Emri:  Lila-Basha-631x420-1-631x375.jpg

Shikime: 146

Madhësia:  49.4 KB

Lojtarët e kombëtares së futbollit kanë marrë sot njoftimin se pasaportat diplomatike që Edi Rama u dha në vitin 2016 nuk janë më të vlefshme. Vendimi ka ardhur i papritur për djemtë e ekipit kuqezi, pasi shumica e tyre luajnë në kampionate të huaj dhe u duhet të udhëtojnë shpesh herë. Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka tha se bëhet fjalë për një procedurë normale, por lojtarë dhe ish-lojtarë të kombëtares e shohin këtë vendim si një hakmarrje të qeverisë “Rama”.

Ish-futbollisti Andi Lila, thotë se vendimi për pasaportat ka ardhur pak ditë pas ndeshjes me Anglinë, ku djemtë e ekipit kombëtar i dhuruan kreut të PD, Lulzim Basha një bluzë të ekipit me numrin 9.

“Vendimi erdhi menjëherë pas ndeshjes me Anglinë, kur ne i dhuruam Lulëzim Bashës fanellën e kombëtares shqiptare. Mendoj se ky vendim është i qëllimshëm. Është një tallje që i bëhet sportit në përgjithësi. Ekipi kombëtar i EURO 2016 nuk duhet t’i bëhej ky veprim pasi mendoj se është ekipi më i mirë që ka nxjerrë ky vend”, tha gjatë intervistës së tij në SYRI TV ish-futbollisti Andi Lila.

Ministrja Xhaçka deklaroi se pasaportat po rinovohen, por në fakt rezulton se pasaportat që Edi Rama u dha në vitin 2016 skadojnë në vitin 2026 dhe jo sot. Në dokumentin që Ministria e Jashtme i ka dërguar Federatës Shqiptare të Futbollit thuhet tjetër gjë nga ajo që pretendon ministrja Xhaçka.

Shkresa zyrtare e qeverisë thotë se sipas vendimit të qeverisë në vitin 2019, lojtarët e kombëtares nuk cilësohen më kategori që gëzojnë të drejtën për pasaporta diplomatike. Kjo do të thotë se ata që Edi Rama në vitin 2016 i quante ambasadorë të Shqipërisë, pas dhënies së fanellës për Lulzim Bashën nuk janë më të tillë.

Një sjellje e tillë e institucioneve ndaj kombëtares është e papranueshme dhe fyese për lojtarët që kanë zgjedhur të luajnë për ekipin kuqezi.

Emri:  Dokumeni-1.jpg

Shikime: 90

Madhësia:  22.8 KB

Emri:  Lenjani.jpg

Shikime: 137

Madhësia:  42.1 KB

Koha Jonë