Emri:  fino-760x540.jpg

Shikime: 69

Madhėsia:  40.1 KB

Ish-kryeministri shqiptar dhe njė figurė e spikatur e Partisė Socialiste, Bashkim Fino ka ndėrruar jetė nė orėt e para tė mėngjesit tė sė hėnės.

Shkaku i vdekjes lidhet me komplikacionet e shkaktuara nga Covid-19.

Kulmin e karrierės sė tij Bashkim Fino e pati nė vitin 1997, atėherė kur vendi shkoi nė njė lufte civile pas rėnies sė skemave piramidale.

Fino e mbajti postin e kryeministrit nga marsi i vitit 1997 deri nė korrik tė po kėtij viti.

Pas zgjedhjeve tė qershorit ’97, me krijimin e qeverisė sė re socialiste tė kryesuar nga Fatos Nano, Fino u emėrua ministėr i Pushtetit Lokal.

Fino ka qenė dhe ministėr i Punėve Publike dhe Turizmi nė periudhėn 2001-2002 dhe pėr shumė vite deputet i Kuvendit tė Shqipėrisė.

Bashkim Fino u lindi nė Gjirokastėr, mė 12 tetor 1962. Ai ka kryer studimet e larta pėr Financė nė Universitetin e Tiranės dhe ka kryer disa specializime pėr menaxhimin e pushtetit vendor nė SHBA, Itali, Greqi e Finlandė.

Pėrveē karrierės nė fushėn politike, ai ėshtė i hershėm edhe nė politikė e nė Partinė Socialiste.

Nė vitin 1992, Fino u zgjodh kryetar i Bashkisė Gjirokastėr, post tė cilin e mbajti deri nė vitin 1996.

Ndėrkohė prej vitit 1997 e nė vazhdim ishte anėtar i Kryesisė sė Partisė Socialiste.

Kulmin e karrierės do ta arrinte nė vitin 1997, ku do tė zgjidhej kryeministėr i vendit nė qeverinė e Pajtimit Kombėtar, post qė do ta mbante nga muaji mars deri nė korrik.

Gjatė kohės sė tij nė politikė, Fino ka mbajtur disa poste ministrore.

Nga viti 1997 deri nė 1998 ushtroi detyrėn e ministrit tė Pushtetit Lokal, njėkohėsisht dhe zv.kryeministėr.

Nė 1999 deri nė vitin 2001 do tė ishte ministėr i pushtetit lokal.

Ndėrsa gjatė viteve 2001-2002 ka qenė ministėr i Punėve Publike dhe Turizmit.

TemA