Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,346
    Postimet në Bllog
    17

    Kryeministri i Albanistanit Edi Rama: "Merrni puntorë nga India, Bangladeshi e Siria, jo shqiptarë!"

    Rama, si kryeministër i Bangladeshit dhe jo i shqiptarëve



    Koha Jonë

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,346
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Kryeministri i Albanistanit Edi Rama: "Merrni puntorë nga India, Bangladeshi e Siria, jo shqipt

    Andi Bejtja: Punëtori nga Bangladeshi, votuesi i ëndërruar i Edi Ramës

    Nga Andi Bejtja –
    Jo pak shqiptarë kanë mbetur të ofenduar nga disa fjali të fundit të Edi Ramës, ku ai thotë se punëtorët nga Bangladeshi, janë ku e ku më të mirë se, sipas tij ‘dembelat shqiptarë’.

    Deri këtu, mund të jemi te fyerja: po kur shton se ‘sapo të fillojnë të mësojnë shqip, të interesohen për demkracinë, lirinë….hiqini nga puna’, ëndrra dhe subkoshienca e Edi Ramës tregon për diçka shumë më të madhe se kaq:

    Punëtori model nga Bangladeshi, që nuk shikon majtas e djathtas, qe nuk shqetësohet për lirinë, demokracinë, që nuk do t’i hyjë e t’i dalë asnjë lajm në vesh, mos ketë as televizor as radio, mos ketë as Instagram e as Facebook, të punojë, të hajë e të flejë në kapanon dhe maksimumi i mundshëm, të kthjellohet vetëm kur ta thërrasin për t’i bërë vaksinën antikovid, mundësisht ndonjë infermiere ma maskë me logon e PS.

    Ky pra, nuk është thjesht punëtori i ëndërruar i fasonistëve shqiptarë, por në fakt votuesi i ëndërruar i Edi Ramës.

    ‘I majti’ që dikur i habiti italianët teksa mburrej se në Shqipëri nuk kishte sindikata, punëtorin nga Banglandeshi më shumë e do për vete, se sa për fasonistët shqiptarë.

    Votuesi i ëndërruar i Edi Ramës është ai që nuk shikon ‘banaqet në darkë, ku Kadrinjtë zhyten si derra në llucë’…

    Është ai që nuk i hedh asnjë sy portaleve opozitare, është ai që nuk i hedh asnjë sy memeve, që nuk i hedh asnjë sy Brrylit a Lolitës … që mbështjell bukën me Raportin e Amnisti International ku flitet për skandalin e iceneratorëve, ligjet e posaçme…

    Është ai që nuk ka lexuar Raportin e Departamentit të Shtetit…që nuk dëgjuar as fjalën e Elez Biberajt dje…

    Është ai që nuk ka lexuar Raportin e Fundit për Emigrimin…Votuesi i ëndërruar i Edi Ramës është ai që nuk e di akoma që shembja e Teatrit është cilësuar si ‘një akt barbar’ nga raportet e organizatave më prestigjioze…është ai që nuk e di që Presidentit nuk i botohen vendimet në fletore zyrtare.

    Është ai që nuk lexon e nuk dyshon te shifrat e vdekjes së kovidit…Votuesi i ëndërruar i Edi Ramës është ai që nuk e di se në datë 25 prill ka zgjedhje…

    Koha Jonë

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,346
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Kryeministri i Albanistanit Edi Rama: "Merrni puntorë nga India, Bangladeshi e Siria, jo shqipt

    Kryemadhi i kthehet Ramës: Ky njeri nuk i konsideron më qytetarët e tij. Pa pikë turpi thotë që do të marrim punëtorë nga Bangladeshi e Pakistani

    Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi u ndal sot në Peqin, ku zhvilloi takime me qytetarët, ndërsa na ndajnë 24 ditë nga zgjedhjet e 25 prillit.

    Ndërsa komentoi deklaratat e kryeministrit për mundësinë e ardhjes së punëtorëve nga Bangladeshi apo vende të tjera, Kryemadhi theksoi se Edi Rama ka një urrejtje për qytetarët shqiptarë dhe do që të zhdukë historinë.

    “Dhe nga ana tjetër, absurditeti tjetër pastaj që ky njeri nuk i konsideron më qytetarët e tij, i zëvendëson dhe pa pikë turpi thotë që ne do të marrim punëtorë nga Bangladeshi, nga Pakistani, etj. Jo për çështje racizmi, e as diskriminimi, por si mund të largosh ti njerëzit e tu, qytetarët e tu, fëmijët e tu dhe u thua edhe mos mësoni as shqipen, pra ky njeri ndien neveri edhe për gjuhën shqipe. Ky ndjen neveri për çdo gjë që është shqip.

    Ndaj ajo që dua të theksoj edhe që është problematike është urrejtja që ky njeri ka për qytetarët e tij, e ka treguar tashmë”, tha Kryemadhi.

    “Kemi një Kryeministër i cili ka një urrejtje patologjike për njerëzit e tij, se mjafton të dëgjosh dy deklarata absurde, kriminale, sikurse është e para që kush nuk me voton mua, kush nuk më përkrah mua nuk bën vaksinën, sikur i ka vaksinat e veta ky. Ky edhe mjek, edhe infermier, edhe farmacist, të gjitha i bën ky dhe bën një kërcënim të tillë haptas, që për hir të së vërtetës, po të kishte një sistem drejtësie të pavarur dhe të pakapur, gjëja e parë që do të bënte do të ishte jo vetëm largimi nga detyra, por do ta merrte dhe të pandehur për shantazh dhe për gjenocid, sepse në një farë mënyre ky është një gjenocid politik”, shtoi ajo.

    Koha Jonë
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,346
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Kryeministri i Albanistanit Edi Rama: "Merrni puntorë nga India, Bangladeshi e Siria, jo shqipt

    Bizneset ndjekin ‘këshillën’ e Edi Ramës, marrin punëtorë nga Bangladeshi

    Në pamundësi për të rekrutuar punëtorë në tregun vendas, një sipërmarrje nga Lezha ka punësuar punëtorë nga vendi i Azisë Jugore, duke bërë realitet një nga deklaratat më të debatuara të kryeministrit Edi Rama gjatë fushatës zgjedhore.

    Emri:  Puntor_nga_Bangladeshi.jpg

Shikime: 383

Madhësia:  40.3 KB

    Nazmul Haque, 40 vjeç, prej një muaji ka ardhur në Shqipëri nga Bangladeshi për tu punësuar në një fabrikë të trajtimit të mbetjeve shtazore në qytetin e Lezhës.

    “Unë jam i martuar dhe kam dy fëmijë, por duke qenë se në vendin tonë nuk na jepet mundësi punësimi u detyrova të vi këtu,” thotë Haque, e cili thotë se është i kënaqur me kushtet e punës, ndërsa pronari i ka siguruar gjithashtu ushqimin dhe fjetjen. “Problem mbetet gjuha, por po mundohemi ta mësojmë,” shtoi 40-vjeçari.

    Haque nuk është i vetëm. Në fabrikën e përpunimit të mbetjeve me origjinë shtazore “INCA” në qytetin e Lezhës, janë punësuar rishtazi 10 punëtorë nga Bangladeshi.

    Drejtuesit e kësaj sipërmarrje theksojnë se mungesa e krahut të punës në vendin tonë, i ka detyruar që ti kthejnë sytë nga vendet e tjera të botës dhe janë në pritje të lidhjes së kontratave të tjera me punëtorë të huaj.

    “Me zgjerimin e kompanisë tonë lindi nevoja për fuqi punëtore,” tha Iris Gruda, drejtoreshë e prodhimit të kompanisë. “Duke qenë se nuk kemi mundur të sigurojmë fuqi punëtore këtu në Shqipëri, po detyrohemi të marrim punonjës të huaj,” shtoi ajo.

    Ndërmarrjet prodhuese nuk janë të vetmet që përballen me mungesë të burimeve njerëzore në bashkinë e Lezhës. Probleme raportohen edhe nga sipërmajrrjet e shërbimeve në fushën e turizmit, të cilat kanë vështirësi të gjejnë punëtorë të kualifikuar gjatë sezonit të verës.

    Me një popullatë prej 163 milionë banorësh dhe të ardhura vjetore për frymë prej 2227 USD – gati 2.5 herë më të vogla se Shqipëria, Bangladeshi është një vend burim për migracionin e krahut të punës.

    Sipas Organizatës Ndërkombëtare të Punës çdo vit 400 mijë punëtorë migrojnë nga Bangladeshi për tu punësuar jashtë vendit në punë të pakualifikuara dhe me rroga të ulëta.

    “Do qëndroj këtu për një kohë të gjatë se nuk kam zgjidhje tjetër, pasi në vendin tonë nuk ka punë,” tha Abudalep, një tjetër punëtor nga Bangladeshi i punësuar në fabrikën INCA në Lezhë.

    “Nevoja për bukën e gojës na ka detyruar që të vimë në Shqipëri sepse nuk kemi asnjë të ardhura e më duhet të mbaj familjen,” shtoi 28 vjeçari.

    Kryeministri Edi Rama shkaktoi debat gjatë fushatës zgjedhore kur i sugjeroi një sipërmarrësi fason në qytetin e Shkodrës që të rekrutonte punëtorë nga Bangladeshi.

    “Shtatë ditë është procedura me marrë punëtorë të huaj dhe po të them që me pagën që ke ti këtu e ke të garantume – se unë e shof të marrin edhe të tjerët, nga Bangladeshi, nga Pakistani, nga India,” tha Rama.

    “Kur të fillojnë të mësojnë shqip fillo ndërroi, se i hyn krymi, mësojnë thashethemet, i hyn krymi, jo politika, jo demokracia, jo liria, jo Europa, jo bota,” shtoi ai.

