishe pushtuar kriza ekonomike dhe ekonomia italiane ka 30 vjet qe nuk njeh rritje ekonomike, duke qene edhe se "arsimi i larte eshte falas", kish krijuar nje problem shume interesant. Te rinjte italiane jane mbase te rinjte me te mbi-shkolluar ne Evrope, pasi mbarojne shkollen dhe nuk arrijne te gjejne pune ne profesion, dhe i hyjne shkolles prape e marrin masters apo doktorata. Dhe duke qene se ishte bere problem i madh politik, ne ate pike sa shume te rinj italiane po mendonin te kerkonin pune jashte Italise si emigrante, Qeveria e kohes doli me idene gjeniale: "Nese e bejme te detyrueshme daljen e moshave te medha ne pension ne nje moshe me te re, vendet e tyre te pakten ti zene keta te rinjte e shkollave." Nje vendim sa fatalist dhe qesharak. Fatalist pasi nxjerr ne pah qe politikanet nuk arrijne te kuptojne se mundesine e punesimit dhe rritjen ekonomike nuk e sjellin ata, por insisiativa e lire private e qytetarit dhe ata si gjithmone ne vend qe te ndihmojne krijojne pengesa duke e bere situaten akoma me keq. Qesharake sepse ne mendjen e tyre keta parazite te sektorit publik kujtojne se gjitha problemet mund ti zgjidhin me nje te rene te lapsit - duke nxjerr ca rregulla e ligje me shume.

    Shqiperia nuk eshte Itali. Problemi me Shqiperine eshte se te gjithe 50 - 100 vjeçarët e sotëm në Shqipëri janë produkt i Made in Communist Albania! Mentaliteti komunist si ne te menduar, si ne sjellje, si ne pune, manifestohet nga te tille njerez kudo ne shoqeri. Jo te gjithe, kuptohet, pasi ka shqiptare qe kane reflektuar mbi jeten e tyre dhe kane bere ndryshimet e duhura ne jeten e tyre per tiu pershtatur botes se re te lirise. Por per fat te keq, shumica e atyre brezave te vjeter, vazhdojne te jene percues te mentaliteteve te se kaluares, qe e mbajne peng ate vend e ate shoqeri. Koha po ben te veten dhe keta breza po ikin, por une mendoj se do te ishte gabim qe keta breza te vazhdojne te jene ne poste kyce te arsimit te larte publik, ku brumosen e formohen brezat e rinj te inteligjences shqiptare. Univesitetet publike dhe private ne Shqiperi duhet te terheqin nga kontigjenti i madh i profesionisteve shqiptare ne bote, qe sjellin jo vetem nje shkollim perendimor por mbi te gjitha sjellin nje kulture e pervoje pune qe u mungon profesorevee shqiptare. Problemi me brezat e djegur te komunizmit mes shqiptareve eshte se ata as nuk e kuptojne qe u ka ikur koha, e ti hapin krahun brezave te rinj. Kjo eshte jeta, nje stafete brezash. Brezat e vjeter duhet ti hapin krahun brezave te rinj.

    Albo

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 29-11-2020, 10:56
  2. SHISH, një ndryshim i domosdoshëm dhe i pritshem
    Nga pirro10 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 13-12-2017, 16:15
  3. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 03-10-2013, 09:18
  4. A jan keta te domosdoshem per PC?
    Nga gjaN1 në forumin Pyetni ekspertët
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 11-06-2013, 10:24
  5. Çanta e dorës, mjet i domosdoshëm për femrat!
    Nga pranvera bica në forumin Grupmoshat e komunitetit
    Përgjigje: 107
    Postimi i Fundit: 17-01-2012, 18:50

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •