Ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj, thotë se në Shqipëri janë kthyer mbi 160 mijë emigrant të cilët kanë sjellë dije, por edhe zhvillim ekonomik. Kë deklaratë ai e bëri ndërsa ishte I ftuar në emisionin E-Zone në “Vizion Plus”.

“Ka shumë emigrantë që janë kthyer, janë mbi 160 mijë. Kanë sjellë me vete… ne kemi një studim interesant të Harvardit, po deshët ua vë në dispozicion, që edhe ta komentoni ndonjëherë, për efektin që ka sjellë kthimi i emigrantëve të specializuar në sektorë të ndryshëm, qoftë në biznes të vogël, qoftë në biznes të madh, qoftë në biznese modeste apo të sofistikuara.

Kanë sjellë dije dhe rezultantja analitike në bazë të studimit të Harvardit, është që kanë arritur dhe pagën mesatare madje. Shumë interesante.

Dhe ne në bazë të kësaj, mendojmë se 5 mijë euroshi është i pamjaftueshëm për një emigrant, por është një fillim.”-deklaroi Ahmetaj, ndërsa fliste për mbështetjen e emigrantëve që kthehen dhe subvencionohen me 5 mijë euro sipas tij, nëse hapin një biznes.

Lajme ditore.