    Me një shkallë zyrtare papunësie prej 11.7 %, Shqipëria mbetet një vend ku shumë të rinj emigrojnë në perëndim për të gjetur punë. Deklaratat e kryeministrit për mungesën e krahut të lirë të punës në vend, u kritikuan gjatë asaj kohe nga kreu i opozitës Lulzim Basha.

    “Ai e ka mendjen të sjelli punëtorë nga Bangladeshi, ndërsa unë jam i vendosur të sjell investitorë nga Gjermania, nga Austria, nga Europa për të punësuar dhe për të mbajtur rininë,” deklaroi Basha, gjatë një ndalesa elektorale në Vaun e Dejës, në veri të Shqipërisë.

    Por ndërkohë që opozita dhe mazhoranca debatojnë për investitorët dhe punëtorët e huaj, sipërmarrjet e vogla dhe të mesme vendase, në mënyrë të veçantë ato në sektorin e turizmit, akohen se rekrutimi i stafit gjatë sezonit të verës është kthyer në një sfidë për bizneset.

    “Këtë vit e kam hapur prej datës 15 maj, por kam hasur problem në sigurimin e stafit,” thotë Nureman Hasani, i cili prej 7 vitesh administron një piceri-fast food në plazhin e Shëngjinit.

    “Shumë prej atyre që kanë punuar tek unë vitet e shkuara janë larguar jashtë vendit e të tjere që kam kontaktuar nuk kanë interes fare për të punuar,” shhtoi ai.

    Në mungesë të krahut të punës, 60-vjeçari thotë se është detyruar që të punësojë familjen e tij, pasi nuk po gjen zgjidhje tjetër.

    “Mua më nevojiten të paktën 10 punëtorë, por vetëm 4 kam arritur të siguroj,” tha Hasani. “Kam djalin me nuse e gruan të cilët janë vendosur tek biznesi prej disa ditësh sepse nuk po kemi zgjidhje tjetër,” shtoi ai.

    Sigurimi i stafit është kthyer në sifidë për bizneset në zonën turistike të Shëngjinit. Në hyrje të bizneseve apo dhe në vende të tjera vëren lehtësisht, njoftime për vende të lira pune.

    Besnik Sula, administrator i një hoteli, thotë se prej dy muajsh po rendet në kërkim të stafit, por ende nuk ka arritur ta sigurojë.

    “Kam vendos njoftime e po kërkoj në shkolla profesionale – deri në Tiranë, por shoh që nuk ka fare interes,” tha Sula, i cili theksoi se ka nevojë për 5 puëntorë shtesë.

    “Deri tani jam munduar t’ia dal duke punuar bashkë me familjen, por kjo nuk është zgjidhje sepse numri i pushuesve sa vjen dhe rritet dhe nevojat për krah pune në hotelin tim janë të mëdha,” shtoi ai.

    Sula thotë se i ka kthyer sytë nga vendet fqinje për të rekrutuar punëtorë të rinj. Ai tregon se ka arritur një marrëveshje me një kuzhinier nga Kosova, i cili ka filluar punë me 1 korrik.

    “Unë e kam hotelin prej 15 vitesh këtu në Shëngjin, por problemet me sigurimin e stafit janë shfaqur vetëm vitet e fundit,” tha ai.

    Ded Pronoka, administrator i një hoteli dhe restoranti, shprehet se pagat dhe kushtet e punës për punëtorët vendas janë përmirësuar gjatë viteve të fundit, por ndërkohë shumë të rinj janë larguar nga vendi.

    “Migrimi ka ndikuar shumë në reduktimin e krahut të punës, ndaj dhe ne po hasim shumë vështirësi, sidomos vite e fundit fenomeni është bërë mjaft shqetësues” thotë Ded Pronoka administrator i një hoteli dhe restoranti në Shëngjin.

    “Unë kam punëtor shqiptar që i kam punësuar dhe pagat janë shumë të mira, sepse nuk kisha zgjidhje tjetër,” përfundoi ai.

    Elvis Hila
    BIRN

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 31
    Postimi i Fundit: 27-12-2017, 08:49
  2. Siria, Shijat dhe Jehudet - Enis Rama
    Nga faruk9 në forumin Komuniteti bektashi
    Përgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 10-07-2017, 02:59
  3. Nata e Bardhe: Kryeministri Rama kërcen Napolonin ne Kryeministri
    Nga DYDRINAS në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 31
    Postimi i Fundit: 04-12-2013, 21:48
  4. Me merrni krahun, me merrni kemben, por jo...
    Nga Leila në forumin Bukuri dhe estetikë
    Përgjigje: 49
    Postimi i Fundit: 06-11-2013, 15:32
  5. Siria, Shijat dhe Jehudet - Enis Rama
    Nga Vista në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 20-03-2012, 05:24

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •