Kur “djalli” nuk gjendet tek mazhoranca

27 MARS 2021
Vala e polemikave tė ashpra dhe e frazeologjisė sharėse nė kėtė periudhė para elektorale parashikohet tė rritet me kalimin e ditėve dhe afrimit tė datės 25 prill. Retorika nxitėse e pranueshme deri diku nė pėrplasjen e brirėve politikė midis maxhorancės dhe opozitės ka shkaktuar shqetėsime sidomos nė kohėn qė po jetojmė tė pandemisė dhe shkelja e rregullave tė vendosura pėr pandeminė nė rastin e distancimit tė njerėzve, ėshtė shkelur disa herė kryesisht nga opozita dhe nga militantėt dhe kėtu tė bie nė sy diferencimi qė ka bėrė policia midis mosveprimit pėrsa i pėrket takimeve politike tė partive me militantė dhe gjobave tė vendosura popullit pėr maskat dhe pėr mos mbajtjen e distancės. Kjo nuk ėshtė e vetmja shkelje.
Problemi qėndron thellė nė pikėpamjet diametralisht tė kundėrta qė ka opozita pėr pushtetin nė raport me maxhorancėn, sepse asnjėherė deri mė ditėn e sotme opozita nuk ka shpalosur ndonjė program elektoral konkurrues pėrballė programit tė vazhdimit qė ka mazhoranca, por vetėm destruktiv dhe parulla e opozitės “Koha pėr Ndryshim” mė tepėr duket si njė fasadė hakmarrėse ndaj njė personi, sesa njė kohė pėr ndryshim sepse, gjatė kėtyre viteve tė qeverisjes sė mazhorancės krahas gabimeve dhe tė metave nė sektorė tė ndryshim, koha pėr ndryshim po vazhdon ēdo ditė, ēdo orė, ēdo javė e muaj. Dėshira pėr tė marrė pushtetin ėshtė aq obsesive sa qė nuk i pėrshtatet njė pėrplasjeje demokratike tė ideve pėr tė bėrė rotacionin e pushtetit, por duket qartė se pushteti nuk kėrkohet pėr popullin, por pėr t’u hakmarrė ndaj humbjeve tė njėpasnjėshme tė frontit opozitar qė nga 2013 e kėtej dhe kjo konfirmohet nga britmat e militantėve qė pėrsėrisin mė qarte sesa idetė konfuze tė liderėve tė tyre se pėr ē arė bėhet fjalė: pėr frikėn nga pėrgjegjėsitė e tė kaluarės. Problemi qėndron tek e kaluara ose mė saktė tek hijet e tė kaluarės, tė cilat kėrkojnė revanshin duke vendosur emrat pėrsėri pėr tė kandiduar, sikur tė mos kishte ndodhur asgjė nė tė kaluarėn 30 vjeēare tė mundimshme tė Shqipėrisė, e nė kėtė pikėpamje ata mund tė konsiderohen si djaj tė vegjėl tė cilėt sė bashku me djallin e madh janė nė opozitė, madje njėri nga djajtė mbetet si zamkė ngjitėse nė krye tė shtetit duke menduar se nuk mund ta ē`ngjisė njeri nė botė. Kėtyre djajve qė mbajnė pėrgjegjėsi minimalisht morale pėr: korrupsionin galopant dhe pėrvetėsimin dhe shitjen e rezervave shtetėrore, tė makinerisė ushtarake dhe pajisjeve ushtarake, tė shkaktimit tė rėnies sė shtetit nė 1997 pėr shkak tė firmave piramidale, pėr grushtin e shtetit nė ‘98 pas vrasjes sė Azem Hajdarit, pėr tragjedinė e Gėrdecit nė 2007, vrasjen e katėr tė pafajshmėve nė 2011, pėr degjenerimin e sistemit gjyqėsor dhe atij tė prokurorisė ndėr vite, pėr krijimin e njė klime artificiale neverie dhe urrejtje pėr shqiptarėt qė emigronin nga ana e vendeve pritėse, pėr vendosjen e drejtuesve tė pashkollė dhe injorantė nė pushtetin lokal, shtetėror dhe nė pushtetin e tretė. Sė fundmi pas marrjes sė pushtetit nga socialistėt, pėr blerjen e medias sė shkruar dhe asaj digjitale dhe link-eve, me paratė e fituara padrejtėsisht nga ana e pasanikėve tė rinj, pėr tė paguar njė grup analistėsh dhe opinionistėsh tė cilėt vazhdimisht dhe nė mėnyrė spekulative dizinformojnė shoqėrinė shqiptare ēdo ditė e ēdo orė. E neveritshme mbetet sidomos pėrpjekja pėr tė dėmtuar hapjen e negociatave me BE duke folur e shkruar tmerrėsisht keq e ndyrė pėr vendin e tyre si nė takimet jashtė vendit dhe nė takimet brenda vendit. Dėshira pėr tė ndotur gjithēka e mediave tė shkruara, tė radiove e tv-ve, tė link-eve nė internet, ėshtė bėrė mjeshtėri e cila paguhet “pay per view” sipas urdhrave tė pronarit. Djallėzia ka shkuar aq larg flitet, shkruhet, shahet, ndotet ēdo gjė sidomos puna, puna pėr tė cilėn ka nevojė Shqipėria. Duke krijuar kėtė klimė tensioni nėpėrmjet Kastriotėve, Bashkimėve, Andėve, Fatosėve, Qimėve, e disa tė tjerėve ndėr vite, njė pjesė e mirė e rinisė dhe e popullatės ka ikur jashtė duke mos duruar, por mė tepėr duke u trembur nga pasiguria qė po tentohet tė krijohet nė vend. Aq i fortė ndihet ky efekt malinjė, sa qė vetė opozita do ta pėsojė me humbje kėtė zallamahi ndyrėsie qė lėshon nė eterin e Shqipėrisė dhe tė Botės sepse populli ka disa vite qė ėshtė bėrė refraktar nga kėto gėrr-mėrre. Ustallarėve tė Opozitės ua ka zili edhe djajtė e Biblės e tė Kuranit si dhe ato tė Talmudit, madje ata po tė jenė kėtej rrotull (e sigurisht qė janė) do tė jepnin dorėheqjen nga postet e tyre tė merituara tė sė keqes, sepse po t’i shohėsh punėt e kėtyre djajve ato janė identike me punėt e djajve tanė tė sotėm, pėrse do thoni ju? Sepse vetė Luciferi (qė sot duhet quajtur qoftėlargu), apo kryedjalli ishte opozitari i parė nė botė kundėr Zotit, ishte mendjemadh dhe kishte mėkat krenarinė, Beelzebuja kishte mėkatin e zilisė, Satanai kishte mėkat tėrbimin dhe vrasjet, Abadoni kishte mėkat tahmaqarllėkun, Mammoni kishte mėkat lakminė dhe korrupsionin, Belphegori kishte mėkat pėrtacinė, Asmodeus kishte mėkat epshin. Tani vendosni emrat e djajve tanė opozitarė dhe do tė shihni se korrespondojnė nė mėnyrė tė ēuditshme. Interesant ėshtė fakti se Asmodeusi qė kishte mėkat epshin dhe pasionin, mbetet njė nga prioritetet e sotme tė drejtimit nė qeverisjet demokratike duke parė se si vendosen nė poste drejtuese femra tė bukura, tė cilat nuk kanė proporcionalisht tė barabartė bukurinė me inteligjencėn dhe aq mė tepėr vendosin meshkuj qė nuk kanė raport proporcional tė virilizmit tė tyre burrėror me inteligjencėn, sepse kuptohet aty ku bukuria femėrore dhe fuqia mashkullore janė me tepri atėherė se inteligjenca zbythet. Rrallė ka raste kur bukuria femėrore pėrputhet me inteligjencėn e lartė dhe kjo mund tė vihet re nė arsimin e lartė e tė mesėm dhe shumė mė rrallė nė qeverisje. Sė fundmi mund tė shkruaj se fushata parazgjedhore duhet t’u pėrmbahet kufizimeve pėr pandeminė dhe se vaksinimi masiv do tė mund ta ndėrpresė kėtė vuajtje njė vjeēare e gjysmė, nė mėnyrė qė shoqėria shqiptare tė marrė frymė lirisht dhe tė merret me punė dhe jo me dembelizėm oriental, tė merret me edukim dhe jo me shpifje, tė zbatojė ligjet dhe jo tė bėjė thirrje pėr shkelje ligje nė emėr tė padurimit idiot fshataresk, tė respektojė etikėn nė media dhe jo sharjet, mllefe dhe ndotje tė shoqėrisė shqiptare