Close

Rezultati i Sondazhit: Cilën parti politike do të mbështesni me votën tuaj në zgjedhjet e 25 prillit?

Votues
7. Nuk mund të votoni në këtë sondazh
  • Partinë Socialiste

    2 28.57%
  • Partinë Demokratike

    3 42.86%
  • Lëvizja Socialiste për Integrim

    0 0%
  • Parti tjetër të djathtë

    0 0%
  • Parti tjetër të majtë

    0 0%
  • Nuk dua të votoj

    2 28.57%
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 8
  1. #-19
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    24,799
    Postimet në Bllog
    3

    Sondazhi: Cilën parti politike do të mbështesni me votën tuaj në zgjedhjet e 25 prillit?

    Duke qenë se zgjedhjet e përgjithshme në Shqipëri janë më pak se një muaj si sot, dhe fushata elektorale ka filluar në gjithë vendin, po hapim një sondazh për të matur mbështetjen që partitë politike gëzojnë mes elektoratit shqiptar. Më poshtë iu ftojmë që të hidhni votën tuaj, një votë e fshehtë, dhe të shprehni edhe mendimin tuaj me një komeent në këtë temë, ku mund të shprehni arsyet përse do të votoni partinë në fjalë.

    Emri:  voto_zgjedhje.jpeg

Shikime: 19

Madhësia:  6.0 KB
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 12-04-2021 më 13:18

  2. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Albo për postimin:

    Neteorm (31-03-2021)

  3. #-18
    Super Moderator Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Mosha
    31
    Postime
    1,621
    Postimet në Bllog
    2

    Për: Cilën parti politike do të mbështesni me votën tuaj në zgjedhjet e 25 prillit?

    "Na duhet një gjë e re. Na duhet të ndryshojmë atë ç'ka kemi sot. Por kur gjërat që shkojnë keq janë të shumta, shpeshherë nuk di se nga t'ia nisësh.

    Unë besoj se ndryshimi fillon nga transparenca. Nxirri gjërat në dritë dhe e drejta ka bërë gjysmën e rrugës për t'u kthyer në realitet. Prandaj të përgëzoj për atë që bën, duke ua treguar gjërat njerëzve thjeshtë, qartë.
    Ato gjërat e thjeshta dhe të qarta janë fillimi i ndryshimit."

    Varvara..��������

    #Ec30MinutaMePanon

    Vota ime shkon për NISMA #THURJE

  4. #-17
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,136

    Për: Cilën parti politike do të mbështesni me votën tuaj në zgjedhjet e 25 prillit?

    Dikur nga vitet nga vitet 2008-2010, perjashtimet nga ky forum kryesisht i merja se tallesha me antaret qe e mernin seriozisht politiken shqiptare,se ata qe shkonin dhe votonin me dukeshin si Ufo.

    Si dje, ku nuk kishte ndryshim se votoje Nanon apo Berishen apo PS dhe PD dhe sot eshte po e njejta gje,po votove Ramen ke votuar bashke edhe Bashen me Meten,po votove Meten ke votuar edhe Berishen me gjithe Gramoz Rucin. Kane 30 vjet qe jane bashke dhe nuk kane asnje ndryshim as ideologjik dhe as politik a programor. E mendoj akoma qe gabimi me i madh i shqiptareve gjate ketyre viteve eshte votimi masiv,i kane dhene klases politike nje legjimitet qe nuk e kane merituar.

    Pastaj ne qofte se doni te votoni patjeter,dhe doni te votoni per nje ndryshim, e vetmja parti qe paraqitet si alternative kundra kesaj politike 30 vjeçare eshte Levizja Vetevendosje. Eshte nje parti qe vjen nga jashte,dhe eshte hera e pare ne Shqiperi qe paraqitetet nje parti qe ka nje minimum ideali.

  5. Anetarët më poshtë kanë falenderuar SERAFIM DILO për postimin:

    Eloh ! (01-04-2021)

  6. #-16
    Super Moderator Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Mosha
    31
    Postime
    1,621
    Postimet në Bllog
    2

    Për: Cilën parti politike do të mbështesni me votën tuaj në zgjedhjet e 25 prillit?

    Serafim dilo, përshëndetje dhe uroj të jesh mirë këto kohë të vështira që kalojmë.

    Pyetja ime është, ti kur ke një problem në shtëpinë tënde pret një i jashtëm të vi të ta zgjidhë hallin?

    Personalisht edhe unë jam një ndryshim rrënjësor tek partitë politike dhe i besoj shumë këtij qëndrimi, po të jemi me këmbë në tokë, e majta ose e djathja do e marr qeverinë.

  7. #-15
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,136

    Për: Cilën parti politike do të mbështesni me votën tuaj në zgjedhjet e 25 prillit?

    Citim Postuar më parë nga Neteorm Lexo Postimin
    Serafim dilo, përshëndetje dhe uroj të jesh mirë këto kohë të vështira që kalojmë.

    Pyetja ime është, ti kur ke një problem në shtëpinë tënde pret një i jashtëm të vi të ta zgjidhë hallin?

    Personalisht edhe unë jam një ndryshim rrënjësor tek partitë politike dhe i besoj shumë këtij qëndrimi, po të jemi me këmbë në tokë, e majta ose e djathja do e marr qeverinë.
    Sot edhe problemet e shtepise 90 % zgjidhen nga "forca" qe vine nga jashte,duke filluar nga shteti-ligjet e deri tek spitalet dhe dyqanet e ushqimit a te veshmbathjes,pra vet njeriu ne shtepine e tije perveç edukimit ndikon shume pak. Por prap edhe edukimi qe duket si "fakt" personal edhe ai ndikohet nga jashte,nga sjellja e shoqerise dhe modés se momentit etj etj

    Megjithate,persa i perket terminologjise te se majtes dhe te djathes ne Shqiperi,qe jane emertime pa kuptim persa i perket shqiptareve sepse ne Shqiperi nuk ka pasur dhe nuk ka as te majte dhe as te djadhte. E majta dhe e djadhta jane etiketime kot.

    Per ta kuptuar se sa te majta dhe e djadhta jane partite shqiptare mjafton te ndjekesh programin e vjedhjes qe kane ushtruar partite gjate ketyre 30 viteve. Do te shikosh qe PD eshte shume me e majte se PS ne te gjithe programin politik te vjedhjes,dhe ne fakt ne kohen e PD pothuajse vjedhja dhe korrupsioni ishin per te gjithe,pra kishe mundesin te vidhje energjine apo te bleje dipllomen e universitetit si njeriu i thjeshte dhe njeriu i pushtetshem,ndersa me PS vjedhin vetem elita apo vetem njerezit e pushtetshem.
    Prandaj,ne qofte se ne Shqiperi ka nje lloj kuptimi teminologjia e majte apo e djadhte ; PS eshte shume here me e djadhte se PD,jo vetem ne korrupsion e ne vjedhje por edhe nga xhestet politike. I vetmi akt i djadhte i ketyre 30 viteve ne politiken shqiptare ishte hapja e dosjeve,dhe deri me sot e vetmja parti politike qe e ka ndaluar me mish e me shpirt eshte PD-ja.

  8. #-14
    not exist Maska e skender76
    Anëtarësuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,767

    Për: Cilën parti politike do të mbështesni me votën tuaj në zgjedhjet e 25 prillit?

    Un jam votues koti”, se PD-ne do votoj (nese m’bjen rruga andej)
    Votues koti” si une ka me shumice ne Shqipri, si majtas apo djathtas, apo rrotull”...


    Ato qe meritojne te votojne jane ajo masa gri, qe peshojne mire programin/premtimet elektorale, dhe s’lidhen majtas/djathtas...
    Mase gri ka, po te neve programi/premtimet rlektorale jane nje genjeshter/tallje e madhe, kshuqe edhe masa gri votues koti” eshte...

    Kshuqe bani llogarite vete se si esht kjo puna e votes te neve...
    paqen, e sjell vetem drejtsia

  9. #-13
    not exist Maska e skender76
    Anëtarësuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,767

    Për: Cilën parti politike do të mbështesni me votën tuaj në zgjedhjet e 25 prillit?

    Citim Postuar më parë nga Neteorm Lexo Postimin
    "Na duhet një gjë e re. Na duhet të ndryshojmë atë ç'ka kemi sot. Por kur gjërat që shkojnë keq janë të shumta, shpeshherë nuk di se nga t'ia nisësh.

    Unë besoj se ndryshimi fillon nga transparenca. Nxirri gjërat në dritë dhe e drejta ka bërë gjysmën e rrugës për t'u kthyer në realitet. Prandaj të përgëzoj për atë që bën, duke ua treguar gjërat njerëzve thjeshtë, qartë.
    Ato gjërat e thjeshta dhe të qarta janë fillimi i ndryshimit."

    Varvara..��������

    #Ec30MinutaMePanon

    Vota ime shkon për NISMA #THURJE
    Me pelqen!
    Po si mund te shpresojm per nje rezultat ndryshe kur ne votojme gjithmon kto xhaketa te vjetra”...
    Ne fakt nje ndryshim esht, xhaketat e vjetra kan hap parti te reja...
    paqen, e sjell vetem drejtsia

  10. #-12
    Super Moderator Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Mosha
    31
    Postime
    1,621
    Postimet në Bllog
    2

    Për: Cilën parti politike do të mbështesni me votën tuaj në zgjedhjet e 25 prillit?

    Duke pare zhvillimet e fundit, duket qarte edhe kesaj radhe e mer Partia Socialiste.

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 01-06-2014, 17:04
  2. Përgjigje: 144
    Postimi i Fundit: 02-11-2013, 17:37
  3. Per cilen parti do te votonit nese zgjedhjet do te mbaheshin neser?
    Nga illyrian rex në forumin Votime dhe sondazhe
    Përgjigje: 32
    Postimi i Fundit: 28-09-2012, 13:11
  4. Përgjigje: 111
    Postimi i Fundit: 13-05-2012, 08:48
  5. Për cilën Parti Politike për Zgjedhjet e Nëntorit do të votoni?
    Nga ibn_halduni në forumin Votime dhe sondazhe
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 30-08-2007, 21:39

Fjalët Kyçe për Temën

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •